Te nderuar Vizitor Jeni duke vizituar Gazeten Lokale Shkodra, kjo Gazete Shperndahet jo vetem ne Shqiperi  por edhe ne Greqi dhe shtetet Fqinje,

 Kryeredaktor  Kabil  Bushati    Tel:+355692167985

  Llogaria Bankare  Nr.410023424

  Banka Kombetare Tregtare Dega       Shkoder         

   Meny Kryesore
  Home
  Partner

Radio Deutsche Welle

Radio BBC

Zeri i Amerikes

New York Times

Washington Post

Corrierre della Sera

Euronews

NATO

NATO - KFOR-Kosovo

Euronews

Amnesty International

World-newspapers  

The European Parliament

European Community 

Washington Post

The White House

UK Ministry of Defence

IWPR

London

Berlin

Die Welt

Kerko ne GOOGLE
  

                     

                        

Edhe unė pėr nusen tonė..

      Duke marrur shkas nga gjendja e rėnduar e ‘Xhamisė sė Plumbit’

Mbaj mend se kur isha i vogėl, para 15-vitesh, gjyshja (pastė rahmet) mė merrte pėrdore dhe sėbashku shkonim nė njė nga lagjet e vjetra tė Shkodrės, aty gjendet njė xhami madhėshtore, e bukur dhe e hijshme pėr nga arkitektura me tė cilėn ėshtė e ndėrtuar. Shkonim nė ‘Xhaminė e Plumbit’ pėr tė falur namaz e pėr tė dėgjuar Kur’an... Nga shtėpia ime deri nė ‘Xhaminė e Plumbit’ ishte rrugė e gjatė, mirėpo ēdo tė mėrkure unė bashkė me gjyshen shkonim atje dhe e pėrdornim si njė piknik tė pėrjavshėm nė shtėpinė e Zotit tė Madhėruar!...

       Edhe pse isha i vogėl, gjyshja mė tregonte e mė thoshte se kjo xhami u ndėrtua nė vitin 1773 dhe, ėshtė vepėr e hirėsisė sė tij Mehmet Pashė Plaku.([1]) E merr emrin ‘Xhamia e Plumbit’, ngase tė gjitha kupolat e saj ishin tė mbuluara me plumb.

       Mėnyra se si u ndėrtuar kjo xhami ėshtė unike dhe e veēantė nė vetė llojin e vet. Xhamia ėshtė e ndėrtuar nga guri dhe “i gjithė guri ėshtė i latuar, i bėrė thuajse me masa tė njėjta, ēka krijon simetri ndėrtimore. Ai sillej nga fshati Gur i Zi nga populli, i cili rreshtohej varg me kilometra tė tėra, nga Guri i Zi e deri tek vendi ku po ndėrtohej xhamia. Nė ndėrtimin e saj mori pjesė edhe Mehmet Pasha, nėn kujdesin e tė cilit skaliteshin gurėt. Pothuajse ēdo ditė ai zbriste nga kalaja pėr tė ndjekė ritmikėn e punimeve.

       Imami i parė i kėsaj xhamie ishte Haxhi Ahmet Misria. Haxhi Ahmeti ishte me origjinė nga Egjipti dhe nga kontaktet qė kishte me Mustafa Pashė Bushatlliun, ai vjen nė Shqipėri, nė Shkodėr, dhe merr detyrėn e imamit nė xhaminė e Plumbit.([3])

Mė pas kanė shėrbyer hoxhallarė tė tjerė nė xhami, tė cilėt kanė shėrbyer nė shėrbesat fetare, por edhe janė kujdesur pėr mirėmbajtjen e xhamisė, etj.

       ‘Xhamia e Plumbit’, nė kohėn e hershme pėr tė cilėn po flasim, kishte njė rėndėsi tė madhe dhe ishte njė objekt me vlera tė larta. Ajo nuk ishte vetėm njė objekt kulti nė tė cilin bėhesh adhurimet, ajo kishte njė dimension e kuptim mė tė gjerė shoqėror e kulturor; luante njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn e qytetarėve shkodranė...

Mirėpo me kalimin e viteve, me degradimin dhe fillimin e shthurjes sė shoqėrisė njerėzore; ‘Xhamia e Plumbit’ filloi tė humbiste atė nusėrinė dhe madhėshtinė e saj! Ajo filloi tė dėmtohej si ndėrtesė dhe plumbi, i cili mbulonte kupolat e saj, rreth vitit 1900 filloi tė vidhej... Mė pas, nė kohėn e pushtimit austriak rreth viteve 1916-1917, organet ushtarake ia hoqėn edhe shtresat e tjera tė mbetura...

Qė nė kėtė periudhė filloi prishja e kėsaj xhamie! Njė gjė e tillė pohohet edhe nga vetė konsulli austriak nė Shkodėr, Theodor Ippen, nė librin e tij “Shqipėria e vjetėr”: “Sado qė nuk ėshtė shumė mė e vjetėr se 100-vjeēare, ndodhet nė njė gjendje aq tė shkretė, saqė nuk mund tė pėrdoret mė.”([4]) Kėsisoj, qė nga ajo kohė ka filluar shkatėrrimi i kėsaj xhamie, duke  vazhduar nga viti nė vit dhe, nė vitin 1938, minareja e xhamisė ishte gjysmė e rrėnuar... Nė revistėn “Zani i naltė”, Shtator 1938, pohohet njė gjė e tillė: “Mė ra rasti, ndėr kėto ditė, me vizitue ‘Xhaminė e Plumbit’ nė Shkodėr, e cila pėr fat tė keq ndodhet nė shkatėrrim e sipėr prej vėrsuljeve qė i bėn Drini ēdo vit, sa tė thuash krejt xhamia brenda ėshtė mbushur me dhé; gjithashtu edhe minareja e kėsaj xhamie, mbas pak kohe shifet se ka me u rrezue, mbasi i kanė ra disa gurė afėr sharafit e mbas tashit ėshtė frikė me hy nė kėtė minare.”([5])

       Nuk kaloi shumė kohė dhe minareja u shemb..., nė kėtė mėnyrė ra edhe njė element tjetėr i veēantė i xhamisė!

       Periudha e komunizmit e tė tilla si kjo, ndėrprenė funksionimin e xhamisė; e pėr tė bėrė diēka pėr tė, as qė bėhej fjalė. Vetėm se e falėnderojmė xhaxhin pėr mėshirėn e tij tė madhe qė nuk e rrėnoi dhe, qė ‘Xhamia e Plumbit’ nuk pėsoi atė fat qė patėn xhamitė e tjera nė Shqipėri...

       Mė 16.11.1990, kjo xhami i parapriu xhamive tė tjera nė tė gjithė Shqipėrinė pėr rihapjen e fesė nė vendin tonė. Pikėrisht nė kėtė xhami u bė tubimi i parė fetar pas 23 vitesh ndėrprerje (1967-1990), nga zotėria e tij Hafiz Sabri Koēi (pastė rahmet).

       Edhe pse kjo xhami ēdoherė ishte koherente me ngjarjet, edhe pse ėshtė e lashtė dhe madhėshtore pėr nga historia e pėr nga arkitektura, ajo vazhdoi  ēdo ditė tė degradohej, deri nė ditėt e sotme. Vazhdon sėrish, nuk ndalet!...

       Sot akoma nuk kemi njė gjė konkrete pėr restaurimin e saj, akoma nuk e ka vėnė kush ujin nė zjarr pėr tė. Akoma vazhdojmė tė vuajmė nga paradoksizma e drejtuesve tė institucioneve qė janė pėrgjegjėse pėr restaurimin e saj. Tallen me nusen tonė, po e restaurojmė sot, por e restaurojmė nesėr, kaq fonde sot e aq nesėr; sot riparojmė kėtė dritare, pas dy vitesh riparojmė tjetrėn!...

       Myftinia e Shkodrės me kėmbėngulje ka kėrkuar dhe vazhdon tė kėrkojė ndihmė nė institucionet pėrgjegjėse pėr restaurimin e kėsaj xhamie, por mė kot... Pėr ēdo gjė tjetėr ka fonde dhe ndihmė, pėr kėtė xhami nuk ka asgjė... Jo se nuk e meriton, por...

Pretendohet se ka projekte pėr rehabilitimin e saj, “por kėto projekte nuk dihet nė do tė fillojnė ndonjėherė dhe nė do tė zbatohen njė ditė, sepse bashkėpunimi mes dikastereve nė fjalė ėshtė i ngrirė. Zakon i hershėm i institucioneve tona.”([6])

       Pėr imoralitet ka fonde sa tė doni, vetėm paraqitni njė projekt prestigjioz, dhe ja paratė! Pėr koncerte degjeneruese, pėr lojėra, pėr emisione tė shpifura, pėr ēdo gjė; ama pėr restaurim tė kėsaj xhamie jo, s’ka!... Ėshtė me tė vėrtetė e pakuptimtė qė nuk u restaurua tamam kjo xhami qė nė 1900-ėn..., por kjo ėshtė njė sprovė pėr tė gjithė ne, sa bėjmė pėr tė, sa kontribuojmė pėr ndryshimin e gjendjes sė saj. Sa e ngrisim zėrin pėrballė fėlliqėsirave qė tallen me tė!

       ‘Xhamia e Plumbit’ vazhdon tė vuajė... Nė muret e saj ka dalur bar, sikur nė vetvete kėrkon ta ruajė pranverėn!... Ne vazhdojmė tė jemi tė hareshėm dhe tė ‘aminshėm’ me tė gjithė ata qė abuzojnė dhe kėrkojnė tė tallen me ne, me tė gjithė ata qė kanė urrejtje pėr nusen tonė...

 Copyright © 2007. www.Gazetashkodra.net