|
Kryeredaktor
Kabil Bushati

Tel:+355692167985
Llogaria Bankare Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|
Meny Kryesore |
|
Home |
|
Partner |
|
Drejtor i Qendrės Shqiptare tė
Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare
JANULLATOSI DHE MISIONI CAMERIA
Nė Kremlin, nė Katedralen e Madhe tė Moskės tė quajtur
Krishti Shpėtimtar, me datė 21 Janar 2006, nė prani tė 2500
pjesėmarrėsve, autoritete tė larta tė kishave ortodokse, personalitete
shtetėrore, artistė, shkencėtarė dhe diplomatė tė akredituar nė Rusi,
u nderua me ēmimin "Pėr veprimtari tė shquar nė forcimin e unitetit tė
popujve Ortodokse, Kryepeshkopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė,
Fortlumturia e tij Janullatos.
I ēmuar me motivacionin "Pėr pėrpjekjet e tij tė
jashtėzakonshme pėr ringritjen nga gėrmadhat tė Kishės Ortodokse
Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe pėr kontributin e tij tashmė tė
njohur botėrisht pėr paqen, dialogun dhe mirėkuptimin ndėrmjet popujve
dhe komuniteteve tė ndryshme", Jonullatosi, atė ditė, ishte pėrkrah
Presidentit te Republikės sė Qipros, kryetarit tė Bashkisė sė Moskės
dhe Pėrfaqėsuesit tė Universitetit tė Balamandit Liban, fitues tė
tjerė tė ēmimit Krishti Shpėtimtar. Nderimet vazhduan dhe njė ditė
mė pas, kur nė katedralen historike "Fjetja e Shėn Marisė", nė tė
cilėn janė kurorėzuar carėt rusė, u dėgjuan ndoshta pėr herė tė parė
lutjet nė gjuhėn shqipe. Vetė Presidenti i Federatės Ruse Vladimir
Putin dha njė pritje zyrtare pėr nder tė fituesve tė ēmimit.
Janullatosi nė Moskė u ftua dhe u nderua si Kryepeshkop
i gjithė Shqipėrisė. Prezenca e tij atje dhe nderimet qė ju bėnė, nė
prani dhe tė pėrfaqėsuesit tė ambasadės shqiptare ne Moskė, janė
nderime pėr tė gjithė ortodoksėt shqiptarė dhe njė prezantim i mirė i
Shqipėrisė nė botėn ortodokse. Ishte rasti qė, nėpėrmjet tij,
Presidenti Putin tė shihte dinamizmin dhe frymėn krijuese tė
Shqipėrisė. Lajmi nė Shqipėri kaloi pa u ndier, pasi po atė ditė tė
gjithė hapėsirat shqiptare i mbuloi zija nga vdekja e Presidentit tė
Kosovės, Zotit Rugova.
Ėshtė e vėrtetė qė
komuniteti ortodoks nė Shqipėri u ndihmua pėr rimėkėmbjen e
infrastrukturė s sė tij nga ana e kishės ortodokse greke. Roli i
Janullatosit pėr kėtė ka qenė determinues. Megjithatė pati njė debat
publik, lidhur me caktimin e tij nė atė post. Kjo pėr faktin se ai nuk
ėshtė shtetas shqiptar dhe se, nė praktikėn e ortodoksisė shqiptare,
kjo ishte ndaluar qė me shpalljen e autoqefalisė sė kėsaj kishe, nė
vitin 1922. Reagime pati nė fillim dhe nga pasuesit e Nolit, nė Kishėn
Ortodokse Shqiptare tė Bostonit. Pati, gjithashtu, dhe klerikė vendas
qė vunė nė dyshim autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare dhe
deklaruan mosnjohjen e autoritetit tė saj qendror, siē ishte rasti i
kishės nė lagjen «Kala» nė Elbasan. Vitet kaluan dhe, megjithėse janė
bėrė pėrpjekje serioze pėr krijimin e klerit vendas tė kėsaj kishe,
problemi i primatit akoma nuk ėshtė zgjidhur. Gjithsesi, ky problem
nuk mund tė zgjidhet derisa Kisha Ortodokse Shqiptare nuk ka fituar
autoqefalinė ekonomike dhe pėr aq kohė sa shteti shqiptar nuk do tė
ketė njė ligj pėr komunitetet fetare.
Kontributi i Prof. Dr. Janullatosit pėr ringritjen e
Kishės Autoqefale Shqiptare ėshtė i njohur nga tė gjithė. Shqiptaret i
jane mirenjohes, gjithashtu, atij per kontributin e dhene ne ndihme te
refugjateve te ardhur nga Kosova ne vitin 1999 si pasoje e spatrimit
etnik serb.Pjesėrisht vetė Janullatosi i ka bėrė tė njohura
kontributet e tij nė njė intervistė botuar nė numrin 16 tė tė
pėrjavshmes ABC. Aty ai thotė se kam ngritur zėrin nė mėnyrė tė
vazhdueshme dhe kam ndėrmarrė hapa tė ndryshėm, apo kam bėrė deklarata
nė intervistat e mia nė Greqi pėr nevojėn e respektimit tė emigrantėve
dhe tė mbėshtetjes sė tyre. Ai pėrmend, gjithashtu, mbėshtetjen qė ju
ka dhėnė tė dėnuarve shqiptarė nė burgje, dėnimit publik qė i ka bėrė
ksenofobisė greke ndaj shqiptarėve dhe nevojėn pėr tė patur drejtėsi,
duke treguar nė kėtė mėnyrė se kontributi i tij ėshtė i mirepritur dhe
nė Greqi.
Aktiviteti i Janullatosit qė ka ndihmuar pėr
normalizimin e marrėdhėnieve, shpesh tė turbulluara, midis Shqipėrisė
dhe Greqisė , ndonėse pak i njohur nė Shqipėri, ka tėrhequr dhe
vėmendjen e Parlamentit Europian i cili me njė vendim tė tijin mė
14.7.1993, ka vlerėsuar se mbėshtet fuqimisht veprėn e Kryepiskopit
ortodhoks tė Tiranės, Anastasit, i cili po bėn shumė pėrpjekje pėr
zgjidhjen e krizės midis dy vendeve.
Krizat e shpeshta midis dy vendeve janė nxitur jo
rrallė nga moszgjidhja e problemit tė pronave tė komunitetit ēam,
larguar menjėherė pas Luftės sė Dyte Botėrore, si pasojė e spastrimit
etnik grek. Historia e ēamėve ėshtė njė histori e dhimbshme gjaku,
sakrificash, shprese e zhgėnjmi. Qeveria e parė demokratike, qė nė
vitin 1992, hartoi njė draft pėr kėtė problem. Pėrpjekjet u kurorėzuan
me nėnshkrimin e njė Traktati Miqėsie nė vitin 1996, nga Ministrat e
Jashtėm Alfred Serreqi dhe Theodhoros Pangalos. Traktati hyri nė fuqi
vetėm nė vitin 1998, pasi u ratifkua nga parlamentet e tė dy vendeve.
Nė traktat ėshtė parashikuar zgjidhja e ēėshtjeve tė pronave qė
zotėrojnė shtetasit e njėrit vend nė vendin tjetėr, nėpėrmjet krijimit
tė lehtėsirave ligjore. Secila nga palėt kontraktuese do tė
pėrballojė mundėsinė e heqjes brenda kuadrit tė saj ligjor tė
pengesave qė vėshtirėsojnė gėzimin e pasurive qė kanė shtetasit e
njėrės palė nė territorin e palės tjetėr, - thuhet nė nenin 15 tė
Traktatit tė Miqėsisė. Megjithėse ka kaluar kohė, nuk ka akoma shenja
progresi pėr ēėshtjen e pronave ēame. Zgjidhja e kėtij problemi,
pėrveē vullnetit politik tė palės greke, kėrkon shtysa tė tjera nga
faktorė ndikues nė popullin dhe opinionin grek.
Kryepeshkopi i Shqipėrisė, Fortlumturija e Tij
Janullatos, ėshtė njė figurė e nderuar dhe e respektuar e popullit, e
jetės akademike, hierarkisė kishtare dhe e politikės greke, njė figurė
mjaft e respektuar nė arenėn ndėrkombėtare dhe nė Shqipėri. Duke
gėzuar kėto cilėsi, kontributi i tije mund te jete i mirepritur pėr tė
ndihmuar nė heqjen e pengesave qė vėshtirėsojnė gėzimin e pasurive qė
kanė shtetasit e njėrės palė nė territorin e palės tjetėr, pra pėr
zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave tė komunitetit ēam, tė larguar
forcėrisht nga trojet e tyre, prona tė cilat janė sekuestruar nga
shteti apo tjetėrsuar nga kisha greke.
Pavarėsisht se edhe Greqia, ashtu si Shqipėria ėshtė
shtet laik, askush nuk mund tė mohojė peshėn qė ka atje hierarkia
kishtare greke nė tė gjitha nivelet e politikės, ēka e bėn mė efektive
ndėrmjetėsimin e Janullatosit. Ndėrmarrja e kėtij misioni nga ana e
Fortlumturisė sė Tij, do tė ishte njė kontribut tjetėr konkret i tij
pėr paqen, dialogun dhe mirėkuptimin ndėrmjet popullit shqiptar e atij
grek. Misioni Camėria pėr Fortlumturisė sė Tij, ėshtė njė mision i
mundur. Prof. Dr.Janullatos ka treguar me vepra se i pranon dhe i
fiton sfidat!
TOLERANCA
FETARE, MEDIA DHE SIGURIA KOMBĖTARE
STUDIMI ESHTE REFERUAR
NE TRYEZEN E RRUBULLAKET "RAPORTIMI NE MEDIA MBI ESHTJET FETARE"
MBAJTUR ME 6 MARS 2006 NE TIRANE, ORGANIZUAR NGA USAID, WORLD
LEARNING DHE DEPARTAMENTI I GAZETARISE TE UNIVERSITETIT TE TIRANES.
Nė verėn e vitit
1993, profesori amerikan
Samuel Huntington, njė nga strategėt e shquar tė politikave tė
sigurisė, duke studiuar konfliktet postkomuniste, parashikoi shekullin
nė tė cilin ndodhemi si shekulli i pėrplasjes sė pashmangshme tė
civilizimeve dhe tė besimeve fetare.
Pavarėsisht nėse duhet ti besojmė apo
jo Hantingtonit, duket se tezat e tijė nuk mbajnė parasysh qė
qytetėrimet nuk janė njė fenomen statik, por ato komunikojnė dhe
brenda sejcilit prej tyre ka njė shumllojshmėri zėrash e qėndrimesh qė
mė shumė i bashkojnė se sa i ndajnė me njėri tjetrin. Gjithsesi,
zhvillimet nė rrafshin ndėrkombėtar tė viteve te fundit po tregojnė se
konfliktet fetare, tė cilat nė thelb kanė prapavijė tė pastėr
politike, janė shndėrruar nė kėrcėnime serioze jo vetėm pėr sigurinė e
vendeve, rajoneve veēanta, por dhe pėr atė globale.
Nėse do ta studiojmė historikisht
problemin, do tė shikojmė se rivaliteti midis besimeve fetare,
raportet e tyre me shtetin,shoqė rinė dhe individin, kanė patur njė
ndikim determinues nė vetė zhvillimin e pėrparimin e shoqėrisė
njerėzore. Pikėrisht, atėhere kur u mėnjanua pėrplasja midis besimeve
fetare, kur feja u nda nga shteti, kur toleranca fetare u bė pjesė e
shoqėrisė, atėhere shoqėria hyri nė rrugėn e zhvillimit dhe
pėrparimit. Por ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė toleranca fetare?
Toleranca fetare
nėnkupton menjanimin e shtypjes dhe diskriminimit ndaj personave,
besimi fetar i tė cilėve ėshtė i ndryshėm nga i juaji, do tė thotė tė
respektosh tė drejtėn e tė tjerėve pėr tė pasur njė besim fetar
ndryshe. Nė aspektin
politik, toleranca fetare pėrfaqėson politikėn publike, qė garanton
lirinė dhe barazinė e besimit nė raport me shtetin. Kjo ėshtė e lidhur
edhe me disa koncepte tė tjera, qė kanė tė bėjnė me raportet e fesė me
shtetin dhe me politikėn, si laiciteti, shekullarizmi, etj.
Nga mėnyra se si njerėzit i shohin
besimet e tjera nė raport me fenė e tyre, mund tė dallojmė tri rryma:
rryma e pėrjashtimit tė besimeve tjera fetare, pėrndryshe
ekskluzivizmi fetar; rryma e pėrfshirjes sė besimeve tė tjera fetare
ose inkluzivizmi fetar dhe rryma e pranimit tė legjitimitetit tė
besimeve fetare ose pluralizmi fetar. Njerėzit qė i pėrkasin rrymės sė
eskluzivizmit fetar, e shohin besimin e tyre si tė vetmen fe tė
vėrtetė. Pėr ta, fetė e tjera janė forma tė satanizmit. Tipar i
sjelljes sė tyre janė intoleranca dhe dhuna.
Fryma e ekskluzivizmit ekziston shpesh
edhe brenda njė feje, duke pretenduar gjoja vėrtetėsinė e njė varianti
krahasuar me njė variant tjetėr tė sė njėjtės fe. Pėrkrahėsit tė
ekskluzivizmit fetar, nėse u lihet fushė veprimi, mund tė nxisin
urrejtjen dhe dhunėn ndaj besimeve dhe anėtarėve tė komuniteteve tė
tjera fetare, duke cėnuar sigurinė e njė vendi. Ekskluzivizmi fetar
shpesh ėshtė shkaku kryesor i luftėrave civile, i krimeve kundėr
njerėzimit dhe i gjenocideve, duke u bėrė mė kėtė ,mėnyrė njė kėrcėnim
serioz jo vetėm pėr sigurinė kombetare tė kėtyre vendeve, por dhe pėr
atė rajonale e globale. Akoma mė e rrezikshme ėshtė kur ekskluzivizmi
fetar kthehet nė ideologji sunduese dhe nė politikė shtetėrore. Kėshtu
ekskluzivizmi fetar taleban u bė kėrcėnim dhe pėr sigurinė globale.
Nga «shkolla afgane» kanė dalė njė pjesė e madhe e figurave, qė tashmė
janė drejtues tė rrjeteve terroriste. Tė tillė janė Osama Bin Laden,
Ajman Zawahiri e Al Zarkawi.
Edhe pėrfaqėsuesit e rrymės sė
inkluzivizmi fetar, pėrndryshe tė pėrfshirjes sė besimeve tė tjera
fetare, e shohin fenė e tyre si tė vetmen fe tė vėrtetė. Nė dallim nga
ekskluzivizmi, kėta nuk i shohin fetė e tjera tė gabuara, por, sipas
tyre, ato janė tė paplota dhe pjesėrisht tė zhvilluara.
Vetėm kur dominuese nė shoqėri u bė
rrryma e pranimit tė legjitimitetit tė besimeve fetare ose pluralizmi
fetar, atėhere Europa shpėtoi nga fanatizmi fetar dhe hyri nė rrugėn e
modernizmit. Sipas pėrfaqėsuesve tė kėsaj rryme, fetė janė tė gjitha
legjitime, tė vlefshme dhe tė vėrteta, kur shihen nga brenda kulturės
sė veēantė tė tyre. Pėr pluralizmin fetar mund tė pėrdoret dhe termi
diversitet fetar.
Por si ka evoluar
historikisht koncepti i tolerancės fetare?
Nė vitin 1689, filozofi John Locke, nė
veprėn e tij Letėr mbi tolerancėn shpalli dhe kėrkoi njė lloj tė ri
marrėveshjeje dhe raporti midis politikės dhe fesė. Sipas tij, tė
gjithėve duhet tu lejohet dhe tu garantohet e drejta e besimit
fetar. Bindja tek nėnshtetasit nuk mund tė krijohet me detyrim nga
pushteti publik. Ēėshtjet fetare, pra, janė ēėshtje personale dhe
duhen trajtuar si veprimtari tė jetės private, me kusht qė ato tė mos
jenė shkak ndikimesh tė pabaza mbi tjetrin dhe tė mos cėnojnė tė
drejtat e tė gjithėve. Filozofė tė tjerė i zhvilluan mė tej kėto ide.
Ndėrsa nė Europė
toleranca lindi si filozofi, nė Amerikė ajo u kthye nė kushtetutė. Me
iniciativėn e Thomas Jeferson-it, ideja e tolerancės dhe parimi i
ndarjes sė Kishės nga shteti, mė 1786, u sanksionuan nė Kushtetutėn e
Virxhinias nė SHBA.
Pėr herė tė parė, nė vitin 1923,
shtetarėt shqiptarė hartuan ligjin Pėrmbi Komunitetet Fetare, nė tė
cilin pėrcaktuan raportet e shtetit me fenė sipas modelit perėndimor.
Sanksionimi i parimeve tė tilla, si laiciteti i shtetit, liria e
besimit fetar dhe e ndėrrimit tė tij, trajtimi i barabartė i besimeve
fetare, do tė ndikonte pozitivisht nė konsolidimin e tolerancės fetare
tė popullit tonė e nė sigurinė e vetė shtetit shqiptar. Qė nė atė
kohė, patriotėt shqiptarė
janė pėrpjekur tė pėrhapin frymėn qė besimet fetare,
pavarėsisht nga pesha nė numėr, duhet tė trajtohen, pėrfaqėsohen e
ndjehen tė barabartė. Kjo ka qenė shtylla e dialogut ndėrfetar dhe
tolerancės fetare nė vendin tonė.
Shqiptarėt, gjatė
historisė sė tyre kanė kaluar nė shumė luftėra e kalvare, por nė asnjė
rast nuk kanė patur konflikte tė brendshme fetare. Qenia nė themel tė
identitetit kombėtar tė shqiptarėve jo i fesė por i gjuhės, traditės e
kulturės; prezenca e njė feje islame pėrgjithėsisht popullore dhe e
zbutur nga bektashizmi; urrejtja dhe lufta kundėr rrymave intolerante
nė islam siē ishte vahabizmi; ftohja e detyruar e brezit tė ri tė
shqiptarėve ndaj fesė gjatė regjimit komunist; moskthimi i konflikteve
ekonomike e shoqėrore nė konflikte fetare si dhe tradita e forcave
politike tė cilat historikisht, nuk kanė synuar qė tė krijojnė njė
elektorat mbi baza fetare, janė disa nga faktorėt qė i kanė ruajtur
besimet fetare nga fanatizmi, ekstremizmi apo fondamentalizmit fetar
dhe qė kanė ēimentuar tolerancėn fetare tė shqiptarėve.
Por, ndėrsa nė truallin shqiptar,
fanatizmi, ekstremizmi dhe fundamentalizmi fetar nuk kanė bazė, pas
viteve 90 ėshtė shtuar rreziku i importimit tė rrymave tė tilla nga
jashtė, ēka pėrbėn njė kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare. Megjithė
traditėn tolerante nė ēėshtje fetare, shoqėria ėshtė ekspozuar ndaj
njė numri ndikimesh tė jashtme..., ndėrkohė qė, forma tė Islamit dhe
tė Krishtėrimit, qė janė tė reja pėr vendin, kėrkojnė tė hedhin
rrėnjė- thuhet nė pjesėn pėr Shqipėrinė, tė Raportit Ndėrkombėtar mbi
Lirinė Fetare, tė Qeverise Amerikane pėr vitin 2005. Ėshtė pėr tė
ardhur keq, qė nė kėto vite, ligjvėnėsit shqiptarė, nuk u angazhuan nė
miratimin e njė ligji pėr komunitetet fetare. Ėshtė e nevojshme qė
shteti shqiptar tė kalojė nga pozicioni i neutralitetit pasiv i kėtyre
15 viteve tė fundit, nė atė tė laicitetit veprues pasi harmonia
fetare, sa ēėshtė madhėshtore si ngrehinė, aq ėshtė edhe e brishtė.
Mjafton e ēara e parė serioze, mjafton radikalizimi i njėrit prej
besimeve, qė ngrehina tė shembet, thotė shkrimtari ynė i madh Ismail
Kadare.
Ndėrkohė, intoleranca fetare cėnon
seriozisht vetė median dhe fjalėn e lirė. Mjafton tė pėrmendim kėtu
kufizimet qė ka media dhe fjala e lirė nė ato vende ku eksluzivizmi
fetar ėshtė i lidhur me politikėn zyrtare.Nga ana tjeter, media luan
njė rol tejet tė rėndėsishėm nė ruajtjen dhe promovimin e klimės sė
dialogut ndėrfetar e tė tolerancės fetare, tė trashėguar nė shekuj.
Media e pavarur, konsiderohet shpesh
si pushteti i katėrt, pikėrisht pėr mundėsitė dhe efektet e mėdha qė
ajo ka dhėnė mbi kategori tė caktuara tė shoqėrisė. Ato janė mjete tė
nxehta, me komunikim tė njėanshėm, pėr rrjedhojė, krijojnė njė lloj
nėnshtrimi pasiv tek konsumatorėt e saj. Mjetet e komunikimit masiv,
kur pėrdoren si makineri propagande, krijojnė njė farė hipnoze tek
dėgjuesit, pasi ata nuk kanė mundėsi tė debatojnė e kundėrshtojnė. Diziformimi
i opinionit publik ėshtė njė instrument i rėndėsishėm pėr
destabilitetin e brendshėm. Informacionet e pasakta krijojnė nė mėnyrė
tė qėllimshme ose jo, situata pasigurie, frikė e tension tė
panevojshėm dhe shpesh mund tė ēojnė nė reagime publike dhe marrje
vendimesh tė padrejta- thuhet nė dokumentin e Strategjisė sė
Sigurimit Kombėtar tė Republikės sė Shqipėrisė.
Mediat mund tė
japin njė kontribut pozitiv nė luftėn kundėr intolerancės e nė
promovimin e tolerancės
fetare, veēanėrisht kur
ato nxisin njė kulturė mirėkuptimi ndėrmjet grupeve tė ndryshme fetare
nė shoqėri. Nė kushtet e sotme, profesionistė t e mediave mund tė
ftohen tė reflektojnė mė tej pėr rrezikun e intolerancės dhe mbi masat
qė ato mund tė marrin pėr tė promovuar tolerancėn dhe mirėkuptimin.
Suksesi i reflektimit tė tyre do tė varet nga shkalla e angazhimit tė
kategorive tė ndryshme tė profesionistė ve nė sektorėt e mediave,
veēanėrisht pronarėt e mediave, drejtuesit, redaktorėt, autorėt e e
programeve e gazetarėt. Po qė ata tė jenė tė angazhuar, duhet nė
rradhė tė parė tė jenė tė trainuar pėr promovimin e kulturės sė
tolerancės. Dhe vendi ku shtrohen themele tė qėndrueshme mbi tė cilėn
ndėrtohet profesionalizmi ėshtė shkolla e gazetarisė dhe institutet e
tjera trajnuese tė medias. Ėshtė e nevojshme qė nė fazėn arsimore tė
karrierės sė tyre, studentėt e gazetarisė tė marrin informacionin e
duhur pėr tė pėrkrahur pėrhapjen e kulturės sė tolerancės nė shoqėri.
Por trainimi nuk mund tė quhet i plotė
vetėm nė shkollė. Trainimi pėr kontributin qė mund tė japin mediat pėr
promovimin e kulturės sė tolerancės duhet parė si njė strategji e
vazhdueshme. Ajo mund tė vazhdojė me trainime jashtė pune pėr
profesionistė t e tyre nė tė gjitha nivelet, pėr standartet
profesionale mbi tolerancėn dhe intolerancėn. Ėshtė e nevojshme qė
vetė drejtuesit e mediave, tė hartojnė kode etike e sjellje nė tė
cilat tė evidentohet pėrgjegjėsia e mediave qė ata drejtojnė pėr tė
promovuar kulturėn e tolerancės.Edhe organet pėrfaqėsuese tė
profesionistė ve tė mediave si shoqatat, sindikatat mund tė bėjnė
hapa konkretė pėr tė nxitur kontributin e anėtarėve tė tyre pėr
promovimin e tolerancės dhe ndėrgjegjėsimin e opinionit publik ndaj tė
kėqijave tė intolerancės. Nė mėnyrė tė veēantė shėrbimet publike tė
transmetimit kanė njė rėndėsi tė madhe pėr tė promovuar njė kulturė
tolerance, pasi mediat transmetuese janė njė forcė e fuqishme pėr tė
krijuar njė atmosferė nė tė cilėn intoleranca mund tė sfidohet. Pėr
vetė rėndėsinė e padiskutueshme tė lirisė dhe pavarėsisė sė medias, tė
mbrojtura kėto dhe me konventa ndėrkombėtare, angazhimi i medias nė
promovimin e kulturės sė tolerancės kėrkon masa mė shumė inkurajuese
dhe instrumente ligjor jo-detyruese.
Jo
rrallė, nė praktikėn ndėrkombėtare, janė evidentuar pėrpjekje tė
qėllimshme pėr shfrytėzimin e medias pėr veprimtari subversive dhe
destabilizuese, nė pėrhapjen e racizmit, ksenofobisė e intolerancės,
duke kėrcėnuar nė kėtė mėnyrė sigurinė.Por, pėrsa
i pėrket pėrhapjes sė racizmit dhe intolerancės ka, nė parim,
fushėshtrirje pėr tė imponuar standarte ligjėrisht detyruese pėr tė
dėnuar gjuhėn e urrejtjes, pa dhunuar lirinė e shprehjes dhe parimin e
pavarėsisė sė mediave. Gjithashtu ndodh jo rrallė, qė duke kuptuar
lirinė e shprehjes deri nė kufijtė e papėrgjegjshmė risė, nėpėrmjet
publikimeve nė forma tė ndryshme nė media, tė cėnohet toleranca fetare
e tė nxitet fryma e urrejtjes, e cila mund tė manipulohet dhe
shfrytėzohet si preteks pėr tė nxitur veprime tė dhunshme qė cėnojnė
sigurinė e njė vendi e mė gjėrė. Kriza e fundit e karikaturave tė
profetit Muhamed tregoi pikėrisht kėtė. Sjellja e demonstruar nga
media jonė nė kėtė rast, dėshmoi jo vetem ndjenjėn e pėrgjegjshmėrisė
nga ana e sajė por edhe rrėnjėt e thella tė mirėkuptimit ndėrmjet
besimeve fetare nė Shqipėri.
Pėrfundimisht, kur toleranca fetare dhe
media e lirė promovojnė njėra tjetrėn, ndikojnė pozitivisht dhe nė
sigurinė kombėtare. Nėse nuk e mbėshtesin njėra tjetren, krijojnė
hapsira pėr lindjen e fenomeneve qė kėrcėnojnė sigurinė kombėtare.
KISHA SERBE DHE KRYQĖZIMI I SERBISĖ
Ka kohė qė aktiviteti i
Kishės serbe ka kaluar kufijtė e spiritualitetit dhe ka hyrė nė
fushėn e politikės. Nė vend qė tė merret me mision shpirtėror e tė
bekojė me kryqin e saj, shenjėn e shpėtimit pėr
tė krishterėt, rrugėn e popullit serb drejt
paqes dhe mirėkuptimit, ajo po nxit hapur njė qėndrim tė rrezikshėm
antiperėndimor, duke rrezikuar, kėshtu, kryqėzimin e Serbisė. Kisha po
luan njė rol destruktiv. Sidomos nė rastin e Kosovės, ajo po orineton
popullin jo drejt sė ardhmes europiane, por drejt nacionalizmit dhe
antishqiptarizmit.
Kisha serbe u bė aleate
nė ngjitjen e Millosheviēit drejt majave tė pushtetit komunist.
Flamujt e saj valėviteshin bashkė me flamujt e Partisė Komuniste tė
Millosheviēit, nė Kosovė nė vitin 1989, nė festimet tė tyre tė
pėrbashkėta me rastin e 600 vjetorit tė Luftės sė Fushė Kosovės.
Interesi i bashkėpunimit tė tyre ishte i dyanshėm. Millosheviēit i
duhej mbėshtetja e kishės serbe pėr tė shenjtėruar misionin e tij
nacionalist e kriminal. Ndėrsa, kisha serbe shfrytėzoi rastin pėr tu
zgjuar nga gjumi letargjik i regjimit komunist dhe pėr tė filluar
rikthimin e rolit tė saj historik, tashmė jo nė anėn shpirtėrore, por
nė atė politiko- shoqėrore.
Historikisht, kisha
ortodokse serbe ka luajtur njė rol tė veēantė nė themelimin e shtetit
serb. Pushteti i saj u ruajt edhe gjatė pushtimit turk. Ajo fitoi njė
status special, nėn mbrojtjen e plotė tė
shtetit osman, ndryshe nga kisha katolike, e cila shikohej me dyshim
nga Stambolli. Kisha ortodokse kishte pushtet tė plotė civil dhe
gjyqėsor. Pushteti i saj nuk ndryshonte shumė nga ajo qė kisha
ortodokse gėzonte gjatė kohės sė Perandorisė sė Bizantit.
Patriku zinte vend nė hierarkinė osmane me titullin pasha. Kishės iu
besua administrimi i komunitetit ortodoks serb. Ajo mblidhte taksa nga
besimtarėt dhe zotėronte pasuri tė tundshme dhe tė patundshme. Nėn
petkun paqėsor, kisha serbe siguronte komunikimin midis ortodokėsve
sllavė, sidomos me rusėt si dhe drejtonte rezistencėn antiosmane.
Realisht, serbėt, nė kėto kushte, kishėn e shikonin si shtetin e tyre.
Madje dhe mbledhja e parė e qeverisė serbe, menjėherė pas shkėputjes
nga Perandoria Osmane 200 vjet mė parė, u bė nė nė manastirin Voljevēa
afėr Kargujevcit.
Pikėrisht, kėtė
pozitė tė privilegjuar qė kishte patur historikisht kisha serbe, por
qė e kishte humbur gjatė regjimit komunist, ajo mendoi se erdhi
momenti ta rikthente duke bashkėpunuar me Millosheviēin. Nė miratimin
e heshtur tė saj, u realizua spastrimi etnik i shqiptarėve tė Kosovės
nė vitin 1999. Pas ēlirimit tė Kosovės dhe shembjes sė strukturave tė
vjetra tė pushtetit serb, kisha serbe nė vazhdimėsi ėshtė pėrpjekur
dhe ka marrė rol politik. Pėr tė mbetur e vetmja mbrojtėse e
interesave tė serbėve nė Kosovė, kisha demotivoi, qėllimisht,
pjėsėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė popullsisė serbe nė institucionet e
Kosovės.
Kėtė e provoi
konflikti rreth bojkotit tė serbėve ndaj zgjedhjeve parlamentare tė
Kosovės nė vitin 2004. Ndėrsa Presidenti Serb, Boris Tadiq, nėn
presionin ndėrkombėtar, ju bėri thirrje serbėve tė Kosovės tė merrnin
pjesė nė ato zgjedhje, njė ditė para votimit, kreu i Kishės Ortodokse
Serbe, Patriarku Pavle, ju kėrkoi atyre tė qėndronin nė shtėpi. Dhe,
serbėt e Kosovės i bojkotuan zgjedhjet. Kjo ishte prova e forcės midis
kishės dhe politikės zyrtare serbe nė Kosovė. Kjo tregoi se Kisha edhe
pėr probleme politike, ishte mė shumė e pushtetshme se vetė politika
zyrtare serbe.Politika serbe e ka ndjerė veten inferiore apo dhe
jashtė loje nė raport me pushtetin e kishės. Besimi i publikut ndaj
kishės ėshtė aq i fuqishėm sa politikanėve nuk u mbetet zgjidhje
tjetėr veēse tė marrin parasysh qėndrimin e saj politik.
Sipas analistit serb,
Mirko Djordjevic, nė rastin e Kosovės, fjala e kishės ėshtė shumė e
rėndėsishme, nėse jo vendimtare. Politikanėt janė nė kėrkim tė njė
gjuhe tė pėrbashkėt me kishėn. Ata dėshirojnė tė flasin njėzėri, pasi
janė tė vetėdijshėm se kisha shihet si mbrojtės historik i intereseve
tė popullatės, thotė ai. Edhe mediat apo pushteti i katėrt siē njihen
ndryshe, duken tė nėnshtruara pėrballė pushtetit tė kishės.Ato nuk
guxojnė tė kundėrshtojnė pohimet dhe deklaratat e kishės, apo tė
informojnė ndryshe opinionin serb. Ėshtė gati e pamundur qė nė shtypin
serb tė gjenden qėndrime tė individėve dhe institucioneve nė
kundėrshtim me kėndvėshtrimin e kishės.
Kjo pėrzierje e hapur
e kishės serbe nė politikė, ka shqetėsuar edhe atė pjesė tė opinionit
serb, qė synon njė zgjidhje sa mė tė shpejtė e reale pėr Kosovėn. Pėr
Sonja Biserko, nga Komiteti Serb pėr tė Drejtat e Njeriut, Kisha
haptazi luan rolin e njė organizate para-politike me njė qėndrim tė
padefinuar dhe tė paqartė pėr tė ardhmen e Kosovės dhe pa njė
strategji konkrete pėr zgjidhje reale. Edhe pėr Dushan Janjic, nga
Forumi pėr Marrėdhėnie Ndėretnike, kisha pėrzihet nė politikėn
shtetėrore ndaj Kosovės shumė mė shumė se peshkopėt apo qeveria e
pranojnė.
Analistėt serbė kanė
kostatuar se ndikimi i kishės ėshtė rritur sidomos pas zgjedhjes sė
Vojisllav Koshtunicės si kryeministėr i Serbisė. Para serbėve,
Koshtunica dėshiron tė tregojė se ėshtė besimtar i vėrtetė. Kjo me
qėllim qė tė ketė dhe suportin e kishės nė politikat e tij, ashtu
sikurse dhe Millosheviēi. Politikanėt nacionalistė serbė janė tė
interesuar pėr fuqizimin e pushtetit tė kishės nė Kosovė dhe pėr njė
arsye tjetėr. Nėpėrmjet kishės, nacionalistėt shpresojnė ta
destabilizojnė Kosovėn sipas interesave e luftės pėr pushtet brenda
Serbisė. Edhe sipas Mirko Blagojevic,
sociolog i ēeshtjeve fetare, Nė Kosovė, kisha mbetet institucioni i
vetėm me potencial pėr tė mobilizuar njerėzit ».
Aktualisht, edhe
lideri i kishės serbe nė Kosovė, peshkopi Artemije Radosavleviq, ėshtė
larguar plotėsisht nga funksioni i tij shpirtėror dhe ka filluar njė
aktivitet tė ethshėm politik dhe diplomatik kundėr shqiptarėve dhe
pavarėsisė se Kosovės. Fushatėn e fundit antishqiptare ai e filloi nga
SHBA-ja, ku ishte i ftuar i Kongresit tė Bashkimit Serb. Ofensiva e
tij synonte tė sensibilizonte amerikanėt nė tema mjaft tė prekshme pėr
opinionin perėndimor, tė cilat ai i bėri publike nė media nė datat 12
dhe 14 shkurt. Duke ditur se amerikanėt janė shumė tė ndjeshėm ndaj tė
drejtave tė njeriut, Artemije hodhi tezėn se pavarėsia e Kosovės do
tė thotė shfarosja e serbėve nga krahina. Duke ditur ndjeshmėrinė e
tyre ndaj fundamentalizmit islamik, Artemije hodhi tezėn tjeter se
Kosova e pavarur rrezikon tė kthehet nė njė bazė tė fuqishme tė
xhihadit islamik.Ai nuk harroi ti kujtojė perėndimit i cili shpreson
ta mbyllė sa mė shpejt dosjen Kosova se, ēfarėdo zgjidhje e imponuar
pėr statusin e Kosovės, do tė nėnkuptonte okupimin e Kosovės qė do
tė thotė sipas tij dhe tė drejtėn pėr tė luftuar.
Por tezat e Artemijės
nuk ka gjasa tė ngjisin nė opinionin perėndimor. Nuk mund tė
harrohet miratimi i heshtur i kishės serbe pėr spastrimin etnik serb
dhe krimet e tjera nė Kosovė. Gjithashtu askush nuk e mohon se
shqiptarėt e Kosovės janė kryesisht myslimanė, por qė nuk kanė asgjė
tė pėrbashkėt me fundamentalizmin islamik. Tolerancėn e tyre dhe tė
besimeve tjera fetare tė shqiptarėve, pėrendimoret e kanė konfirmuar
si njė vlerė qė do tė ndikojė pozitivisht nė integrimin e tyre
euroatllantik. Nga ana tjetėr, me atė prezencė tė NATO-s nė Kosovė,
serbėt nuk do tė guxojnė tė ndėrmarrin aventura tė reja.Perėndimorė t
do tė kėmbėngulin qė minoritetet ta ndjejnė veten qytetarė tė
barabartė nė shtetit multietnik tė Kosovės.
Aq tė pushtetshme e
ndjen veten kisha serbe nė Kosovė, sa qė peshkopi Artemije, deklaroi
hapur se nė rastin e bisedimeve rreth statusit pėrfundmitar tė
Kosovės, kisha ortodokse duhet tė pėrfshihet nė marrėveshjen
pėrfundimtare. Artemije dhe autoritete tė tjera kishtare serbe, nuk
duan tė pranojnė se pushteti dhe roli politik qė kisha serbe e ka dhe
po pėrpiqet tė ruajė nė Kosovė, nė Europėn e qytetėruar, ka marrė fund
shekuj mė parė.Dhe vetėm atėhere kur u kufizuar pushteti i kishės, kur
ajo u nda nga shteti dhe u detyrua tė heqė dorė nga politika,
Europa shpėtoi nga fanatizmi fetar dhe hyri nė rrugėn
e modernizmit.
Ndryshimi i qėndrimit
tė kishės ortodokse serbe, do tė bėjė qė Kosova tė fitojė mė shumė
stabilitet. Nga kjo do tė pėrfitonte mė shumė komuniteti ortodoks serb
se sa shqiptarėt. Kisha i ka tė gjitha
mundėsitė qė tė ndihmojė nė ndėrtimin e njė fryme tė re besimi, pa tė
cilėn bashkėjetesa ėshtė e vėshtirė. Me vazhdimin e kėsaj politike,
ata e bėjnė mė tė vėshtirė rritjen e besimit tė komunitetit serb nė
popullsinė shqiptare. Por, njėkohėsisht, do tė vėshtirėsonte gėzimin e
plotė tė drejtave tė serbėve nė Kosovėn Europiane.
Pėrfundimisht, roli
qė kėrkon ti japė kisha serbe vetes, ėshtė ogurzi dhe i rrezikshėm si
pėr Serbinė, ashtu dhe pėr Kosovėn. Angazhimi politik i saj jo vetėm
po kryqėzon Serbinė, por pėrbėn njė kėrcėnim serioz pėr demokracinė
dhe sigurinė nė shtetin e ardhshėm tė Kosovės. Nė kėto kushte, grupi
negociator i Kosovės duhet tė tregohet tepėr i vėmėndshėm kur tė
vendoset pėr kushtet qė do tė ndjekin pas pavarėsinė e Kosovės. Kjo
sidomos pėr rolin e kishės serbe dhe objektet e saj tė kultit. Nė
pėrputhje me standartet ndėrkombėtare, tė pėrcaktohet qartė se kisha
serbe duhet tė tėrhiqet nga aktiviteti politik dhe tė merret me anėn
shpirtėrore tė njerėzve, si kudo nė botėn demokratike. Eshtė e
nevojshme, gjithashtu, tė jepen garanci tė plota pėr mbrojtjen e
objekteve serbe tė kultit nė pėrputhje me konventat ndėrkombėtare. Por
duhet qė tė parandalohet cdo mundėsi e kthimit tė tyre nė poste tė
avancuara ku mund operojnė agjentė tė shėrbimeve sekrete apo dhe
oficerė me veladonė tė zinj. Pėrndryshe, me njė kishė serbe me pushtet
e funksione politike si nė mesjetė, konflikti nė Kosovė nuk do tė
zgjidhet pėrfundimisht. Atje do tė kemi njė paqe negative.
DIPLOMACIA PUBLIKE
DHE SIGURIA KOMBĖTARE
Fakti qė 57% e
europianėve janė kundėr anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė BE dhe vetėm 33%
pro kėtij anėtarėsimi, tregon qartė pėr imazhin negativ, nė shifra tė
larta, qė vazhdojnė tė kenė qytetarėt europianė pėr Shqipėrinė. Pėr
anėtarėsimin e ardhshėm tė Shqipėrisė nė BE, do tė duhet tė shprehen
mė referendum qytetarėt europianė ose tė paktėn me ratifikim
parlamentet e tyre.Me kėtė imazh negativ dhe nivel tė lartė
disaprovimi, nėse nuk merren masat e duhura, rrezikohet pranimi i
Shqipėrisė nė BE. Jo vetėm Shqipėria, por dhe shtete tė fuqishme, nuk
e mbėshtesin sigurinė e vendit thjesht nė forcat e veta, por gjithmonė
e mė shumė nė pėrpjekjet tė pėrbashkėta integrimi dhe bashkėpunimi me
organizmat ndėrkombėtare. Imazhi negativ nė kėtė rast kthehet nė njė
rrezik serioz pėr sigurinė tonė kombėtare.
Anėtarėsimi i Shqipėrisė
nė BE ėshtė njė objektiv parėsor dhe afatgjatė i politikės sė
sigurimit- thuhet nė Strategjinė e Sigurimit Kombėtar tė Republikės sė
Shqipėrisė. Sigurim kombėtar do tė thotė mbrojtja e interesave
kombėtare, e pavarėsisė, integritetit territorial, rendit kushtetues
dhe marrėdhėnieve me jashtė tė Republikės sė Shqipėrisė. Dhe shteti
kėtė e realizon nėpėrmjet instrumenteve tė tij si diplomacia aktive,
mirėqėnia dhe pėrparimi ekonomik, forcimi i ligjit dhe i
institucioneve demokratike si dhe zhvillimi i aftėsive mbrojtėse tė
vendit.
Ėshtė diplomacia publike
ajo qė do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e imazhit tė Shqipėrisė tek
qytetarėt e vendeve europiane dhe tė parlamentarėve tė tyre, duke
ndikuar nė kėtė mėnyrė dhe nė sigurinė tonė kombėtare. Kjo diplomaci
mbron interesat dhe sigurinė kombėtare tė njė vendi nėpėrmjet tė
informuarit dhe tė influencuarit tek publiku i huaj dhe duke zgjeruar
dialogun midis qytetarėve e institucioneve tė vendit me homologėt e
tyre jashtė. Qė nga viti 1965, kur diplomati amerikan Edmund Gullion
pėrdori pėr herė tė parė termin "diplomaci publike" e deri nė ditėt
tona, koncepti ėshtė zhvilluar dhe pasuruar mė tej.Gjithsesi, ata qė e
pėrdorėn tė parėt diplomacinė publike, kanė dhe njė pėrcaktim zyrtar
pėr tė. Departamenti Amerikan i Shtetit e pėrkufizon diplomacinė
publike si "programe tė sponsorizuara nga qeveria, tė cilat kanė pėr
qėllim tė informojnė apo tė influencojnė opinionin publik nė vende tė
tjera".
Diplomacia publike, ashtu
si ajo zyrtare, drejtohet nga qeveria. Por nė kėtė rast qeveria mund
ta zhvillojė diplomacinė publike duke financuar programe, tė cilėt
mund ti realizojnė subjekte tė tjera si institucione akademike,
organizata joqeveritare , shoqėri mediatike etj. Kjo diplomaci
ndryshon nga ajo zyrtare pasi ajo synon tė ndikojė nė sjelljet dhe
qėndrimet e njė publiku shumė mė tė gjėrė tė njė vendi tjetėr dhe
nėpėrmjet kėtij publiku, nė kohėn e duhur, tė ndikojė tek strukturat
vendimarrėse tė atij shteti. Diplomacia publike ėshtė mė e lexueshme
dhe mė e kuptueshme se ajo zyrtare dhe luhet nga njė numėr mė i madh
aktorėsh. Ajo gjithashtu nuk synon tė ndikojė direkt sjelljet dhe
politikat e qeverisė tjetėr, por synon tė depėrtojė nė publikun e
vendit tė tyre.
Pėrpara se diplomacisė
publike ti vihen detyra pėr tė ndikuar nė publikun e vendit tjetėr,
nė rradhė tė parė duhen gjetur arsyet pse ėshtė ai nivel perceptimi
nga publiku i atij vendi pėr ne, perceptim tė cilin ne duam ta
ndryshojmė. Kėshtu, nevojitet tė studiohen faktorėt se pse imazhi
ynė ėshtė i keq pėrpara 67% tė qytetarėve tė vendeve tė BE-se. Kjo
sipas eurobarometrit tė fundit.
Faktorėt kryesorė janė se
Shqipėria dhe shqiptarėt pėrcillen nga mediat e vendeve europiane si
eksportuesit kryesorė tė kriminalitetit, prostitucionit, trafikut tė
qenieve njerėzore e tė drogės nė Europė, sidomos nėpėrmjet vendeve
tona fqinjė, njėkohėsisht dhe anėtare tė BE. Pėrveē pjesės qė na takon
vėrtet ta mbajmė nė kėtė fushė, ka njė tendencė pėr ta kriminalizuar
etninė shqiptare nė opinionin europian me synim uljen e reputacionit
tė shqiptarėve. Kjo falė dhe propagandės sė ethshme tė qarqeve
tradicionale antishqiptare nė Ballkan. Qė para krijimit tė shtetit tė
pavarur shqiptar, propaganda greke, serbe e malazeze, pėr tė
justifikuar veprimet ushtarake kundėr trojeve tona, janė kujdesur qė
tė nxijnė nė vazhdimėsi imazhin e shqiptarėve e ti mbajnė larg ata
nga vėmendja e qytetėrimit perėndimor.
Njė arsye tjetėr e mungesė
sė dėshirės sė qytetarėve europianė pėr tė patur afėr shqiptarėt
ėshtė dhe varfėria jonė. Ashtu siē mendojmė se duke u pranuar nė BE,
do tė zgjidhim mjaft probleme ekonomike, ashtu dhe qytetarėt
europianė, duke ditur se Shqipėria ėshtė ende njė nga dy apo tre
vendet mė tė varfėra tė Europės, po tė pranohet nė Bashkimin Europian,
do ti shtojė njė barrė tė konsiderueshme buxhetit e taksave tė tyre,
pėr tė tėrhequr subvencione, ndihmė rajonale apo ndihmė financiare.
Edhe krizat politike qė ka pėrjetuar vendi ynė nė periudhėn
postdiktatoriale, shoqėruar me mungesėn e shtetit ligjor dhe me cėnime
tė herepashershme tė rendit dhe sigurisė, pasuar dhe nga eksode
biblike drejt perėndimit, krijoi mjaft rezerva pėr ne tek qytetarėt
perėndimorė.
Ndėr faktorėt qė ka
ndikuar negativisht ėshtė dhe informacioni i gabuar i pėrcjellė nė
publikun e vendeve perėndimore, nė vazhdimėsi nga propaganda
antishqiptare e qarqeve sllavoortodokse se Shqipėria ėshtė vend
islamik, qė nuk i pėrket qytetėrimit tė tyre. Qytetarėt europianė
kanė shumė pak apo aspak informacion se shqiptarėt
kanė njė organizim shtetėror laik
perėndimor, e kanė mbrojtur qytetėrimin perėndimor, janė tė lidhur me
njė mijė e njė fije me tė dhe po luftojnė tė rifitojnė besimin e tij.
Nė shekuj ata kanė qenė mes Krishtit dhe Muhamedit, mes Lindjes dhe
Perėndimit. Se besimet fetare nė Shqipėri, pavarėsisht nga pesha nė
numėr, e kanė ndjerė veten, janė trajtuar dhe pėrfaqėsuar nė mėnyrė tė
barabartė. Kjo ka qenė shtylla e dialogut ndėrfetar dhe tolerancės
fetare nė vendin tonė, qė diplomacitė zyrtare perėndimore na e njohin
si njė vlerė qė do tė ndihmojė integrimin e vendit tonė nė Europė.Do
tė jetė diplomacia publike ajo qė do ti pėrcjellė kėto vlera nė
publikun perėndimor dhe qė do tė neutralizojė propagandėn
antishqiptare sllavoortodokse.
Nėse varfėria do vite
tė tejkalohet, imazhi i faturuar kriminal mund tė korrigjohet nė njė
afat kohor mė tė shkurtėr. Kjo arrihet me njė angazhim e luftė pa
kompromis krimit tė organizuar brenda vendit, me njė bashkėpunim
efiēent me agjensitė ligjzbatuese tė vendeve tė tjera ku
bashkėpunojnė rrjetet kriminale shqiptare dhe me njė diplomaci publike
efektive. Kjo diplomaci
ėshtė e nevoshme tė informojė dhe tė bindė opinionin e huaj pėr
progresin qė po bėn Shqipėria drejt stabilizimit, demokratizimit e
pėrmirėsimit ekonomik. Dhe pėr tė qenė bindėse, diplomacia publike
nevojitet tė jetė e besueshme e, pėr tė qenė e tillė, ajo duhet tė
thotė tė vėrtetėn. Po ashtu dhe roli i Shqipėrisė si faktor i
rėndėsishėm i stabilitetit nė Ballkan, provuar me qėndrimin ndaj
krizave nė Kosovė, Maqedoni, janė argumente tė forta nė shėrbim tė
diplomacisė publike. Kjo diplomaci ėshtė bashkėbiseduese dhe duhet
tja bėjė prezent qeverisjes dhe opinionet e jashtme. Diplomacia
publike shpesh quhet diplomacia mes njerėzve. Ajo pėrfshin dhe
shkėmbimet kulturore, akademike dhe pėrhapjen e informacionit mbi
Shqipėrinė.
Ne vėrtet nuk kemi marka
tona tė prodhimeve Made in Albania qė tė prezantojnė Shqipėrinė dhe
qė tė jenė tė pėlqyeshme nė perėndim. Por kemi me dhjetra
personalitete ne fushėn e sportit, artit, muzikės dhe letėrsisė, tė
cilėt kanė zhvilluar njė diplomaci publike pa pagesė pėr interesat e
Shqipėrisė. Kėta janė ambasadorė tė imazhit tė Shqipėrisė dhe duhet ta
gėzojnė kėtė status.Personalitet e tė tilla si Nėnė Tereza, Ismail
Kadare, etj., me veprat e tyre, i kanė bėrė tė njohur shqiptarėt para
publikut tė shumė vendeve. Edhe 6054 studentėt shqiptarė qė studiojnė
sot nė perėndim, me programe tė veēanta, mund tė nxiten qė tė jenė
pjesė e diplomacisė publike shqiptare. Kur flasim qė edhe studentėt
duhet tė jenė pjesė e kėsaj diplomacie, as qė diskutohet roli qė duhet
tė luajnė ambasadat tona jashtė shtetit. Diplomacia publike ėshtė
pjesė shumė e rėndėsishme e punės jo vetėm e ambasadorit, por dhe
pjesės mė tė madhe tė punonjėsve tė kėtyre ambasadave.
Pėrfundimisht, ėshtė e
nevojshme qė diplomacia publike tė vlerėsohet me seriozitetin e duhur
nga tė gjithė faktorėt politikė shqiptar dhe tė bėhet pjesė e
politikbėrjes. Kjo kėrkon ngritjen e strukture tė posaēme koordinuese,
ndoshta nė varėsi tė Kryeministrit, nė nivelin e njė komiteti apo tė
njė sekretari shteti. Diplomacia publike, duke i prezantuar publikut
europianoperė ndimor transformimin e pėrditshėm tė realitetit
shqiptar, ndihmon nė anėtarsimin e Shqipėrisė nė strukturat
euroatllantike, objektivi parėsor dhe afatgjatė i politikės sonė tė
sigurimit kombėtar.
SHTETI DEMOKRATIK DHE EDUKIMI
FETAR
Pesėmbėdhjetė vjet mė parė, nė
Shqipėri, pas njė ndėrprerje prej njė ēerek shekulli, u lejua
praktikimi lirisht i besimeve fetare. Por, megjithėse ka kaluar shumė
kohė, nė vendin tonė nuk ka gjetur zgjidhje ligjore problemi i
edukimit fetar, problem i cili nuk mund tė anashkalohet mė tej. Feja
dhe edukimi fetar, pėr vite tė tėra gjatė komunizmit u zėvendėsuan me
edukimin komunist marksist-leninist. Besimi nė fe u tentua tė
zėvendėsohet me besimin tek partia. Ky edukim u imponua jo vetėm nė
programet mėsimore, por nė cdo qelizė tė jetės. Marksizmi gradualisht
u kthye nė njė besim mė vete dhe opium pėr popullin.
Edukimi fetar, pėr kushtet e vendit
tonė, me njė popullsi relativisht tė vogėl,me katėr besime fetare
tradicionale, nuk mund tė jetė thjesht njė problem pedagogjik dhe
arsimor, por me ndikime dhe nė sigurinė tonė kombėtare. Marrja nga
fėmijėt dhe adoleshentėt e njohurive tė shtrembėruara pėr njė besim
fetar, shumė herė pėrjashtuese pėr besimet e tjera fetare, tė
kushtėzuara nė disa raste me ndihma ekonomike, tė ofruara nga
organizata me origjinė dhe financime tė dyshimta, e bėn kėtė
kontigjent lehtėsisht tė manipulueshėm pėr tu pėrdorur pėr veprime
antiligjore dhe njė kėrcėnim serioz pėr tolerancėn fetare tė vendit
tonė.
Ndonėse shteti ka heshtur nė vite
pėr kėtė problem, edukimin fetar po e realizojnė, sipas mėnyrės dhe
qėllimeve tė tyre, OJQ-tė dhe shoqatat me misionarė arabė, italianė,
grekė, apo nga vende tė tjera, tė stacionuar nė vendin tonė. Disa nga
kėto shoqata janė pėrpjekur ta bėjnė edukimin fetar jo nė pėrputhje me
besimet tradicionale tė vendin tonė dhe, nė disa raste, bėjnė
diversion kundėr tyre. Kėshtu, mbėshetur nė burime tė besueshme tė
komunitetit tė shėrbimeve tona ligjzbatuese, vetėm nė Qarkun e
Elbasanit, nė vitet 1998-1999, kurset ilegale e gjysmėilegale tė
OJQ-ve arabe, kryesisht tė financimit e orientimit vahabi-selefist,
frekuentoheshin nga mbi 500 fėmijė tė moshave nga 9-15 vjeē. Programet
fetare qė jepeshin nė kėtė kurse, kishin ndryshime esenciale me fenė
tradicionale islame nė Shqipėri. Gjithashtu, futja e Dėshmitarėve tė
Jehovait nė skenėn e besimeve fetare nė Shqipėri, pėrveē xhelozisė sė
besimeve tona tradicionale, u pasua nga njė serial vetėvrasjesh tė
miturish nė fillim tė vitit 2005. Pėr vetėvrasjet, media fajėsoi
edukimin fetar tė dėshmitarėve, megjithėse edhe pas akuzave, gjer mė
sot, nuk ka patur asnjė provė pėr tė dėshmuar kėtė fakt. Nė disa
raste, vetė autoritetet e besimeve zyrtare fetare nė vendin tonė, kanė
denoncuar prezencėn e misionarėve tė huaj fetarė, tė cilėt, gjoja,
operojnė nė emėr tė tyre, por qė nuk dihet kė pėrfaqėsojnė.
Gjithsesi, prezenca sot nė vend e 17
shoqėrive apo grupimeve tė ndryshme fetare e 85 qendrave tė formimit
profesional me rreth 6 mijė studentė, e 571 misionarėve kristianė, 379
katolike e 115 muslimane si dhe mbyllja pėr veprimtari antiligjore nga
Ministria e Arsimit e aktivitetit tė 12 shkollave dhe kopshteve
fetare, tregon se nė Shqipėri sot ekziston njė sistem i tėrė ilegal
dhe gjysėm ilegal pėr edukimin dhe arsimimin fetar. Diskutimi nėse
duhet apo jo edukimi fetar nė vendin tonė, tashmė ėshtė i tejkaluar.
Problemi ėshtė si tė vihet nė binarė ligjorė e tė legalizohet ky
edukim fetar, cili do tė jetė raporti i tij me arsimin publik, do tė
jepet ai si mėsim feje apo si histori e besimeve fetare, mėnyrat e
financimit tė tij, etj. Fillimisht duhet bėrė dallimi midis edukimit
dhe arsimimit fetar. Ndėrsa edukimi fetar ka tė bėjė me dhėnien e njė
kulture pėr besimet fetare si pėrmbajtja e tyre, ritualet dhe
ceremonitė fetare, institucionet religjioze etj.,arsimimi fetar
nėnkupton diferencimin e njė besimi, thellimin e bindjeve pėr njė
besim tė caktuar e tė jetuarit sipas atij besimi dhe pėrgatitjen e
kuadrit fetar
Edukimin fetar nė praktika botėrore
askush nuk e anashkalon, pavarėsisht nga mėnyra se si e realizon. Edhe
praktika perėndimore, sė cilės shpesh i referohemi, ėshtė e larmishme.
Kėshtu, sipas ligjit amerikan, edukimi fetar nė shkolla ndalohet
pėrvec paraqitjes sė informacionit nga njė kėndvėshtrim neutral dhe
akademik. Informacionet
jepen nė kurset teologjike, ose mėsohen duke u pėrfshirė nė
departamentin e teologjisė. Nė SHBA ka patur njė ndarje tradicionale
mes besimeve dhe shtetit. Shkollat shtetėrore nuk ofrojnė studime
fetare pėr fėmijėt. Arsimimi fetar i besimtarėve
dhe kuadrit fetar
realizohet nga vetė komunitet fetare.
Nė Europė shtetet financojnė
edukimin fetar nėpėr shkolla nė mėnyra tė ndryshme.
Ajo varion nga varianti i hartimit tė
njė lėnde tė botės fetare si nė Norvegji, edukimi kryesisht
tradicional i fesė ortodokse kristiane nė Greqi apo katolik roman nė
Itali e Spanjė e deri tek zgjedhja e njėrės prej traditave protestante
ose katolike si njė alternativė nė programet etike si nė Gjermani e
Hollandė. Edhe nė vendet ish- komuniste, edukimi fetar ka zėvendėsuar
gjėrėsisht vendin e indoktrinimit tė vjetėr komunist.
Ashtu si Amerika, edhe Franca nuk
praktikon sponsorizimin e shtetit pėr edukimin fetar, kjo pėr shkak tė
ndarjes historike midis shtetit dhe kishės romane katolike.Por shpejt
edhe ajo do ta braktisė kėtė pozicion. Kohėt e fundit nė opinionin
francez po diskutohet pozitivisht futja e edukimit fetar nėpėr
shkolla. Prezenca e njė komuniteti tė madh mysliman, kryesisht
afrikanoverior, nevoja qė ata tė marrin njė edukim korrekt pėr islamin
dhe pėr besimet e tjera fetare, do tė ndihmojė nė integrimin mė tė
lehtė tė tyre nė shoqėrinė franceze dhe do tė ndikojė nė parandalimin
e ngjarjeve si ato tė fundvitit 2005, ngjarje tė cilat cėnuan
sigurinė nė Francė.
Me interes ėshtė studimi i praktikės sė
edukimit fetar nė Angli. Fėmijėt atje mund tė marrin kulturė fetare
rreth gjashtė besimeve kryesore nė botė, tė cilat janė Kristianizmi,
Islamizmi, Hinduizmi, Judaizmi, Budizmi dhe besimi Sikh, besime tė
cilat janė prezente dhe nė territoret e Mbretėrisė Bashkuar e
Komonuelthit. Kjo nuk tė befason kur mendon se nė Parlamentin anglez
ka patur deputetė myslimanė rreth 100 vjet mė parė.
Sistemi anglez i edukimit fetar,
bazohet nė disa parime mjaft tė rėndėsishme.Nė radhė tė parė edukimi
fetar nė Mbretėrinė e Bashkuar, ndonėse kėrkohet me ligj, ėshtė
shekullar. Ai nuk ka pėr qėllim tė konvertojė besimin e njerėzve ose
tė thellojė bindjet nė njė besim tė caktuar. Synimi i tij ėshtė tė
kontribuojė nė zhvillimin njerėzor dhe edukativ tė fėmijėve, duke i
bėrė ata tė aftė tė kuptojnė dicka nga besimet dhe tė zhvillojnė
ndjenjat e tyre pėr vlerat e jetės. Indoktrinimi ėshtė kategorikisht i
ndaluar. Lėnda qė jepet pėr edukimin fetar ėshtė shekullare gjithashtu
edhe nga pėrbėrja e trupės mėsimore qė e jep atė. Mėsuesit e edukimit
fetar janė mėsues tė zakonshėm. Ata nuk janė domosdoshmerisht
pėrfaqėsues tė njė besimi apo tė kenė ndonjė besim tė vecantė. Edukimi
fetar trajtohet si njė pėrgjegjėsi profesionale. Mėsuesit specialistė
tė cilėt diplomohen nė teologji apo studime fetare, trainohen dhe
mėsojnė dhe pėr lėndė tė tjera tė programit mėsimor.
Nga ana tjetėr edukimi fetar qė bėhet
nė Angli ėshtė kritik dhe shpirtėror. Sistemi anglez i edukimit fetar
synon tė aftėsojė fėmijėt tė zhvillojnė aftėsinė e tė menduarit, tė
dėshmojnė vlerat dhe tė kenė njohuri sa mė tė plota rreth botės
moderne, tė kenė sensin kritik pėr vlerat e shoqėrisė, nė mėnyrė qė
tė zhvillojnė sensin e qytetarisė brenda njė shoqėrie
multikulturale. Njė parim tjetėr i rėndėsishėm i sistemit anglez tė
edukimit fetar ėshtė dhe decentralizimi. Pavarėsisht se ėshtė i
detyrueshėm me ligj, implementimi i programeve mėsimore tė edukimit
fetar ėshtė pėrgjegjėsi e autoriteteve lokale. Lėnda e edukimit fetar,
ėshtė pjesė e programit mėsimor i cili vendoset nė bashkėpunim midis
mėsuesve dhe prindėrve.
Pėr kushtet e Shqipėrisė do tė ishte e
rekomandueshme pėrfshirja e edukimit fetar nė sistemin arsimor publik,
duke respektuar laicitetin e shtetit dhe shekullaritetin e
shkollės.Pėr kėtė ėshtė e nevojshme tė hartohet njė lėndė mėsimore ku
fėmijėt tė marrin informacionin e duhur mbi besimet kryesore fetare,
me synim qė tė arrijnė tė kenė njohuri sa mė tė plota rreth botės
moderne e tė zhvillojnė sensin kritik pėr vlerat e shoqėrise. Edukimi
legal fetar ėshtė njė investim pėr mbrojtjen e tolerancės fetare nė
vendin tonė
|