|
Kryeredaktor
Kabil Bushati
Tel:+355692167985
Llogaria Bankare - Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|
Meny Kryesore |
|
Home |
|
Partner |
|

Tonin Tershana, Artist i Merituar NGA
Pierre-Pandeli Simsia

Isha shume i vogel ne ato vitet e largeta te
femijerise sime ne vitet 60-te kur degjoja ne radio kengen "Fishekzjarre
ne qiellin blu": Fishekzjarre ne qiellin blu/ po ndricojne sonte kudo/
qesh vogelushi i nenes qesh/ qesh ti sonte mos pusho.../
Me pelqeu shume ajo kenge, por nuk e dija se cili ishte kengetari.
Njehere tjeter degjova folesen ne radio te thoshte titullin e kesaj
kenge dhe kenduar nga Tonin Tershana.
M'u ngulit ne mendje ky emer i kengetarit dhe sa here qe e degjoja ate
kenge thosha me vete: "Tonin Tershana"
Me vone, do te degjoja edhe nje kenge tjeter te kenduar nga Tonin
Tershana: "Te dua o det" : /I kalter,si syte e vashes sime/ pa fund e
gjere, si e jona dashuri/ se ti m'jep gezime, e m'fal ma te kthjelltin
frymezim/ andaj zemra ime, te do ty o det deti im.../ qe per mua
edhe pse kane kaluar mbi dyzete vjete, ajo kenge mbetet perhere e
fresket.
Duke degjuar keto dy kenge ne ato vitet e largeta te femijerise sime,
si edhe nje tjeter kenge kushtuar nenes, gjithe nenave shqiptare, "Kenga
e nenes" fituese e cmimit te pare ne Festivalin e 10-te te Kenges ne
RTVSH, Dhjetor, 1971, kompozuar nga Agim Prodani me tekst nga Poeti
Agim Shehu dhe dubluar nga Sherif Merdani, kisha shume deshire te
shihja edhe kengetarin e atyre kengeve: /Une isha femije ne klasen e
pare/ u ula ngadale n'abetare/ e c'ngjyra m'u hapen ne flete si
lendine/ ja, e para fjale erdhi nena.../
Deshira m'u realizua ne Festivalin e 11-te te Kenges ne RTVSH 1972,
kur une, qe nga ai festival e deri ne vitin 1990 festivali i 29-te,
nuk do shkeputesha per te pare festivalet dhe per t'i mesuar pothuajse
te gjitha kenget.
Ne Festivalin e 11-te te Kenges ne RTV nepermjet ekranit te
televizorit, e pash per here te pare kengetarin Tonin Tershana, ku
edhe fitoi cmimin e pare me kengen "Erdhi Pranvera", kompozuar nga
Pjeter Gaci: / Qendroi dallendyshja e varrur n'fole/ flatrat e lehta i
rrihte ne ere/ qielli i pafund dhe dielli u futen ne krahet e saja/
dhe prap dikush me tha, erdhi pranvera/ por une nuk e besova.../
Pas trofeut qe morri ne Festivalin e 11-te te Kenges, mospjesemarja e
tij ne Festivalin e 12-te, na la te kuptonim se kengetari i suksesshem
morri edhe ai goditjen e radhes si shume artiste te tjere ne ate kohe.
Fati i mire e ndihmoi Toninin t'i shpetonte goditjes se cmendur
komuniste.
Nje vit me vone, ne Festivalin e 13-te Tonin Tershana kendoi kengen e
Agim Prodanit "Kenga e Poetit": / Isha i parritur, di c'kerkoja/ nje
deshire e zjarrte, me trazonte/ donte zemra ime, te kendonte/ per ju o
njerezit e mi.../
Ne Festivalin e 14-te, ne Dhjetorin e vitit1975 Tonin Tershana kendoi
kengen "Miremengjes" dhe dubluar nga Vace Zela: / Dielli diten hap, ti
bij cel syt' e zez/ drita rreth e qark, te zgjon dhe te flet/ eshte
dielli yt, eshte dielli im/ qe ngrihet lart cdo dite/ na rri ne sy, ne
zemra hyn/ drita e Shqiperise.. kompozuar nga Feim Ibrahimi me tekst
nga Natasha Lako.
Gjate provave per ate festival, Tonini ishte pergatitur te kendonte
edhe kenget: "Buka e duareve tona" /Toka jone e lire, kudo ne na
therret/ ne i japim force edhe jete/ ne fusha dhe male djersa jone
kullon/ toka shqiptare rinon../ me autoret Kujtim Laro dhe Xhevahir
Spahiu, si dhe kengen "Dasem ne fshat" /O tek obori i nuses sone/ o
ven e vijne krushq e dasmore/ kercet dajreja dhe hidhet vallja/ c'e
tundin o shamine keto djem e vajza.../ kompozuar nga Agron Xhunga me
tekst Ismail Kadare. Te dyja keto kenge u vleresuan;njera me cmim te
pare dhe tjetra me cmim te trete. Ishte nje goditje indirekte qe i
jepej kengetarit, perderisa edhe ia hoqen ato kenge per te mos i
kenduar ne ate festival.
Nje vit me vone, ne Festivalin e 15-te Tershana kendoi kengen "E
bukura Shqiperi" e kompozuar nga Pjeter Gaci, qe u vleresua edhe me
cmim te trete, dubluar nga Pellumb Katroshi: /Shekuj mbi shkemb e gure/
me plumba e mbrojtem ket' vend/ dhembja s/na mposhti kurre/ ne ecem me
pushke dhe me kenge.../
Ne festivalin e 16-te te Kenges ne RTVSH Tonin Tershana ishte i vetmi
kengetar qe kendoi tre kenge ne ate festival "Cdo agim zgjohesh me e
re" (Kujtim Laro, Xhevahir Spahiu): /Nga duart tona, prej gjakut dhe
djerses u rrite/ c'do agim ti zgjohesh perhere dhe me e re.../ "Gjyshi
dhe mbesa", si dhe kengen "Nena jone" : /Une i vogel n'ato vite lozja/
me gezhoja plumbi neper rruge/ shoket me vinin prane/ shoket ishin si
une.../
Ne festivalin e 17-te kengetari iu rikthye perseri duetit, por kesaj
radhe me nje tjeter kengetar, qe ishte bere po aq i njohur sa ai vete,
kengetari Luan Zhegu, te cilet kenduan kengen "Djepi i Trimerise"
kompozuar nga K.Laro: /Jeta cel lule dhe rini/ bijte e tu jemi
Shqiperi/ djem te forrte rritur ne pranvere/ trimerine mbajme ne gji...
/
Ajo kenge u vleresua me cmim te dyte
Perseri ne festivalin e 18-te Tonin Tershana kendoi nje kenge ne duet
me kolegen e tij te punes, kengetaren e Ansamblit te Ushtrise, Arta
Babaramo "Lulet e Dasmes", kompozuar nga Aleksander Peci: /Nje dite te
thoshja a e mban mend?/ Lulet qe celin kane emrin tend/ dhe une te
flisja plot drite ne sy, lule celi jeta per ne te dy/ Ja k'te te diele
e pritem shume/ nje tufe me lule te solla une.../
Ne festivalin e 19, qe u zhvillua ne Dhjetor 1980 Tonini kendoi kengen
e kompozuar nga
Spartak Tili "Duarartet tane", dubluar nga Suzana Qatipi: / Kjo
shtepia jone cel deren qe na pret, na percjell/ permbi dere krahet e
shqiponjes ka, c'dore i gdhendi valle ata krahe?/... /Duarartet tane
qe j'u njohu bote e gjere/ kur stolisnit jeten-o me dalte dhe gjilpere/
gjithe bukurite, i falet per Lirine/ mbetet i pavdekshem kush qendis
Shqiperine.. ./
Perseri ne Festivalin e 20-te Tershana do te rikthehej ne duet me nje
tjeter kengetare te njohur, Lindita Theodhori, me kengen "Agimet tona",
kompozuar nga Flamur Shehu, me tekst te Luan Qafezezit, fituese e
cmimit te dyte :/ Jehon kjo kenge jehon/ gazmor ne pune ne na fton/
dhe hapi yne me tingujt po kumbon/ ne enderuam o shoke dhe enderojme
gjithmone/ vendit gezim t'i shtojme/ Qiellin e kalter, detin e paster
shoh ne ata sy/ me e bardhe cdo dite plot drite/ vjen per ne te dy.../
Festivali i 22-te do ta rikthente perseri Tonin Tershanen ne fitues te
cmimit te pare me kengen "Vajze moj, lule moj" /Pikoj vesa e mengjesit/
hapi dielli syne e tjarrte/ neper fushe ta ndjeva hapin shoqe moj/ ...
Do te vij si fllad i malit/ do te gjej moj lule fushe/ faqet c'tu bene
flake te kuqe, kur te thash do te marr nuse.../ kompozuar nga Luan
Zhegu me tekst Adelina Balashi dhe dubluar nga Liljana Kondakci.
Ne festivalin e 23-te perseri nje duet, me nje tjeter kengetare qe
ishte ne kulmin e shperthimit te saj si artiste, Parashqevi Simaku,
kenduan kengen e kompozuar nga
Spartak Tili "Ngrohtesi" /Ne shteg te malit mbremja bie/ Eja pse vonon/
femijet jane me lodra yjesh, zbukurojne bredhin tone/ nga puna vij me
buleza djerse dhe per ju mendoj/ dhe ngrohtesine ia ndjej un' vatres/
prej se largu shoqe moj .../
Po ne ate festival Tonini kendoi edhe kengen tjeter"Me shoket e mi",
kompozuar nga Alfons Ballici: /Tok, ne kasolle prane vatres ndezur/
enderuam lirine/ dhe kafshaten e fundit ndame/ si ndame dashurine... /
Ne festivalin e 24 kendoi nje kenge te kompozuar nga Avni Mula me
tekst te Hysni
Milloshit.
Ndersa ne festivalin e 25-te Tonin Tershana kendoi kengen e komozuar
nga
Osman Mula, e cila edhe u vleresua me cmimin e trete: / Ne rrugen me
debore, nje vajze ma ben me dore, si zana/ une para saj qendroj dhe ne
kabine e ftoj, Albana/ e veshur plot me nur, me faqet si purpur nga
era/ papritmas ate cast m'u duk se erdhi vete pranvera.../
Tonin Tershana neper vite ne udhen e gjate e te bukur te kenges ka
qene edhe pjesemarres i anketave muzikore te muajit. Permend ketu
kenget: "Ndalu pak e fol njehere" /...Porsi dielli po te pres/ vashez-o
e mir'-o/ te du pergjithmone. ../. Kengen "Nena e kasolles, kompozuar
nga Pjeter Gaci: /Nje djal' dhe nje kasolle kish' ajo/ dhe dashurine
per malet e larte/ atje ku djali rra/ la pas kasollen qe i digjej
flake/ dhe iku ne mes nates ne tufane/ me shoket e t'birit nena
partizane... /
Gjithashtu Tonin Tershana eshte fitues i cmimit te pare ne Festivalin
e intrepretuesve te kenges ne RTVSH me kengen: "Lumturia nuk dhurohet":
/Shikoj diellin qe po agon/ shijoj aromen qe kundermon/ te lumtur
s'bashku k'te dit' te re e presim ne/ jo, lumturia nuk dhurohet/ nuk
falet, por fitohet.../
Ne repertorin e tij te madh Artisti i Merituar Tonin Tershana ka edhe
kenge
popullore, sic eshte ajo "O moj bukuroshe" /O moj bukuroshe, synin kur
ta pash/ rruges kur kalojshe/ dy tri fjale ti thash.../
Tonin Tershana njihet edhe si kompozitor i kengeve te cilat i ka
kenduar ai vete.
Ne vitin 1980 kompozoi kengen "Pushka kerkon trima" /O i mire i nenes,
trendafil me ere/ mbylle syne e bukur/ gonxhe ne pranvere/ Sot qe je i
vogel, fli bir sa me shume/ se te do atdheu neser te pagjume.../ Kjo
kenge u shpall fituese ne anketen muzikore, si dhe kengen "Manushaqja"
/Me mall e brenge, Naimi te kendoi/ Manushaqe, pse s'ngre kryet
perpjete/ dhimbjen e thelle qe nga zemra pikoi/ pena e arte erdhi
permbi flete.../
Tonin tershana mban titullin e larte "Artist i Merituar"
Edhe pse kengetarin e madh Tonin Tershana e kemi larg fizikisht, ate e
ndjejme prane perhere me zerin e tij melodioz, me kenget e tij te
bukura qe na ka lene... edhe pse jeton ne vend te huaj,ne nje vend, qe,
sic e ka thene vete artisti ne nje interviste, ne vend qe te themi "Miremengjes"
themi "Kalimera",
Deshiroj dhe shpresoj qe ne nje te ardhme te shpejte Artistin e
Merituar kengetar kompozitorin Tonin Tershana ta shohim ne skenat
shqiptare, ne token tone, Shqiperi
|