|
Kryeredaktor
Kabil Bushati
Tel:+355692167985
Llogaria Bankare Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|
Meny Kryesore |
|
Home |
|
Partner |
|

Cėshtja Shqiptare Ende e
Pazgjidhur
Nga Joseph J. DioGuardi
(VėrejtjeKy artikull ėshtė bazuar nė ligjėrimin e autorit (i
cili ishte ligjėrimi kryesor i konferences) nė Washington, DC,
mė 14 Korrik nė konferencėn mbi tė ardhmen e Shqiptarėve nė
Ballkan, e cila ishte organizuar nga divizioni pėr intelegjencė
tė jashtme tė Departamentit tė Shtetit tė SHBA-ve dhe Agjencisė
Qėndrore tė Intelegjencės (CIA)).
* * * *
Ju falėmderit pėr mundėsinė qė tė flas pėr sfidat politike dhe
ekonomike me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt nė Ballkan sot dhe
si kėto sfida, nėse nuk trajtohen, mund tė ndikojnė negativisht nė
paqėn dhe stabilitetin e Evropės Juglindore. Gruaja ime, qė ėshtė
eksperte e Ceshtjeve tė Ballkanit, Shirley Cloyes, ėshtė me ne
sot. Ne sapo jemi kthyer nga njė udhėtim fakt-mbledhės nė Kosovė,
dhe Shirley do ti dorėzojė njė raport, tė titulluar Kosova nė
mėshirė tė fatit udhėheqėsve tė politikės sė jashtme tė Kongresit
dhe Senatit kėtė javė.
Bashkimi nuk ėshtė pėrgjigja
Sė pari, mė lejoni tė them se ku unė qendroj (dhe ku gjithmonė
kam qėndruar) nė lidhje me bashkimin politik tė trojeve shqiptare,
qė do tė kėrkonte ndryshimin e kufijėve ekzistues. Kjo ėshtė cėshtje
qė duket se provokon ndjenjėn e frikės tek ekspertėt e politikės sė
jashtme tė preokupuar me paqėn dhe stabilitetin afatgjatė nė Ballkan.
(Eshtė cėshtje qė gjithashtu pėrdoret nga kundėrshtarėt tradicional
tė popullit shqiptar dhe tė muslimanėve nė pėrgjithėsi pėr tė nxitur
flakėn e racizmit dhe urrejtjes etnike.)
Prandaj, unė nuk pėrkrah domosdoshmėrisht bashkimin e shqiptarėve
dhe kurrė nuk e kam propozuar kėtė si zgjidhje pėr shtatė milionė
shqiptarėt qė jetojnė pranė njėri tjetrit nė Evropėn Juglindore. (Kėtė
nuk e pėrkrahė as ndonjė nga anėtarėt e bordit tė Ligės Qytetare
Shqiptaro-Amerikane , qė ėshtė njė lobi vullnetar qė kisha themeluar
mė 1989.) Nė fakt, unė nuk kam vėrejtur ndonjėherė pėrkrahje tė
madhe a tė qartė nė komunitetin shqiptar sa i pėrket bashkimit
politik tė trojeve shqiptare, vecanėrisht jo gjatė njėzet viteve tė
fundit qė kur kisha lėnė Kongresin. Mirėpo, sigurisht qė ka grupe tė
vogla qė herė pas herė flasin pėr kėtė, por kėto grupe kanė pak apo
aspak pėrkrahje nė Ballkan apo nė diasporėn shqiptare.
Cka sa i pėrket bashkimin e Kosovės me
Shqipėrinė?
Martesa mė e mundėshme, nga njė pikėpamje logjike (pasi qė janė dy
shtete sovrane) do tė ishte nė mes Kosovės dhe Shqipėrisė, si lidhje
kryesore e procesit tė bashkimit shqiptar. Mirėpo, nuk kam vėrejtur
ndonjė lėvizje apo mendim tė elites politike e as tė popullit shqiptar
atje qė do tė fillonte kėtė proces. Nė fakt, unė besoj se e kundėrta
ėshtė e vėrtetė, sepse shqiptarėt e Kosovės dhe Shqipėrisė kanė kaluar
nėpėr njė eksperiencė tė ndryshme historike e politike qė nga ngritja
nga hiri i Perandorisė Otomane mė 1912. Efekti tmerrues i diktaturės
Staliniste Komuniste tė Hoxhės mbi shqiptarėt e Shqipėrisė kishte pėr
bazė edhe izolimin e plotė tė tyre nga shqiptarėt e Kosovės dhe krijoi
njė ambient krejtėsisht tė ndryshėm kulturor, shpirtėror, dhe ekonomik.
Nė anėn tjetėr, besoj se ideja e bashkimit apo Shqipėria e Madhe
ėshtė njė mjet qė pėrdoret nga lobi serb dhe pėrkrahėsit e pakėt tė
tyre nė qendra si Washingtoni dhe Brukseli pėr tė hequr vėmendjen tonė
nga nevoja pėr demokratizimin e Serbisė dhe integrimin e saj nė Evropė.
Diktatori tani mė i vdekur, Slobodan Millosheviq, pėrdori kėtė koncept
pėr tė frikėsuar Evropėn me shqiptarėt muslimanė dhe pėr tė
margjinalizuar tutje popullin shqiptar tė Kosovės, gjerėsa po ndjekte
planin e tij pėr Serbinė e Madhe, gjė tė cilėn edhe e realizoi
deridiku me krijimin e Republikės Serbe (Srbska). (Pasardhėsit e
Millosheviqit edhe tani po e vazhdojnė ėndėrrėn e perandorisė serbe
duke zgjeruar Serbinė nė Mitrovicė nė pjesėn veriore tė Kosovės,
pėrmes ndarjes de facto tė Kosovės kundrejtė vullnetit tė Kombeve tė
Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.) Nė fund, nuk kam asnjė dyshim se
cfarėdo ndryshimi kufijsh sot nė Evropė do tė na dėrgonte nė
jostabilitet politik shkatėrrues duke ofruar mundėsi pėr bashkimin
edhe tė hungarezėve qė jetojnė nė Hungari dhe Serbi (Vojvodinė),
Romani, dhe Sllovaki, apo edhe tė kurdėve qė gjithashtu janė tė ndarė,
por jetojnė pranė njėri tjetrit nė Turqi, Irak, dhe Iran.
Kontroll nga Shumica me tė Drejta pėr
Pakicat Zgjidhja e Vetme
Pra, cila ėshtė zgjidhja pėr popullin shqiptar? Nė Kosovė, ėshtė
kontrolli nė duar tė shimicės me tė drejta pėr pakicat dhe
integrimi nė Bashkimin Evropian. Kosova ka 92 pėrqind shumicė
shqiptare. Meriton tė jetė e pavarur. Kufijt e saj nuk kanė ndryshuar
qė nga dezintegrimi i Jugosllavisėvetėm se statusi i tyre tani ka
ndryshuar, nga kufijė provincial/republik an nė kufij shtetėror.
Kufijtė e Kosovės nuk duhet ndryshuar tani pėr tė kėnaqur Serbinė dhe
Rusinė. (Mandej, Rusia duhet kundėrshtuar shpesh dhe zėshėm nga BE dhe
Shtetet e Bashkuara pėr pėrzierje nė politikėn e brendėshme dhe tė
jashtme evropiane.) Tutje, tė drejtat e plota tė pakicave pėr
shqiptarėt ne Mal tė Zi, Luginė e Preshevės, Greqi, dhe Maqedoni duhet
tė respektohen sipas standardeve mė tė larta ndėrkombėtare pėr tė
parandaluar jostablitet tė ardhshėm nė tokat shqiptare pranė Kosovės
dhe Shqipėrisė. (Eshtė ironike qė plani i Ahtisaarit u jep serbėve nė
Kosovė tė drejtat mė tė mira tė minoriteteve si askujt tjetėr nė
Evropė, pėr gjerėsa ende kemi shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės dhe nė
Mal tė Zi qė jetojnė nėn kushte tė aparteidit edhe sot.)
Greqia dhe Turqia duhet tė njohin dhe pranojnė ekzistencėn e pakicave
tė mėdha shqiptare nė kėto vende dhe tė mbrojnė tė drejtat gjuhėsore,
kulturore, dhe ekonomike tė shqiptarėve qė jetojnė atje si qytetarė
dhe si banorė tė pėrkohshėm. Greqia, mandej, duhet tė zgjidhė plagėn
e pashėruar tė popullsisė Came qė ishte shpėrngulur dhunshėm nga
Greqia Veriore gjatė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore. (Camėria ėshtė
bėrė problemi palestinez i Evropės qė kėrkon zgjidhje pėrmes
riatdhesimit apo kompenzimit tė pronave came sipas njė plani tė
pranuar pėr tė dyja palėt.) Nė fund, Maqedonia e dominuar nga sllavėt
duhet ti implementojė tė gjitha obligimet e dala nga Marrėveshja e
Ohrit dhe tė ndalojė menjėherė manipulimin e partive politike
shqiptare atje, duke ngritur tensionet nė mes tyretensione kėto qė nė
ditėt e fundit u kthyen edhe nė dhunė.
Antėrasi nė Bashkimin Evropian pėr
Kosovėn dhe Shqipėrinė
Nė Shqipėri, qeveria ende ėshtė e dobėt dhe joefektive. Kundėrshtia
e mėse dy dekadave tani nė mes partisė Demokratike dhe asaj Socialiste
e ka lėnė vendin tė zhytet nė korrupsion dhe tė destabilizohet nga
skandalet e ndryshme, mė i fundit ndėr ta qė kishte tė bėnte me
shitjen e armėve kineze tek ushtria amerikane ne Afganistan, qė ka
rezultuar edhe nė involvimin e ambasadės tonė atje. Pėr shumė vite
problemet e Shqipėrisė janė injoruar pėr gjerėsa ajo rrinte e qetė
kundrejtė statusit tė Kosovės. Koha ka ardhur qė tė insistohet pėr
standarde shumė mė tė larta politike, juridike, dhe ekonomike atje dhe
tė involvohemi nė transformimin e drejtė tė asaj shoqėrie, qė sikur
edhe ajo e Kosovės, janė kryekėput pro-amerikane. Gjerėsa kjo tė mos
ndodhė, Shqipėria nuk do tė jetė mė afėr futjes nė BE se sa qė ishte
para dhjetė viteve, gjė qė do tė conte drejtė korrupsionit mė tė madh,
stagnimit politik, dhe jostabilitetit politik.
Pranohen apo jo Shqipėria dhe Kosova nė BE (dhe cdo pėrpjekje duhet
bėrė qė pranimi i tyre nė BE tė ndodhė dhe tė ndodhė shpejtė),
pėrgjigja nuk ėshtė vetėm sundimi i ligjit, gjė qė do tė linte
shqiptarėt brenda kufijėve tė vet, edhe pse atje atėherė do tė
kapeshin kontrabandistė t dhe trafikantėt qė shfrytėzojnė kėto vende.
Zgjidhja e vetme dhe e vėrtetė do tė ishte sigurimi i zhvillimit
ekonomik pėr kėto vende nėn pėrkrahjen e SHBA-ve dhe BE-sė, integrimi,
dhe mbrojtja e tė drejtave tė njeriut dhe qytetarit. Shqiptarėve
duhet tu jepen lehtėsime tė mėdha pėr marrjen e vizave perėndimore
(sic iu janė ofruar serbėve) pėr udhėtime dhe punėsime sezonale nėpėr
Evropė. Kapitali njerėzor i Kosovės, pėr shembull, paraqet ndoshta
edhe potencialin e saj mė tė mirė pėr eksport, pasi qė ajo ka njė
popullatė shumė tė re, shumė tė zellėshme, dhe kreative, nga tė cilėt
mėse 500,000 janė tė papunė dhe shumė tė tjerė tė nėnpunėsuar.
Shqiptarėt flasin anglishtė dhe gjuhė tė tjera, merren suksesshėm me
biznes nė mes veti dhe me bashkafaristė evropianė, dhe kanė njė
vullnet dhe dėshirė tė madhe pėr demokraci.
Pėrfundim
Zgjidhja qė do tė parandalonte njė pėrgjigje tė dhunėshme kundrejtė
kushteve nė territoret shqiptare nuk ėshtė bashkimi. Perėndimi, nė
krye me SHBA-tė, duhet tė sigurojnė kontrollin e Kosovės mbi tė gjithė
territorin e saj duke parandaluar kėshtu ndarjen e veriut dhe duhet tė
investojnė nė arsim, infrastrukture, zhvillim ekonomik, dhe nė tė
drejtat njerėzore pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan. SHBA-tė
harxhuan mėse njė miliard dollarė gjatė udhėheqjes sė luftės sė NATO-s
kundėr Serbisė mė 1999. SHBA-tė po ashtu karxhuan edhe njė pjesė tė
madhe tė kapitalit politik gjatė udhėheqjes sė procesit pėr tė arritur
deri tek pavarėsia e Kosovės nė Shkurt 2008. Prandaj, do tė ishte
budallallėk qė ky investim kaq i madh tė lihej duke ia lėnė kėshtu nė
dorė fatin e tė ardhmės sė Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėve nė
Ballkan vetėm Bashkimit Evropian, qė gjithėherė ka qenė i ndarė sa i
pėrket cėshtjes shqiptare. Nėse SHBA-tė nuk udhėheqin edhe tani
duke e konfrontuar Rusinė, Serbinė, dhe Greqinė, nė Ballkan, neve do
tė detyrohemi ta pastrojmė edhe njė problem ballkanik nė tė ardhmen,
sic na ėshtė dashur tė bėjmė gjithėherė nė tė kaluarėn. Dhe, sidoqoftė,
njė tėrheqje e tillė e SHBA-ve nuk do tė ishte mėnyra mė e mirė pėr
ti trajtuar miqtė tanė tė vetėm dhe tė vėrtetė atjepopullin shqiptar.
25 Korrik 2008
Ish-Kongresisti Joe DioGuardi ėshtė kryetar themelues i Ligės
Qytetare Shqiptaro-Amerikane
rovipepi@hotmail.
it
www.albanesitalia. blogspot. com
From: rovipepi@hotmail. it
Subject: JU LUTEMI NJIHUNI ME LETREN ,SUGJERONI E MBESHTETNI ,para se
te publikohet gjithandej.. .
Date: Mon, 4 Aug 2008 17:22:45 +0200
I NDERUAR Z.JOSEPH I.DIO GUARDI!
sapo u njohem me ligjerimin juajne dt.14 korrik 2008 ne Konferenzen
mbi te ardhmen e Shqiptareve ne ballkan,mbajtur ne amerike..
E KONSIDEROJME FJALEN JUAJ NJE TJETER KONTRIBUT MADHOR QE JU PO
JEPNI,ne vazhdim te perpjekieve si burr politike per zgjidhjen me te
mire te ceshtjes sone kombetare.
Rruga qe ju propozoni ka ngelur e vetmia qe garanton paqe e
stabilitet ne rajonin e ballkanit,pasi ai eshte historikisht e
vazhdon akoma te jete i mbarsur me urrejtie etnike,fetare etj...ku
ne shqiptaret paqesor kemi qene viktimat e para...
ne e mbeshtesim ligjeraten juaj pasi jemi te bindur se nuk ka
alternative tjeter pas ngjarjeve te fundit te politikes europiane e
boterore..
me kete rast ju garantojme ne emer te shumices se shqiptareve e se
kembengulim per nje zgjidhje te drejte te ceshtjes sone
kombetare,nuk kerkojme ne asnje menyre perkeqesimin e situates ne
rajonin tone,apo Europe.
ajo qe aspirojme ne shqiptaret si sot dhe dje ,eshte PAQIA dhe
fqinjesia e mire me kedo qe respekton te drejtat tona legjitime.
nderkohe ashtu si theksoni dhe ju ne kete ligjerat brilante ,eshte e
papranueshme per cdo shqiptare,qe te kete akoma dhe sot shqiptare te
detyruar te jetojne ne kushtet e nje apartedi te plot sic po ndodh
aktualisht ne luginen e Presheves,ne Malin e Zidhe ne Maqedoni.
Eshte akoma me keq per politiken shoviniste qe ndjek shteti Grek
ndaj shtetit shqiptare.E themi kete sepse ky shtet ka hyre ne
familjen e madhe EUROPIANE,edhe sot e kesaj dite mban ligjin e
luftes ne fuqi.E bejme prezent kete fakt absurd e hipokrit sepse pa
eliminimin apo min. e ultarnaz. grek apo serb asnjehere sdo te kete
liri te vertet te Kosoves,te drejte te Camerise te dhunuar me
genocid 65 vjet me pare...
S i miqte juaj kemi besim tek drejtesia e mbeshtetja e mikut tone te
MADH historikisht AMERIKAN.
NE SHQIPTARET JEMI DAKORT TE HYJME NE EUROPE DHE TE SHPERNDARE NE 5
SHTETE ,PO KURRE SI SKLLAV MODERN !VETEM E VETEM SI QYTETARE
EUROPIAN ..i kemi shkruar parlamentit Europuan ne nje nga petizionet
per pamvaresin e Kosoves.
JU FALENDEROJME AKOMA PERZEMERSISHT PER KONTRIBUTET E MEDHA QE KENI
DHENE E PO JEPNI PER KOMBIN TONE,UROJME QE POLITIKA AMERIKANE TJU
MBESHTES NE TE ARDHMEN...
me respekt e besim shqiptare
|