Te nderuar Vizitor Jeni duke vizituar Gazeten Lokale Shkodra, kjo Gazete Shperndahet jo vetem ne Shqiperi  por edhe ne Greqi dhe shtetet Fqinje,

 Kryeredaktor  Kabil  Bushati    Tel:+355692167985

  Llogaria Bankare  Nr.410023424

  Banka Kombetare Tregtare Dega       Shkoder         

   Meny Kryesore
  Home
  Partner

Radio Deutsche Welle

Radio BBC

Zeri i Amerikes

New York Times

Washington Post

Corrierre della Sera

Euronews

NATO

NATO - KFOR-Kosovo

Euronews

Amnesty International

World-newspapers  

The European Parliament

European Community 

Washington Post

The White House

UK Ministry of Defence

IWPR

London

Berlin

Die Welt

Kerko ne GOOGLE
  

                     

 

                            Kolonja -Treva e Fan Nolit dhe burrave te shquar te kombit!-Halil Katana‏

Kolonja-treva e burrave tė shquar tė kombit shqiptar

Pėr Kolonjėn janė shkruar dhjetra monografi, libra historikė dhe artistikė, poezi, artikuj, reportazhe e gjini tė tjera publicistike. Unė kam gjetur materialin e duhur pėr kėtė reportazh nė librin "Kolonjė e bukur Kolonjė" tė autorit Lluka Pashko dhe nė librin "Partizanėt e Gramozit", tė kolonelit Hulėsi Topollai, kushtuar ēetės sė Kolonjės dhe Batalionit "Hakmarrja".

Treva e Kolonjės, me njė hapėsirė territoriale relativisht tė vogėl, i ka dhėnė kombit shqiptar figura tė ndritura, me shumė se ēdo krahinė tjetėr, nė raport me territorin. I ka dhėnė luftėtarė, komandantė ushtarakė- njerėz tė luftės. I ka dhėnė mendimtarė tė mėdhenj, qė nga koha e Rilindjes e nė vijim.

Mali i Gramozit, qafa e Kazanit, Qafa e Badrės, kulla e Qarrit, kalaja e Hollmit, kalaja e Gradecit, kalaja e Melesinit, gryka e Barmashit janė dėshmi e gjallė e luftrave qė ka bėrė populli i kėsaj krahine pėr liri dhe pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale. Ėshtė e njohur nė histori kryengritja e Zylyftar Podės kundėr forcave pushtuese turke. Janė tė njohura luftrat e patriotėve tė shquar kundėr shovinistėve grekė tė udhėhequra nga Themistokli Gėrmenji, Sali Butka, Spiro Ballkameni, Qamil Panariti, Dilaver Lubonja, Zalo Prodanit etj. Nė plejadėn e rilindasve tanė zėnė njė vend nderi: Hasan Zyko Kamberi, Jani Vreto, njė brez i tėrė i fisit Qirjazi si Gjerasimi, Gjergji, motrat Parashqevi dhe Sevasti Qirjazi, Shahin Kolonja etj., qė punuan pėr mėmėdhenė. E pėr kėtė qellim dhanė jetėn Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, at Stathi Melani etj. - dėshmorė tė Rilindjes kombėtare. Kolonjarėt qėndruan e luftuan pėr mbrojtjen e tėrsisė sė atdheut pas shpalljes sė Pavarsisė, duke e vaditur tokėn me gjak si Zalo Prodani, Gani Butka, Telemak Gėrmenji, Nuri Dume, Qani Ypi e tė tjerė. Hasan Qinami u ngrit nė mbrojtje tė qeverisė demokratike tė Nolit, kundėr monarkisė mesjetare. Nga kjo trevė janė edhe intektualėt dhe politikanėt e shquar si Fan Noli e Faik Konica, tė cilėt kanė luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm pėr formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar dhe pėr mbrojtjen ndėrkombėtare me dinjitet intelektual tė tė drejtave tė kombit shqiptar etj. Prandaj, pėrkrahja qė nė fillim, zgjerimi i shpejt dhe zhvillimi Lėvizjes Antifashite Nacionalēlirimtare nė Kolonjė, nuk ishte njė rastėsi. Kjo lėvizje kaq e hovėshme e kishte bazėn tė fryma e lartė patriotike e rrėnjosur brez pas brezi, nga figura tė tilla tė shquara kombėtare, qė ka nxjerrė kjo trevė.



Luftimet e betejat e kryesore tė forcave partizane tė Kolonjės gjatė LANĒ

Lufta e Lekovikut, kundėr fashistėve italianė 15-16 maj 1943; Sulmi kundėr autokolonės italiane te ura e Shalėsit 17-18 maj 1943; Lufta e Kuqarit 1-5 korrik 1943;

Lufta nė grykėn e Barmashit kundėr forcave gjermane 6 korrik 1943; Lufta nė urėn e Dukės kundėr autokolonės gjermane 15 shtator 1943; Lufta e Blushit 12 nėntor 1943; Lufta e Lubonjės 1 shkurt 1944; Lufta e Qafėzezit 6 shkurt 1944; Lufta e Gostivishtit kundėr forcave gjermano-balliste 17 shkurt 1944. Kėto luftime e beteja i kanė zhvilluar partizanėt e ēetės sė Kolonjės dhe tė batalionit "Hakmarrja", si dhe formacionet territoriale e do tė mbetėn brez pas brezi nė historinė e Kolonjės.

Kurrė nuk mund tė harrohet vetmohimi i dėshmorėve: Jonus Selenica, Nasi Vodica, Baki Dume, Stillo e Rrapi Gostivishti, Yrrjet Novosela, Shaniko Starja e shumė tė tjerėve.

Partizani i vogėl Ahmet Bektashi para skuadrės sė pushkatimit tė nazistėve, nuk pranoj tė shkelte yllin, pėr tė shpėtuar jetėn.



Kultura e jetesės sė kolonjarėve

Porsa filluan tė shpėrndahen manifestuesit, na ftojnė tė futemi nė njė shtėpi, tė freskohemi e tė ēlodhemi pak. Ėshtė shtėpia e Dhimitraq Jovanit, ngritur majė njė kodre. Aty mėsova se kisha shkuar te shtepia e shokut tim tė vjetėr, Viktor Jovani. Kemi qenė pedagogė nė Shkollėn e Lartė tė Bashkuar tė Oficerėve... disa vjet. Ai tani u ndodhka nė Itali, sė bashku me Jetėn, te fėmijėt e tyre, qė i kanė atje me dokumente tė rregullta.

Na presin: Dhmitraqi, Pirro..., vėllezėrit e Viktorit dhe nuset e tyre. U qesh fytyra kur futemi nė oborr. Na pėrqafojnė si shokė tė Viktorit. Ulemi pėrjashta nė hijen e njė pjergulle dhe na sjellin birrė tė ftohtė, por ne kundreshtojmė : "Duam dhallė",- thotė Mikado. Njė nuse e shtėpisė, me trup selvi, veshur me nje fustan ngjyrė kremi, tė gjatė deri nė fund tė kėmbėve, na servir gota tė mbushura me dhallė, me njė gisht ajkė qumėshti. Pimė secili nga dy gota, duke lėshuar njė "Ah, na kėnaqe" e duke fshirė buzėt e lyrosura . -Pse gjyshi juaj e ka ngritur shtėpinė kėtu, majė kėsaj kodre, pse nuk e ka ndėrtuar, aty poshte, nė livadhin e blertė?- pyeta unė. -Ja kėtu ėshtė mė bukur, hapet horizonti,- u pėrgjgj njeri,- por unė i dhash tė kuptojė se nuk ėshtė kjo arsyeja. -Jo, jo,- ia priti Pirrua.- Aty poshtė ka qenė tokė buke, ka qenė edhe vreshtė shumė e mirė. Bėhej bistaku i rrushit sa njė maēok.

-Kjo ėshtė arsyeja,- i thahė unė.- Shqiptari ka vuajtur pėr tokė bujqėsore, e ka ruajtur tokėn dhe shtėpinė e ka bėrė rrėzė malit e majė kepit. Sot ndodh e kundėrta. Zbresin njerėzit nga malet dhe bėjnė ndėrtime midis tokės bujqėsore. E shkatėrruam tokėn, s“do tė kemi tokė t“u lėmė brezave...

Vėshtroj me kujdes muret e kėsaj kulle. Mė thonė se ajo ėshtė ndertuar nga gjyshi i tyre, mbi njėqind e ca vjet mė parė. Janė mure me gurė relativisht tė mėdhenj, ndėrtuar me llaē nga njė dorė ustai. Ky mur ka njė lidhje tė fortė me llaēin, si njė mur kėshtjelle. Qoshet e kullės janė tė skaliura nga mjeshtri, nė formėn e blloqeve tė betonit, ēka i kanė dhėnė murit njė qėndrueshmėri tė lartė. Nė pjesėn e sipėrme, ku bashkohet me ēatinė, ka njė vetull artistike nė formė strehe, prej gurėsh tė gdhendur, pėr tė mbrojtur murin nga uji qė bije nga ēatia. Ndėrsa ēatia ėshtė me rrasa guri, qė s“kanė luajtur nga vendi pėr mėse njė shekull. I pyes tė zotėt e shtėpisė nėse e kini restauruar ndonjėherė kėtė kullė. Ata mė thonė se muri s“ka pasur nevojė tė resaturohet, sepse anjė gur nuk ka luajtur nga vendi, asnjė milimetėr. Vetėm e kemi pastruar, duke i larė e zbardhur gurėt me solucion, kemi zgjeruar dritaret se kanė qenė tė vogla.

Oborrin e kanė shtruar tani vonė, me pllaka guri shumėngjyrėshe, qė formon njė mozaik tė bukur. Dhomat janė shumė tė pastra, tė shtruara me tapete tė kushtueshme dhe me orenditė e shtėpive nė qytet.

Duke vėrejtur me kujdes kėtė kulturė jetese, m“u kujtua Miss Edith Durhami, anglezja famėmadhe, e cila 100 e ca vjet mė parė ka kaluar nė kėto anė dhe ka shkruar me ndjenjė e dashuri pėr kolonjarėt, pėr mikpritjen, bujarinė, pastėrtine dhe, pėrgjithėsisht, pėr kulturėn e jetėsės sė tyre. Shtėpitė,- thotė Durhami, - i kishin tė rehatshme. Dyshemetė ishin tė shtruara me qilima me motive tė bukura, kuq e zi. Dhomat i kishin tė pastra xixė. Dėrrasat e dyshemeve, zbardhuar nga tė fėrkuarit dhe enėt shkelqenin nė raft. Durhami ishte njė vėzhguese e hollė, e rritur nė Londėr nė njė familje aristokrate. Prandaj vlerėsimet e saj rrjedhin nga mbresat qė i kanė krijuar kolonjarėt, tė cilėt kanė tė drejtė tė krenohen me kulturėn e tyre. Kanė tė drejtė tė krenohen pėr kulturėn, pėr mikėpritjen, pėr atdhetarizmin e shumė virtyte tė larta.

Nė bisedėn, qė po zhvillonim nė oborrin e kėsaj shtėpie, mė erdhi nė mendje njė dialog ndėrmjet dy burrave me emėr. Kishte rėnė fjala pėr Kolonjėn dhe kolonjarėt. "Kėta kolonjarėt janė njė ēikė mendjemėdhenj" ,- ishte shprehur njėri. "Jo, e ke gabim,- i qe pėrgjigjur tjetri.- Nuk janė mendjemėdhenj. Kolonjarėt dhe tropojanėt janė popull krenar"!



Duke u larguar nga Kolonja

Rrugėtojmė nga Vodica nė Prodan, ku do tė hamė drekė. Dielli ėshtė nė zenit. Pllaja e Kolonjės duket tej pėr tej me ngjyrėn jeshile. Ajo i ngjanė njė tablloje pikture, tė mbėshtetur pjerrtazi nė rrėzė tė vargmalit tė Gramozit, i cili ėshtė mbuluar me lara bore dhe ngrihet madhėshtor deri nė qiell. Rruga nacionale ėshtė e asfaltuar mirė. Qyteti i Ersekės ėshtė i pastėr, rrugėt e asfaltuara. Them se qytet mė tė pastėr sot nuk ka nė Shqipėri. Pas tij vijnė Permeti, Puka dhe Pogradeci. Muzeu i qytetit ėshtė ruajtur i padėmtuar. Nė kėto vite tė vėshtira tė pėrmbysjeve e shkatėrrimeve tė mėdha, kolonjarėt kanė ruajtur tė paprekur historinė e tyre. Nė Prodan ėshtė ngritur njė lokal luksos. Veē mishit tė pjekur aty ka edhe troftė, qė rritet nė vaska tė mėdha, me ujė tė ftohtė e tė pastėr qė rrjedh nga Gramozi.

Kėtu nė Hamull, nė Zall,- thotė veterani Lluka Pashko, - ka rėnė dėshmor kryetari i Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Borovės, Koli Minga.

Ngado qė shkojmė gjejmė gjurmėt e atyre qė ranė pėr Shqipėrinė.

Rreth orės pesė pasdreke nisemi pėr Tiranė. Tani dielli ka kaluar nė perendim. Ai po i afrohet ngadalė vargmalit madhėshtor tė Ostrovicės mbuluar me borė, qė i ngjanė njė perdeje gjigande nga toka nė qiell, prapa sė cilės fshihet dielli kur perendon.

Duke soditur perendimin e diellit nga pllaja e Kolonjės pėrjeton njė mrekulli tė vėrtetė, qė nuk mund ta pėrshkruash. Duke qenė se kjo pllajė ėshtė e pjerrėsuar me ngritje nga lindja, rrezet e diellit derdhen mbi tė si nė pasqyrė. Muret e shtėpive duken tė bardha si bora. Rehova e veēanėrisht Starja, nė rrėzė tė Gramozit, duket sikur i jep dritė gjithė vendit, me muret e bardha dhe me xhamat e dritareve, nė tė cilėt pasqyrohet drita e diellit, qė bije pingul mbi ta. Kur perendon dielli mbi qytet, ai ushqehet me dritė nga reflektimi i diellit nė Starje dhe nė borėn e malit tė Gramozit. Nga tė dy anėt e rrugės shtrihen fshatrat e bukur: Kreshova, Mileci, Butka, Helmesi, Bejkova, Selenica, Qinami... Kudo janė ndėrtuar shtėpi tė reja, vila moderne si nė vendet e zhvilluara evropiane. Janė investimet e emigrantėve, qė punojnė jashtė vendit dhe mendojnė tė kthehen pėrseri. Se, tani pėr tani, kėto vila janė thuajse bosh. Kanė mbetur vetėm pleqėt e fėmijėt e vegjel. Kjo tokė i thėrret qė ata tė kthehen. Le tė shpresojmė dhe t“i besojmė thėnies sė Durhamit: "Shqiptarėt,- shkruan ajo,- kanė aftėsi tė mėdha pėr punė nė vende tė tjera. Paratė e fituara nė mėrgim ata i investojnė nė atdhe".

Nė dalje tė Kolonjės ėshtė Mollasi. Tė thonė se Mollasi, dikur ka qenė njė pllajė me dėllinja e shkurre. Rinia e pati kthyer nė njė plantacion tė madh mollėsh. Prodhonte mijėra kuintalė mollė starkinge. Por ato i kanė prerė "luftėtarėt" e shkatėrrimit tė veprave tė komunizmit, si kėtu edhe nė Qafė Plloēė, afėr Pogradecit etj. Sot kėto vende janė krejt tė zhveshura nga pemėt, kanė mbetur djerrina.

Kemi arritur nė Qafė tė Qarrit, ndėrkohė qė dielli ka perenduar.

Kthej kokėn nga Kolonja, shoh qiellin e kuqėremėt, shoh Rrafshnaltėn, qė po zhytet ngadalė nė errėsirė, si nusja nė dhomėn e gjumit. Fli Kolonjė, e bukur Kolonjė!

Dhe unė i them: "Natėn e mirė"!



NGA
Halil Katana

 Copyright © 2007. www.Gazetashkodra.net