|
Kryeredaktor
Kabil Bushati
Tel:+355692167985
Llogaria Bankare Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|
Meny Kryesore |
|
Home |
|
Partner |
|

POETI ME FYTYRĖ
KRISHTI
nga TRABOINI
Ndoc Gjetja ėshtė njė prej
poetėve mė pranė shpirtrave njerėzore nė poezinė shqipe bashkėkohore,
apo siē e ka cilėsuar njė studiues, poeti qė di me ēdo varg ti bjerė
bukur tastierės sė humanizmit. Ai kėtė frymė e timbėr tė zėrit tė vet
kurrė nuk u rrek ta tradhėtonte. Besnik i patundur i bindjeve e
prirjeve tė veta, si njė orakull, ai vazhdon tė shkruaj edhe sot e
kėsaj dite me atė sinqeritet siē u shfaq aq i befasishėm kur ishte veē
se njė gjimnazist nė Lezhė. Poezi e thellė, e ndjerė, poezi nė tė
cilėn rrėfehet bota e njeriut, intimiteti, mardhėniet njerėzore, madje
edhe me sendet rreth e rrotull. Ardhja e tij nė letėrsi shėnoi disi
rėnien morale tė shkelqimit tė improvizuar tė poetėve qė pėrbėnin
triumviratin monist tė letėrsisė, tė cilėt, vertetė dinin tė thurnin
vargje, i kishin dėrguar edhe jashtė pėr studime zhdanoviane, pėr tė
qėnė kėshtu poetė oborri, siē i klasifikonte Frederik Rreshpja, por
kėtyre tė kreut u mungonte sinqeriteti poetik. Shkruanin ca poema pėr
ca shqiponja qė flututonin lart, kur shqiptari zvarritej si krimb
baltrave herė mbi dhč e herė nėn dhč. Shkruanin pėr ca ugare e baltra
krenare, pėr ca qytete industriale, pėr ēelik, hekur e beton, e kėto i
shpalosnin nė faqe gazetash me njė krenari tė shpifur, ndėrkohė poetėt
qė revoltoheshin si ndaj sistemit tė dhunės por dhe imponimit krijues,
pėrgjunjėshin, dhunoheshin, madje edhe pushkatoheshin si Trifon
Xhaxhika, Vilson Blloshmi, Genci Leka dhe Havzi Nelaj. Ata, tė mėdhejt
e dikurshėm, edhe sot e ruajnė xhelozisht prijtarinė fodulle nė
poezinė shqipe me patericat e njė tė huaji qė e njeh gjysėm globi larg
poezinė shqipe, kritik qė ka bėrė riklasifikimin e poetėve elitare
konformist krejt ngjashėm me ēfarė e shiste si lakra tregu i
realsocit. Po fundja le ta falenderojmė edhe pėr kėtė, kritikun e
huaj, se po na i mban me berihaj rosinantėt e poezisė sė monizmit,
kasnecėt letėrsisė sė diktaturės qė sot kanė dalė nė publik me njė luk
tė ri. Por mė kot. Se vertetė njerėzit e shihnin Konstandinin qė ja
kish shaluar rrasės sė varrit si kalė, por edhe erėn e baltrave tė
varrit ja ndjenin.Dhe thonin, ky kalorės egėrshan nuk ėshtė i gjallė,
ėshtė i vdekur, shkon i vdekuri me tė gjallė, shkon i gjalli me tė
vdekur.
Natyrisht, kushdo qė ka patur ambicjen pėr tė fituar emrin poet
asokohe tė pėrdhunėshme, ka paguar haraēin e konformizmit. Keq apo
mirė, me dashje apo pa dashje duhej ti kėndontė njė kėngė lavdėruese
tiranisė ēdo autor, por kėtu nuk ėshtė fjala pėr haraēin qė paguhej me
imponim, por pėr pėrjargjet e atyre qė nėn shėmbėllesen e diktatorit
tė madh, si tė ishin marioneta teatri kukllash, bėnin diktatorin e
vogėl nė koperativen e shkrimtarėve bolshevikė.
Edhe Ndoc Gjetja e pagoi haraēin e vet historik. Por ndėrkohė ai nė
tėrėsinė e tij mbeti poet i vertetė. Poezia e tij qytetare, ndryshe
prej poezisė marciale tė krerėve tė letėrsisė, kėrkonte tek njeriu,
tek perjetimi, tek intimiteti, tek ndjesitė e mira e tė bukura. Ajo
poezi u bė fort e dashur pėr lexuesit. Falė kėsaj, Ndoc Gjetes i
mbetėn nga koha e krijimtarisė nėn regjimin monist, shumė mė tepėr
poezi se sa atyre qė prodhonin me shumicė pėr tė mbushur depot e
propogandės komuniste me vepra qė i imponoheshin popullit brenda dhe,
falė parave pa kursim qė jepte regjimi, tollombacja e kuqe fryhej edhe
jashte shtetit, packa se deri me sot, askush nuk ka marrė pėrsipėr tė
bėjė njė hulumtin se sa para janė vėnė nga rregjimi monist qė letėrsia
realsocit tė ēante bllokaden imperialisto-revizioniste.
Megjithė fryrjet qė u bėheshin agjitatorėve tė letėrsisė sė partishme,
tė cilėt zinin vend nė tribuna, kongrese e kuvende krahas krerėve tė
diktaturės, ata nuk i shpėtonin dot sfidave nga brėnda. Njė sfidė
ishte Kasėm Trebeshina. Nuk e lanė njė ēast tė lirė por e kalben
burgjeve e veprat ja dogjen me vendim tė gjykatave tė ashtuquajtur
popullore.
Se tė gjitha, edhe mbjellja e tokave me kokalla, nė emėr tė popullit
bėhej. U shfaq si meteor Bilal Xhaferri. Plasėn ta hiqnin nga udha e
letėrsisė, ku dikujt i bėnte hije mesadukej, sa njė Fadil Paēram qė
bėnte edhe partinė edhe letėrsinė( por e pėsoi nga tė vetet), e
anatemoi Bilal Xhaferrin publikisht, sa e degdisi tė arratisej. Por
edhe atje larg nė Ēikago e gjetėn nė vitin 1987 - vdekja enigmė qė
pikėlloi artdashėsit por gėzoi jerarkėt e letersisė moniste, qė vollėn
vrer ndaj tij.
Krijimtaria e Frederik Rreshpės e Ndoc Gjetjes bashkuar me atė tė
Jorgo Bllacit e ndonjė tjetėr, ishin gjithashtu sfida qė ju bė poetėve
tė elitės sė diktaturės. Frederikun pesimist e tė zymtė qė guxoi tė
flasė, e burgosėn, Jorgo Bllacin e Sadri Ahmetin po ashtu. Ndocin qė
kėndonte pėr njeriun e vogėl, rrethanorin, e mbajtėn pranė duke e
konsideruar njė poet provincial i parrezikshėm. Por duhet thėnė se
Ndoc Gjetja, pavarėsisht njė farė konformizmi, pėr shkak tė
fatalitetit tė lindjes nėn diktaturė, kurrė nuk e kishte toleruar
kerkesėn ndaj artit tė vertetė. E vunė tė drejtonte njė revistė tė
vogėl me titull Ekran rreth tė cilės mblidheshin mė sė shumti
krijuesit e filmit dhe teatrit. Kėshtu poeti lezhjan, por i lindur nė
Berdicė tė Shkodrės mbijetoi.
Nė verė tė vitit 1993, Ndoc Gjetja u gjėnd nė njė kurs nė Athinė dhe
me tė thuajse takohesha pėrditė. Koha kish bėrė tė vetėn, tranzicioni
nė vėnd qė ta shpėtonte po e shkatrronte njeriun. Poetėt e ndjenin
vetėn tė braktisur. Shoqėria shqiptare nė njė marramendje prej tė
dehuri, nuk donte tė dinte nė kishte shkrimtarė. Shteti i shkėrrmoqur
nuk merrej as me poetėt e as me lypsit e, ēfarė ėshtė mė e keqja, i
konsideronte tė njė rangu tė dy palėt, sepse rėndonin buxhetin
qeveritar me asistenca sociale.
Njė punonjės administrate mund tė bridhte gjithė botėn, politikanėt i
bėnin pushimet nė Dubai, ndėrsa poetėt thuajse vdisnin pėr bukė. Tė
shisje banane e paketa cigaresh nėpėr rrugė ishte e zakonėshme pėr
krijuesit. Kohė tranzicioni, kohė e pamėshirshme e mizore. Ndoc Gjetja
fliste me vete i tėrhequr nė botėn e tij,... e shkruante. Poezia
merrte tone proteste. Trajta dhembje. Dhembje njerėzore, siē gjithmonė
i kish ndjerė e vuajtur nė shpirtin e tij. Ja si u rrėfehej lexuesve
tė vet: Tridhjetė vjet e shtrylla talentin/ nė njė nga zyrat e shtetit
monist/me kepucė tė vjetra e pėrshkoja qytetin/ dhe gjithė njerėzit i
doja si Krisht.
Kohėt ishin diametralisht tė kundėrta, por thelbi i vuajtjes njerėzore
mbeti, veē nė trajta e forma tė reja: O koha tranzicioni, kohė
bishtdhelpre!/Si tė ranė brakushet kėshtu poshtė kėmbėve!/Unė po shkoj
tė mbyllem nė Monastrin e Vetes/derisa tė kryesh jashtėqitjen tėnde.
Tek bisedonim nė njė kafene verore, pranė sheshit Omonia nė Athinė nė
njė ditė tė bukur qershori, i shpreha dėshirėn ti bėja njė cikėl
fotografish pėr fondin tim fotografik,por edhe pėr ti botuar nė
gazetėn Egnatia bashkė me poezitė e tij. Kėshtu kam vepruar me miqtė
e mi gjatė viteve tė mėrgimit nė Greqi: Aristidh Kolia, Ndoc Gjetja,
Robert Alia- Dragot, Mimoza e shoqja, Gazmend Kapllani, Zhaneta
Ogranaj, Pilo Zyba, Genc Ēobani, Englantina Kume, Marita Vuksani,
Rajmonda Diamanti. I fotografoja, i botoja nė gazetė si dhe nė albumin
poetik tė emigrantėve por edhe i ruaja nė arkivin tim. Vjen njė kohė
qė edhe fotografitė si verė e vjetėr ēmohen, marrin vlera tė reja,
sepse janė imazhe tė njė kohe qė kurrė nuk kthehet mė. Po a do tė me
nxjerresh mirė, me pyeti Ndoci, tek pinte cigare i menduar. Atėherė ju
ktheva e i thashė, se nė mos mbetėt i kėnaqur Poeti, e nė mos e
nxjerrsha nė portret si Krisht, do ta thyeja aparatin fotografik qė
sapo e kisha blerė nė Monastiraq.
Fotografite dolėn tė bukura e Ndoci i pelqeu ato. Madje njėren nga
fotot e vuri nė kopertinėn e librit tė vet me poezi.
Qė nga 1993 e sot kanė kaluar mjaft vite. Pėr Ndoc Gjetjen vazhdoi
kalvari i mundimeve qė e bėri fytyren e tij akoma mė tė pėrvujtun. Ata
qė e patėn pasuar nė Lezhė e qė pėrbėnin tė ashtuquajturėn shkolla
poetike lezhiane, njėri i hyri politikės, tjetri diplomacisė e njė
tjetėr atė tė kėshilltarit tė kryeministrit tė vendit, duke e lėnė
disi nėn hije veprimtarinė poetike, pėr ti bėrė vend karierės qė
sjell mirėqenie dhe famė publike nė media. Ndėrsa Ndoci po ai. Madje
akoma mė keq, u largua nga Tirana e u kthye nė vendlindje.
Kam dėgjuar pėr tė prej miqėve tanė tė pėrbashkėt si Elinda e Marku e
Pjeter Jaku, tė cilėt patėn mirėsinė tė mė dėrgonin vėllimin poetik tė
Ndoc Gjetes Dhjata ime botim i vitit 1998 tė cilit ja kushtonte me
pikėllim tė birit tė vet Renit.Edhe shkrimtari Kujtim Dashi me ka
folur pėr fatin e trishtueshėm tė Ndoc Gjetjes.
Tragjedia nė jetėn e poetit ėshtė kryer e kjo ndjehet jo vetėm nė
terheqjen e tij jashtė vėmendjes publike, por edhe nė poezine e tij me
tone pikėllimi. Artistet e mėdhej edhe tragjeditė e dhembjet i kanė tė
mėdha, ndaj dhe veprat e tyre janė aq mbresėlėnese dhe tronditėse,
sepse artistet nuk qajnė me lotė, qajnė me shpirt e qajnė me art, me
njė art qė e tejkalojn jetėn e njė njeriu, pėr tu rrokur nė shpirtrat
e brezave tė tjerė.
Mortja ska ēfarė u bėn poeteve, artistėt e mėdhej kanė lindje, por
vdekja u harrohet. Ndaj them se, kushdo qė e ka njohur poetin dhe
poezinė e tij, e di mirėfilli se Ndoc Gjetja, si me pare edhe me pas,
mbeti poeti qė shkroi poezi pėr botėn shpirtėrore tė njeriut,
dhe
vetė ai ishte dhe mbeti njeriu i pėrvujtun, i thjeshtė, i vertetė,
poeti me fytyren e Jezu Krishtit nė poezinė shqipe.
Ajo fytyrė Krishti e mbuluar me njė dhembje hyjnore, jeton i harruar
nė Lezhė, diku pranė vendvarrimit tė kryetrimit Gjergj Kastrioti, ku
rri me njerėz tė thjeshtė, tė cilėt mbase nuk e dinė se ai ėshtė njė
prej poetėve mė nė zė tė letėrsisė sė sotme shqipe, zėri mė
njerėzor...... |