|
Kryeredaktor
Kabil Bushati
Tel:+355692167985
Llogaria Bankare - Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|

KUJTIMET E OLLBRAJT Pershtypjet e Sekretares se Shtetit ne takimin e
Rambujese.
Asgje nuk do te
kishte shkuar pro shqiptareve ne Kosove, nese Milloshevici nuk do te
duronte dot per te bere masakren e tij te radhes. Medllin Ollbrajt
kujton keshtu diten kur merr vesh per Racakun: Disa njerez zgjohen ne
mengjes nga makina e kafese, ose nga oret me alarm. Qytetaret e
Uashingtonit, zgjohen me buletinin e lajmeve te radios. Meqe ishte e
shtune, 16 janar 1999, e kisha kurdisur radion pak me vone se
zakonisht, gjithsesi shume me shpejt sesa te agonte. Degjova per
masakren nente mije kilometra larg Amerikes. Ketu ka shume kufoma,
komentonte i tronditur ne mikrofon, ambasadori i OSBE Ricard Uollker,
Keta burra jane vrare ne menyra te ndryshme, por shumica ne distance
te afert. Kufomat ishin 45, te gjithe burra, te gjithe shqiptare, ne
Racak te Kosoves, disa te hedhur mbi bore, te tjere te bere pirg, te
gjithe me plage te tmerrshme, njeri prej tyre me koken te prere. Kur u
pyet nga gazetaret se kush ishin autoret, Uollker u pergjigj pa
hezitim: Policia serbe. Ndoshta misioni verifikues i Uollker, nuk
kishte mundur te ndalonte masakren e radhes, por sigurisht qe nuk
kishte lejuar qe autoret ta benin ne menyre sekrete dhe pa u marre
vesh. Ndryshe nga parashikimet ne Uashington pranvera ne Kosove kishte
ardhur me heret.Ky eshte mesazhi qe Ollbrajt i percolli edhe lidereve
te tjere europiane. Pas shume ecejakesh ne linjen
Uashington-Londer-Bruksel-Moske-Beograd, Medlin Ollbrajt duket se po
triumfonte ne planin e saj per nje konference nderkombetare per
Kosoven dhe fillimin e negociatave me ndermjetes Grupin e Konaktit,
mes shqiptareve dhe serbeve, nen kercenimin e perdorimit te
operacioneve ushtarake te NATO-s, per te bindur Milloshevicin te ulej
ne tavoline. Ne 29 janar ne Londer Ollbrajt deklaron publikisht
mbajtjen e konferences ne Rambuje te Frances, ne 6 shkurt. Te dyja
palet do te presoheshin te nenshkruanin nje marreveshje, qe do i
siguronte autonomine popullit te Kosoves, marreveshje qe do te
zbatohej nga nje force 28 mije veteshe, e udhehequr nga NATO. Statusi
i Kosoves do te konsiderohej pas tre vjetesh te marreveshjes dhe do te
respektohej mes faktoreve te tjere, edhe vullneti i popullit. Plani
yne thote Ollbrajt, ishte te bindnim te dyja palet te thonin Po. Me te,
kete radhe u bashkua edhe ministri i jashtem rus, Ivanov. Por shpejt
ne Rambuje, Ollbrajt ndeshet me realitetin e galerise se personazheve
shqiptare dhe jo rralle do te befasohej prej tyre.
Rugova, disidenti qe dhuronte gure
Delegacioni shqiptar prej 16 vetesh perfshinte liderin e moderuar
politik Ibrahim Rugova, botuesin e respektuar Veton Surroi, akademikun
Rexhep Qosja, perfaqesues te partive te tjera politike, te pavarur dhe
UCK-ne. Ne nje levizje te papritur perfaqesuesit zgjodhen si kryetar,
komandantin 29 vjecar te UCK-se, Hashim Thaci, "me te cilin me pare
kishim patur kontakte fare te pakta". Emerimi i Thacit ne krye te
delegacionit shqiptar, refelkonte rrenimin e vazhdueshem te pozicionit
te Rugoves, i cili perballe kesaj situate, thuajse nuk reagoi fare.
Pyetjes se nje prej diplomateve amerikane se perse qendronte kaq
inert, Rugova iu pergjigj: 'Ky eshte stili im¨. Ne fakt Ollbrajt ne
nje pjese tjeter te librit, vlereson pikerisht kete stil te Rugoves "ky
burre me maniera te buta dhe gjithmone me nje shall ne qafe", qe sipas
saj beri qe statusi i tij te rifitonte pike tek shqiptaret gjaknxehte.
Rugova kishte humbur shume pike, kur kishte shkuar ne Beograd per te
takuar Milloshevicin me 1998. Qellimisht gazetat serbe kishin botuar
te gjitha nje foto te madhe te tijen, duke qeshur me Milloshevicin, ne
nje kohe kur shqiptaret po vriteshin e plackiteshin nga policia serbe
ne Kosove. "Ne u perpoqem te riparonim demin, duke e ftuar zyrtarisht
ne Uashington", kujton Ollbrajt, sjelljet e cudtishme te liderit
shqiptar. "Gjate ketij takimi u dekurajuam nga reagimet e pjesetareve
te tjere te delegacionit shqiptar, qe tundnin kokat ne shenje
zhgenjimi, pas cdo fjale qe ai thoshte. Megjithate Rugova ishte i
drejtperdrejte. Ai tha se situata ne Kosove po perkeqesohej perdite
dhe beri thirje per ngritjen e nje zone ndalim-fluturimi per
helikopteret serbe. Ai me tha se shqiptaret donin pavaresine, porse do
te pranonin edhe nje status te perkohshem protektorati nderkombetar,
bile a¡ kujton sekretarja amerikane ne librin e saj "ai shtoi me shaka,
se shqiptaret do te pranonin statusin e shtetit te 51-te amerikan".
Ndersa takimi mbaroi, Rugova i ben Ollbrajt, nje dhurate te cuditshme,
nje gur te cmuar, te paperpunuar minerar nga Kosova. "Nje nga veset e
liderit shqiptar, kujton Ollbrajt, ishte se ai dhuronte gure. Nje dite
me pare, i kishte dhuruar ne dore presidentit Klinton nje kuarc me
shume se nje kilogram te rende. Kam njohur shume disidente ne Europen
lindore dhe me gjere dhe Rugova paraqiste pa dyshim nje anomali. Por,
megjithese sjelljet e tij shpesh te terbonin, ngadale u binda se nje
nga fuqite e tij te fshehta ishte se ai nenvleftesohej nga te tjeret.
Njerezit e percmonin, por ai nuk largohej. Qendronte aty dhe kur vinte
puna per tu votuar, Kosovaret i jepnin atij gjithmone me shume se
kujtdo tjeter".
Rambuje, zbulimi quhet Hashim Thaci
Nderkohe delegacioni serb perbehej prej avokatesh te njohur, perfshire
edhe nje numer sllavesh myslimane, turqish dhe romesh, te zgjedhur nga
Milloshevic per te treguar vendosmerine e tij pro diversitetit etnik.
Ne fund te javes se pare diplomatet amerikane i raportuan zonjes
Ollbrajt se delegacioni serb nuk po i merrte negociatat seriozisht,
ndersa shqiptaret kembengulnin ne te drejten per te mbajtur nje
referendum ku ne menyre eksplicite "ti kerkohej popullsise se Kosoves
te shprehej mbi pavaresine e saj. Shqiptaret po tregohen kokeforte si
mushkat", mberrin mesazhi ne Uashington. Ambasadori Kris Hill i kerkon
sekretares Ollbrajt te shpejtoje ardhjen e saj ne Rambuje.
Kur mberrita kisha dy qellime, shkruan Ollbrajt ne memuarin e saj.I
pari te bindja serbet se arritja e marreveshjes ishte ne interes te
tyre, nje gje ne te cilen une vertet besoja. E dyta ishte te bindja
shqiptaret te pranonin marreveshjen e propozuar nga Grupi i Kontaktit.
Fillimisht takimi me mekembesin e Milloshevicit, Milan Milutinovic
rrezulton i pafrytshem, pervec nje rrefimi te sinqerte te tij, kur
Ollbrajt i thote se ushtria serbe ne Kosove, ishte argumenti me i
forte per rritjen e UCK-se: "Jo zonje, une besoj se ky percaktim i
perket me shume forcave policore paramilitare serbe".
Natyrisht maratona me interesante e takimeve te zonjes Ollbrajt ka
qene me perfaqesuesit shqiptare. Fjala larmi ndoshta eshte shpikur per
te cilesuar pikerisht kete grup shqiptaresh qe ishte mbledhur ne
Rambuje, nga enigmatiku Rugova, tek pragmatiku Surroi, e deri tek
problematiku Thaci. Asnje prej tyre nuk kishte marre pjese ne
negociata komplekse me pare, aq me pak ne shkalle boterore, dhe kishin
shume mosmarreveshje te thella mes tyre. E vetmja gje qe konstatova me
kenaqesi ishte se shqiptaret kishin pranuar te konsultoheshin nga nje
grup keshilltaresh amerikane te jashtem, ku perfshihej edhe
ish-ambasadori Morton Abramovitc, nje miku im i vjeter dhe nje avokat
i zjarrte i te drejtave te njeriut, shkruan Ollbrajt ne librin e saj.
Mesazhi i Ollbrajt per shqiptaret, ishte ai per serbet, por si i pare
ne pasqyre:"Ju jeni lidere, ju jeni zgjedhur te perfaqesoni shqiptaret
ketu. Ndaj mendohuni mire para se te denoni njerezit tuaj te luftojne
pa mbarim. Marreveshja qe ju propozojme do tju jape vete-qeverisje,
mbrojtje nga NATO, ndihme ekonomike, te drejten e arsimit ne shqip per
femijet tuaj dhe aftesine per te patur kontroll mbi jeten tuaj. Nese e
pranoni marreveshjen, ju do te shkoni me shpejt drejt nje te ardhmjeje
begatie, demokracie dhe integrimi me Europen. Refuzojeni dhe pasoja do
te jete nje lufte, qe do ta humbni se bashku me mbeshtetjen
nderkombetare". Shume pjesetare te delegacionit shqiptar e kuptuan
mesazhin tim se ata me ne fund nuk ishin vetem ne duart e Europianeve
dhe se Shtetet e Bashkuara do te merrnin pjese eventualisht, ne nje
force nderkombetare implentuese te paqes. Rugova theksoi se per
shqiptaret gjithmone siguria ka patur barazvlere me pavaresine dhe se
keshtu vullneti i tyre per te vonuar levizjet per pavaresi, me
pranimin e nje periudhe te perkohshme tranzicioni, duhej konsideruar
si leshim qe po benin shqiptaret. Te gjithe ishin ne nje mendje per
nevojen ne te ardhmen te nje referendumi per pavaresine. Perndryshe
sic i thote nje shqiptar zonjes Ollbrajt ne Rambuje: "Do ta gjeme
veten te kycur perjetesisht brenda Serbise".
Zonja Ollbrajt ne kete kapitull te librit te saj me kujtime, i kushton
nje hapesire te vecante raportit te saj ato dite me Hashim Thacin, me
te cilin eshte takuar se pari, pas takimit te pergjithshem me gjithe
delegacionin. Ne takimet e mevonshme une konstatova se po befasohesha
nga mungesa e tij e pervojes, qe e bente ate njekohesisht kokeforte
dhe te prirur te per tu perkedhelur. Me Rugoven ndjehesha se po i
drejtohesha nje kolegu akademik eksentrik. Thaci ishte si ai studenti
i shkelqyer, por qe i dorezonte me vonese detyrat e shtepise, shkruan
Ollbrajt.
Marreveshja parashikonte caramatimin e UCK-se dhe nderprerjen e te
gjitha operacioneve te saj te pavarura ushtarake. Ollbrajt e ndjeu se
kjo nuk do te pranohej lehte nga Thaci, megjithe premtimin se NATO do
te mbushte vakuumin e sigurise. Ne ate takim te pare Ollbrajt ben
presion mbi Thacin, qe ai te nise te mendoje transformimin e UCK-se,
ne nje parti politike. Thaci pergjigjet se marreveshja me gjase do te
nenshkruhej nga delegacioni shqiptar, porse ushtrise shqiptare dot ti
duhej kohe te pershtatej sipas saj. Ollbrajt tenton te perfitoje nga
fjalia e pare e parashikimit te Thacit: "Jam e kenaqur qe ju keni
vullnetin te nenshkruani marreveshjen". Por lideri i ri ia pret hovin
ne mes:"Mendoj se mund te arrihet nje marreveshje, por kete nuk e
vendos une, as UCK, bile as i gjithe delegacioni. Mund te dalin
veshtiresi".
Javen e dyte te negociatave Ollbrajt kthehet ne Uashington, ndersa
kishin mbetur dy veshtiresi: deshira eksplicite e shqiptareve per nje
referendum per pavaresine, nje pike ku Sekretarja e Shtetit mendonte
se kishte hapesire per nderhyrje dhe zbutje. E dyta, kundershtia serbe
ndaj nje pranie nderkombetare ushtarake ne Kosove, teper e veshtire
per tu kapercyer ne negociata, pasi ne fund te fundit, i vetmi qe mund
te vendoste per kete, ishte Milloshevici. Telefonata me te, zgjati
njezet minuta, kujton Ollbrajt. Ne fund e binda qe ambasadori Hill te
shkonte ne Beograd qe ta sqaronte Sllobodanin ne detaje mbi
marreveshjen. Nderkohe edhe serbet po jepnin shenja dhe ju pergjigjen
me disa verejtje draftit te marreveshjes dhe sektorit politik te saj.
Kjo inkurajoi amerikanet, por solli nje zhvillim te paparashikuar:
rritjen e nervozizmit te shqiptareve, te cilet konstatuan me xhelozi,
se avokatet e Grupit te Kontaktit po kalonin shume me teper ore me
anetaret e delegacionit serb.
Gjate javes une mora Thacin ne telefon dhe ai me thote se deshironte
qe sugjerimet e shqiptareve te merreshin me shume ne konsiderate. Por
ai ne pergjithesi mbetej optimist, kujton Ollbrajt.Te shtunen ne darke,
kur u ktheva ne France zhvillova takime me shqiptaret, te cilet me
thane se do ta mbeshtesnin marreveshjen, pasdite, kur te mblidhej
Grupi i Kontaktit i ministrave te jashtem. Perderisa serbet nuk kishin
reaguar ndaj ceshtjeve te sigurise, Kosovaret kishin nje shans te arte
per te izoluar Milloshevicin dhe une prisja qe ata ta shfrytezonin
kete mundesi, kujton Ollbrajt. Por gjerat do te merrnin nje rrjedhe
tjeter.
Thaci, shqiptari kokeforte
Takimi u zhvillua ne nje dhome te vogel dhe salla ishte mbushur plot.
Ministrat e jashtem u ulen ne nje panel, si gjykates mesjetare dhe
Ollbrajt thote se qe ne fillim takimi mori nje atmosfere inkuizicioni.
Atmosfera u duk e tensiouar, qe kur ne vume kufjet e perkthimit.
Pyetja ishte nje: a e pranonin shqiptaret marreveshjen? Megjithe
premtimin se pergjigja do te ishte pozitive, pikerisht kur erdhi ai
moment, Thaci nuk dha nje pergjigje direkte. Kjo i dha mundesine
ministrit te jashtem italian Lamberto Dini, i cili edhe me pare kishte
reaguar ashper kunder UCK-se, te sulmonte shqiptaret. Dini i beri
hapur presion Thacit te pranonte marreveshjen, bile duke hequr dore
edhe nga kerkesa per referendum per pavaresine. Kjo ishte e pandershme,
shkruan Ollbrajt,pasi ne i kerkonim kosovareve te vononin, por jo te
hiqnin dore nga aspiratat e tyre per pavaresi. Serish dhe serish
Lamberto Dini i beri presion Thacit te pergjigjej po ose jo, per nje
propozim qe natyrisht ai nuk mund te pranonte. Si rezultat Thaci as e
refuzonte marreveshjen, por as nuk jepte nje pergjigje direkte.
Koleget e tij te delegacionit shqiptar, qendronin te palevizur si
statuja; Surroi qe e ndjente se nuk i takonte te fliste, Rugova se ky
ishte stili i tij, Qosja qe mendonte se Thaci po bente gjene e duhur.
Medlin Ollbrajt heq kufjet dhe i perplas ne tavoline.Shqiptaret me
kishin premtuar nje pergjigje pozitive, dhe zhvillimet e mevonshme
provuan se ata e mbajten fjalen, por nderkohe demi ishte bere, kujton
Ollbrajt. Per momentin Milloshevici nuk ra ne grepc.
Bisedimet shtyhen edhe per tre dite te tjera. Tani jo vetem Thaci, por
edhe nje pjese e madhe e delegacionit shqiptar nuk ndjehej komod me
kohen e madhe qe avokatet e Grupit te Konktaktit kishin shpenzuar me
serbet.Shqiptaret po degjonin gjithnje e me shume njerez jashte
keshtjelles qe u thonin te mos na besonin ne. Ata ndruanin se gjuha me
te cilen ishte shkruar marreveshja, largonte gjithnje e me shume
aspiratat per pavaresi, nderkohe qe nuk kishte asnje pike vullneti per
te pranuar carmatimin, shkruan Ollbrajt. Nje faktor qe ndikoi
negativisht ishte dhe ai se francezet nuk lejuan oficere te NATO-s ne
keshtjelle, qe mund tu shpjegonin shqiptareve detaje te planit
ushtarak te Aleances per Kosoven¡¨. Ne te kundert, brifingu ushtarak
u drejtua nga nje avokat i Grupit te Kontaktit dhe nje oficer amerikan,
qe kishte arritur te fuste vjedhurazi ne keshtjelle, uniformen e tij
ushtarake. Gjenerali Klark fluturon nga Brukseli dhe informon
delegacionin shqiptar ne nje baze te NATO-s jashte Rambujese, se
vendosmeria e NATO-s per te marre ne dore sigurine e Kosoves pas
nenshkrimit te marreveshjes, tashme ishte e pakthyeshme. Ne nxitem
qeverine e Shqiperise dhe shqiptare nga e gjithe bota qe ti
komunikonin delegacionit, mbeshtetjen e tyre per marreveshjen,
pervecse pervesha menget dhe u mora vete, personalisht me ta, shkruan
Ollbrajt.
Rezultati ishte progres i dukshem. Keshtu ndersa te shtunen ne darke,
nente pjesetare te delegacionit ishin kunder, te henen i vetmi qe
kundershtonte, ishte Hashim Thaci. Problemi me te veshtiresohej, pasi
nuk ishte e lehte te diskutoje ne detaje problemin, kujton Ollbrajt,
ishte e qarte se pavendosmeria e tij nuk ishte rrjedhoje e ideologjise,
apo e presionit te anetareve te tjere te delegacionit. Ai thjesht po
ruante kurrizin e tij. UCK nuk ishte nje organizate monolite. Ne
gjirin e saj kishte shperthyer nje lufte per pushtet mes komandanteve
te saj dhe figurave te erreta qe e financonin me arme dhe para. Kjo
shpjegonte telefonatat pa fund ne celular te Thacit dhe ndihmesve te
tij, shkruan Ollbrajt. Te vetmit qe i tha dicka ishte Xhejms Rubin, me
te cilin Thaci kishte vendosur nje lidhje te vecante. Ai i tha Xhejmit
se kishte frike per jeten e tij, kujton Ollbrajt ne librin e saj
"Madam Secretary"
Per Sekretaren e Shtetit fillon ndeshja e veshtire personale me
personalitetin e liderit politik te UCK. Fillimisht i thote se ai
kishten nje potencial te madh per te qene lider, pastaj kur shihte se
kjo nuk i ecte, e kercenonte se SHBA dhe NATO nuk do te sulmonin
ushtarakisht, pa firmen e shqiptareve mbi marreveshje. Thaci mu
pergjigj se qellimi i vetem pse luftonte UCK, ishte pavaresia dhe se
nuk ishte e lehte te hiqej dore prej saj. Une i thashe se jo
domosdoshmerisht po i kerkohej nje gje e tille, porse shqiptaret duhet
te beheshin realiste. Marreveshja ishte per tre vjet dhe se
Milloshevici ishte problemi i vertete. Por kjo mund te ndryshonte deri
atehere. Ky eshte shansi Juaj. Merreni se ndoshta kurre nuk do te keni
me tjeter. Thaci i prekur, me lot ne sy, jep pergjigje negative.
Thaci, Demaci dhe rrengull¡ i Rubin
E hena mbetej dita e fundit dhe Grupi i Kontaktit kishte vene afat
oren tre te pasdites. Sekretarja e shtetit konstaton se gjendja po
behej e padurueshme edhe nga sjelljet e anetareve te delegacioneve, qe
duket u kishte pelqyer klima dhe vera ne keshtjelle. Dikush ne dreke,
bile u ankua se perse nuk u kishin sjelle pjaten me djathera, kujton
ajo. Pasi vlereson se cili mund te ndikonte UCK-ne, Medlin Ollbrajt
merr ne telefon Adem Demacin. Ai ishte nje nacionalist i vjeter
kosovar dhe radhitej mes atyre qe i benin presion Thacit, te mbante
linjen e ashper. Kur e mora ai ishte ne Slloveni. I kerkova te
inkurajonte Thacin te pranonte marreveshjen, kujton e zemeruar
Ollbrajt. E zemeruar pasi Adem Demaci reflektoi ndoshta momentin me
arrogant ne qendrimin shqiptar perballe diplomacise amerikane. Ai i
thote asaj se nuk mund te binte dakort, pa u takuar personalisht me te
dhe e fton zonjen Ollbrajt te vije e ta takoje ate ne Slloveni: Une i
thashe se negociatat po vazhdonin prej dy javesh dhe se afati mbaronte
pas pak oresh. Ju ftoj te inkurajoni Thacin te pranoje marreveshjen.
Nese nuk e beni kete, kjo do tju ndjeke si fantazem ne vitet qe vijne,
ndersa do te shihni shqiptaret te vriten cdo dite e me shume.
Por Demaci ka ruajtur qetesine: "Zonja Olbrajt, ne vleresojme
perpjekjet tuaja, por nuk na nxiton asgje. Nese eshte e nevojshme te
vriten tridhjete mije shqiptare, keshtu qofte, por nuk mund te ulim
armet vetem per premtime. Asnjehere nuk do te heqim dore nga endrra
per te qene te lire". Une i thashe se marreveshja nuk parashikonte
heqjen dore nga kjo enderr dhe se shqiptaret duhet ta rrembenin kete
mundesi paqeje. Thojini Thacit se marreveshja ka mbeshtetjen tuaj,
kujton Ollbrajt. Por baca i pergjigjet shkurt:"Kjo, nuk eshte e mundur".
Ollbrajt perplas telefonin me zemerim."Ishte nga telefonatat me te
tensionuara te jetes time", kujton ajo.
Megjithate duket se te frustruar me Thacin, kishte edhe brenda
delegacionit shqiptar, shumica e te cileve tashme dukeshin te bindur
se marreveshja ishte favorizuese dhe se do te merrte mbeshtetjen e
shumices se kosovareve. Ndersa po afrohej frikshem ora tre e pasdites,
Thaci ende ishte problem, por Veton Surroi, ministri i jashtem i
delegacionit, mori situaten ne dore, duke propozuar nje deklarate te
shkurter, ne te cilen te thuhej se delegacioni ishte dakort me
marreveshjen dhe se do ta nenshkruante pas dy javesh, pasi te
konsultohej me popullin e Kosoves. Ndersa Surroi dhe te tjeret punonin,
situata u tensionua pasi Thaci nuk binte dakort me tekstin dhe
ndryshimet sipas te versioneve nga shqip ne anglisht. Surroi thote se
teksti mund te arrihej vetem nese Thaci bindej te linte dhomen per
disa minuta. Juristi i pales amerikane Xhim O'brejen propozon se e
vetmja menyre, qe ai ta bente ate, ishte nese e therriste Xhejms
Rubin. Keshtu ndersa Xhim dhe Hashimi shkojne te kerkojne Xhejmsin i
cili natyrisht nuk gjendej se nderkohe ishte ne konference shtypi
Veton Surroi thote se deklarata tashme ishte gati dhe se Thaci duhej,
per ti vene firmen. Nderkohe Thaci sapo kishte gjetur Rubin dhe kishte
nisur me te, nje bisede per filmat dhe Hollivudin, kur ndjeu ta
terhiqte prej krahu Obrejen. "Nuk na dhate kohe as per nje cigare",
ankohet Rubin. Por ne fakt kohe nuk kish. Ishin momente historike.
Megjithe nje perpjekje finale te Thacit per te ndryshuar dicka ne
tekst, tashme kokeforti ishte Surroi. Deklarata u nenshkrua edhe prej
tij dhe iu dorezua ministrave te jashtem te Grupit te Kontaktit.
Xhejms Rubin nxitoi te bente lajmin publik.
Paqja, zgjedhja e shqiptareve
Keshtu megjithe perplasjet, kthimet prapa ne u larguam nga Rambuje,
pasi realizuam shumicen e gjerave qe donim, kujton Ollbrajt. Tashme
pak a shume ja kishim arritur te bashkonim delegacionin shqiptar dhe
kishim nje vizion me te qarte se si do te dukej ne te ardhmen nje
Kosove demokratike. Shqiptaret u grinden dhe hezituan, por ne
fund, zgjodhen paqen, perfundon ajo.
Per dy jave Thaci u soll neper male dhe baza, duke shitur marreveshjen
tek komandantet e UCK-se. Ai u rishfaq pas dy javesh, pak para
rifillimit te negociatave ne Paris, ne 15 mars, duke iu bashkuar
delegacionit. Aty ata firmosen zyrtarisht ne nje ceremoni qe zgjati me
pak se pese minuta, qe u bojkotua nga delegacioni jugosllav dhe
negociatori rus. Brenda tete diteve zhvillimet ishin dramatike. CIA
njofton per fillimin e operacionit perfundimtar serb ne Kosove.
Diplomacia amerikane filloi aktivitetin ne Uashington per te bindur
parlamentin ne Capitol Hill, te mbeshteste nderhyrjen ushtarake ne
Kosove. Ne 19 mars ekipi i politikave te jashtme takon presidentin
Klinton. Po shihja syte e trishtuar te presidentit. I thashe se
reagimi ndaj Milloshevicit ishte ceshtje kohe. Ndoshta ne Maqedoni,
apo serish ne Bosnje. Kete lufte po e zgjidhte Milloshevici dhe nuk
mund te lejonim qe ai ta fitonte ate. Klinton bie dakort, publikisht
para kamerave thote:"Me diktatoret e Ballkanit, nese heziton, u jep
atyre licensen per te vrare". Nje perpjekje e fundit e Hollbruk ne
Beograd, deshton, ndaj ai urdherohet te largohet per ne Uashington. Al
Gore njofton kryeministrin rus Primakov, i cili po udhetonte per nje
vizite zyrtare ne Uashington, per fillimin e sulmeve te NATO-s,
premieri rus i terbuar urdheron avionin mbi Atlantik, te kthehej drejt
Moskes. Pak ore me vone, ne mbremjen e 23 marsit 1999, Sekretari i
Pergjithshem i NATO-s Havier Solana, urdheron Gjeneralin Klark, te
nise operacionet ushtarake, dhe luften e dyte ne historine e Aleances
se Atlantikut te Veriut.
Ishte mesnate, kur
e lodhur, mberrita ne shtepi dhe hapa tv qe te ndiqja lajmet. Kur po
pergjumesha, shkruan Ollbrajt, me ra telefoni i shtepise. Ishte
Presidenti Klinton. Me tha ne fund se Shtetet e Bashkuara po benin nje
gje te drejte. "Po zoti president, i thashe, po bejme nje gje te
drejte
|