|
Kryeredaktor
Kabil Bushati
Tel:+355692167985
Llogaria Bankare Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|

Heroida dokumentare pėr Zef Oroshin
Tomė MRIJAJ:
Monsinjor Dr. Zef Oroshi, njė jetė e shkrirė pėr fe e atdhe
jetėshkrim, New York, 2008)
PREND BUZHALA
Duke e lexuar
librin Monsinjor Dr. Zef Oroshi, njė jetė e shkrirė pėr fe e atdhe
jetėshkrim tė Tomė Mrijajt, tė duket sikur lexon jetėshkrimet e
heronjve tė kulturės a tė personaliteteve mitike qė personifikojnė tė
arriturat e qytetėrimit, i tillė ēfarė ishte, bie fjala, Prometheu;
apo jetėshkrimet e personaliteteve historike, tė cilat, mė vonė,
pėrgjatė historisė, janė mitologjizuar. Ndėr tė tillė personalitete
historike dhe, pse jo, edhe tė legjendarizuara, spikatin edhe figura
klerikėsh si kjo e Imzot Dr. Zef Oroshit. Nėse bota e sotme
demokratike gjithnjė e mė shumė pikėsynon themelet dhe zhvillimin e
shoqėrisė civile, pikėrisht nėpėrmes procesit pėrkatės tė thellimit tė
karakterit shoqėror tė vlerave qytetare; atėherė Tomė Mrijaj ka
arritur ti pranojė ato, tė subjektivizuara nė sistemin e pėrgjithshėm
tė vlerave. Vlerat e tilla tė personaliteteve, sikundėr do tė
nėnvizonte mendimtari Thomas Carlyle, nuk mund tė pėrvetėsohen
drejtpėrdrejt, po duke u bėrė pronė e tė gjithėve, shėmbėlltyra
shoqėrore e nacionale e tė cilit e gjen mishėrimin a identifikimin e
vet tek heroi kulturor.
Modeli i
idealitetit dokumentar
Dhe heroi i
tillė kulturor pėrkufizohet si model ideal pikėrisht pėr shkak tė
tipareve apo tė arriturave nė fushat pėrkatėse. Nė kėtė rast, figura e
Imzotit Oroshi del nė tė dy kėto plane nė vėllimin Monsinjor Dr. Zef
Oroshi, njė jetė e shkrirė pėr fe e atdhe jetėshkrim. Populli do tė
thoshte Trimi i mirė me shokė shumė. Tomė Mrijaj, fillimisht mėsues,
(1948, Zllakuqan i Klinės), ka emigruar jashtė vendlindjes pėr shkak
tė pėrndjekjeve tė sigurimit jugosllav qė mė 1975. Nė SHBA ka
pėrfunduar studimet universitare, kurse pėr 11 vite ishte mik i Zef
Oroshit. Ka botuar librat Dom Anton Kēira, shėrbestar i Zotit e i
Atdheut (Shkodėr, 2002), Lidhja e Prizrenit 1962-2002,
themeluesi e udhėheqėsi Ismet Berisha (New York, 2004), Marie
Shllaku, bijė e Shkodrės martire ddhe e Kosovės (New York, 2004) dhe
Ngjarje dhe portrete historike, jetėshkrime tė figurave tė shquara
shqiptare (Prishtinė, 2004).
Tė duket sikur
burimet qė marrin udhė, takohen diku, dhe, ky vendtakim i pėrbashkėt i
tė gjitha kėtyre personaliteteve dhe bashkatdhetarėve tjerė, ėshtė
diaspora shqiptare nė SHBA. Kurse autori Tomė Mrijaj e posedon edhe
njė vizion tjetėr historik, atė tė vendosjes sė kėtyre figurave nė
rrethanat shoqėrore e historike, kur kanė vepruar e jetuar. Prandaj
kapituj tė veēantė i kushtohen kėtij vizioni historik, sikundėr janė
Shqipėria dhe Mirdita, Hienat komuniste kėrkojnė arrestimin e
priftit, Njė revistė e re nė mėrgim: Jeta Katholike Shqiptare ,
Gjendja e bashkėsisė sė mėrgimit politik shqiptar nė Nju Jork, Njė
oazė rilindjeje nė diasporė, etj.
Pėr deri sa nė
hapėsirat me trashėgimi mė tė paktė tė shoqėrisė civile, sikundėr
ėshtė kjo shqiptare, ende bashkėveprojnė sisteme vlerash me heronj tė
shumtė kulturorė, tek ngėrthejnė vlera tė ndėrsjella e tė kundėrta;
nuk ėshtė e habitshme pse kundruall Heroit kėrkohet edhe Antiheroi,
posi nė historinė mesjetare, nė tė cilėn, kundruall Gjergj Kastriotit
Skėnderbeut, kundėrqėndron figura e antagonistit Ballaban Pasha, apo
e Hamza Kastriotit, apo e sulltanėve turq; apo, sikundėr ngjet nė
epikėn shqiptare, nė tė cilėn kundruall arketipit tė Heroit mitik
Gjergj Elez Alisė, vendoset figura e Antiheroit, e Bajlozit armik. Nė
pėrqasje me kėtė vizion tradicional tė edukimit kulturor kombėtar tė
autorit Tomė Mrijaj, nuk ėshtė e habitshme pse heronj tė tillė
negativė i dalin komunistėt e ateistėt nė krye me Enver Hoxhėn apo
fashistėt, apo serbomėdhenjtė. Autori pėrpiqet ti japė zė vizionit tė
tij hulumtues, dituror e publicistik: atij tė ideologemave tė
klerikėve shqiptarė pėr Fe e Atdhe, si dhe mbijetesės sė diasporės
shqiptare nė SHBA e gjetiu. Nėse pėrfytyrimi pėr heroin, qė nga antika
e kėndej, mbėshtetet nė trimėrinė e tij a nė prirjet e tij
mbinjerėzore; dhe pėr kėtė shkak ai nderohej posi perėnditė; padyshim,
qė, epoka moderne e ka krijuar mitin pėr Heroin e Kulturės, pikėrisht
pse njerėzit e till ngėrthejnė forcė tė jashtėzakonshme shpirtėrore a
mendore dhe rrezatojnė me veprėn e me jetėn e tyre po me kėtė forcė nė
dobi tė Atdheut, tė Fesė, tė Pėrparimit a tė Njerėzimit. Nuk ėshtė e
habitshme, prandaj, pse motoja Atdhe, Fe e Pėrparim ishte trinomi i
revistės sė diasporės shqiptare nė SHBA, Jeta Katholike Shqiptare qė
e mxirrte Zef Oroshi. Dhe kjo diasporė na ishte mė shumė se sa qė e
thoshte emri i saj i parė: jo vetėm shkapėrderdhje e substancės
shqiptare nėpėr botė, po edhe shkapėrderdhje e kulturės. Ishte
pėrpjekja e saj e ethshme pėr tė mbijetuar. Tė duket sikur kėto burime
qė arratisen nėpėr botė, bashkohen diku. Kurse Tomė Mrijaj pėrpiqet
ti kapė kėto fije e ti bashkojė nė njė entitet tė pėrbashkėt e qė
quhet shqiptarizėm, histori e gjakut tonė tė shprishur apo histori e
kulturė shqiptare e pėrbashkėt.
Via Oroshiensis
Janė aq e aq
figura e personalitete, organizata politike e grupe tė tėra klerikėsh
qė detyrohen tė arratisen nėpėr botė, atėbotė kur shumė tė tjerė
dergjeshin burgjeve, vriteshin pa gjyq e me gjyq, si nė Kosovėn
martire, si nė Shqipėrinė komuniste. Tė tillėt, nuk kishin se si tė
mos punonin pėr Atdheun pėr tė arritur nė ditėt e sotme, kur tashmė
njė cikėl historik ka pėrfunduar me demokratizimin e Shqipėrisė e me
pavarėsimin e Kosovės. Duke e ndjekur modelin ideal tė kėsaj figure,
nga viti nė vit e nga dekada nė dekadė, Tomė Mrijaj sjell edhe tė
tjerė bashkėshoqėrues apo bashkėpunėtorė tė Monsinjorit, sikundėr janė
figura klerikėsh si ato tė Fan Nolit, Baba Rexhepit e Imam Vehbi
Ismailit; apo tė tjerė si Ndre Mjedja, Dr. Antony Athanas, Abas Kupi,
Mithat Frashėri, Imzot Vinēenc Prennushi, Daniel Gjeēaj, Imzot Rrok
Mirdita, Atė Andrea Nargaj O.F.M., Dom Lazėr Sheldia, Dom Pjetėpr
Popaj, Dom Nikolin Pėrgjini, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi e
bashkatdhetarė tė tjerė shqiptarė. Aty gjenden edhe figura
ndėrkombėtare, si ato tė papėve, tė diplomatėve amerikanė e evropianė,
tė figurave tė nderuara tė klerikėve joshqiptarė qė iu gjenden pranė
diasporės shqiptare. Aty vendoset e shkėlqen edhe figura e Imzot Dr.
Zef Oroshit. Aty defilojnė organizata politike, shoqata kulturore,
bashkėsi fetare e grupacione tė tjera qė kanė bėrė emėr e kanė lėnė
gjurmė. Pikėrisht kėndvėshtrimi i tillė dhe strukturimi i tillė i
mbarėshtrimit tė lėndės, kėtė libėr e bėn tė jetė njė sintezė
historiko-dokumentare me vlerė.
Monsinjor Zef
Oroshi (1912 1989) ishte themeluesi e udhėheqėsi i Kishės sė Parė
Katolike Shqiptare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ai ka vepruar
Nė Shqipėri, nė Evropė e nė SHBA. I doktoruar nė teologji e filozofi
nė Universitetin e Urbinos nė Itali, Zef Orishi kthehet nė Mirditė si
famullitar. Duke i njohur disa gjuhė, si latinishten, greqishten e
vjetėr, italishten, greqishten e re, serbokroatishten, gjermanishten
dhe anglishten, ky personalitet jo vetėm fetar; ai ėshtė njeriu,
sikundėr dėshmon e vlerėson Mrijaj, qė la mbas vetes shumė
dorėshkrime, shėnime, punime cilėsore studimore, filozofike, fetare,
atdhetare, copėzat e jetės, kujtimet dhe mbresat, pėrjetimet mes
bashkatdhetarėve e tė kolegėve tė vet meshtarė dhe, mbi tė gjitha, ai
del nxėnėsi shembullor i Fishtės dhe Mjedės. Meqenėse nė vitin 1951
organet e Sigurimit tė Shtetit duan ta arrestojnė, ai arratiset, mė
1952 gjendet nė Kosovė, pastaj shkon nė Itali, prej nga shkon nė SHBA,
ku themelon dhe e drejton shtypin katolik. Bashkėpunon me Shejzat
e me Diellin, si dhe me shumė personalitete shqiptare tė
njohura tė kohės. Faqe tė tėra Mrijaj ia kushton bashkėpunimit e
ndikimit tė poetit e meshtarit Ndre Mjeda nė nxitjen e pėrkrahjen e
talentit tė Monsinjor Oroshit nė lėmin e letrave shqipe. Pėrpos
trajtimeve teologjike nė revistat e gazetat e larttheksuara tė
diasporės, ai ka shkruar edhe artikuj tė mprehtė, me pseudonimet
Theologu, Zodiaku, Redaksia, Drejtoria,, D.Z. etj. Duke qenė themelues
i revistės Jeta Katholike Shqiptare (1966), me trinomin
Fe-Atdhe-Pėrparim, ai ka trajtuar tema historike, atdhetare,
politike, gjuhėsore, tema tė administrimit kishtar apo tė veprimtarisė
shqiptare nė diasporė. Tė shpeshta kanė qenė edhe polemikat qė ky
autor ka zhvilluar nė shtypin e kohės. Ai ka demaskuar veprimet e
diktaturės komuniste nė Shqipėri, sidomos vrasjen sekrete tė Dom
Shtjefėn Kurtit (1971). Sikundėr dihet, ky i fundit ka qenė meshtar
edhe nė Kosovė, kur pati hartuar njė dokument pėr qarqet evropiane pėr
tė ndėrhyrė kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve tė Kosovės pėr nė
Turqi nė vitet 30. Mrijaj jep edhe takimet qė Zef Oroshi mbante me
Nolin, si dhe veprimtarinė ekumenike e tė bashkėpunimit me klerikėt
myslimanė e ortodoksė shqiptarė. Jep veprimtarinė e tij meshtarake,
veprimtarinė nė lėmin e pėrkthimeve, takimet me Nėnėn Terezė,
akademitė pėrkujtimore pėr Mithat Frashėrin e pėr figura tė tjera tė
shquara etj.
Votra e shtėpisė dhe shkolla e dishepujve
Sė kėndejmi, ka
qenė po ashtu vizion i shėndoshė i autorit, qė historinė e pėrtashme,
pra, tė mos e shikojė vetėm nėpėrmes legjendarizimit tė kėtyre
figurave, po edhe nga burimet e autenticitetit dokumentar, historik e
nga ato tė dėshmisė sė gjallė. Ani se unik arrin as nuk pikėsynon pėr
tu liruar plotėsisht nga kėndshikimi i klisheve tė formuara pėr mitin
mbi figurat historike; ai, po nga ky kėndvėshtrim, na i vė nė pah edhe
jetėshkrimet e shumė tė tjerėve. Duke e zhvendosur fokusin e
gjurmimeve e tė hulumtimeve nga historia nė tė tashmen, ndjehet nevoja
qė tė ndryshojė edhe perceptimi shoqėror e nacional i heroit tė
kulturės; sepse, nė vend tė njė heroi qė i jepte zė njė epoke apo njė
civilizimi tė tėrė (sikundėr ndodhte nė tė kaluarėn), tani kjo gjė nė
botėn bashkėkohore relativizohet, mbasi paraqitet
modeli i shumėsisė a i pluralitetit tė veprimeve nacionale,
shoqėrore, fetare apo kulturore. Nė veprim ėshtė tani modeli
edhe i shumėsisė sė individėve veprues. Dhe tani ky vizion
zbret nė rrafshin e Heroit Konsensual, tė Heroit Tė Pėrbashkėt a
Kolektiv, do tė thotė, jo vetėm tė Heroit Individual. Nuk ėshtė e
habitshme, pse nė frymėn e kėtij vizioni bashkėkohor, qė, njė hero i
tillė kolektiv nacional, na del pikėrisht kleri katolik shqiptar, me
martirizimet e tij tė pafund pėr Fe e Atdhe. Autori dėshiron tė na
thotė se figura e personaliteti i Zef Oroshit, i shėrben kohės sė
sotme me jetėn dhe me veprėn e tij; se na ėshtė njė figurė e
personalitet edhe pėr kohėn e tashme tė kujtesės nacionale. Duke e
gjurmuar, dėshmuar, sqaruar e paraqitur kėtė figurė nė disa plane
komplekse, sikundėr janė veprimi nė fushėn e fesė, shkrimit,
publicistikės, letėrsisė, pėrkthimit, fushės kombėtare, politike, apo
kulturore; fushės diplomatike apo nė fushėn e epistolarit; Mrijaj nga
pak na shtyn skuqemi e tė mendojmė se sa tė pakta na janė njohuritė e
dijet tona pėr shumė gjėra; sa tė pakta ende i kemi botimet e tilla;
se nė cilat themele duhet tė mbėshtetemi pėr ti bėrė tonat tė
arriturat e civilizimit. Nuk ėshtė e habitshme, prandaj, pse Mrijaj,
nė modelin e tij dokumentar, ndėrfut kronikėn, memoarin,
letėrkėmbimin, kujtimet, deklaratat, vijėzimet autobiografike,
jetėshkrime figurash historike, pėrshkrime ngjarjesh, takimesh
tubimesh e nismash; bibliografi shkrimesh tė Zef Oroshit, apo
literaturėn e gjerė qė e ka pėrdorur pėr tia dhėnė publikut kėtė
libėr, i shkruar, gjithsesi, pėr vite e dekada tė tėra tė qėndrimit tė
tij nė SHBA. Nė ndihmė autorit i dalin edhe burimet e drejtpėrdrejta
pėr hartimin e kėsaj monografie, sikundėr janė Kapidani i Mirditės,
Ndue Gjonmarku, aktivistėt veteranė tė themelimit tė Kishės dhe tė
buletinit Jeta Katolike (1966) e shqiptarėve tė New York-ut. Figura
e Zef Oroshit del si prototip i klerikut tė rrahur nga furtunat e
jetės, prototip i meshtarit tipik mirditor, me sinqeritet e energji
tė pashtershme, i njeriut qė pikėsynon pėr ti ēuar gjėrat deri nė
fund; i intelektualit me dituri shumėplanėshe, i kundėrshtarit tė
rreptė tė ateizmit e tė regjimeve komuniste. Ėshtė njeriu i formuar,
sikundėr do tė nėnvizojė Mentor Quku, nė votrėn e shtėpisė, ku
spikatin traditat etnike e ato atdhetare, dhe nė shkollėn e
dishepujve, ku dalin nė pah formimi i tij teologjik e filozofik.
Autori, Vatrėn dhe Botėn e Zef Oroshit, kėto dy
pika prej ku nisin e mbarojnė udhėt e formimit nacional e tė atij
universal; i sintetizon nė kėtė mėnyrė: Mirdita ėshtė tokė abacish
dhe shenjtorėsh. Mė parė pėrmendet shenjtori i tyre dhe mė pas
vendasit autoktonė (fq. 34). Autori jep edhe njė histori tė
shkurtėr tė Mirditės qė nga shekulli XIII, jep figurat e shquara
mirditore klerikėsh, shkrimtarėsh e kapedanėsh, flet pėr ngjarje e
bėma historike, pėr histori abacish e kishash, rendesh e dioqezash.
Dhe modeli
shqiptar i tolerancės ndėrfetare, krahinore apo modeli shqiptar i
Heroit Koncensual, i Konsensusit Historik Ndėrshqiptar, a nuk ėshtė
njė model qė i shėrben edhe civilizimit modern botėror pėr zgjidhjen e
shumė konflikteve? Ato forca brendakombėtare, qė e kanė prishur kėtė
konsensus, sikundėr ndodhi nė atė tė komunizmit, a nuk e sollėn nė
luhatje vetė qenien tonė nacionale, vlerat e pėrbashkėta nacionale?
|