Te nderuar Vizitor Jeni duke vizituar Gazeten Lokale Shkodra, kjo Gazete Shperndahet jo vetem ne Shqiperi  por edhe ne Greqi dhe shtetet Fqinje,

 Kryeredaktor  Kabil  Bushati    Tel:+355692167985

  Llogaria Bankare - Nr.410023424

  Banka Kombetare Tregtare Dega       Shkoder         

   Meny Kryesore
  Home
  Partner
  Kontakt

Radio Deutsche Welle

Radio BBC

Zeri i Amerikes

New York Times

Washington Post

Corrierre della Sera

Euronews

NATO

NATO - KFOR-Kosovo

Euronews

Amnesty International

World-newspapers  

The European Parliament

European Community 

Washington Post

The White House

UK Ministry of Defence

IWPR

London

Berlin

Die Welt

Kerko ne GOOGLE
  

 

                     

 

Lad Shehu, qytetar nderi i Durrėsit

[Durrėsi Bulevard, 28.8.2008]

Ladi, apo gjatė, Vladimir Mehmet Shehu, duhet tė bėhet qytetar nderi i Durrėsit.  Dhėnia e kėtij titulli Ladit, pas vdekjes, nderon kryesisht Durrėsin, dhe konkretisht kryetarin e Bashkisė dhe kėshillin bashkiak tė Durrėsit, tė cilėt do ta kryejnė kėtė formalitet.  Ladi praktikisht e ka kėtė titull, sė paku pėr shumicėn e durrsakėve qė e dinė historinė e qytetit tė tyre, nė vitet 1970-80.  E thėnė shkurt: Ladi dha kontributin kryesor qė nė Durrės tė ngrihej njė qendėr studimore dhe njė uzinė moderne e prodhimit tė pajisjeve elektronike, ku u arrit tė punėsohen,  pėr mbi 20 vjet rresht, mbi 750 punonjės nė vit.

 

Ladi ishte 23 vjeē kur filloi punėn nė URT (Uzina e Radiotelevizorėve Durrės, qė nė atė kohė, nė vitin 1969 quhej UEM Durrės).  Ishte njė inxhinier elektronik qė sapo kishte mbaruar universitetin, me njė pasion tė madh pėr dije dhe pėr punė.  Menjėherė, brenda mė pak se dy vjetėve, ai arriti tė mbledhė rreth vetes inxhinierė dhe specialistė tė talentuar.  Ai, Ladi, induktoi principin e zgjedhjes sė njerėzve tė aftė, pavarėsisht se mund tė kishin edhe cene biografike.  I tillė isha dhe unė qė po i shkruaj kėto radhė, “me cen biografik”, por edhe shumė tė tjerė, “edhe mė keq se unė”.

 

Flitet pėr kohėn e egėr tė komunizmit, kur lufta e klasave bėnte kėrdinė, kur si kėrkesė e parė pėr vendosjen e njė njeriu nė punė ishte ana politike, pra qėndrimi i tij pro komunizmit, por edhe i gjithė familjes sė tij, bile njė periudhė u pat thėnė se “do tė shihet biografia deri nė 7 brez”.  Kjo politikė pėrpunohej nga Enver Hoxha, por edhe nga babai i Ladit, kryeministri Mehmet Shehu.  E Ladi po vepronte jo sipas mėsimeve tė babait tė vet, por sipas logjikės teknike dhe njerėzore.  Njė nga akuzat qė iu pat bėrė kur u vra i ati i Ladit (viti 1981), ishte: “Ladi ėshtė teknicien dhe nuk ka zhvilluar luftėn e klasave”.

 

Prodhimi i radiove dhe televizorėve kishte filluar nė Durrės, para se Ladi tė fillonte punė aty.  Por ishte njė prodhim i vogėl, krejt artizanal, dhe me shumė ngarkesa amatorizmi.  Merita e Ladit ishte se, duke punuar vetė, por edhe duke mbėshtetur punėn e kolegėve, arriti qė brenda pak vjetėve, tė bėnte qė tė kalohej nė njė uzinė moderne.  Uzina filloi jo vetėm tė bėnte montimin pėrfundimtar tė radiove dhe televizorėve, por edhe tė prodhojė shumė pjesė tė tyre, dhe shumė pajisje tė tjera elektronike, si kompjuter, pajisje automatike, pajisje pėr ushtrinė etj.

 

Ladi kishte frymėn e sė resė.  Ai e shfrytėzoi faktin se ishte i biri i kryeministrit, pėr tė zhvilluar URT-nė, qė ishte njė ndėrmarrje e Durrėsit.  Fonde pafund iu akorduan nga qeveria, URT-sė.  Ajo u bė aq “e dashur”, saqė filloi tė kishte shumė kėrkesa qė uzina tė zhvendosej nė Tiranė.  Ishte kryesisht insistimi i Ladit, qė ajo i mbeti Durrėsit.

 

Po Ladit i dedikohet pėrgatitja e veēantė e inxhinierėve dhe specialistėve qė punuan nė URT Durres.  Ishte fryma e tij perėndimore qė iu kundėrvu mbylljes komuniste tė kohės.  Ai arriti tė porosisė shumė literaturė perėndimore, kryesisht amerikane, qė na transformoi, me plot kuptimin e fjalės, shumė prej nesh qė punuam me tė. 

 

Por ishte jo vetėm literatura, por edhe vizitat e specialistėve tė huaj nė URT, si dhe vizitat e specialistėve tanė jashtė shtetit, qė formuan atė ambient, qė na jep tė drejtėn ta quajmė URT-nė edhe njė qendėr studimore e kohės.  Ladi krijoi njė ishull “perėndimor”, URT-nė, nė Shqipėrinė ku sundonte njė izolim tėrėsor nga bota.

 

E gjithė kjo, kishte nė bazė tė vet, botėkuptimin perėndimor qė kishte Ladi.  Ai shpesh mė fliste mua personalisht, natyrisht nė konfidencė, deri dhe kundėr principeve bazė tė komunizmit, kundėr enverizmit, kundėr drejtimit idiot tė ekonomisė nė Shqipėrinė e viteve 1970-74, kohė kur unė kisha me tė miqėsi tė ngushtė.  Por edhe shumė kolegė tė tjerė, ēuditeshin sesi kishte mundėsi qė i biri i krye-komunistit Mehmet Shehu, tė ishte kaq filo-perėndimor, kaq i lirė.

 

Por idetė perėndimore tė Ladit, shpreheshin jo vetėm nė punėt e uzinės, por edhe nė letėrsi, nė histori, nė muzikė, nė art etj.  Prej tij kemi arritur tė lexonim shumė libra qė shqiptarėt e tjerė zor se mund t’i gjenin nė atė kohė.  Kemi dėgjuar muzikė me mjete moderne tė kohės.

 

Dikujt mund t’i duket se nuk lidhet fare p.sh. letėrsia me inxhinierinė apo ekonominė.  Jo, kėtu bėjmė fjalė pėr botėkuptim, pėr mendėsi, qė krijonin njė kompleks tė njeriut tė lirė, nė njė regjim pėrbindėsh, siē ishte ai komunist ku jetonim, Ladi dhe ne.  E pa qenė njė njeri i lirė, Ladi nuk mund tė kishte bėrė pėr Durrėsin, ato qė bėri.

 

Ishte njeri i lirė dhe perėndimor Ladi, prandaj e vrau komunizmi.  Po, e vrau komunizmi, pavarėsisht se edhe mund tė ketė kryer vetėvrasje, sepse qe komunizmi qė e shtyu ta bėnte.

 

Enver Hoxha e dinte se sa njeri i lirė qė ishte Ladi, prandaj edhe sajoi atė farsėn me “djalin e Mehmetit, qė kishte prodhuar njė radio speciale pėr t’u lidhur me amerikanėt”.  Shumė nga ne tė URT-sė, e dinim se “ajo radio speciale” ishte thjesht njė prodhim eksperimental qė Ladi e bėnte pėr mbrojtjen e studimit tė tij pėr marrjen e doktoratės.  Nejse, mos tė ndalojmė nė hollėsi.

 

Natyrisht qė mund tė ketė ndonjė ziliqar nga ndonjė shoqatė qė e quan veten tė Durrėsit, qė do tė thotė “ai nuk ishte Durrsak”.  Jo, Ladi ishte durrsak e kaluar shumė durrsakėve qė mburren se paskan ardhur nė Durrės, “jo nė 1970, por nė 1968”, e tė tjera mėtime tė tilla qė synojnė veē qė tė zvogėlojnė konkurrencėn pėr nderimin e njerėzve qė i kanė dhėnė Durrėsit.

 

Apo, mund tė dalė ndonjėri e tė thotė: “pėrse, tė birin e njė krye-komunisti do ta bėjmė qytetar nderi!”  Do t’i thosha: mos u bėj hipokrit, se Durrėsi ka bėrė “qytetar nderi” vetė krye-komunistėt, bile dhe pret me brohoritje edhe atė kryetarin e partisė antikomuniste, atė qė ka qenė vetė krye-komunist, e jo qė ka pasur tė atin.  T’ua lemė lidhjen e bijve, me biografitė e prindėrve, komunizmit, e mos ta pėrcjellim atė murtajė, luftėn e klasave, nė post komunizėm.

 

E fundit, por jo mė pak e rėndėsishmja.  Janė me mijėra durrsakė qė e kanė njohur Ladin, dhe ėshtė detyrė e tyre qė tė shprehen, qoftė dhe me shkrime nė Bulevard, qė Ladit t’i jepet minimumi: titulli “qytetar nderi i Durrėsit”.

 

Bashkim Kopliku

 

 Copyright © 2007. www.Gazetashkodra.net