|
Kryeredaktor
Kabil Bushati
Tel:+355692167985
Llogaria Bankare Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|
Meny Kryesore |
|
Home |
|
Partner |
|

Diellin e kapa per veshesh Refleksione nga Klajd Kapinova

Metrotė nė New York, qė lėvizin nė
drejtime tė ndryshme drejt zemrės sė ShBA-sė (Manhattan), marrin me
vete miliona udhėtarė. Tė gjithė nxitojnė, qė tė shkojnė nė orar nė
punė me tren dhe makinė. Shpesh amerikanėt zyrtarė, nėpunės tė
thjeshtė, punėtorė dhe turistė tė zakonshėm, nė tren shfletojnė
nxitimthi ndonjė revistė, gazetė. Pėr ato qė kanė udhė tė gjatė
drejt punės njė roman, love store apo njė me libėr me poezi ėshtė
shumė e preferuar...
Kur udhėtoj nė Metro me tren nga Pelham Parway nė drejtim tė
Manhattan-it shpesh nė ēantė marr me vete ndonjė libėr apo gazetėn e
preferuar italiane L' America Oggi.
Para dy jave, nė postė mė erdhi njė pako me dy libra tė poetit Lekė
Gjoka nga Lezha me banim nė Florida. I mora nxitimthi dhe u nisa
drejt stacionit tė trenit.
Dielli mė shoqėronte kudo edhe pėrballė Statujes sė Lirisė, qė mė
kujtuan disa vargje poetike tė shkruar nga emigrantja Emma Lagurus.
Nė dorė kisha njė tjetėr libėr me poezi tė shkruar kėsaj radhe nga
njė bashkėemigrant shqiptar... Rashė nė meditime gjegrafike dhe
astronomike, se rreth Diellit sillet gjithė sistemi ynė diellor.
Planetet rreth diellit, prej miliarda vitesh bėjnė ritin e zakonshėm
tė rrotullimit rreth orbitės sė tyre dhe Diellit. Kontinentet me 7
miliard banorė, zgjohen e flejnė brenda katėr stinėve tė vitit nėn
tė rrezatimin jetėsor tė Diellit. Ky motiv pėrsėritet edhe nė
shtetin e bukur tė Floridės bregdetare, ku poeti Lekė Gjoka ėshtė
pėrpjekur figurativisht disa herė tė kapė pėr veshėsh Diellin, qė
rrezet e veta ua dėrgon edhe vendlindjes sė tij tė dashur Kallmetit
nė Lezhė.
Pas njė pėrvoje nė vėllimin e parė poetik Lotėt e puthjes, tė
gatuar nė Florida dhe pjekur nė njė shtypshkronjė nė Shqipėri, ai
falė talentit dhe pasionit tė zjarrtė pėr poezinė thur vargjet e
prozė sintetike, me ndjenjat mė tė ngrohta tė shpirtit tė zhuritur
plot mall pėr vendlindjen.
* * *
Nė vėllimin e dytė poetik:
Diellin e kapa pėr veshėsh Lekė Gjoka, kundron me
frymėzimin nga Toka e premtuar, netėt e nxehta ekzotike,
tė veshur hijshėm me deshirėn e etur pėr liri, ku, askush nuk mund
tė guxojė tė vrasė liritė, zemėrimin e valėve tė bukura tė
Atlantikut, tek gjuajnė me shkelma ose puthin nė infinit
bregdetin e frutave tė mrekullueshme ekzotike floridiane...
Nė tė gjithė ciklin me tematikė tė pasur poetike (58 krijimet
artistike), sido qė ti lexosh, ato ēlirojnė ndjesi emocionale sa
herė qė i lexon me endje. Pėrkitas me idetė e autorit tė parathėnies,
mendoj pas pėrtypjes sė kėndshme poetike, pėrmes kėsaj sofre tė
bukur vargėzimesh, autori Gjoka vjen mė i pjekur nga ana poetike, me
njė larmi idesh e temash, emėlsi dhe lirshmėri vargu, tė cilat falė
pėrvojės i trajton me pėrkujdesje me ngjyra e kolorit shumė tė
ngrohtė. Ai ndonėse mijėra milje larg Kallmetit tė tij tė dashur, i
ndėrthurė vargjet me shpirtin herė - herė tė trazuar dhe tė rilindur
pas ēdo tramvaji, qė udha e vėshtirė e emigracionit e dengledisi nė
tokėn e lashtė Helene, pėr ta takuar Homerin, nga ku, mė pas mori
biletėn pėr tė takuar Ēezarin e famshėm apo 24 ish-perandorėt ilirė
nė Perandorisė e famshme Romake. Dhe pse jo, autori rendi tė shihte
nga afėr lashtėsinė e legjendės apo mitit tė hershėm latin qė ka si
temė Ulkonjės, e cila u jep cicė (gji) kėlyshėve tė vet...
Puna pėr mbijetesė dhe meditacioni si
vlerė poetike, u skalitėn si pėrjetėsi edhe nė trurin e tij, qė si
kompjutėr merrte e jepte ngjarje dhe pėrjetime nė dheun latin. Oh
Zot, dua tė shkoj dhe tė pushoj pėr disa dekada nė Botėn e Re,
qė lundėrtari epokal gjenovez Kristofor Kolombi zbuloi mė 1492...
Amerika e George Washingtonit, u bė kėshtu me sa duket stacioni
fundit, ku mė sė shumti gumėzhijnė malli dhe dėshira qė edhe
Kallmeti tė jetė si Jecksonvile nė Florida.
Poeti natyrshėm, risjell aromėn e dashurisė nė kohėn e adolishencės
sė tij, duke e kujtuar me nostalgji, ndonėse me modesti skalit
vargjet e mėposhtme:
Me fshikuj erė tė gjuaj nė ēast
larg nė ėndrra ku aromėn dashuri
zgjaten miljet e harreses me pash
njė harugen shpirtėror mė gjuan me pahi!...
Kėtė dashuri zemre dhe jo pasuri materiale, ai e vijoi deri nė
hapjen e familjes sė re, i lumtur dhe i gėzuar qė hėna kishte qenė
vetė dėshimtare dhe engjėll mbrojtės, tek i kishte ndezė njė abazhur
tė vogėl dore barit, qė si dyshek gėzohej se mbante peshėn e njė
dashurie tė re... Nė kėto ēaste frymėzimi, burojnė edhe frymėzimet,
qė poeti me puplėn e lehtė dhe bojėn e dashurisė i krijoi mbi letrėn
e bardhė.
I ligėshtuar dhe me brengė dhimbjeje tė thellė, pėr ēfarė ndodhi mė
11 Shtatorin e zi tė 2001-shit nė Tokėn e bekuar tė ShBA-sė. Poeti
Gjoka luftoi poetikisht me djallin, qė kėrkoj tė errėsonte ėndėrrat
e lirisė sė gjithė njerėzimit, qė kėrkoj tė gjunjėzojė krenarinė e
lirisė nė Shtetet e Bekueme tė Amerikės. Autori e pėrjeton dhimbshėm
tragjedinė qė pllakosi Botėn e Re nė agimin e shekullit tė ri:
Ai mė tej pėrshkruan tragjedinė, lotėt, dhimbjet e 3500 shpirtrave
njerėzorė, qė kaluan nė amshim, se si njerėzit e plantit tone
shikonin kėtė skenė direkt nga kanalet televizive amerikane dhe
merrnin pjesė nė pikėllimin qė pushtoi gjigandin e planetit tonė.
Lekė Gjoka, pėr tė treguar se jeta vijon, pėrballė faqes poetike tė
atentatit ndaj lirisė nė ShBA, ka vėnė poezinė Atė natė..., ku,
Hėna kishte ndezur dritat e zogjtė nė zagushinė e natės verore
shoqėronin kėngėn e dashurisė sė ēiftit tė ri, qė puthej e puthej
nėn prehėrin e tokės, ku, ndjenjat rinore hodhėn firmėn e dashurisė
sė pėrjetshme...
Si bashkėemigrant nė metropolin mė tė madh tė botės nė NY, kumtoj mė
sė miri kumtin e vargjeve, dlirėsinė e shpirtit poetik tė Lėkė
Gjokės, qė natyrshėm i burojnė ndjenjat e brendshme tė shpirtit tė
qetė dhe herė tė trazuar me mallin e pėrhershėm pėr vatrėn e lindjes.
Duke pasur edhe njė faqe interneti
www.lezhe.net dhe toplisten
mė tė madhe tė e-mail-ve Mėmėdheu, Gjoka, pėrcjell pėrmes brigjeve
tė Florides dashurinė pėr Shqipėrinė, gjuhėn e dashur shqipe,
traditat e bukura tė gurrės popullore shqiptare, vallet e lashta dhe
veshjet plot kolorit tė popullit shqiptar. Tashmė, pėr te,
vendlindja ėshtė larg vetėm pak sekonda, sa ai bėn pėr tė hapur
kompjuterin dhe nė monitor thur dashurinė pėr vendin e tij, qė
tretet ne etėr dhe rishfaqet pėrsėri nė mijėra monitorė kompjuterikė
nė Shqipėri e kudo, ku janė shqiptarėt nėpėr botė
Mall, mall dhe pėrsėri mall buron nga zemra poetike e autorit Gjoka.
Ai rizgjon bashkėbisedimin e pėrmallshėm me vendlindjen, duke
pėrmendur pėrsonazhet aq tė dashura tė tij. Ulliri, kjo pemė e
lashtė e brigjeve tė Ilirisė dhe Detit Mesdhe, pėrmes pendes sė
poetit, rivjen si njė nėnė e mirė, qė ka mbledhur nė njė sofėr tė
madhe rreth vetės tė gjithė banorėt e malit tė Velės, erėn
karakteristike tė krahinės, qė kreh flokėt dhe ledhaton ėmbėl
kujtimet e hershme dhe tė freskėta tė vendlindjes. Nė Florida, ku,
dritat i ngjasojnė kolonive tė xixėllonjave, i kujton dritėn e
dashur tė shtėpisė, shkėlqimin e objekteve tė dhomave, ku, flejnė
dhe zgjohen prindėrit e tij. Kallmeti, ėshtė i njohur nė tė gjithė
vendin pėr verėn e kuqe dhe tė ėmbėl. Edhe nė Florida, California,
ka verė shumė tė shijshme vendase, etj., por gjithsesi ajo nuk e ka
shijen e tokės amtare, ku vreshtat me shekuj jetojnė historinė e
banorėve tė Kallmetit.
E pėr ēfarė nuk ka dashuri e mall poeti Gjoka, qė gjithnjė rri
menduar dhe end pelhuren e kthimit nė vendlindje, kur fėmijėt e
rritur me njė buzėqeshje fisnike tė kėrkojnė nga prindėrit e Lekė
Gjokės ti tregojnė nė gjuhėn shqipe pėr varrin e Gjergj Kastriotit,
vendlindjen e At Gjergj Fishtės, ēiftelinė e shumė sende tė tjera
shqiptare. Si emigrant Lekė Gjoka, ka udhėtuar me botėn e shpreses
kudo, ku ka shkuar nėpėr udhėt e vėshtira tė emigracionit, kujton me
njė fisnikėri respekti poetin dhe shkrimtarin e njohur tė
komunitetit tonė (ShBA) Kolec Traboinin nga Tirana, qė jeton e punon
nė Boston. Ata sėbashku kanė rend udhėve tė vėshtira tė Athinės,
ruajnė kujtime dhe pėrpjekje pėr mbijetesėn e emrit shqiptar, kanė
mbajtur tė gjallė me atdhedashuri gazetėn e emigrantėve shqiptarė
atje. Poeti e ka pėrjetuar nė kėtė mėnyrė portretin fisnik tė Kolec
Trabonit:
Hej ti burrė malsie qe bjeshkve
iu flet me gjuhen e maleve
e si tė shohin njė herė me pėrqafim shikimesh
tė marrin nė prehėr dhe qajnė prej ndarjeve!...
Vargjet shtrihen nė letėr bashkė me ndjenjat, qė fiksojnė ditėt qė
ecin me shpejtėsi nė botėn e zhurmshme tė ShBA-sė. Kėtu i rrėshqasin
autorit dashuritė pėr vendlindjen, prindėrit, fėmijėt, gruan, aromėn
e lėndinave tė blerta tė Kallmetit, blegėrimen e deleve, cicėrimen e
zogjve tė pyllit, pemėt e bukura, qė veshin hijshėm malin e Velės,
lulet shumėngjyrshe mbi saksitė e shtėpive tė kallmetarėve. Kėtė
mall, e gjejmė nė poezinė kuptimplote: Ēti them tim biri!, ku,
ndėr tė tjera autori vargėzon thjeshtėsisht:
Jacksonvilla kishte veshur nė tė ikur pelhurėn e mjegullės,
rrugėt rėnkojnė nėn rrokullimėn e rrotave tė makinave.
Babi! - shpėrthen im bir Donaldi - dua tė shkoj tek gjyshi,
Atje, ku ajri tė buzėqesh me gugullima!...
Ēti them tim biri tė vogėl ngarkuar me mall,
ti them, se akoma Shqipėria se ka vrarė varfėrinė,
ti them se dikur jam rropatur maleve tė Greqisė
pėr tė thithur pak ajėr tė lirė!...
Ti them se me mėrgimin yt atė,
ėshtė larė atėherė kur ska dashur tė lahet,
ka qeshur atėherė kur ika ardhur pėr tė qarė,
e ka hangėr atėherė kur si hahet!....
Poeti e njeh shumė mirė vendlindjen e vet, karakteristikat e motit,
njeh dhe citon shpesh pėr ilustrim figurativ dashuritė e dlirta
shqiptare, bukuritė e bjeshkėve, zemėrimin e erės qė oshėtin,
ēmendurinė e murlanit tė zi, qė nga veriu i Shqipėrisė vjen me
rrėmbim, ngrohtėsinė e vashave tė bukura shqiptare qė tinėz shikojnė
djemtė e rinj, sytė e zi si rrushi i Kallmetit, rrezet e diellit, qė
shpėndahen nė shpatet e maleve tė thepisura... Makina e memories
rrėshqet me shpejtėsi mbi kartėn e bardhė tek vargėzon sythet
poetike, qė deri nė fund tė tyre janė kthyer tashmė nė buqetė qė
lėshojnė aromėn e kėndshėm tė shpirtit poetik.
Deti, valėt, kaltėrsia, poetit Gjoka nuk iu nda gjithė jetėn, mbasi
vendlindja e tij ėshtė pranė detit Adriatik vetėm pak kilometra nga
Shėn Gjini. Deti dhe Oqeani Atlantik, janė njė lidhje, qė flejnė
sėbashku nė shtatin e ujėrave tė rruzullit tokėsor. Deti e Oqeani,
japin e marrin me njeri-tjetrin nė ngushticėn e Gjilbratarit (tė
njohur nė historinė antike tė Europės si Portat e Herkulit), ashtu
sikurse Lekė Gjoka jep dashurinė, pasionin dhe mallin nė vargje
poetike, qė pėrcillen pėrmes rrymave tė shpirtit artistik.
Kryepoezia, qė ka edhe bukurinė e figuracionit artistik nė ēdo varg
pėr mua mbetet poezia me titullin e vetė vėllimit poetik Diellin
kapa pėr veshėsh!....
Autori nė dialog me Diellin, tregon episodet e jetės sė tij, gėzimet,
brengat e ngarkuar me dhimbje, qė e kanė shoqėruar nė ēdo hap tė
jetės. Edhe kur nata hedh mantelin e saj tė zi, autori dėshiron tė
ketė Diellin pranė zemrės, qė mė sė shumti sundon nė Florida.
Figuracioni letrar i pėrdorur nga poeti Gjoka, nė kėtė rast ėshtė i
qėlluar e shumė domethėnės. Ai kap pėr veshėsh, pikėrisht tė
pamundurėn, njėsoj sikurse njė ditė tė dėshironte tė bėhej vajzė,
nėse do tė kalonte Ylberin nė kėmbė ose mbi njė kalė tė bardhė si
njė Princ i Kaltėr... Malli pėr atdhe, tokėn e tė parėve, gurėt e
rrugicat e mahallės, ku, kaloi fėmijėrinė e brishtė, bėn qė herė pas
here Lekė Gjoka, mbrėmjeve tė vona, tė derdh lot malli me nota
merzie, ndonėse ėshtė nė vendin e lirive tė ėndėrruar. Sido qė ti
lexosh fare lehte e kupton, se poezitė e tij, janė biografia e njė
jetė plot kalvare emigracioni nga Europa nė Amerikė.
Edhe kur poeti udhėton udhėve tė bukura tė Floridės merr me vete
bllokun e shėnimeve nė gjuhėn shqipe. Ai ec rrugės me mendime
ngarkuar dhe skicon fatin, apo ėndrrat e varrosura... erdhi ajo...
flamuri shqiptar nė mėrgim... mall... dashuri etj.
Kėshtu i ndjeva dhe pėrjetova nė Metro drejt Manhattan-it poezitė e
poetit bashkėemigrant Lekė Gjoka tė mbujtur me mall, shpresė dhe
dashuri pėr vendlindjen.
|