|
Kryeredaktor
Kabil Bushati
Tel:+355692167985
Llogaria Bankare - Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|

PĖR IMITIMIN ALLA-FRANGA Autori Mirsad Sylja
Shkruan: Mirsad
SYLJA
Ka njė numėr tė konsiderueshėm
vitesh qė bota ka pėsuar njė zhvillim marramendės, nė shumė aspekte tė
jetės, sidomos nė atė teknologjik. Po ashtu, ka disa vite qė
civilizimi nė botė ėshtė zvarritur me hapa tė shpejtė duke kapur
qiellin me dorė... Edhe pse ky civilizim ėshtė i dėmshėm pėr natyrėn
njerėzore (e kam fjalėn pėr njė pjesė tė mirė tė civilizimit, jo pėr
tė gjithė civilizimin!), ai pėrsėri mbetet arritje, mbetet civilizim
dhe, njerėzit e ndjekin duke e respektuar deri nė detaj.
Mirėpo, problemi ėshtė me civilizimin e quajtur Liri vetvetore,
Pavarėsi vetvetore dhe civilizimin Epsh-dėfryes. Tė gjitha kėto e
ēojnė krijesėn mė tė bukur tė Zotit, qė ėshtė njeriu, nė degradim tė
moralit. Nė momentin qė njė shoqėri fillon dhe e prish, apo e dobėson
moralin e saj, atėherė kjo shoqėri ka shkuar dalė-ngadalė me kėmbėt e
veta drejt humnerės!
Morali ėshtė pika mė e dobėt e shoqėrisė njerėzore! Mendoj se, ėshtė
morali dhe intelekti ai qė e dallon, dhe duhet ta dallojė, njeriun nga
bota shumėllojshe e kafshėve.
Edhe qarqe tė ndryshme e kanė kuptuar mė sė miri kėtė pohim dhe
pėrpiqen natė e ditė, me allishverishe tė ndryshme, me metoda tė
lloj-llojshme, qė njeriun ta shthurin duke i prishur moralin.() Sepse
morali ėshtė njė gojėz() pėr vullnetin, logjikėn dhe rimėn e ndritur
tė mendjes.()
Ndikimi i kėtyre qarqeve nė shthurjen e moralit njerėzor ka qenė shumė
i madh. Nė emėr tė zhvillimit, civilizimit, relaksimit, paqes, etj.,
morali njerėzor u shthur..., edhe shoqėria u prish, thėnė ndryshe,
njeriu u afrua mė shumė me natyrėn kafshėroro-derrėrore!...
Si rrjedhojė e prishjes sė moralit, njeriut iu larguan virtytet mė tė
mira, mė tė hijshme pėr tė cilat ai duhet tė jetė krenar, kėshtu qė
njeriu nuk respekton e as qė adhuron Krijuesin e tij (edhe pse e
krijoi nė formėn mė tė bukur, i dha ēdo gjė qė i nevojitej), nuk
respekton prindėrit, ndaj tė cilėve ėshtė borxhli tėrė jetėn e nuk iu
shlyhet kurrė... (madje kėrkon qė tė ndahet e tė qėndrojė sa mė larg
tyre), bėn krime, bėn vrasje e grabitje, fyen, shanė e mallkon; pra
bėn ēfarė ti thotė uni i tij. Tashmė atė e komandon uni, apo nefsi i
tij, nuk e komandon mė logjika dhe morali!...
Pėr tė bėrė njė sintezė tė kėsaj qė u tha mė sipėr, nė njė nga ditėt e
javės qė kaloi mė rastisi tė shikoja njė makinė e cila u ndal pak
metra para meje e, nga dera e pasme e saj dolėn dy vajza rreth tė
20-ave. Njėra nga ato, duke mos menduar se ku gjendej (medoemos pėr tė
nuk ishte momenti tė logjikonte e tė mendonte), dy djemve qė qėndronin
nė ndenjėset e para tė makinės, u tha me zė tė lartė (natyrisht me zė
pėrkėdhelės e kėrkues pėr dėfrim nė njė herė tjetėr):
- Kurrė mė! Fuck you! Fuck you, a mdėgjon?!
Pas dy-tre minutash, ato u rikthyen sėrish nė rrugėn kryesore, sikur
tė mos kishte ngjarė asgjė, duke kujtuar momentet e kėndshme qė kishin
kaluar me prehėsit e tyre...
Ky fenomen ndodh nė pjesėn dominuese tė shoqėrisė shqiptare, sidomos
nė moshėn kulmore tė rinisė, mes 18-30 vjeē.
Nė kėtė rast, edhe vajza e Shkodrės, apo katundarja e civilizuar, (pavarėsisht
nga fakti se nuk mund tė jesh edhe katundar/e edhe i civilizuar)
kėrkon qė tė imitojė civilizimin alla-franga duke pėrdorur shprehje
amerikano-moderne!...
Nė kėtė kontekst, pėr sa kohė qė, ne tė gjithė, tė mos kontribuojmė e
tė mos e bėjmė moto tonėn ruajtjen e moralit, ne do tė vazhdojmė tė
vuajmė seriozisht dhe, do tė vazhdojmė tė jemi shumė larg natyrės sė
pastėr njerėzore...
|