|
Kryeredaktor
Kabil Bushati
Tel:+355692167985
Llogaria Bankare - Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|
Meny Kryesore |
|
Home |
|
Partner |
|

Ulqini dėshmi e shekujve
Nga Gjon Frani Ivezaj, historian
Ulqini,
ėshtė ndėr vendbanimet mė tė hershme tė trevave ilire. Kjo dėshmohet
qė nė periudhat parahistorike. Emri i tij, me sa duket, lidhet me
emrin Colcbinium (Kolkin apo Kolbin tė ardhur nga Azia) kolkėt si
themeluesit e parė i Olcinium. I famshmi shkrimtar Tit Livi, e pėrmend
Ulqinin si Olcinium, kurse vendasit si olcinatas, qė
mendohet se i pėrkasin fisit ilir tė labeatėve, qė gjendeshin rreth
liqenit me tė njėjtin emėr nė Shkodrėn e sotme. Nė shekujt nė vijim,
emri i qytetit tė Ulqinit ka evoluar nga lashtėsia e deri sot
Epoka e
bronzit, ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė kėtė qendėr tė hershme
historike. Kėshtu nga zbulimet arkeologjike, qė janė berė nė periudha
tė ndryshme nga arkeologėt vendas dhe tė huaj, ėshtė pėrcaktuar se nė
dyshemetė e dheut janė zbuluar gjurmė tė hershme tė jetės dhe
zhvillimit nė pėrputhje me kohėn, duke filluar nga tombulat dhe veglat
e punės, qė natyrshėm kanė pėrdorur tė parėt e kėtij vendbanimi.
Nga
ekspertėt paleohistorik, kėto gjetje arkeologjike, kanė ruajtur
vijimsinė e tyre pėrgjatė bregdetit adriatik ose ndryshe, bėjnė pjesė
nė tė ashtėquajturen vegla tė tipit shkodran dalmatin.
Treva e
pasur ilire, pėrbėn padyshim edhe bazamentin nė tė cilin ėshtė
zhvilluar historia mijėravjeēare e kėtij qyteti tė lashtė bregdetar.
Nė kėtė truall tė lashtė historik, janė pėrshkruar kultura tė ndryshme
civilizimesh gjatė shekujve. Gjithashtu, kėtu kanė kaluar ose qėndruar
nė kohėzgjatje tė ndryshme pushtues, tė cilėt, nė njė farė mase kanė
lėnė gjurmėt e tyre tė dukshme nė lėmin e arkeologjisė, pėrshkrimet
historike, emrave tė vendbanimeve, artit figurativ mural dhe tipeve tė
banesės tė ndertuar nga ana e stilit arkitektonik.
Mes
Tivarit dhe Ulqinit (Ada e Krruēit), thuhet se ka ekzistuar Ulqini i
Vjetėr. Megjithatė duhet pranuar pėr hir tė sė vėrtetės ose dėshmive
historike, se kėtu nuk janė ndeshur gjurmė jete tė periudhės sė
lashtėsisė, sikurse natyrshėm mund ti gjemė nė zonėn e Kėshtjellės sė
Ulqinit.
Sigurisht,
kėtu ka gjurmė tė antikitetit dhe mesjeta. Pėr herė tė parė Ulqini i
Vjetėr pėrmendet nė vitin 1376. Afėrsisht gjashtė shekull e gjysėm mė
parė, nė qendrat e banimit, tė favorizuar nga kushtet e pozitės
gjeografike dhe kushteve tė favorshme, mendohet se ėshtė zhvilluar
jeta rurale, pėrmes vendbanimeve tė mesjetės buzė brigjeve tė detit
Adriatik.
Nėse do
tė shohim me kujdes edhe ndėrtesat e mesjetės, qė i pėrkasin kėsaj
treve, bie nė sy lashtėsia e kėtij qyteti nė Kalanė e Ulqinit. Bedeni
ilir, i zbuluar nė shtresat e truallit nė pjesėn e sipėrme tė
kėshtjellės, ka gjurmė karaktersitike tė mureve qiklopikė,
ndėrtuar me blloqe tė mėdha guri tė mirėfilltė, ēka pėrforcon edhe mė
shumė bindjen e vijimsisė sė lashtė rurale tė saj.
Nga ana e
tjetėr, duke parė hollėsi ose detaje tė gjurmėve tė hershme
arkeologjike, shohim se kėtu ekzistojnė blloqe guri mbi gjirin dhe
Molonė e Ulqinit, qė pasqyrojnė nė kėtė mėnyrė konturet e kulturės
primitive e arkaike ose e thėnė nė gjuhė tjetėr paraqet perendinė
lokale tė detit, Zotin mbrojtės tė Ulqinit. Kjo ėshtė e shprehur edhe
pėrgjatė bregdetit tjetėr shqiptar ose mė nė jug tė Adriatikut,
pėrgjatė vijės bregdetare, ku kanė qenė ndėrtuar qytetet e vjetra
ilire, si Dyrrahu, Butrinti, Valova, dhe deri nė brigjet e lashta
mesdhetare helene etj.
Qyteti
ilir i Ulqinit, ka pasur famė tė madhe nė kohėne shtetit ilir.
Zbulimet arkeologjike e dėshmojė dhe pėrforcojnė kėtė argument, gjatė
kohės sė sundimit tė mbretit tė fundit ilir Genti nė qytetin antik tė
Scoda (Shkodra).
Natyrisht,
duhet thėnė se qyteti i Ulqinit, ruan origjinalitetin e vet, sepse
ėshtė ndėrtuar nė pėrshtatjen sipas objekteve tė terrenit qė e
rrethonte, ku, mė sėshumti bie nė sy pjesa ballore e jashtme e murit
qiklopik e ngjashme kjo me ndėrtimet pergam, qė ėshtė pėrdorur
nė zgjerimin e mėtejshėm tė qytetit nė fjalė.
Lulėzimi
i tregtisė dhe lundrimeve bregdetare nė kėtė trevė, kanė vijuar edhe
pas pėrfundimit tė luftės raskapitėse iliro romake, kur dhe
tjetėrsohet mbretėria e Gentit. Gjatė kėsaj periudhe deri nė shek. XI,
qyteti bregdetar, gėzonte njė lloj pavarėsie nė formė e republike.
Qysh
nga lashtėsia e sot nė brigjet e adriatikut nga bregdeti dalmat e deri
nė atė jonian helen, kemi tė ruajtur si dėshmi tė historisė fragmente
tė civilizimit tė hershėm nė periudha tė caktuara historike, por qė
pėr arsye tė ndryshme, ato sot gjenden tė braktisura rrėnojat e
qyteteve antike. Mirėpo ato shfaqen me rrėnojat e tyre si muze
natyralė ose pasaporta tė autoktonisė sė banorėve vendas, qė brez mbas
brezi i ruajtėn, duke dėshmuar vijimėsinė e jetės dhe qytetėrimit prej
epokės antike, mesjetė e deri sot. Nė kėto themele parahistorike bėn
pjesė edhe treva e Ulqinit.
Fortifikimet antike e mesjetare qė pėrfshinė nė periudha tė ndryshme
brigjet e e kaltra tė Mesdheut, mbijetuan kundrejt fenomeneve apo
dukurive gjeografike qė pėrfshinė sipėrfaqen e tyre. Edhe pse herė
mbas here gjatė u pėrfshi nga tėrmetet dhe lėvizjet ngritėse e ulėse
tė truallit bregdetar, erozioni gėrryes dhe vėrshimet e ujit nė
brendėsi tė territoreve bregdetare, nė zona tė caktuara pėrgjatė
bregdetit dalmat e deri nė atė jonian helen, u ruajtėn ndėr shekujt
gjurmėt e shkrimeve, themeleve tė fortifikimeve etj.
Edhe pse
kėto qendra tė hershme banimi u braktisėn, ato sėrisht nuk e humbėn
origjinėn e tyre, emrin e qytetit qė nga antikiteti dhe mesjeta e
hershme dhe e vonshme. Kėshtu me ndarjen e Perandorisė Romake nė dy
pjesė, ajo perėndimore me qendėr Romėn dhe lindore me kryeqendren
Konstandinapojen, Ulqini, u gjend nė provincėn Prevalitana tė
Perandorisė Lindore dhe prej shekullit IV, fillojnė tė shuhen ngadalė
kultet e besimet pagane tė popullsisė dhe nė vend tė saj fillon tė
pėrhapet feja e re e krishtėrimit nga vetė apostujt
nga viti 1250
derinė fund tė shek. XIV nė zonėn e kalasė sė Ulqinit gjenden disa
kisha si vijimėsi e krishtėrimit tė hershėm nė kėto treva.
Qyteti i
Ulqinit, pėrballoi me stoicizėm sulmeve dhe lutrave tė shumta tė
perandorit maqedon Samuilit nė shekullin IX, sulmet e mongolėve nė
vitin 1242. Nė qytet asokohe (1252), ka mbretėruar nipi i Nemanjės
Gjorgji. Ndėrsa nė harkun kohor 1282 1309, ka sunduar vejusha Helena
e Anzhuinėve, ndėrsa prej vitit 1281, motra e saj Maria njihet si
domina Ulcinii. Gjatė kėsaj periudhe nė vitin 1288, dy motrat
Helena dhe Maria kontribuojnė nė ndėrtimin e Manastirit Franēeskan.
Rėndėsia
politike, tregtare, detarisė, financiare dhe kulturore e qytetit
zgjerohet dhe pėrjeton kohėn e lulėzimit tė plotė, mbas tjetėrsimit tė
Rashės, nė kohėn qė kurorėn e sundimit e mbajnė princėrit e dinastisė
sė familjes bujare Balshajve. Tashmė rruga e tregtisė ishte zgjeruar
pėr vendasit jo vetėm pėrgjatė vijės bregdetare tė Dubrovnikut, por
edhe me Venedikasit, tė cilėt, kishin nė qytetin e Ulqinit edhe
konsullin e tyre. Pėr mė tepėr, vetė sunduesi Gjergj Stras Balshės
(1385 1405), pėr aftėsitė e tij ushtarake dhe administrative njihet
si Princ i Ulqinit dhe kur mbyll sytė varroset nė Ulqin.
Vendasit
dallohen pėr llojet e ndryshme tė punėve tė zejtarisė, duke spikatur
mė sė shumti si skalitės ose mjeshtėr tė pėrpunimit artistik tė drurit
dhe ndėrtimtarisė asokohe. Vetė princi Strazimiri, u interesua pėrmes
njė projekti tė bėjė ndėrtime tė reja nė qytet.
Kėto
projekte arkitekturale, sikurse dėshmojnė burimet e shumta historike,
i vijojnė me sukses edhe Ballasha III. Nga viti 1413 1421, kemi
sėrisht sundimin e dinastisė sė familjes princore Balshaj. Me vdekjen
e tij, shuhet edhe sundimi i princėrve tė mirė arbėror dhe gjurmėt e
tyre i ndeshim tashmė nė toponimimet e ndryshme. Mė e njohura ėshtė
Kulla e Balshajve, e cila gjendet nė pjesėn e sipėrme tė qytetit e
rindėrtuar disa herė.
Rritja
dhe zgjerimi i sundimit venedikas bėhet kur pushon se ekzistuari
dinastia arbėrore e Balshajve. Ulqini, tashmė bie nėn sundimit e
Republikės sė Venedikut nė vitin 1423 1571. Mbas 150 vjetve, sėrisht
qyteti bie nėn sundimin e pushtuesve osmanė tė Perandorisė Turke tė
Bosforit. Gjatė kėsaj kohe nė qytet, kemi nė fillim futjen e
elementeve dhe ndikimit tė kulturės latine nė fillim dhe mė pas atyre
lindore aziatike osmane, gjurmėt e sė cilės ndeshen deri nė ditėt tona.
Kultura
dhe urbanizimi venedikas, shprehet nė rindėrtimin e ndėrtimet e
bedeneve, portave, kullave, pallateve, kishave latine e shesheve. Si
klasike mund tė pėrmendet si shembull hyrja veriore e Kalasė sė
Ulqinit, ku bien nė sy tullat e kuqe tė murosura. Kėtu gjithashtu
gjendet edhe mbishkrimi me emrin Jubani Bolani, qė mendohet se ishte
restaurues e kapelan i Ulqinit dhe qė vinte nga njė familje princore e
Venedikut. Ai i pėrket periudhės sė mesit tė shek. XV. Po ashtu e
kėsaj periudhe ėshtė edhe kisha e Renesancės qė i pėrket vitit 1510.
Ulqinin e
kanė vizituar dhe shkelur me kėmbė dhe studiuar shumė tradita dhe
zakone, disa nga figurat kryesore tė botės kulturore, tė sferės
ushtarake, lundėrtar, klerikė tė lartė tė krishterė nga disa shtete tė
Europės dhe mė sė shumti nga Italia.
Ndėr
figurat mė tė spikatura humaniste tė kohės ishte franceskani At Marin
Biēikemi, qė arriti tė bėhet edhe rektor i shkollave raguziane dhe mė
vonė shėrbeu nė Venedik, Mantove dhe Padovė, nė tė cilin e emėruan
edhe si profesor i rregullt universitar.
Shembull
tjetėr ėshtė edhe kalorėsi gjerman Arnold von Harff (1496), i cili,
gjatė udhėtimit tė tij ndaloi edhe nė Ulqin. Pėr kėtė fakt historik,
na njofton studiuesi e historiani i njohur klerik franēeskan nga
Shkodra At Marin Sirdani O.F.M. (1885 1946), pėrmes njė shkrimi
botuar nė vitin 1936 nė revistėn prestigjioze tė kohės Hylli i Dritės
(1913). Ai gjatė njė vizite qė bėn nė Ulqin nė vitin 1904, boton
pėrshtypjet e veta pėr qytetin bregdetar, nė faqet e revistės nė fjalė,
njė ndėr me autoritativet nė trojet enike shqiptare gjatė asaj kohe.
Mė vonė
Ulqinin e vizituan udhėtarėt e shkrimtarėt francez Zheron e Zhan Taro,
albanologu italian Dr. Antonio Baldacci, piktori e akademiku Paja
Jovanoviq, shkrimtarja Isidora Sekuliqi, letrari kroat Petar Skoku,
shkrimtari Kapllan Kallushi etj.
Kėtu
pėrshkruhen shumė detaje tė jetės dhe ekonomisė vendase, zhvillimi i
zejtarisė, lundrimit dhe traditat shqiptare. Ajo qė spikat, ėshtė se
autori thekson, se vendasit nuk kanė dėshirė tė jetojnė tė sunduar nga
tė huaj dhe janė dashamirės dhe pėrkrahės tė pėrparimit.
Me njė
tjetėr pamje e fizionomi zhvillimi paraqitet Ulqini, gjatė kohės sė
sundit tė Perandorisė Otomane, qysh prej vitit 1517, kur ky qytet bie
nė dorė tė pushtuesve mizorė turq. Ajo qė bie nė sy, ėshtė se Ulqini
pushtohet mė vonė se disa qytete tė tjera tė trojeve etnike shqiptare,
kjo me sa duket mė sė shumti lidhet mė pozitėn e saj strategjike, si
dhe rėndėsia qė kishte pėr Venedikun vetė Ulqini.
Qyteti
sulmohet barbarisht dhe me tė gjithė fuqitė ushtarake turke nga
komandanti i ekspeditave Ahmet Pasha, i cili, mė nė fund mundi tė
mposhtė qėndresėn e hekurt antijeniēere tė vendasve, qė drejtoheshin
me meritė nga kryekomandanti Serra Martinegro. Trimėria e vendasve
tregohet edhe tek dhe dhjetė motra tė njė kuvendi franēeskan (murgesha),
tė cilat, pėr tė mos rėnė nė duart e barbarėve turq hidhen nga Kalaja
e Ulqinit nė det. Kjo tė kujton historinė e grave suliote qė hidhen
nga shkėmbi pėr tė mos rėnė nė duar tė haremxhive otomanė. Dhe
historia e vendasve, gjithnjė e mė shumė ėshtė e mbushur me shembuj
trimėrie e luftrash tė vendosura, kundėr ekspeditave ndeshkuese turke.
Qetėsia
dhe zhvillimi i gjithanshėm i qytetit shkatėrrohen dhe qengji, qė
ishte simbol i paqes pėr ulqinasit zėvendėsohet minare islame me yll e
hėnėn turke tė pushtuesve. Nga ana e tjetėr, nė Ulqin, filloi tė
rigjasllėrohet kultura e piratėrisė ose e grabitjes, qė gjatė sundimit
turk mori pėrpjestime alarmante. Nga kjo kohė, ulqinakėt, fillojnė tė
dallohen si kusarė tė famshėm, qė sulmonin anije tė ndryshme nėpėr
detin Adriatik dhe detin Mesdhe dhe luftonin kundėr anijeve tė
krishtera tė Republikės sė Venedikut, tė Bokės sė Kotorrit dhe tė
vendeve tė tjera tė Dalmacisė.
Kusaria e
Ulqinit me anije piraterie, ka ekzistuar qė nga koha ilire dhe gjatė
kohės sė ndėrrimit tė sunduesve tė ndryshėm dhe sipas interesit pėr
pasurim tė shpejt tė tyre herė ėshtė zvogėluar e herė ėshtė zgjeruar,
duke qenė njė problem serioz pėr tė gjithė bregdetin dalmat dhe at
adriatik e jonian.
Vijimėsia
e jetės detare dhe lulėzimi i piraterisė (vjedhjeve dhe grabitjeve nė
det), tashmė u bė njė pengesė serioze edhe pėr vetė turqit, qė filluan
tė merren seriozisht me luftėn kundėr piraterisė detare. Kjo pėr
faktin, se shumė nga anijet e tyre bėhen pre e grabitjeve tė kusarėve
ulqinakė. Piratėt e detit, mendohet se deri nė shekullin XVII kishin
arritur tė zotėronin njė flotė detare deri nė 170 anije, dhe qė tė
gjitha ishin tė ankoruar nė brigjet e Ulqinit.
Hovi i
madh qė mori dejtaria dhe lulėzimi i piraterisė, krijoi kushte qė
qyteti tė zgjerohet dhe tė largohet ngadalė nga dyert e muret e Kalasė
sė Ulqnit,. Fillojnė kėshtu tė krijohen lagje dhe qendra tė reja
banimi, sheshe, hamame, kroje, xhamia, teqe, qė dallohen pėr
karakterin oriental turk tė tyre. Gjurmėt e botės islame fillojnė tė
shihen mė shpesh. Ata ishin ngritur mbi themelet e botės kristiane, qė
lulėzoi shumė shekuj mė parė nė kėtė trevė. Islamizimi dhe kultura e
saj e shpatės, filloi lulėzimin dhe tė japė frytet e veta
shkatėrruese tė vlerave autoktone iliro - abrėrore dhe kristiane.
Por shumė
nga vlerat e kulturės sė lashtė kristiane mbijetojnė, falė qėndreses
sė hekurt tė vendasve, tė cilėt gjithsesi rezistojnė me tė gjitha
mėnyrat. Njė pjesė e vendasve qė kishin pasuri, pėr tė mos i humbur
ato i nėnshtrohen islamizimit, duke vijuar tė ruajnė sundimin e tyre,
tashmė si shėrbetor tė Perandorisė Otomane tė kohės. Tė lėkundurit, me
natyrėn e tyre servile dhe telit tė pėrdredhur u bėnė vasal tė
pushtuesve, duke i shėrbyer atyre nė administratė, pėr nėnshtrimin e
pjesės tjetėr ulqinake jo islame.
Administrata e re turke pėr tė bėrė konvertimin e popullsisė sė
krishterė nė islame, aplikon ligje tė dhunshme shtypėse. Njė ndėr kėta
ėshtė edhe taksa e gjizes pėr tė krishterėt, gjė qė e shpejtoi
procesin e konvertimit nė fenė islame. Nė disa raste u shfaq edhe
dukuria e pėrhapur askohe, qė njihet me emrin laramanizimit, ku tė
krishterėt ditėn nė rrugė dalin me emra muslimanė, kurse nė shtėpi
ushtrojnė ritet e besimit tė ritit katolik. Por jo tė pakėt ishin edhe
besimtarėt katolikė, qė me sakrifica e mbijetesė shembullore ruajtėn
gjuhėn shqipe, kulturėn, traditat e lashta shqiptare dhe sot janė
shembull i shkėlqyer i vijimsisė sė traditės sė hershme kristiane e
iliro arbėrore nė trojet stėrgjyshore shqiptare.
Gjatė
kėsaj periudhe Ulqini, kishte njė kantier detar, ku ndėrtoheshin me
material druri anije tė tonazheve tė ndryshme, qė dallohen pėr
shpejtėsinė e tyre, nė pėrshtatje me kohėn. Anijet mė tė njohura ishin
ato qė njihen me emrin galeota.
Pėr tė
mbijetuar dhe ruajtur tregtinė me produkte tė ndryshme ushqimore dhe
blegtorale, tregtarėt ulqinakė shpesh nėn maskėn e flamurit tė
piraterisė bėnin tregti me vendet e ndryshme, duke iu fshehur piratėve
shumė tė rrezikshėm, qė jo vetėm u merrnin shpesh mallin por edhe
krejt anijen ose e digjnin ne mes tė detit.
Nė vitin
1718 u vendos paqja nga sulmet e furishme tė anijeve pirate, qė nė
histori ka hyrė me emrin Paqja e Pozharevcit. Mė vonė shqiptarėt e
ulqinakė nuk zbatuan mė vonė as Paqen e Beogradit (1739). Kėtu u
trajtua ēėshtja delikate e piraterisė, qė ndalohej sipas ligjeve tė
kohės dhe ēėshtja e dytė ajo e Kalasė sė Ulqinit. Ata qė vijonin tė
grabisnin nė det tė hapur, ishte parashikuar qė tu merreshin galeotat
(anijet) dhe nuk kishin liēencė (tė drejtėn e lejės), pėr tė ndėrtuar
anije tė tjera. Jo gjithēka qė thuhet e shkruhet zbatohet.
Marrėveshjen e Paqes sė Pozharevcit, nuk e zbatuan as piratėt
shqiptarė ulqinakė, tė cilėt, vijuan zanatin e tyre tė vjetėr. Nga
kėto grabitje si gjithnjė vazhdonin ta pėsonin anijet tregtare tė
Republikės sė Venedikut, bregdetit dalmat dhe vetė ato tė Perandorisė
Otomane.
Nė
shekullin XVII, pirateria aq e pėrhapur nė detin Adriatik fillon tė
shuhet dhe gradualisht filloi tė vendoset jeta tregtare normale nė
limane dhe shkėmbimi i mallrave me anije tregtare nė detet e hapura.
Nė Ulqin vijon tregtaria, zejtaria, peshkimi, kultivimi i ullishteve,
bujqėsia, blegtoria etj. Por sėrisht kishte raste piraterie, por ato
ishin tė shkėputura dhe tė rralla. Nga ana e tjetėr, u bėnė shumė
pėrpjekje pėr tė ndaluar tregtinė e skllevėrve zezakė dhe se nė Ulqin,
mendohet se kanė jetuar 100 familje zezake.
Nėse do
tė shohim gjithė kėtė udhė tė sukseshme dhe peripecish, qė i ėshtė
dashur tė kalojė Ulqini, rezulton se qyteti, prej kohėrave tė lashta
deri nė ditėt tona mbeti si simbol i qėndresės sė orekseve grabiqare
tė pushtuesve tė ndryshėm qė kaluan nė kėtė trevė, duke mbijetuar dhe
ruajtur kulturėn e vet autoktone iliro arbėrore shqiptare me
origjinalitet, ndonėse shihen edhe gjurmė tė ndikimit tė kulturave tė
huaja nė shumė lėme. Me gjithė tramvajet e jetės, qyteti nuk u kthyer
nė gėrmadhė ose nė njė qytet tė vdekur, sikurse rėndomė kanė ndodhur
me shumė qytet bregdetare lindore tė bregdetit Adriatik e Jon apo mė
tej nė Mesdhe.
Ulqini,
mbeti simbol i vijimsisė sė jetės ose i lulėzimit tė detarisė,
peshkimit, tregtisė, piraterisė pėr disa shekuj me radhė e zejeve tė
tjera etj., duke ruajtur veēantėsinė e jetės autoktone. Nėse do tė
flasim pėr kohėn e sotme, shohim se qyteti, i pėrshtatet shumė shpejt
kushteve tė ekonomisė sė tregut. Kėtu nis dhe lulėzon me pėrpjestime
tė shpejta turizmi bregdetar, kondrinor, arkeologjik, sendeve
artistike antike etj., e favorizuar edhe nga kushtet e favorshme
klimatike dhe ekonomike nė tė cilėn gjendet asokohe ish - Jugosllavia.
Nė mesin e shekullit tė kaluar (XX), shumė turistė nga Europa
Perėndimore, bėhen frekuentues tė rregullt sezonal, tė ujėrave tė
kaltra dhe tė pastra, tė klimės sė shėndetshme bregdetare ulqinake dhe
vizitor tė kalasė sė Ulqinit e vlerave tė tjera historike tė qytetit,
duke u bėrė shumė shpejt ndėr mė tė njohurat nė Europė.
|