Te nderuar Vizitor Jeni duke vizituar Gazeten Lokale Shkodra, kjo Gazete Shperndahet jo vetem ne Shqiperi  por edhe ne Greqi dhe shtetet Fqinje,

 Kryeredaktor  Kabil  Bushati    Tel:+355692167985

  Llogaria Bankare - Nr.410023424

  Banka Kombetare Tregtare Dega       Shkoder         

   Meny Kryesore
  Home
  Partner

Radio Deutsche Welle

Radio BBC

Zeri i Amerikes

New York Times

Washington Post

Corrierre della Sera

Euronews

NATO

NATO - KFOR-Kosovo

Euronews

Amnesty International

World-newspapers  

The European Parliament

European Community 

Washington Post

The White House

UK Ministry of Defence

IWPR

London

Berlin

Die Welt

Kerko ne GOOGLE
  

                     

 

 

 

 

       

                                       

IDENTITETI SHQIPTAR
 
Intervistė e intelektualit shqiptar Ervin Hatibi, pėr faqen elektronike Worldbulletin.net.
 
Intervistė e poetit, artistit dhe intelektualit shqiptar Ervin Hatibi, pėr faqen elektronike Worldbulletin.net rreth procesit ndėrtues tė identitetit shqiptar, nėn deklaratat moderne.

WB: Cila ėshtė baza e identitetit shqiptar?

EH: Unė mendoj qė baza e identitetit shqiptarė ėshtė, sigurisht dhe kryesisht gjuha shqipe. Gjuha ėshtė gjėja e vetme, krahas historisė sė pėrbashkėt, e cila i bashkon tė gjithė shqiptarėt. Me tė vėrtetė, ka shumė perspektiva konfliktuale rreth identitetin "zyrtar" shqiptar, bazuar mbi projekte dhe agjenda sekteriane. Megjithėkėtė, unė pėrsėri mendoj qė shqipatarėt mė tė zgjuar janė ata tė cilėt e zgjerojnė konceptin e pėrfshirjes pėrsa i pėrket identitetit shqiptar. Si njė komb, Shqipėria ėshtė njė shembull i diversitetit nė bashkim.

Shqipėria strehon njerėz tė traditave fetare tė ndryshme por gjithashtu komunitete dhe minoritete etnike tė cilat konsiderohen shqiptare. Unė me lehtėsi mund tė sjellė shembujt e komuniteteve tė Vllehėve dhe Sllavėve ose madje edhe njė pjesė tė minoritetit zyrtar
grek nė Shqipėri, tė cilėt e shikojnė vetveten si shqiptarė "tė vėrtetė" dhe tė cilėt shfaqin tė gjitha karakteristikat mė tipike, tė njė shqiptari tė zakonshėm.

Ndėrsa, nuk ka asnjė gjė tė tillė si njė projekt tė bazuar nga ekskluziviteti i njė feje kur ne flasim pėr identitetin shqiptar. Pėrndryshe kjo mund tė fshijė gjithė atė pjesė tė mirė tė kombit
shqiptar vetėm mbi bazat fetare. Kjo, veēanėrisht gjatė kohėrave kur diskursi mbi pėrplasjet permanente dhe luftėrat midis kulturave dhe feve ka arritur gati njė kulm agresiv.

Kjo pra duhet tė shikohet si njė pasuri qė rasti i kombėsisė shqiptare qėndron njė rast shembullorė i bashkėjetesės sė njerėzve nga edukime tė ndryshme fetare, bashkėndarjen dhe pėrdorimin e gjuhės sė njėjtė, vendit tė njėjtė dhe, i cili zakonisht, gjithashtu ndajnė referenca kulturore dhe historike.

WB: Cila ėshtė marrėdhėnia midis identitetit shqiptar dhe kulturės
islame?


EH: Unė mendoj qė marrėdhėnia midis identitetit shqiptar dhe kulturės islame ėshtė e njė natyre jashtėzakonisht tė rėndėsishme dhe tė veēantė. Me tė vėrtetė, fjala e cila e pėrshkruan fjalėn "nation" nė shqip ėshtė fjala "komb". Fjala "komb" origjinon nga fjala arabe "kaum", e cila ka ardhur nė Shqipėri pėrmes gjuhės osmane. Kėshtu, nė mėnyrė pėr ta pėrkufizuar vetė nocionin e kombit shqiptar, themeluesit e nacionalizmit shqiptar zgjodhėn pikėrisht kėtė fjalė
arabe. Unė besoj qė ēėshtja e marrėdhėnies midis kulturės islame dhe identitetit shqiptar ėshtė shumė e prezantuar nė kėtė shembull simbolik.

Ēfarė ne nė ditėt tona perceptojmė si njė identitet shqiptar nuk ėshtė mė pak sesa njė pėrzierje influencash, tė cilat filluan qė nė kohėrat e Perandorisė Romake deri nė fundin e Romės sė fundit, Perandorisė Osmane. Njė fakt i mirėnjohur, i cili gjithashtu nuk ėshtė parė nga disa nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės sonė, qė influencat mė tė fuqishme nė kulturėn dhe identitetin tonė derivojnė nga kohėrat osmane.

Influencat mė tė fuqishme duhet tė shihen nė folklorin tonė, nė ritualet sociale tė jetėve tona tė pėrditshme, nė perceptimet tona tė sė shenjtės, nė urbanizimin dhe arkitekturėn e qyteteve tona dhe gjithashtu tė gjuhės dhe terminologjisė sonė. Me fjalė tė tė tjera, kėto influenca i kanė dhėnė formė vetė zemrės sė memories sonė kolektive dhe na kanė ndihmuar tė krijojmė identitetin kulturorė shqiptar. Ky identitet ėshtė njė nga shumė identitetet post-osmane qė
lulėzuan pas rėnies sė Perandorisė Osmane. Nė territoret shqiptare, ku maxhoranca e popullatės janė muslimanė, ky identitet post-osman, pėrmban mė pamje islamicate sesa territoret e tjera post-osmane tė Ballkanit.

Unė do tė preferoja kėtė term "islamicate", tė shpikur nga tradita orientaliste, e cila thotė qė jo ēdo gjė nė shoqėritė muslimane ėshtė nevojshmėrisht fetarisht islamike ose e prodhuar vetėm nga muslimanėt. Jo ēdo gjė qė muslimanėt prodhojnė mund tė konsiderohet nga njė pikėpamje strikte fetare si islamike.

Nė rastin e Shqipėrisė, influencat e lartpėrmendura, duke pėrfshirė konceptet e tė shenjtės dhe jo tė shenjtės, i kanė marrė nga tradita islame, Osmane. Ēdo shqiptar, i edukuar apo jo, musliman, apo me trashėgimi tė krishterė, lirisht pėrdor shumė herė ditė pėr ditė fjalėn "ishallah". Kėmbėngulja e vetė pėrdorimit tė kėsaj fjale shkon pėrtej gjuhės. Ky ėshtė njė simbol i fuqishėm i identitetit tonė kulturorė tė ngulitur mirė nė traditėn tonė tė gjashtė hekujve tė fundit.

WB: Ēfarė sjelljeje kanė elita dhe publiku shqiptar ndaj trashėgimisė
kulturore Osmane
?

EH: Ndarja jonė nga autoriteti supėr-komb dhe super-fetarė, tėrėsia e Perandorisė Osmane, kėrkoi njė diskutim pėr tė ndėrtuar kombin qė u bė nė kundėrshtim me konceptet e supra nacionalizmit dhe kozmopolitanizmit qė tradita Osmane pėrfaqėsonte. Ky diskurs, me kohė
doli jashtė dore dhe ka ēuar nė gabime tepėr tė mėdhaja dhe keqinterpretime tė kaluarės sonė Osmane.

Elitat shqiptare nė rritje pranuan dhe adoptuan narrativėn ultranacionaliste tė ngjashme me vendet tona fqinje, kryesisht atyre serbe dhe greke, duke u bashkuar kėshtu nė korin e ankimeve rreth njė "natė tė errėt dhe tė zezė" qė qėndroi pėr pesė shekuj nėn "Jorkėn" Osmane. Sipas kėsaj narrative, kombi shqiptar ra nė prapambetje dhe kėshtu u bė i parėndėsishėm pėr shkak tė ndarjes sė befasishme me "botėn e civilizuar" e cila e mbajti kombin larg nga "marrėdhėniet natyrale me Europėn" pėr pesė shekuj.

Fatkeqėsisht, ky diskurs ėshtė larg tė qėnurit historikisht korrekt dhe duke qenė kėshtu ėshtė duke penguar shkencėn e historisė pėr tė vlerėsuar korrektėsisht rrugėn e tė vėshtruarit tė marrėdhėnies sonė me tė kaluarėn tonė Osmane, madje edhe kur kjo rrezikon tė bėhet
kontradiktore. Shembulli mė i rėndėsishėm i kėsaj skicofrenie ėshtė sjellja e shqiptarėve ndaj Luftės sė Kosovės, e cila imiton atė serbe. Nė realitet, fitorja Osmane nė Kosovė ishte gjithashtu njė fitore mbi vizionet imperialiste serbe tė vendeve shqiptare dhe kėshtu, ndihmoj tė vuloste fatin e kėtyre vendeve nė favor tė shqiptarėve. Kjo ėshtė njė kontradiktė brenda diskursit nacionalist.

Shqiptarėt nuk jetonin nė parajsė kur Osmanėt hynė nė tokat shqiptare. Jeta e shqiptarėve nė Gadishullin Ballkanik ishte e vėshtirė. Nėse ne i shikojmė librat tonė tė historisė ne shikojmė
trajtimin e serbėve qė i kanė rezervuar katolikėve shqiptarė tė njė natyre tė tmerrshme. Njerėzit ndėshkoheshin dhe torturoheshin ashpėr vetėm pėr faktin qė shfaqnin hapur identitetin e tyre katolik. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr administratat e tjera tė huaja
pushtuese.

Kėshtu, pėr mendimin tim, nga njė pikėpamje strikte nacionaliste, shqiptarėt kanė pėrfituar nga ardhja e Osmanėve. Duke ju ngjitur superfuqisė qė pėrfaqėsonte Perandoria Osmane nė ato kohė, shqiptarėt filluan tė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė punėt e Gadishullit Ballkanik dhe me kohė vendosėn pozitėn e tyre nė zonė.

Narrativat zyrtare, duke filluar qė me librat shkollorė historik tė veprave tė shkrimtarėve dhe akademikėve, formatojnė pėrceptimet e shqiptarėve rreth historisė sė tyre osmane qė nga njė moshė e vogėl. Miti qė osmanėt ishin shtypėsit e kombit tonė bėhet i vazhdueshėm pėr kundėr faktit qė projekti osmanė nuk ishte as kombėtarė as fisnorė.
Pėr mė tepėr, njė numėr i madh shqiptarėsh mbajtėn pozita tė larta nė strukturėn e pushtetit Osman.

Elitat shqiptaro-osmane kanė patur pozita nė Perandori qė nga fillimet e saja e deri nė ditėt e saja tė fundit. Megjithėse ne s'mund tė llogarisim tėrėsinė e shqiptaro-osmanėve tė cilėt punuan nė zyra tė vogla ose tė mesme nė Perandori, por ne mund tė themi me siguri tė plotė qė numri i sadrazamėve (kryeministrave) ishte rreth 35, pa llogaritur numrin jashtėzakonisht tė madh tė vezirėve (ministrave), Bejlerve, Shejhul Islamėve dhe gjithashtu disa
bashkėshortesh tė Sulltanit dhe Valide Sulltanas.

Ky integrim natyral nė strukturat Osmane perceptohet nga narrativa e elitės shqiptare si tradhėti ndaj kombit. Konsiderata nuk i rezervohet vetėm figurave historike tė sė kaluarės por vazhdon fuqishėm nė ditėt tona kundėr cilitdo qė vė nė pyetje ose sfidon diskursin zyrtar tė historisė sonė Osmane. Nuk ėshtė e pazakonshme tė lexohet nė gazetat shqiptare dhe pėr kėtė ēėshtje pėrmes tė gjitha mediumeve qė transportojnė diskursin publik, propaganda fyese rreth muslimanit shqiptar, djalit tė njė tė krishteri tradhėtar i cili u konvertua nė islam, si njė trashėgimi e padėshirueshme e shtypjes Osmane.

Sot Shqipėria e konsideron Turqinė si aleaten mė tė mirė. Megjithatė, deri nė kėtė ditė, fjalėt "anadollak", "turk", "pasha" etj, pėrdoren si fyerje pėrmes diskursit publik. Nė njė nga eset e
mija, "Islamizimi i dhunshėm i armikut nė diskursin politik shqiptar", unė nėnvizoj faktin qė politikanėt tonė vazhdojnė nė kategorizimin e kundėrshtarėve tė tyre politik si "oriental"
ose "turk" qė t'ia njollosin imazhin e tyre. Ėshtė e rėndėsishme qė tė theksojmė qė e njėjta terminologji pėrdoret nga diskursi nacionalist serb kundėr kundėrshtarėve tė tyre shqiptarė dhe boshnjak. Njė nga shpjegimet pėr kėtė ngjashmėri mund tė gjenden nė vazhdimin e elitės sė njėjtė politike komuniste qė mori fuqinė nė Shqipėri me ndihmėn bujare tė Jugosllavėve.
Ėshtė shumė interesantė tė shikosh qė ndėrsa pjesa mė e madhe e elitės shqiptare vazhdon nė djallzimin e historisė sonė Osmane dhe marrėdhėniet e sotme me Turqinė, sjellja tėrėsisht e kundėrt gjendet tek pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė zakonshėm, tė cilėt deri nė kėto ditė e konsiderojė Turqinė si shtetin mė mik dhe turqit si vėllezėr. Shembulli mė i gjallė dhe i sinqertė i kėsaj shprehjeje vėllazėrore mund tė shihet nė shpėrthimin e gėzimit qė njerėzit
treguan kur ekipi kombėtarė turk i futbollit arriti njė fitore tė rėndėsishme nė njė nga ampionatet e fundit tė botės. Njerėzit vėrshuan rrugėve tė Tiranės pėr tė shprehur gėzimin e tyre pėr kėtė fitore turke, e cila dukshėm ishte konsideruar e zakonshme, pėrderisa njerėzit zakonisht mbanin nė njėrėn dorė flamurin kombėtar turk dhe nė tjetrėn atė shqiptar.

Larg nga imazhi pozitiv popullorė, fatmirėsisht, njė gjeneratė e re dijetarėsh ėshtė duke u shfaqur. Kjo gjeneratė, pėrmes pėrdorimit tė metodave tė reja dhe burimeve tė ndryshme ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė propozuar vėshtrime tė reja tė historisė, kulturės dhe identitetit
tonė, osman dhe tė tjera. Unė pėrpiqem ta shikoj kėtė si procesin e normalizimit. Normalizimi i vėshtrimit tonė tė historisė dhe kulturės sonė ėshtė e rėndėsishme pėr shkak se tensioni i brendshėm brenda identitetit shqiptar nuk ėshtė i shendosh pėr kombin shqiptar.

WB: A mendoni se identiteti shqiptar mund tė mbijetojė pa islamin?

EH: Gjerėsisht, roli i islamit besohet se ka qenė pozitiv nė ndėrtimin e identitetit shqiptar. Kjo ide ėshtė pjesėrisht e ndezur nga disa akademik dhe historian tė cilėt e mbrojnė kėtė tezė duke thėnė qė arsyeja prapa konvertimit tonė nė islam ishte pėr tė dalluar etnicitetin tonė nga ai i serbėve dhe grekėve. Kjo pikėpamje i ka bėrė shumė shqiptar tė mendojnė se arsyeja kryesore e konvertimit nė islam ka qenė "pėr tė shpėtuar" identitetin kombėtar.

Unė mendoj qė ruajtja e etnicitetit ėshtė vetėm rrjedhoja e konvertimit nė islam, por jo vetė qėllimi i saj. Unė nuk besoj se dikush konvertohet nė njė fe tjetėr vetėm pėr tė ruajtur etnicitetin e tij. Pėr mė tepėr, etniciteti nuk ishte aq i rėndėsishėm nė kohėt nėn vėzhgim. As mė pak, nga njė pikėpamje teknike, kjo si njė ēėshtje e drejtė. Me tė vėrtetė, pėrpara pushtimit osman, procesi i sllavizimit dhe helenizimit tė popullatės shqiptare ishte njė ngjarje
rutinė, veēanėrisht nė zonat jomalore. Si fakt pėr kėtė ka shumė emra toponimik pėrmes Shqipėrisė ende nė pėrdorim, ndėrsa osmanėt ndryshuan ose krijuan vetėm njė grusht toponimesh nė pesė shekuj sundimi.

Unė me tė vėrtetė nuk e kuptoj arsyen pse ka kaq shumė emra sllav tė qyteteve, maleve, fshatrave dhe lumenjve nė Shqipėri dhe jo aq shumė osman, pėr shembull. Unė nuk jam historian por unė mendoj qė ky aspekt ėshtė shumė tregues kur ne duam tė krahasojmė natyrėn e sundimit osman me atė tė fuqive tė tjera ballkanike qė kanė sunduar Shqipėrinė me ardhjen e osmanėve. Osmanėt zakonisht ruajtėn ēfarė gjetėn nė Shqipėri; duke e aftėsuar kėshtu identitetin para-shqipar pėr tu kristalizuar dhe formuluar mė vonė.

WB: Ēfarė u bė me Shqipėrinė pas pavarsisė sė saj nga Perandoria Osmane? Marrėdhėniet e Shqipėrisė ndaj botės u prenė pėr gati 50 vjet nėn rregjimin komunist. Cilat ishin dinamikat e brendshme nė Shqipėri gjatė atyre ditėve?

EH: Pavarsia nga Perandoria Osmane hapi pėr tokat shqiptare njė kapitull tė vėshtirė mbijetese. Kombi shqiptar mbijetoj i copėtuar pėrmes disa shteteve ballkanike. Qė tė pėrmbushnin agjendat e tyre ekspansioniste, vendet fqinje, e pėrshkruanin shtetin musliman me shumicė shqiptare si njė miniaturė tė shtetit Osman nė mėnyrė qė ta vazhdonin ta copėtonin dhe ta kishin mė lehtė.

Kėshtu, nė fillim tė shekullit tė 20-tė, ēfarė mbeti prej Shqipėrisė brenda territoreve tė shtetit shqiptar po takonte vėshtirėsi tė mėdha nė daljen i vendosur nė skenėn ndėrkombėtare. Elitat shqiptare, tė vetėdijshėm pėr dobėsinė e ekzistencės sė shtetit shqiptar pėrball fuqive ideologjike dhe ushtarake tė kombeve pėrreth, u pėrpoqėn tė legjitimonin ekzistencėn e shtetit tė tyre duke ndėrmarrė njė seri reformash radikale nė mėnyrė qė tė zbusnin dhe tė zbehnin traditat osmane dhe islame, duke u pėrpjekur kėshtu "tė perėndimizonin" karakteristikat e shoqėrisė shqiptare. Pra, pėr Shqipėrinė, e vetmja mėnyrė pėr tė mbijetuar nė kėtė ambient tė armiqėsorė ishte tė bindte Fuqitė e Mėdha qė tani gjendja tani ishte shumė e largėt nga e kaluara e traditės dhe aleancės osmane dhe tani pjesė dhe parcelė e
fushėn Europiane dhe gjėrave tė tjera. Ne duhet tė kemi parasysh qė nė ato kohėra koekzistenca multikulturore nuk ishte diēka e modės dhe tė drejtat e njeriut nuk kishin nevojshmėrisht kuptimin qė kanė sot.

Ēėshtja pastaj ishte sesi tė bėheshe mė pak musliman. Kjo ėshtė sesi politikat e kitman-it ose fshehjes sė identitetit musliman, unė mendoj, dolėn nė pah, duke fshirė kėshtu, ose zbehur tė gjitha karakteristikat e dukshme islame dhe osmane tė kulturės shqiptare.
Duke vepruar kėshtu, shembulli pėr tu ndjekur ėshtė dhėnė sė pari nga elita gjatė gjysmės sė parė tė shekullit 20-tė. Me futjen e diktaturės komuniste, Shqipėria, mori njė rrugė histerike nė
perėndimizimin e reformave. Komunistėt e shikonin ish elitėn shqiptare, e cila kishte kryer reformat e para tė perėndimizimit, si "anadollak" dhe "patriarkal" dhe vazhduan transformimin radikal tė shoqėrisė shqiptare, duke zhdukur kėshtu tė gjitha shenjat e traditave tė kaluara.

Tė gjitha shenjat e dukshme tė sė kaluarės osmane filluan tė zhdukeshin, duke filluar me arkitekturėn madhėshtore tė ndėrtimeve urbane, pazareve dhe seraljot. Shkatėrrimi i tyre kishte pėr qėllim tė tregojė qė Shqipėria e kishte marrė shumė seriozisht rrugėn e
modernizmit siē kuptohej prej revolucionit socialist. Secila nga shenjat e dukshme tė kaluarės orientale u bėnė njė shėnjestėr pėr propagandėn e pėrditshme dhe subjekt i ligjeve shtypėse tė diktaturės komuniste. Kjo luftė e deklaruar, sė pari kundėr traditės dhe mė vonė kundėr fesė, muslimanėt dhe tė krishterėt, u bėnė njė markė shqiptare.

WB: Si shkon balanca midis laiēizmit dhe fesė nė Shqipėri?

EB: Laiēizmi ėshtė klima e kontinentit tonė. Ne nuk jemi ndryshe nga pjesa tjetėr e kontinentit nė kėtė aspekt. Shqipėria ndjek versionin francez tė laiēizmit, jo atė mė fleksiblin e versionit Anglo-Sakson qė e percepton elementin fetarė si pozitiv dhe qė nuk duhet tė shtypet. Megjithatė, ka ndryshime midis modelit laik shqiptar dhe versionit origjinal francez. Mentaliteti laiēist duket se vė nė shėnjestėr vetėm fenė islame nė Shqipėri. Krishtėrimi, qoftė ai Ortodoks ose Katolik, shihen si njė etiketim europian modern dhe i modės e cila e tejkalon laiēizmit, megjithėse perceptohet si diēka shumė natyrale. Shembujt e politikanėve shqiptar tė cilėt hapur marrin pjesė nė meshėn e sė dielės, ndiq ritualet e krishtera, martohen nė kisha dhe marrin pjesė nė ceremoni fetare nė nder tė tyre janė krejt natyrale tė rregullit tė gjėrave shqiptare. Nė kontrast, ėshtė e padėgjuar dhe e paparė qė njė politikan shqiptar tė marrė
pjesė pėr falje ose madje edhe tė tregojė publikisht pėrkatėsinė mė tė vogėl nė besimin musliman.

Pėr mė tepėr, nė Parlamentin shqiptar, ne shohim parti politike tė krishtera, ndėrsa vetėm ideja e krijimit tė njė partie nominale muslimane do tė krijojė diēka tė njėjtė me njė tėrmet e njė madhėsie tė madhe. Gjithashtu, nė vendin tim laik, librat shkollor hapur pėrmbajnė interpretime fundamentaliste tė krishtera dhe ja shėrbejnė atyre si fakte ndaj fėmijėve ndaj rrėfimeve tė ndryshme.

Arsyet qė na kanė ēuar kėtu janė tė shumta dhe tė ndryshme, por unė besoj qė mė e rėndėsishmja midis tyre gjendet nė diskursin emancipues qė ka mundur tė fshijė ēdo dallimin midis "tė krishterit" dhe "europianėt". Kėshtu, nė emėr tė integrimit tė Shqipėrisė brenda
strukturave europiane, qarqet fundamentaliste janė duke propozuar agjenda tė krishtera si e vetmja rrugė drejt Europės.

WB: Si i pėrgjigjet muslimani intelektual shqiptar keqkuptimeve tė
imazhit dhe rolit tė islamit nė shoqėri?


EH: Unė u pėrpoqa tė shpjegoj arsyet pėr fshehjen e besimit islam gjatė procesit tė ndėrtimit tė kombit nė fillim tė shekullit 20-tė. Lufta pėr tė fshehur besimin u bė e dhimbshme pėr shkak tė madhėsisė se ēfarė ishte nė lojė, vetė ekzistenca e shtetit shqiptar. Fakti elitat shqiptare pėrqafuan dhe adoptuan stilin europian tė jetesės, krishin krijuar besimin qė islami po zhdukej nė Shqipėri. Kėshtu, shqiptarėt e kohės duhet tė pėrballeshin me kritiēizmin e tėrbuar nga shumė zėra europian pėr faktin e vetėm tė ndėrtimit tė xhamive nė 1930. Ndėrsa shtypi francez dhe italian ishin mė tė zėshėm nė alarmimin e tyre, ne mund tė imagjinojmė se ēfarė cilėsie gjuhe pėrdorej nė qarqet politike.

Si pėrgjigje, elitat e frikėsuara shqiptare, duke pėrfshirė edhe ato fetare, filluan pėr tė kufizuar numrin xhamive vetėm duke i mbyllur. Burokratėt i ndalėn faljet e tyre publike dhe pjesėmarrjen e ceremonive muslimane. Ata mendonin qė ata kishin pėr tė treguar shenja serioze tė ē'islamizimit dhe ē'osmanizimit tė Shqipėrisė. Unė besoj qė duke vepruar kėshtu ata pritnin qė tė pranoheshin nga pala europiane dhe shpresonin pėr tė arritur marrėdhėnie tė mira me ata.

Gjenerata e mėvonshme injoruan arsyet e vėrteta prapa strategjive tė tilla mbijetese dhe gjenerata e tretė madje edhe mė tepėr. Kėto strategji mbijetese tė fshehjes sė besimit filloj tė ngushtonte hapėsirėn publike pėr kėrkesat muslimane tė cilat rezultuan nė alienizimin e intelektualit shqiptar musliman qė rrjedhimisht vdiq tėrėsisht me instalimin e diktaturės komuniste dhe ligjit tė poshtėr tė ndalimit tė fesė qė zgjati pėr 23 vjet.

Tani, intelektuali musliman ėshtė nė periudhėn formuese. Gjenerata mė e re ėshtė duke u bėrė e vetėdijshme rreth realiteteve tė identitetit shqiptar dhe trashėgimisė fetare tė tij. Unė shpresoj, qė pas njė shekulli nė fshehje dhe shtypje gjėrat do tė kthehen nė rrugėn e tyre
normale.

 
Pėrktheu Ardit Kraja

 Copyright © 2007. www.Gazetashkodra.net