|

Camet e New York-ut perkujtuan diten e genocidit Nga KOZETA ZYLO
Marr nga gazeta Illyria
Ēamet e New York-ut perkujtuan diten e
genocidit
Shoqata
Ēamėria nė New York me kryetar z.Sali Bollati, u mblodhėn pėr tė
pėrkujtuar viktimat e dhunuara barbarisht nga genocidi grek, me nė
krye gjeneralin famėkeq Zervėn, qė udhėhiqte banden kriminale pė tė
ushtruar spastrimin etnik nė krahinėn e Ēamėrisė.
Nė
mjediset e Institutit Gjergj Kastriot Skanderbeg me pronar z.Rrape
Ruci, kishte ardhur komuniteti cam per tė pėrkujtuar kėtė ngjarje nga
mė tronditėset, pėr tė pėrkujtuar 27 Qershorin e vitit 1944. Kjo ditė
e zezė pėrkon me dhunėn, vrasjet ēnjerėzore dhe dėbimin me forcė tė
popullit ēam nga Krahina e Ēamėrisė.
Z.Sali
Bollati njė intelektual dhe aktivist i palodhur i cėshtjes shqiptare
dhe atė ēame, qė mbeti jetim qysh nė moshėn 7-vjecare, nga dora
gjakatare e Zerves, na drejtoi nė mjedisin ku do tė shfaqej njė video
me dėshmitė e popullit ēam pėr kėtė masakėr barbare!
Aty na
uronte mirėseardhjen dhe z.Senko Brahimi sė bashku me familjen e tij,
njė tjetėr aktivist i ēėshtjes ēame, i cili me punėn e palodhur tė tij
po na njeh me barbarizmin e gjeneralit Zerva, ushtruar mbi popullsinė
e pafajshme ēame!
Ndėrsa
shikoja dhe dėgjoja tė filmuara dėshmitė e mjaft grave dhe burrave
ēamė, valėngjethjeje dhe drithėrrima me pėrshkonin tėrė trupin, pėr
cfarė ata kishin parė, pėr tmerret qė vazhdojnė ti kenė akoma nė sytė
e tyre.
Fatkeqesisht kėto dėshmi nuk na janė dhėnė mė pėrpara nga diktatura,
nuk i kemi mėsuar nė librat shkollorė, kjo heshtje totale e saj pėr
krahinėn e Ēamėrisė bėn qė tė pohosh se: vetė ne e kemi mohuar mė sė
pari veten, kėshtuqė duke mohuar vetėveten, grupeve terroriste u lind
e drejta ekskluzive pėr tė ushtruar kėto masakra qė kanė ndodhur nė
krahinat e saj, pushtuar padrejtėsisht nga shovinistėt fqinjė!
I
dėgjoja me njė gjendje emocionale tepėr tė ngarkuar, dhe nuk kishte
sesi tė mos ndjeja historinė e popullit tim nė rrugėt e cakėrdisura tė
mėrgimit, njėhistori tė kafshuar, tė ndukur sipas epsheve tė
historianėve qė i shėrbyen diktaturės dhe qė na e servirnin historinė
vetėm brenda bunkierit komunist!
E si ta
kuptonte brezi im qė filloi tė ushtronte profesionin nė fusha tė
ndryshme, pas viteve 81, veēanėrisht kėtu flas pėr arsimin, meqėnse
jam vetė e ketij profesioni, kur kėto nuk shkruheshin, nuk thuheshin,
por historia shkruante se si zbuloheshin armiqtė, puēistėt e Kombit,
ose gjithė populli duhej tė ishte ushtar dhe tė mbronte vendin nga
imperializmi amerikan, imperializėm qė se pushtoi kurrė, pėrkundrazi
e ēliroi Kosoven, vendin tim nga kthetrat e Serbisė.
Megjithatė, ne qė kemi qenė jashtė burgjeve, jemi tė gjithė mėkatarė,
pėr ēfare ka ndodhur me historinė tonė, me bashkatdhetaret tanė, qė u
kalbėn burgjeve, u internuan, u vranė, ose shumė intelektualė u dėbuan
nga Atdheu dhe nuk u lejuan kurrė, tė vinin nė tokėn qė i lindi dhe
rriti ata!
Por sot
nuk dua tė largohem nga tema, pavarėsisht se dhe kėto qė pėrmenda mė
lart janė nė funksion tė historisė sonė tė shtrembėruar dhe tė
pėrēudnuar nga diktatura bizantine!
Populli Ēam dėshmon
Nė video
jepeshin me filmime tokat e pasura tė Ēamėrisė, liqenet, pyjet,
shtėpitė e bukura me njė arkitekturė tė pėrsosur, por qė fatkeqėsisht
tashmė janė nė duart e shovinistėve grekė.
Kėshtu
gruaja e moshuar dėshmitare e masakrės, znj, Fatime Isufi, Filat
dėshmon:
Kam parė
tmerre me sy, mos i paftė as hasmi, kur na dėbuan mė 27 Korrik, kemi
ndenjur gjashtė muaj nė buzė tė lumit, nė vapė, nė baltė
dhe fjala i
ndėrpritej nė buzė, pasi e pėrjeton pėrsėri atė tmerr qė pa ajo nė atė
ditė tė zezė pėr Ēamėrinė, si nė natėn e Bartolomeut.
Z.Mehmet Izeti Sejko dėshmon se erdhėn nga Konispoli nė
Vlorė, me plagėt nė trup nga raprezaljet qė u benė ne krahinėn e
Ēamėrise
Z.Memo Karameto e pėrshkruan vitin 1944 tė tmerrshėm, pasi
familja e tij erdhi fukara, sepse nuk kishin mundur tė merrnin asgjė
nga pasuria e tyre, dhe pėr ironi tė fatit dėshmon se dhe shteti nuk
ju kishte dhėnė asnjė ndihmė, por pohon se familjet shqiptare na
ndihmuan.
Znj.Ilmie Ibrahimi do tė kujtoj strehimin e familjes sė
saj nė fshatrat e Peqinit ku ishte mirėnjohėse pėr mikpritjen e tyre.
Z.Shuahip Karamata jep dėshmi rrėnqethėse pėr shtetin
diktatorial, pasi ai ndjeu aty tė njėjtėn raprezalje, kėshtu nė vitin
1949 njė pjesė e burrave ēamė u morėn dhe u internuan pasi nuk kishin
pranuar tju shėrbenin njėsiteve greke. Ata kishin pohuar se do ti
shėrbenin vetėm Shqipėrisė me flamurin kuq e zi perpara!
Pas
kėsaj u internuan nė fshatin Lozhan tė Korcės, tė pėrbuzur dhe tė
mohuar nga bashkatdhetarė t e tyre!
Nė vitin
1953 vazhdon dėshminė z.Karamata na u hoq nėshtetėsia, gjė qė e pritėm
me njė dhimbje tė tmerrshme, pasi kjo ishte nė shėrbim direkt tė
qeverisė greke.
Znj.Qefire Sheremeti dėshmon se vjehrri i saj bėri burg,
se nuk donte qė tė kishte nėnshtetėsinė.
Z.Mufit Jakupi do tė jepte dėshminė se nė vitin 1951, kur
u vu bomba nė ambasadėn sovjetike, i arrestuan dajon e tij, dhe kėshtu
filloi pėr familjen e tij njė tjetėr raprezalje, sa arriti qė tė
thoshte i detyruar se nuk jam cam!
Ndėrsa z.Mehmet Minga do tė pohonte se nuk ja kishin lėnė
vėllain tė ushtronte detyrėn e zv/Prokurorit nė Vlorė, por e morėn dhe
e internuan nė Krastė tė Elbasanit.
Pronat e
popullatės ēame janė tė pallogaritshme, kėshtu z.Ramadan Matraku
dėshmon se i kanė marrė me dhunė 85 dynym tokė.
Z.Kadrie Osmani tregonte tapitė e tokave, qė dhe pse
dukeshin tė zverdhura nga koha, ato lexoheshin qartė nė dokument.
Z.Sabri Sulejmani ka 70-80 dynym tokė, ka lėnė shtėpinė
dykatėshe, vende turistike.
Z.Ibrahim Braho ka lėnė 45 dynym tokė, anije peshkimi,
fabrike vaji, mulli mielli
Znj.Lumturi Mushi dėshmoi se nga pėrkthimet qė ka bėrė nė
arshiva dhe nga dėshmitė e gjyshėrve tė saj, tregoi se kishte 125 ha
pyll, 3 ha kopshte, mulli vaji
etj
Tė gjitha kėto dėshmi rrėnqethėse, shoqėroheshin me
melodinė vajtuese tė bilbilit tė Ēamėrisė, Ēelo Mezani dhe do tė
mbylleshin me amanetin e z.Elez Dules se do tė shkonte nė Greqi vetėm
me emrin e tij, emėr qė e ka tė pagėzuar nga prindėrit, dhe jo ta
ndėrroj sipas orekseve tė ekstremistėve grekė.
Kurse e moshuara znj.Qefine Sheremeti u ka lėnė amanetin
djemve, se Ēamėria ėshtė e shqiptarėve.
Dhe ky amanet transmetohet tek vajza e re Enkelejda
Sheremeti , qė dhe pse nuk ėshtė lindur nė Ēamėri, ajo do qė ta ruaj
tė gjallė vendlindjen e prindėrve, vendlindjen e tė parėve tė saj.
Kėshtu e fokusuar nė dėshmitė e tmerrshme tė dėshmitarėve
qė kanė ngelur gjallė, edhe dhoma ku jepej filmimi tė dukej sikur
rėndonte nė kėtė pėrshpirtje pėr tė nderuar viktimat, rėndonte sė
tepėrmi nga pesha e dhimbjes, nga pesha e lotit tė dėshmitarėve, nga
plaga e hapur qė ende rrjedh gjak papushuar nė trupin e mėmėdheut tė
shumėvuajtur, qė ende vazhdon tė jetė i pushtuar edhe pse nė shekullin
e 21 |