Te nderuar Vizitor Jeni duke vizituar Gazeten Lokale Shkodra, kjo Gazete Shperndahet jo vetem ne Shqiperi  por edhe ne Greqi dhe shtetet Fqinje,

 Kryeredaktor  Kabil  Bushati    Tel:+355692167985

  Llogaria Bankare - Nr.410023424

  Banka Kombetare Tregtare Dega       Shkoder         

   Meny Kryesore
  Home
  Partner

Radio Deutsche Welle

Radio BBC

Zeri i Amerikes

New York Times

Washington Post

Corrierre della Sera

Euronews

NATO

NATO - KFOR-Kosovo

Euronews

Amnesty International

World-newspapers  

The European Parliament

European Community 

Washington Post

The White House

UK Ministry of Defence

IWPR

London

Berlin

Die Welt

Kerko ne GOOGLE
  

 

                     

 

                                          Ne respekt te poetit te madh Xhelaudin Rumiu-nga-Riza Lahi‏  

 

                                 KENGA E FYELLIT   NE GJUHEN SHQIPE

 

Asnjehere nuk kam per ta harruar nje telefonate mengjesi me nje shi te tmerrshem , ndersa po punoja ne kompiuter…

“ Zoti…..? Une jam nendrejtoresha e kolegjit Iranian ketu ne Tirane .”

“Me se mundem t’u ndihmoj?”

“ Po e kerkojme poezine “Fyelli” ne librin tuaj voluminoz me poezi te shqiperuara nga Molana Xhelaludin Molavi – Rumiu dhe nuk po e gjejme dot. E keni perkthyer ?”

Si I dhashe nje afat prej 30 minutash per nje telefonate tjeter, une e njoftova zonjen qe, jo, nuk e kisha perkthyer. Atehere, ajo:

“ Drejtori I kolegjit eshte shume I cuditur qe ju keni lene jashte 300 faqeve te librit tuaj, pa futur kete poezi fondamentale te Rumiut”

“ E ka drejtori poezine aty?”

“ E ka, jo vetem farsisht, por edhe te perkthyer ne anglisht dhe turqisht; ai eshte I pakenaqur nga keta dy perkthime”

“ Mos e keni kolegjin tuaj….Per njezet minuta po vi me biciklete”

“ Drejtori kerkon te nise makinen e tij qe t’u marre”

“Veshtire ta gjeje drejtori shtepine time, por, ja…me duket se ra paksa shiu…”

           Drejtori I kolegjit, z Amir….me priti menjehere. Ishte nje burr I pashem, syzi e vetullzi, I ri d he me nje pamje intelektuali nga ata qe e kane kaluar ter jeten duke studiuar deri te kapilaret me te imte te objektit qe ka marre ne shqyrtim. Te ketille intelektuale jane te paperballueshem ne skrupulozitetin e tyre; keta behen te tmerrshem – me aq sa I lejon edukata e tyre qe gjithmone eshte shembellore – kur shikojne gjera te bera shkeleshko dhe pa passion.

Ne krah I rrinte nje grua e bukur, me nje vel mbi floke. Ishte bashkeshortja e tij. Takimi duket se ishte I nje rendesie te vecante.

Pasi I hodha nje sy perkthimit ne anglisht, vendosem ta perkthenim serish se bashku. Ai do te ma perkthente fjale per fjale nga farsishtja ne anglisht. Nje privilegj te tille e kisha patur me Nicolson. Anglezi, pa bere asnje zbukurim, artistic, kishte dhene poezi te Rumiut ne farsisht, njeren faqe, dhe ne anglisht ne tjeteren. Vecse bruto. Ndrysh nga turku Dr.Prof Trukmen, qe kishte poetizuar me rima ne anglisht perkthimet , sic duket, pa patur ndonje bazament poetic te fuqishem ne qenien e tij, gj e e cila me pat qite mjaft pune.

Ja, tani, sikurse Nicolson, ky intelektual i ri nga  Teherani, po me jepte poezine qe aq e kishte per zemer nga krijimet e idhullit te tij.

Si mbaruam pune, tok edhe me bashkeshorten e tij, hengrem dreke.

Ky nder I behej perkthyesit te Rumiut.

Lexuesit nuk duhet te cuditen nga ky respekt sipror I iranianit. Ne Iran , poezia eshte aq popullore, sa futbolli ne Brazil . Ne disa restorante , atje, ne vend te kengetarit qe kendon te n e apo ne gjith Ballkanin, une kam pare te recitoje dikush. Kjo, kundrejt nje honorari, ndersa njerezit qe drekojne pijne birre pa alkool.

Sado te eger e mizor mund te kene qene sundimtaret e vjeter te Persise, poetet qe ata mbanin praen, ishin te toleruar te thonin dhe te benin cdo gje, perfshire edhe kritikat me te rrepta dhe te drejteprdrejta.

Nje poeti, sipas tradites se vjeter te iranianeve, I krijonin tera lehtesirat qe te shkruaje ter jetes poezi, psh I dhuronin nje vile me shatervan , bahce e zogj.

Gjate drekimit, mua me shtangu nje e vertete qe na e tha zonja e z Amir. Ajo nisi te kendonte shume embel, nje sure te Kur’anit te Shenjte te Myslimaneve. E vacanta ishte se, ajo , ate muzike e improvizoi atyperaty. Sigurisht qe e harroi sapo mbaroi kenga. Por, sic me sqaroi ajo, kete sure, ajo mund ta kendoje me mijera here, duke imrpovizuar ne secilen nga mijera heret, nga nje melodi te ndryhme nga tjetra. Kete gje mund ta bejne mbase te gjitha grate iraniane.

…Kur, pas nja keter oresh e gjysem te nates, e mbarova poezine dhe u paraqita ne kolegj,  drejtori me solli 4 recituese , nxenese. Ishte e vetmja kerkese imja, nuk kerkova asnje honorary material, vetem kete – te shihja se kush do ta recitonte poezine.

E seleksionuara u la per ne fundin e programit dhe u duartrokit mbi pese minuta. Ishte nje maturante nga Kosova.

Te me lejojne lexuesit qe te citoj tani dy variantet e shqiperimit te kesaj poezie ,qe aq e ka dashur edhe poeti yne kombatar, naim Frahseri,

 

 

 

KENGA E FYELLIT

                 Shqiperuar nga Dh. Qiriazi,

                 Redaktuar nga Xh. Spahiu

 

Degjo fyellin si qan, tregon ndarjen,

gra e burra kane qare me deshperim

qysh se me kane ndare prej kallamishtes.

Zemren e kam te cjerre nga kjo ndarje.

 

Tani ketu po u shfaq dhimbjet nje e nga nje

 dhe per ata qe kane mbetur larg rrenjes se vet

dhe vuan secili, pse desheron te kthehet

atje ku ishte i bashkuar.

Qaj sa here mblidhemi tok dhe qaj me ata

 ne kohe  te mire dhe te lige.

E fshehta ime nuk eshte larg loteve,

 por syte dhe veshtet nuk jane te zot te degjojne.

Trupi nuk fshihet nga shpirti, as shpirti nga trupi,

 por duhet pare se shpirti nuk toleron.

Thirrja e fyellit eshte flake, nuk eshte ere!

Ai qe nuk e di ate flake, nuk eshte asgje.

Ajo eshte flaka e Dashurise qe rrjedh permes fyellit,

Ajo eshte fermenti i Dashurise qe gjendet brenda veres.

Fyelli bashkohet me cilindo qe e kane ndare nga shoku;

melodite e tij cajne mbulesen qe kemi.

Po, kush ka pare helmin dhe ilacin qe jep fyelli?

Fyelli tregon c’ka ngjare dhe bucimen e gjakut ne damare.

Ai tregon historine e Mexhnunit te cmendur nga Dashuria.

Largoni mosbesimin e  atij qe eshte pa ndjenja!

S’ka bleres te gjuhes, pa veshin e mistikut.

Nga malli ditet na ngrysen nate.

Ditet i ndjekin udhetaret te lodhur nga ethet.

Nese ditet kalojne , thuaj iken, mos u mbush me vrer,

por qendroni. O ju, qe kurre nuk u bashkuat me pastertine !

cilido eshte ngopur me uje, vec peshkut

 dhe cilido qe nuk e ka buken e perditeshme,

                                                              do ta gjeje,

pse ditet e tij do te behen te gjata.

Askush qe eshte “i papjekut”nuk e kupton ate qe eshte pjekur,

per ate dhe fjalet do te jene te shkurtera.

                                    Lamtumire!

 

 

 

FYELLI

                    Shqiperuar nga  R. Lahi   

 

Mbani veshin pak

dhe heshtni

Kete mesnate, nen kete hene

S’i ndjeni

ca tinguj fyelli?

 - Me te qare eshte nje kenge

 

 

“ O,mes trendafilave

vjollcave, dorezonjave

kaceve, zymbylave

mendrave, shebojave

te nje lum me zogj te kalter

qe shkon heshtur, pa bere ze

mu atje kam lindur une

por atje une nuk rroj me.

 

Me keputen lehte e embel

Me moren nga vendi im…

Si bilbili per te dashuren

qaj e qaj une pa pushim.

Zeri im qe del nga shpirti

eshte embelsuar me lote

O njerez! Vec qani per mua

Se s’me ngushulloni dot

dhe sikur te me falni mua

plot florinj nje xhamadan

dhe sikur te me dhuroni

c’kane parqet ne Horasan…

Me kane hequr nga  shtepia

ndaj dhe qaj, i varferi

te shkoj prap, pa le te vdes

ne kembet e “te  dashurit””

 

 

Njeriu   e ka zemren plage

dhe ngrys netet duke qare

kur shtyn jeten diku tjeter

tutje nga foleze e pare

Dhe sikur nje dite papritur

te jete e tija gjith bota

do kerkoje rrugen e vjeter

- per atje ku i ka rene koka.

Le te shkojne ditet e vitet

Ti,i qete, i bukur rri

Me te paster s’gjen askund

se I reni ne dashuri.

Kenga qe nga fyelli fryn

s’eshte fryme nga buze te bukura

-eshte flake e dashurise

per zemra te keputura.

Kush nuk ndjen zjarr dashurie

vetes ne heshtje t’i thote:

“ Me mire eshte qe te shkoj

kot kam ardhur ne kete bote”

Askush njeriut te persosur

S’ia njeh shpirtin

 - det me vale…

Vec kundrojeni ate…

Heshtni!

Edhe…Asnje fjale!

         JA TANI INTERVISTA ME ZOTIN AMIR ASGHARI, DREJTORI I FONADIONIT “RUMIU” NE TIRANE , SI EDHE DREJTOR I KOLEGJIT IRANIAN PREJ DISA VITESH NE TIRANE

1-      Zoti Amir Asghari, a mund te na percaktoni shkurtimisht se cili eshte Rumiu per iranianet? Cili eshte vendi i tij mes adhuruesve iraniane, ne krahasim me Firdysin, Hafezin, Saadiun, Xhamiun, Khayamanin, Nazimin etj poete persjan qe kane pushtuar anembane rruzullin?

Secili nga shkrimtaret qe ju keni permendur kane menyren e vet te veçante te te shkruarit.Permendim ketu Ferdusiun i cili ka shkruar dhe poezi poetike.

Hafizi eshte zemra e dashurise, dashuria karakterizohet si dashuri per Zotin. Saadiu eshte poet i dashurise dhe poet edukativ gjithashtu. Me te vertete qe eshte teper e veshtire te zbulosh se cfare vendi ze Molaviu mes ketyre poeteve. Ai thote: "Atar ishte shpirti dhe senai ishin dy syte. Ne udhehiqemi nga Atari dhe senahi" nje vend tjeter thote: " Atari i kaloi shtate qytetet e dashurise, kurse ne jemi akoma ne nje rrugice". Ky njeri i madh qe e prezantonte veten si i vogel i terhoqi drejt vetes zemrat e njerzve.

Para se te ishte poet ai ishte mesues i shquar dhe i ndritur. Nje dite ne nje takim qe kishte me Shams Tabrizin, atij i ndryshoi rrjedha e jetes. Shems Tabrizi ndezi zjarrin e dashurise ne zemren e Molaviut dhe me pas ai u zhduk. Molaviu thote per Shams Tabrizin: " Drita e ndezur puthi driten e fikur dhe iku". Me keto fjale Molaviu tregon se u ndricua nga drita e dashurise per Zotin.  Ai me tej vazhdon: " Une isha frut i pa bere, u poqa, isha me lot qesha, erdhi dashuria dhe une u lidha me dashurine e perjetshme.”

Molaviu e ka zjarrin e dashurise me te ndezur se poetet e tjere. Qysh femi kur u shperngulen ne Nejshahu sebashku me familjen e tij u njohen me Ibni Arabi dhe Etarin, ky i fundit kishte deklaruar per Molaviun se;" Zotit i qofshim fale, nje oqean i vertete buron nga nje liqen i vogel! Nuk do te zgjase shume qe ai te ndeze zjarrin ne zemrat e njerezve". Zjarri i dashurise eshte i ndezur ne zemrat e njerezve dhe do te vazhdoje pergjithmone.

2-      Ne sa vende te botes eshte perkthyer Rumiu deri tani?

Rumiu eshte perkthyer ne shume gjuhe te botes, jo plotesisht vepra e tij, dhe eshte perkthye ne versione te ndryshme, ne Turqisht, anglisht, rusisht, pjese te ndryshme dhe ne shqip, bullgarisht, frengjisht, gjermanisht, greqisht, spanjisht etj.

 

3-      Ka qene 800 vjetori i Rumiut vitin qe shkoi dhe, me sa di une, ky poet gjenial, eshte marre ne  mbrojtje edhe nga UNESCO. Diçka rreth kesaj, ju lutem. Po ne Iran si eshte festuar ky 800 vjetor?

 

 Unesko beson se personalitet kulturor, shkencor dhe letrar nuk i perkasin vetem nje populli apo nje culture. Por i perkasin tere shoqerise njerezore. Qellimi i ketyre programeve ishte prezantimi dhe perkujtimi i personaliteteve te cilet i kane dhene  kontribute te medha njerezimit, qyteterimit dhe po ashtu eshte nje thirrje per te gjithe shtetet e botes, qe te marrin pjese ne zgjerimin e dialogut dhe mirekuptimit ne mesin e shoqerise boterore. Jo vetem ne Irani, por edhe Turqia dhe vende te ndryshme jane bere konferenca dhe seminare per nder te ketij poeti ku jane recituar, kenduar dhe eshte zberthyer filozofia e Molavit.

4-      Ju keni patur nje aktivitet te madh keto dite qe ishte nje seminar per studimin. A mund te na flisni me gjeresisht, ju lutem?

Jo vetem ne iran , por edhe ne vende te ndryshme e sidomos ne Amerike kendohen kenge mbi baze te poezive te Rumiut dhe madje ne Amerike libri I Rumiut dhe CD –ja e poezive kane qene bestseller.

5-      Ne seminar, une kam marre shenim edhe keta thenie. a- Me mire 5 ore mendim, se pese dite lutje. b- Kur sundimtari shkon te dijetari  Te dy behen te mire. Kur dijetari shkon te sundimtari, te dy behen keqij. Kam deshire te na flisni me shume rreth koncepteve te Rumiut rreth studimit, librit, mendimit, mundesisht thenie te tij qe qarkullojne. mes popullit tuaj.

Molavi nuk e mbeshteste mendimin, qe njerezit te imitojne dijet e tjereve, por  thoshte se njeriu duhet te kerkoje vete dhe te zbuloje vete filozofine e jetes. Molavi thote thote qe ata te cilet imitojne jeten e tjereve duket sikur ua japin jeten …. Molavi donte qe njerezit te ishin vetvetja.

Seminari yne ishte me teme " Qellimi i arsimit". Ne deshem te pyesim dhe te denim se çfare qellimi kane njerezit kur mesojne diçka.

Kur pyesim ne lidhje me edukimin e njeriut, ne fakt duam te dime per orientimin e jetes se tij gjithashtu. A duhet qe ne thelb te kesaj ne te mendojme per nje qellim qe mund te kete edukimi, apo vete edukimi eshte nje qellim? Ku do ta coje ky edukim njeriun? A ka ndonje dallim midis qellimit te edukimit per nje njeri te papergjegjshem dhe nje njeriu te pergjegjshem? Cfare do te ndodhe nese qellimi i edukimit dhe qellimi i moralit dhe etikes nuk perputhen me njeri tjetrin? A ka ndonje lidhje midis kaosit politik, social, kulturor, mjedisor dhe etik? Nese arsimi ne fushen e mjekesise, inxhinierise dhe fusha te tjera pas periudhes se Rilindjes Europiane ishte projektuar per te pasur nje qellim te dobishem per jeten e njeriut, atehere perse perballemi me nje kaos te tille ne aspekte te ndryshme ne jeten e njeriut?

Ne fakt, kjo pyetje  del si rezultat i nje prej aktiviteteve me te rendesishme te njeriut. Duke pasur parasysh pikepamjet e ndryshme, qe ekzistojne ne shoqerine njerezore ne mund te hasim qellime te ndryshme, qe i jane pershkruar edukimit. Ne nje sistem te caktuar, njeriu meson si te persose natyren e tij njerezore dhe te zbuloje detyrat dhe pergjegjesine e tij ne jete. Ne nje sistem edukimi tjeter, ai meson te kontrolloje dhe te ushtroje autoritetin e tij mbi natyren per mireqenie dhe progres. Ajo cfar terheq vemednien ne kete pike eshte se si ne sitemin tradicional te edukimit ashtu dhe ne ate modern lendet  shkencore si matematika, mjekesia, inxhinieria kane ekzistura, por duke qene se kendeveshtrimet jane te ndryshme ka dallime persa i perket metodave te perdorura dhe rezulateteve te arrira.

Do te doja t’i vija theksin kesaj pike per te thene se kur njeriu i pergjegjshem projekton nje qellim per edukimin, duke qene se  e kupton harmonine qe ekziton midis njeriut dhe universit, qellimi, qe ai i percakton edukimit  nuk i sherben vetem njeriu dhe nuk fokusohet vetem tek ai dhe perfitimet personale qe ai mund te kete por tek  perftimet qe mund te kete i gjithe universi. Ai e sheh njeriun si subjekt te njohurise dhe dijes dhe universin e sheh si objektin e tyre.

Pas  kesaj njeriu i pergjegjshem kerkon te dije se cili eshte perfundimi i dijes dhe njohjes? A rezultojne njohja dhe dituria si pergjegjesi, qe rendojne mbi njeriun? Nese eshte keshtu, cilat jane keto pergjegjesi? A mund t’i injorojme detyrat dhe pergjegjesite qe kemi perballe natyres dhe vetvetes?

6-      A do te behet e mundur publikimi me i gjere i materialeve te seminarit tuaj, seance e pare e te cilit u drejtua nga nje personalitet i shquar shqiptar, ish presidenti Rexhep Meidani?

Fatmiresisht ne seminarin qe ne kishim, mendimtare te ndryshem na i kane sjellur materialet e tyre. Nder te ftuarit te seminarit mund te permendim Eilliam Chittick, Rexhep Mejdani, Sanchiko Mutata, Bahmanpur etj. Shpresojme qe materjalet e tyre t'i botojme ne nje liber ne te ardhmen dhe se shpejti do te jete ne dore te shqiptarve.

8. Ju lutem na flisni per maturantet e kolegjit  tuaj?

Ne do te perpiqemi qe nxeneset tona te shkojne me lart me dituri dhe te behen gati te shkojne ne universitet. Sivjet ishte viti i katert i matures ne kolegjin "Saadi"  dhe nxeneset tona jane pranuar ne universitet te ndryshme nga do vazhdojne edhe studimet. Shpresojme qe nxeneset tona te jene ure lidhese midis kultires dhe qyteterimit Iranian dhe atij Shqiptar

 

 Copyright © 2007. www.Gazetashkodra.net