Te nderuar Vizitor Jeni duke vizituar Gazeten Lokale Shkodra, kjo Gazete Shperndahet jo vetem ne Shqiperi  por edhe ne Greqi dhe shtetet Fqinje,

 Kryeredaktor  Kabil  Bushati    Tel:+355692167985

  Llogaria Bankare  Nr.410023424

  Banka Kombetare Tregtare Dega       Shkoder         

   Meny Kryesore
  Home
  Partner

Radio Deutsche Welle

Radio BBC

Zeri i Amerikes

New York Times

Washington Post

Corrierre della Sera

Euronews

NATO

NATO - KFOR-Kosovo

Euronews

Amnesty International

World-newspapers  

The European Parliament

European Community 

Washington Post

The White House

UK Ministry of Defence

IWPR

London

Berlin

Die Welt

Kerko ne GOOGLE
  

 

                     

 

                        

                                   Shqiptarėt katolikė nė/dhe marrėveshjet diplomatike –

                                Konkordatet –  tė Vatikanit me Jugosllavin

Shkruan:

Zef AHMETI

I. Reth lėndės

Shqiptarėt e besimit katolikė gjatė historisė kanė qenė tė lidhur ngusht me disa procese historike dhe akte diplomatike gjate kohės sė perandorisė sė Austrohungarisė ku ata merren nėn protektorat (mbrotje) dhe mėpastaj edhe nga disa akte diplomatike tė shtetit tė Vatikanit. Ne kėtu do shtjellojmė nė mėnyrė mė tė veēantė Konkordatet e Vatikanit dhe Jugosllavinė, pėrkatėsisht pozicionin e Kishės Katolike nė Kosovė.

Reth kėsaj teme ėshtė shkruar nga disa autorė shqiptarė dhe tė huaj, mirėpo kjo ėshtė trajtuar nė kuadėr tė studimeve tjera dhe tema konkordatet dhe shqiptarėt ka qenė vetėm e prekur si element i patejkalueshėm historik, ndėrsa nuk ėshtė studiuar nė mėnyrė tė veēantė, por edhe nėse ėshtė shkruar pėr konkordat ėshtė shkruar vetėm pėr periudha tė caktuara.

Kėtu kemi pėr qėllim qė tė japim njė pasqyrė tė pėrgjishthshme rreth vetė konceptit tė konkordatit, si dhe a janė trajtuar shqiptarėt nė kėto konkordate.

II. Protektorati Austrohungarez i shqiptarėve katolikė nė Ballkan

Invazioni osman nė Ballkan nėnshtroi edhe tokat shqiptare. Popullata e katolike shqiptare, e cila kėrcenohej tė konvertohet e gjitha nė islam, shtynė pėrandorinė e Austrohungarisė qė tė marrė njė hapė diplomatik pėr tė marrė nė mbrojtje kėta besimtarė tė rrezikuar. Autrohungaria kishte bėrė disa marrėveshje me perandorinė Osmane pėr tė marrė nė mbrotje katolikėt nė ato vende ku sundonin turqit, pra arrihen marrėveshjet e ashtuquajtura paqėsore mes kėtyre dy fuqive tė asaj kohe, ajo e Vjenės nė vitin 1615, 1681 nė Stamboll, 1699 nė Sremski Karllovac, nė vitin 1718 nė Pozharevc, mė 1739 nė Beograd dhe mė 1791 nė Svishtovė. Kėto marrėveshje i mundėsonte Austrisė qė tė intervenojė dhe mbrojė katolikėt nė aspektin fetaro-kulturor. Kėtu hynin edhe shqiptarėt. Si figurė e njohur qė ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė kėtė drejtim ishte edhe ipeshkvi i Shkodrės, Imzot Benino Alberini, i cili kishte kontakte tė pėrhershme me Romėn dhe Vjenėn. Ndėrsa nė vitin 1837 zyrtarisht edhe Vatikani ia bartė kompetencat me dekret Austrisė qė t’i mbrojė katolikėt nė Ballkan. Austrohungaria nė bazė tė marrėveshjeve dėrgon nė Shqipėri misionarė dhe hapė shkolla katolike dhe ndanė subvencione dhe ndihma tjera pėr tė ndihmuar edhe ngritjen dhe mirėmbajtjen e objekteve fetare katolike. Kjo ndihmojė qė populli shqiptarė tė zhvillohet dhe sado kudo tė konstituohet. Me rėnien e Preandorisė Austriake dobėsohet edhe pozicioni i shqiptarėve katolikė, kėshtu qė Vatikani dėrgon vizitatorin e vet, Ernesto Cozzi,  pėr tė parė gjendjen nė Shqipėri tė Kishės Katolike. Pėrveē nevojave tė ndryshme dhe parregullėsive, vizitatori Cozzi i raporton Vatikanit se njė rrezik tjetėr shumė i theksuar ishte ai jugosllav.

III. Vatikani, konkordatet dhe marreveshjet kishtare

a)     Shteti i Vatikanit

Vatikanit ngrihet nė kodrėn e quajtur mons vaticanus, ku prej shek. II gjendet varri i Shėn Pjetrit. Nga Konstatini I, i Madhi, nė kėt vend ėshtė ndėrtuar bazilika e Shėn Pjetrit. Nė pjesėn veriore me ndėrtimin e Rezidencės Papnore (shek. 15.) bėhet edhe qendra kryesore e administratės sė Kurisė romake.

Pas okupimit tė Romės nga trupat e mbretėrisė Italiane nė vitin 1871, ajo bėhet pjesė e saj. Roma bėhet kryeqytet i mbretėrisė Italiane dhe kėshtu fillojnė ndėrtimet e reja rreth qendrės sė Vatikanit. Me okupimin e Romės dhe Vatikanit nga trupat e mbretėrisė italiane, Papa shpallet si i «burgosur». Pas njė kohe konfliktesh ēėshtja e Vatikanit nė vitin 1929 zgjidhet me njė marrėveshje nė bazė tė sė cilės krijohet shteti i qytetit tė Vatikanit (Stato della Citta del Vaticano) si shteti mė i vogėl nė botė (0,44 km2). Ky shtet i ri i Vatikanit nuk e zavendėson Shtetin-Kishė (Kirchenstaat) tė shuar nė vitin 1871, por krijohet si subjekt i ri.

Vatikani pėrbėhet kryesisht prej Bazilikės sė Shėn Pjetrit sė bashku me sheshin, pallatet dhe kopshtet e Vatikanit, pastaj bazilikat patriarkale qė shtrihen nė qytetin dhe rrethinėn e Romės, objekti i administraturės sė Kurisė romake sė bashku me rezidencėn verore tė Papės ku tė gjitha kėto gėzojnė privilegjin e eksteritorialitetit.

Forma e shtetit tė Vatikanit ėshtė e llojit tė monarkisė, ku Papa ėshtė ai qė udhėheq ligjdhėnėsinė, jurispudencėn (drejtėsisnė), dhe kompetencat pėr tė zbatuar ligjin. Sheti i Vatikanit ėshtė nė shėrbim tė detyrave tė Papės, pėrkatėsisht tė Selisė Shenjte nė tė drejtėn ndėrkombėtare, ai pėrbėn suverenitetin shpirtėror e shtetėrorė tė Papės. Si shtet suveren Vatikani ka poashtu edhe organet e veta. Vatikani ka flamurin e vetė me ngjyrėn e verdhė dhe tė bardhė me qelėsa tė kryqėzuar, ka stemėn, himnin, postėn. Rajoni i vatikanit ėshtė neutral dhe i pacenueshėm qė gėzon mbrotje edhe nga Konventa e Hagės pėr mbotje tė pasurive kulturore. Me statusin e shtetit Vatikani bėhet pjesė e sė drejtės ndėrkombėtare dhe me kėtė Kisha Katolike bėhet feja e vetme nė botė qė ka mundėsi tė lidhė marrėveshje me karakter tė sė drejtės ndėrkombėtare publike.

 

b) Konkordatet dhe marreveshjet kishtare

 

b. 1. Koncepti i Konkordatit

Konkordatet (Concordatum, Convecion solemmnis) janė marrėveshje mes Selisė Shenjte si reprezentues tė Kishės Katolike dhe pushteteve shtetėrore (shteteve apo institucioneve). Materie kryesore tė Konkordateve janė kryesisht kėto fusha: garancia e lirisė sė fesė dhe asaj kishtare, edukimi, ēėshtjet juridike tė sakramentit tė kurorės dhe ēėshtjet financiare. Konkordatet janė marrėveshje tė dyanshme.

 

b. 2. Historia e Konkordatit

Si filllim i historisė sė Konkordatit vlerėsohet marrėveshja e lidhur mes Papės Calixus II dhe Heinrikut II nė vitin 1121. Pika tjera tė rėndėsishme historike janė po ashtu edhe »concordata« e Papės Martinit V nė vitin 1447 qė lidhė me »kombet« e ndryshme. Njė epokė e re e konkordateve fillon me ndryshimet qė e kaplojnė Europėn pas Revolucionit Francez.

Pas Revolucionit Francez e deri nė shel. 20 lidhen konkordate me shumė shtet; Papa Piu II lidh konkordat me Napoleonin I nė vitin 1801, Konkodratet mes Selisė sė Shenjtė dhe Landeve Gjermane, me Austirnė, Italinė, Spanjėn, Portugalinė, me disa shtete tė Amerikės Qėndrore dhe Jugore, deri  me Serbinė nė 1914.

Pas Kodeksit tė ri Codex Iuris Canonici (CIC) tė vitit 1917, fillon njė zhvillim i ri dhe intenziv i konkordateve qė lidhen me shtetet e ndryshme si Polonia, Rumania, Ēekosllovakia etj. Pastaj edhe vetė marrėveshja e krijimit tė Shtetit tė Vatikanit e vitit 1929 i jep njė kahje tė re marrėveshjeve tė Konkordat.

b. 3. Natyra juridike e Konkordatit

 

Sa i pėrket natyrės juridke tė konkordatit ka disa mendime tė ndryshme. Duke u bazuar nė qėndrimet dhe pozicionin e Kishės Katolike konkordati ėshtė padyshim marrėveshje ndėrkombėtare qė hynė nė familjen e marrėveshjeve ndėrkombėtare publike. Tė kėtij mendimi janė ėdhe shumė juristė. Ndėrsa kėtė e konteston me dyshimin e tyre njė grup tjetėr qė mendojnė se, nė karakterin ndėrkombėtar tė konkordatit, ėshtė pėr t’u dyshuar pėr arsye se Selia e Shenjtė nuk posedon mundėsin e sanksionimit qė kanė marrėveshjet tjera ndėrkombėtare, porse ajo mbeshtetjen e vetme e ka nė besimin e ndėrsjellt (pacta sunt servanda). Konkordatet vlersohen poashtu edhe si kuazi-marrėveshje ndėrkombėtare apo edhe si marrėveshje tė karakterit sui generis, pra tė llojit tė veēantė.

Pėrveē karakterit juridik tė konkordatit ne dallojmė poashtu edhe disa lloje tė konkordatit: a) Concordata pacis- konkordatet e paqes, qė njėkohėsisht janė edhe marrėveshje paqeje mes shtetit dhe kishės, si marrėveshje tipike e kėtij lloji ėshtė ajo mes Papės Calixus II dhe Heinrich tė V, b) Concordata amicitiae apo konkordatet miqėsore qė kanė karakter tė thėksimit tė kėsaj miqėsie, dhe c) Concordata defensionis iurium et libertatis Ecclesiae, konkordati defenziv, ka tė bėj p.sh. me mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė Kishės me njė shtet qė rrezikohet prishja e marrėdhėnieve, por edhe me njė ndryshim tė njė marrėveshje ekzistuese.

b. 4. Marėveshjet Kishtare

Pėr dallim nga Konkordati, Marrėveshjet Kishtare nuk kanė karakter ndėrkombėtar. Kėto marrėveshje kanė karakter tė natyrės nacionale, pra ėshtė njė marrėveshje mes Kishės Katolike nė njė shtet me organet shtėtėrore ku ajo vepron.

IV. Konkordatet para Luftės sė Parė Botėrore nė Evropėn Juglindore

Para Luftės sė Parė Botėrore konkordatet e lidhura me rajonin e Evropės Juglindore njihen ato me Perandorinė Austriake, Malin e Zi, me Perandorinė Austriake pėr Bosnen dhe Hercegovinėn dhe konkordati me Serbinė. Ne nuk do tė ndalemi nė shtjellimin e konkordateve tė shteteve tė Europės Juglindore veē e veē, por vetėm te ai mes Vatikanit dhe Serbisė, nė territorin e tė cilit ishin edhe katolikėt shqiptar dhe katolikė tė kombeve tė tjera.

Konkordati me Serbin nėnshkruhet me 24. 06. 1914 nė Romė. Rruga e nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshje natyrisht se nuk ishte ashtu e lehtė, por ka kėrkuar bisedime intensive qė nė shtetin e ri tė Serbisė t`iu sigurohen tė drejtat e besimtarėve katolikė. Kisha ortodokse serbe qė konsiderohej besim shtetėrorė, shumė pak tregonte tolerancė pėrballė lirisė sė besimeve tjera. Meqė nė atė kohė flitet qė numri i besimtarėve katolikė ishte i vogėl, qė padyshim hynin edhe shqiptarėt edhe pse kjo nė literature flitet pėr “djelmoshat serb” qė dėshironin tė bėheshin prifta katolikė(!),Vatikani emron vetėm njė administratorė apostolikė me 09. 09. 1853 e qė ky ishte ipeshkvi i Gjakovo tė Kroacisė Strosmaieri (Strossmayer). Pėr besimtarėt katolikė tė dioqezės Shkup-Prizren ishte paraparė qė tė ndėrtohet edhe njė seminar pėr kualifikim shkollorė. Qeveria e atėhershme serbe kishte kėrkuar po ashtu qė nė liturgjitė nė dioqezat katolike tė pėrdoret “gjuha e vjetėr slave”. Mirėpo Selia e Shenjtė njė kėrkesė tė tillė e refuzon, duke u thirur nė atė se kisha dhe famullitė tė klasifikohen si latine dhe gllagolike, pra sipas gjuhės me tė cilėn shėrbehen me liturgji popullėsia vendase. Qėllimi i Serbisė qė tė nėnshkruaj konkordatin ishte mė tepėr akt politik qė nė arenėn ndėrkombėtare, pėrkatėsisht nė Evropė tė tregohej se si nė teritorin e saj ekziston “toleranca” nė besim. Gjatė gjithė procesit tė pėrgatitjeve tė konkordatit kisha ortodokse serbe kishte qėndrim kundėr. Diskrepanca mes kishės ortodokse dhe asaj katolike nė politikat ditore ishte nė atė shkallė e keqėsuar sa qė qeveria e Pashiqit nė vitin 1891 i ndalon aktivitetet misionare tė kishės katolike nė teritorin e Serbisė. Pas pėrfundimit tė luftėrave nė Ballkan, fillojnė pėrsėri bisedimet dhe kėshtu edhe nėnshkruhet konkordati.

V. Shqiptarėt dhe nė Konkordatet Serbi – Seli e Shenjtė dhe Mbretėrisė Jugosllave tė vitit 1935

Pas rėnies sė perandorisė Osmane nė Ballkan fillojnė lėvizjet e popujve pėr formimin e shteteve tė pavarura nacionale. Nė kuadėr tė kėsaj lėvizje pėrfshihen edhe shqiptarėt qė nė fillim tė shekullit 20 pėrpiqen tė krijojnė shtetin e tyre me territorin ku shtriheshin gjithė shqiptarėt. Me shpalljen e pavarsisė sė Shqipėrisė, asaj nuk i njihet pjesėt me shqiptarė si nė Kosovė e Maqedoni. Kėshtu me ndarjen e tokave shqiptare si pasojė e luftėrave Ballkanike, fillon edhe njė organizim i ri territorial me kufinjė tė ri. Besimtarėt katolikė, tė cilėt para rėnies sė perandorisė osmane gėzonin protektoratin Austrohungarez, me ngritjen e kufijve tė rinjė fillon edhe (ri)organizimi kishtar. Kėshtu shqiptarėt e Kosovės tė besimit katolikė, por edhe ata tė pjesėve tė tjera, nė konkordatet e nėnshkruara nga regimet e asaj kohe nuk njihen si tė tillė. Natyrisht se ata nuk pranoheshin edhe pėr faktin se nė atė kohė Kleri i kėsaj ane po pėrpiqej qė tė mos mbetej nėn juridiksionin serbo-jugosllav, por t`iu bashkangjitet Shqipėrisė.

 a) Konkordati i vitit 1935 mes mbretėrisė Jugoslave dhe Selisė Shenjte

Me krijimin e Mbretėrisė sė Jugosllavisė qė vijon pas Luftės sė Parė Botėrore nė vitin 1918, bėhet njė ndarje e re e kufijve ballkanik. Shteti i ri dhe sistemi qė e karakterizon atė janė tė ndryshme. Pėrderisa nė disa pjesė sė kėsaj mbretėrie dominonin pėr nga numri besimtarėt katolikė si nė Slloveni, Herzegovinė, Kroaci, nė Mal tė zi dhe Serbi dominante ortodoksizmi. Larmishmėria e religjioneve e karakterizonte kėtė krijesė tė re jugosllave. Nė atė kohė Selia e Shenjtė lidhur me ndryshimet nė Ballkan dhe ngritjen e problemeve qė do tė mund tė shkaktoheshin, pėrfaqėsonte mendimin se mė mirė do ishte tė krijoheshin shtete tė pavarura, qė do tė dalloheshin edhe pėr nga apekti religjioz, dhe jep propozimin se Sllovenėt dhe Kroatėt tė lidheshin nė njė shtet, ku shumica i takojnė konfesionit katolik. Pėr shkak kė kėtij qėndrimi qė dallonte nė atė kohė, Selia e Shenjtė mbretėrinė Jugosllave e pranon tek njė vit mė vonė, pasi shumica e shteteve e pranojnė ashtu si ishte.

Tė dy kushtetutat e mbtetėsrisė sė Jugosllavisė, tė vitit 1921 (e njohur edhe si kushtetuta e “Vidovdan-it”) dhe ajo e vitit e vitit 1931, ēėshtjen e lirisė sė fesė e zgjidhnin vetėm nė letėr. Lidhur me konkretizimin e fushės sė fesė mbretėria Jugosllave nxjerr disa ligje si: atė pėr kishėn ortodokse serbe nė Jugosllavi tė vitit 1929, pėr bashkėsinė e judaizmit nė Jugosllavi qė nxirret nė tė njejtin vit, pastaj ligji pėr bashkėsinė islame nė Jugoslavi tė vitit 1930 qė pason edhe ndryshimet nė vitin 1936 si dhe ligji pėr kishėn e reformuar evangeliste nė Jugosllavi e vitit 1936. Ndėrsa lidhur me konfesionin katolikė nuk ėshtė bėrė asgjė, pra nuk figuron asnjė ligj i tillė si kėta tė cekur mė lart. Sipas numrimit tė popullatės tė vitit 1921 nė Mbretėtrinė Jugosllave kanė jetuar  39.4% besimtar katolikė. Nėse vlersohet situata e Kishės Katolike nė Mbretėrinė e Jugosllavisė nė krahasimė me atė kur ishte nėn protektoratin e Austrohungarisė, ajo keēėsohet shumė. Ndjenja e pėrgjithshme nė mesin e klerikėve katolikė tė asaj kohe ishte shumė negative pėrballė mbretėrisė sė Jugosllavisė. Qė Kisha katolike tė siguroj aktivitetin e saj fillon iniciativa pėr njė lidhje diplomatike, pėraktėsisht pėr njė marrėveshje-konkordat me shtetin e ri dhe Selin e Shenjtė. Nė atė kohė lidhur me kėtė akt jepen mendime dhe pėrfaqėsohen pomicione tė ndryshme. Disa politikanė kėrkojnė qė Konkordati i vitit 1914 mes Serbisė dhe Selisė sė Shenjtė tė zgjėrohet, tė aplikohet edhe nė shtetin e ri, ndėrsa disa tė tjerė propozonin qė tė bėhet njė marrėveshje krejt e re, e disa tė tjerė mendonin se si bazė duhej tė  merrej konkordati austriak i vitit 1855. Pas shumė pėrpjekjeve dhe bisedimeve tė mundimshme qė bėheshin edhe pėr shkak tė presioneve nga Kisha Ortodokse Serbe teksti i ri i konkordatit nėnshkruhet me 25. 07. 1935. Nėnshkrimi i kėsaj marrėveshje arrihet pasi kryeqeveritarin e atėhershėm Jevtič e lidhnin dy interessa, nė zgjedhjet qė pasonin pretendoheshin votat ndėrsa nė arenėn ndėrkombėtare qėndronte interesimi i vėnies sė marrėdhėnieve diplomatike me shtetet katolike.

Kisha ortodokse serbe gjatė gjithė kohės kishte qėndrim negativ pėrballė konkordatit. Kryesuesi i Sinodi i kishės ortodokse serbe nė mbledhjet dhe deklararatat e ndryshme e kundėrshtonin konkordatin me frikėn, se Kisha Ortodokse Serbe do tė ketė rėndėsinė dytėsore, pra kjo kishė qė kishte kontribuar nė krijimin e shtetit Jugosllavi. Nė njė memorandum tė vitit 1936 tė Sinodit tė kishės ortodokse serbe adresuar kryetarit tė qeverisė sė asaj kohe kundėr konkordatit, pos tė tjerash, jepen kėto arsyetime:  se shumė nene tė konkordatit shkelin barazinė e konfesioneve, pėrkatėsisht religjioneve nė Jugosllavi,  disa nga nenet prekin drejtpėrsėdrejti kushtetutėn dhe venė nė pikėpyetje kompetencėn e shtetit, se konkordati e ngarkon materialisht shtetin ndėrsa e pasuron kishėn katolike, e cila edhe ashtu ėshtė mjaft e pasur dhe se qendrėn e ka jasht kufijve shtetėrorė, dhe se as konkordati i Malit tė Zi dhe as ai mes Serbisė me Selin Shenjte nuk iu siguron mė shumė tė drejta besimtarėve katolikė sa ky i vitit 1935. Nė njė komunikatė poashtu tė kryesisė sė Sinodit tė kishės ortodokse serbe tė vitit 26. 5. 1937 dhe nė mbledhjen e  01. 08. 1937 ajo e ashpėrson qėndrimin e saj me kėrcėnimin se tė gjithė ministrat dhe parlamentarėt serb ortodoks do tė ekskuminikohen nėse ata votojnė ratifikimin e konkordatit. Kjo rezistencė e kishės ortodokse korrė sukses. Kėshtu me 22. 01. 1938 marrin lajmin kisha ortodokse se nuk do tė bėhet ratifikimi i konkordatit.

b) Arqipeshkvia Shkup-Pizren dhe Konkordatet

Kisha Katolike ndėr shqiptarėt e Jugosllavisė ėshtė e organizuar nė kuadėr tė Ipeshkvisė Shkup-Prizren dhe Argjipeshkvisė sė Tivarit. Qė prej vitit 1821 deri mė 1934 rezidenca ipeshkvore ka qenė Prizreni, por pas konkordait ajo kalon nė Shkup. Me zhvendosjen e Imzot Lazėr Mjedės nė Shkodėr nė vitin 1921 ndėrprehet kontinuiteti i ipeshkvinjėve shqiptarė me emėrimin e ipeshkvit Janez Franjo Gnidovecin nė vitin 1924. Ipeshkvi Gnidovec vdes nė vitin 1939 ndėrsa emėrohet Smiljan Ēekada nė vitin 1940. Nė Kohėn e luftėrave qė kaplon rajonin e ndanė edhe Ipeshkvinė e Shkupit nė katėr pjesė, po duke mos e humbur funksionimin ipeshkvor, i cili ka qenė i pandashėm. Me aktin nr. CXXXIII nr. 53, dt. 2.10.1969 bėhet sėrish njė riorganizim kishtar nga Selia e Shenjtė. Dy vite mė herėt Papa Pali VI e emėron Imzot Ēekadėn pėr argjipeshkėv tė Sarajevės dhe metropolit tė BeH. Me aktin e lartpėrmendur tė Selisė sė Shenjtė ripėrtrihet ipeshkvia e dikurshme e Prizrenit, kėshtu qė dioqeza e merr emrin e ri Ipeshkvia Shkup-Prizren. Me ripėrtrirjen e Ipeshkvisė mė 2 tetor 1969 pėr katolikėt shqiptarė emrohet, pas njė kohe tė gjatė, njė ipeshkėv ndihmės shqiptar Imzot Nikė Prela.

Jeta kishtare katolike shqiptare zhvillohet, pas ndryshimeve tė kufijve qė vijnė si pasoj e luftėrave ballkanike dhe ndarjes sė tokave shqiptare, qė shumica mbesin nėn juridiksionin jugosllav, nė kuadėr tė ecurive tė pėrgjithshme nė mbretėrinė dhe Jugosllavinė e Titos. Me largimin e Lazėr Mjedės nė Shkodėr jeta kulturore shqiptare ballafaqohet me pėrndjekje permanente nga Serbia. Aktivitetet kulturore dhe revistat detyroheshin tė bėheshin nė forma tė fshehta. Klerin katolik shqiptar e gjykonin si rrezikun mė tė madh tė Serbisė.

Mė 1 nėntor 1912 hynė Serbia nė disa pjesė Kosovės si Prizren, Gjakovė. Sipas memoarit tė Pashk Kqirės, nje figurė qė kishte pėrjetuar vetė ngjarjet e kėsaj periudhe, thotė se nuk kishte pasė njė rezistencė kundėr marshimit tė trupave serbe nė kėto pjesė. Ai na njofton se kishte pasė disa tė shtėna sporadike, nė pėrjashtim tė Qafės sė Dulės deri nė Suharekė ku kishte pasė njė pėrpjekje pėr rezistim mė tė theksuar.

Tė dhėnat flasin se ushtria Serbe vriste shqiptarė pa ndonjė vendim gjyqi e pa faj. Pėr shkak tė presioneve edhe mėsimdhėnėsit shqiptar ishin detyruar tė pushojnė punėn e tyre pėr shkak tė rezikimit tė jetės sė tyre por edhe pėr shkak tė ndalimit. Nė atė kohė ekzistonin shkollat qė financoheshin nga Austrohungaria, e cila iu kishte mundėsue edhe bursa pėr tė studiuar nė universitetet e austrisė. Kjo mundėsi e shkollimit zgjati deri nė Luftėn e Parė Botėrore.

Serbėt nė atė kohė kishin njė mbėshtetje tė madhe nga Rusia, e cila kishte edhe pėrfaqėsuesin e saj edhe nė Prizren. Njė kohė nė disa pjesė tė Kosovės (nė veēanti nė regjionin e Pejės dhe Gjakovės) kishte sundue edhe pushteti i Knjaz Nikollės, pushteti i tė cilit tregohet i brutalshėm e qė kishte dytyruar qė shqiptarėt tė kalojnė nė ortodoksi duke iu premntuar tė konventuarve edhe pozicione dhe privilegje. Pėrveē pėrndjekjes sė popullatės, bėheshin edhe ndjekjet e Klerit Katolikė qė shėrbenin nė kėto anė. Xhandarmėria Malazeze mė 7 mars 1913 e vret patėr Luigj Paliqin. Pas vrasjes oficeri i xhadarmėrisė Sava Lazareviqi kishte marrė aksionin pėr mbledhjen e armėve ndėr katolikė ku njėkohėsisht kishte turturuar popullatėn qė edhe tė ndėrrojnė fenė. Vrasja e Patėr Paliqit ndikoi qė tė indetvenoj diplomacia e fuqive tė asaj kohe me protestimin e Austrohungarise dhe Italisė kundėr Malit tė Zi si pėr vrasje por edhe pėr deyrimin pėr konvertim. Gjendja e krijuar me ardhjen e malazezėve kishte brengosur shumė arqipeshkvin e Prizrenit Lazėr Mjeda, i cili pėrherė kishte qėndruar me popullin qė tė mos i nėnshtrohen kėrcėnimeve malazeze e pėr t`ju forcuar moralin e rezistencės. Pas protestave qė i bėn Mjeda nė adresė tė Austrohungarisė dhe Italisė, Knjaz Nikolla detyrohet tė tėrhiqet nga metodat e veprimit qė kishte pėrdorur kundėr popullit dhe klerikėve katolikė. Po ashtu edhe ankesat e priftėrinjėve qė i ishin drejtuar strukturave tė larta tė asaj kohe pėr turtura kishin pasur efektin e vetė qė popullata tė lihet nė qetėsi. Serbėt vrasin Patėr Shtjefėn Gjeēovin mė 14 tetor 1929. Ky klerik shqiptar ishte bėrė pengesė e madhe pėr serbėt. Kjo vrasje kishte detyruar qė tė ikin nga Kosova edhe klerikėt Don Shtjefėn Kurti, Don Gjon Bisaku, Don Luigj Gashi qė sistemohen nė Durrės, Lezhė e Mirėditė. Me kalimin e kėtyre tė fundit nė Shqipėri, ata nuk heshtėn pėr gjendjen e tensionuar dhe tė vėshtire qė lanė nė Kosovė, por iu drejtuan Lidhjes sė Kombeve me seli nė Zvicėr.

Pas ardhjes sė ipeshkvit tė ri Fanjo Gnidovec, selia ipeshkvore transferohet prej Prizrenit nė Shkup (viti 1928). Pas vdekjes sė Gnidovecit (1939) emrohet ipeshkvi i ri Imzot Smiljan Franjo Ēekada. Ky pas fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore kishte mbledhur gjitha materialet nga arkivat e famullive dhe kishte vendosur nė dioqezėn e Shkupit, siē thotė nė memoarin e tij, Pashk Kēira „tuj mendue se Shkupi kam mi shpėtue stuhisė sė luftės“. Mė 6 prill 1941, e diella e Larit, derisa ipeshkvi Ēekada po pėrgatitej pėr kremtimin e meshės, njė aeroplan gjerman lėshon njė bombė nė Selinė e ipeshkvit, ku shkatėrrohen gjitha materialet arkivore, bile edhe vetė ipeshkvi ishte zėnė nė gėrmadhat qė kishin pasuar. Nė vitin 1969, pas 50 vjetėsh, emėrohet njė shqiptar ipeshkv ndihmės – Imzot Nikė Prela.

VI. Pėrndjekja nė emėr tė komunizmi

Pas Luftės sė Dytė Botėrore nė disa vende komunizmi pėr ta marrė pushtetin i ėshtė dashur kohė mė e gjatė pėr dallim me Jugosllavinė dhe Shqipėrinė ku praktikisht me (ē)“lirim“ monopoli i pushtetit bie nė duar e komunistėve. Marrja e pushtetit nga komunistėt nė Jugosllavi natyrisht se nuk ishte bėrė ashtu pa ndonjė mundim tė veēantė. Nė Jugosllavi vlerėsohet se marrja e pushtetit nga komunistėt ėshtė pėrcjellur me njė gjakderdhje. Viktimat qė bien si rezultat i kalimit tė pushtetit nė dorėn e komunistėve arrijnė shifrėn gati milion. Kjo pėr shkak tė disa luftėrave civile qė bėhen duke u pėrcjellur me konflikte etnike, ideologjike dhe religjoze, dhe kėto konflikte kanė shkaktuar mė shumė viktima se sa vetė Lufta e Dytė Botėrore nė Jugosllavi. Dhe nė shumicėn e rasteve viktimat kanė qenė civil, fėmij, pleq e gra. Njė skenė e ngjashme terrori vlerėsohet edhe zhvillimet nė Shqipėri ku terrori komunist i pėrkrahur nga „shokėt“ jugosllav persekutojnė qytetarėt.

Qėllimi i forcave komuniste ishte shkatėrrimi i shoqėrisė civile dhe strukturave tė tilla, me ēka pretendohej qė tė arrihet njė kontrollė absolut mbi shoqėrinė e qė kishte pėr qėllim tė menjanoj ēdo kontrollė tė shoqėrisė civile ndaj shtetit. Kėtu numrojmė psh.: shoqatat, Kisha, sindikatat, qeveritė lokale dhe atyre tė regjioneve (self-goverment), partitė tjera politike dhe sė fundi edhe mendimet e lira publike.

Dhe si rezultat i kėsaj politike ata (pėr)ndjekin me format e ndryshme udhėheqės e aktivist tė partive tjera, sindikatave kishės, gazetarė, shkrimtar etj.. Nė tė vėrtetė nė shėnjestėr tė komunistėve kanė qenė figurat kryesore tė organizatave civile dhe shoqėrisė civile. Forcat komuniste pėr ta siguruar pushtetin e tyre e duke qenė edhe tė ndėgjueshėm pėrballė Bashkimit Sovjetik, ata shkatėrojnė ēdo kontakt dhe lidhje tė shoqėrisė civile qė ka pasur me «jasht» si katolikėt, protestantėt, socialdemokratėt etj. Kėshtu nuk pėrndjeken vetėm aktivitetet e brendshme qė nuk i „bindėshin“ linjės komuniste, por edhe atyre strukturave qė tradicionalisht kishin marrdhėnie intenzive me jasht, botėn.

Armiku mė i madh i komunizmit ėshtė vlersuar pėrherė Kisha Katolike dhe shėrbyesit e saj. Kėshtu ky subjekt persekutohet permanent, pėrndjeket pamėshirshėm me format mė brutale dhe tė justifikuara dhe proēeseve tė montuara. Pėr ta arritur qėllimin e ndikimit tė shtetit komunist mbi shoqėrinė dhe pėr ta reduktuar atė tė kishės nė shoqėri tentojnė qė atė ta instrumentalizojnė pėr t`i arritur qėllimet e tyre, komunistėt aplikojnė njė metodė tė kombinuar represaliet, korrupsionin, pėrdjekjen e klerit. Ndėrsa njė pėrdjekje e parė e kėtij lloji tė kishės katolike nga komunistėt edhe nė literaturėn ndėrkombėtare vlersohet Shqipėria. Pėr dallim nga situata e kishės katolike dhe kishės greko-katolike (uniate) nė disa vende tė Ballkanit, kisha ortodokse hesht pėrballė terrorit komunist ndėrsa udhėheqėsit e tyre aranzhojnė me kėtė regjim, ēka shpiente qė kishat e tyre tė mos mbyllen dhe kleri ortodoks (popėt) tė mos pėrndjeken.

 

VII. Pozita juridike  e religjioneve ne RSFJ

 

Pas LDB-sė marrėdhėniet mes Kishės Katolike dhe Ortodokse kanė qenė shumė tė rėnduara. Ato nė atė kohė ishin mė tepėr tė koncentrauara nė riorganizimin e tyre dhe ndėrtimin e strukturave tė reja dhe ndėrtimin e objekteve fetare tė shkatėrruara gjatė luftės. Edhe raportet mes kishės dhe shtetit bėhen tė ndieshme. Para luftės edhe pse nuk kishte fe zyrtare (kushtetuta 1921 dhe 1931) kisha (sidomos ajo ortodokse) nuk ishte edhe e ndare plotėsisht nga shteti. Duke pasur parasysh larmishmėrinė e religjioneve dhe popujve nė RSFJ-ėn e pasluftės liria e religjioneve (feve) nuk ishte e rregulluar me ligj. Me kushtetutėn e vitit 1946 mėpastaj edhe tė asaj tė vitit 1963 bėhet „ndarja e plotė“ mes kishės dhe shtetit. Nje hap tjetėr nė kėtė drejtim bėhet edhe me nxjerrjen e ligjit pėr rregullimin e pozicionit tė bashkėsive fetare nė vitin 1953. Kėtė ligj nuk e kishte pranuar kisha katolike. Ajo akuzohej se kinse ajo nuk ka pranuar pėr arsye tė disa „pikėqėndrimeve principiele“ tė saj, dhe se ajo e kishte refuzuar tė drejtėn e shtetit qė tė regulloj njė ēėshtje tė tillė.

Me ndryshimet kushtetuese tė vitit 1962 pėr „harmonizimin“ e disa pikave me karakter federativ pasojnė edhe disa ndryshime „harmonizuese“ (1965) pėr pozicionin juridik tė bashkėsive fetare. Ligji qė deri nė kėtė kohė kishte mundėsuar mbylljen e shkollave fetare dhe mėsimit fetar nė rast tė „keqpėrdorimit“ pėr kohė tė caktuar, me kėto ndryshime marrin kahje mė „liberale“.

Nė RSFJ kompetencat pėr regullimin e ēėshtjes fetare kanė qenė nė kompetencat e federatės. Ndėrsa njėsit tjera tė federatės kishin tė drejtė tė rregullojnė ato fusha qė nga ligji federativ nuk ishin tė rregulluara. Megjithė kufizimeve nga sistemi komunist, religioni dhe pėrkatėsia kombėtare janė shikuar nga njerėzit si njė vetė. Kjo arsyetohet me atė se, kisha ishte mbrojtėse e pupullit gjatė historisė, zakoneve, artit popullorė, e para se gjithash ka ndihmuar nė ruajtjen e identitetit kombetar ku shpesh pėrball sundimeve tė huaja ishin udhėheqės tė vetėm legjitim nga populli. Ndėrsa religjioni gjatė sundimit tė komunizmit nė RSFJ ofronte alternativė pėrballė ideologjisė komuniste.    

Ēėshtja e fesė nė RSFJ ka qenė e rregulluar nėpėr ligje tė ndryshme qė nxirren pas LDB-sė. Ligjet qė kanė rreguluar kėtė fushė ishin:

- Kushtetuta e RSFJ-sė (neni 33, 39, 41 e nė veēanti neni 46 qė siguronte lirinė e besimit por njėkohėsisht edhe duke kufizuar kėtė tė drejtė me ndalimin e pėrzierjes sė feve nė politikė.

- Ligji pėr rregullimin e pozicionit juridik tė bashkėsive fetare. Ky ligj rregullonte tė drejtat dhe detyrimet e bashkėsive fetare dhe ishte i ndarė nė katėr pjesė: pjesa e pėrgjithshme (§ 1-12), mbrotja e ceremonive fetare (§ 13-17), trajtimi i mėsimit fetar (§ 18-20), dhe pjesa e katėrt qė sanksionon sjelljet penale (§ 20a-21).

-Ligji i administratės federative tė Jugoslavisė (neni 35-42).

-Ligji pėr organet administrative tė federatės sė Jugosllavisė (neni 24 dhe 28).

- Ligji pėr ndryshime agrare dhe kolonizim. Me anė tė kėtij ligji dhe ndryshimeve agrare tė vitit 1945 preken edhe pasuritė e bashkėsive fetare dhe objektet e tyre (neni 3, 8). Ky ligj ndryshohet nė vitin 1958 por merr pikat e ligjit tė vitit 1945 dhe zhgjerohet me disa nene tjera (§ 3, 11, 74). Ky ligj kishte pėr qėllim, pos tė tjerash, edhe kufizimin e pasurive tė bashkėsive fetare.

- Ligji pėr mbrojtjen e monumenteve ishte nxjerr, si thuhet, pėr “mbrotjen e pasurive dhe monumenteve fetare” (§ 7, 8, 10, 17).

- Ligji pėr martesėn nė § 34 lejonte martesėn nė kisha sipas ritit fetar ndėrsa kushtėzohej me lidhjen martesore paraprake te organet civile.

- Ligji penal qė sanksiononte nxitjen e urretjes fetare tė popujve dhe popullsive tė Jugosllavisė (§ 119, 311, 312, 313).

- Ligji pėr sigurimin pensional rregullonte statusin e pensionistit edhe pėr klerikėt dhe punėtorėve tjerė nė kishėn ortodokse maqedone e serbe asaj baptiste dhe fesė islame. Pėr dallim nga kėto kisha katolike nuk kishte lidhė ndonjė marrėveshje tė tillė pėr sigurim pensional nė kuadėr tė federatės. Ka ekzistuar vetėm marrėveshja e bėrė nė kuadėr tė republikės sė Slovenisė dhe kishės katolike nė kėtė republikė.

Nė kuadėr tė kėtyre ligjeve ishin ngritur edhe komisionet nė republikat e Jugosllavisė pėr ēėshtje tė feve (Komisija za vjerska pitanja) poashtu nė kuadėr komunash edhe referent pėr ēėshtje tė fesė qė quheshin si vjerski referent, pėr ti rregulluar “mardhėniet mes kishės dhe shtetit” dhe pėr t`u “pėrkujdesur” qė tė aplokohen ligjet pėr fetė.

Nė RSFJ pra kishte disa ligje qė rregullonin ēėshtjen e fesė nė atė kohė. Edhe pse prėj vitit 1966 vėrehet njė pėrmirėsim i gjendjes sė Kishės Katolike nė Jugosllavi ku ishte ndjenja se kishta gėzonte liritė dhe tė drejtat bazuar nė lirinė e besimit dhe mendimit, ajo ishte e kufizuar qė tė veproj vetėm nė objektet e saja. Propaganda antifetare nuk kishte pushuar asnjėherė, ndėrsa kjo bėhet edhe mė intensive posaēėrisht kur mendohej se kisha tashmė i gėzon tė gjitha tė drejtat,  porse kėto tė drejta duhet tė kufizoheshin nga pushteti komunist qė tė mos “humbin” kontollin dhe pushtetin absolut duke filluar me propaganda intensive nėpėr shkolla publike. Kjo fushatė anti-kishė e shqetėson shumė edhe Konferencėn Ipeshkvore tė Jugosllavisė. Nė mbledhjen e datės 11 tetor 1973 konferenca shprehė shqetėsimin e saj pėr sulmet e intezifikuara e tė pabaza ofenduese qė nė atė kohė bėheshin edhe nėpėr media. (Albert Rauch, Kirchen und Religionsgemeinschaften, nė: Jugoslawėien, Klaus-Detlev Grothusen (ed.), Südosteuropa-Handbuch, vėll. I, Berlin 1987, fq. 347). Ndėrsa ndryshimet kushtetuese tė vitit 1974 nuk sjellin ndonjė ndryshim nė raport mes kishės dhe shtetit, pėrveē se qė nga viti 1971 kėrkohet qė nė mėnyrė intensive tė pėrforcohet edukimi marksist nėpėr shkolla ku edhe fillohet qė sa mė shumė qė ėshtė e mundur tė kufizohet mundėsia pėr ndėrtimin edhe tė kishave.

Kisha katolike megjithė kundėrshtimeve qė i bėnė nė kuadėr tė Jugosllavisė qė disa ēėshtjė tė rregulloheshin sipas kėrkesave tė asaj kohe, pas keqėsimit tė marrėdhėnieve mės Vatikanit dhe Jugosllavisė ato normalizohen nė vitin 1966 me nėnshkrimin e protokolit mes Selisė sė Shenjtė dhe RSFJ-sė. Normalizimi i marrėdhėnieve vijon pas bisedimeve qė zhvillohen mes pėrfaqėsuesve tė dyja palėve nė Romė mė 26 qershor dhe 7 korrik 1964, nė Beograd mė 15-23 Janar dhe  prej 29 maj deri mė 8 qershorė 1965 dhe pėrsėri nė Romė prej 18-25 prill 1966. Kurse protokoli nėnshkruhet mė 25 qershor 1966 nė bazė tė sė cilit (ri)ifillojnė marrėdhėniet diplomatike Vatikan-Jugosllavi. Ky protokoll edhe pas shkatėrrimit tė kėsaj federate e deri mė sot marrdhėniet diplomatike mes Serbisė dhe Malit tė Zi dhe Selisė sė Shenjtė bazohen nė kėtė protokoll, meqė Serbia dhe Mali i Zi mbahen se janė trashigimtare tė RSFJ-sė, e pėr kėtė arsye edhe ky akt ėshtė ende valid.

Nė shtetin e ri tė Jugosllavisė, e nė veēanti pas Koncilit II tė Vatikanit, me tė cilin fillojnė edhe kontaktet e para ekumenike nė mėnyrė intensive mes kishės ortodokse dhe asaj katolike por qė mė vonė zbehen shumė, fillon edhe organizimi i kishės katolike nė kuadėr tė shtetit tė Jugosllavisė. Ipeshkvinjt vendosin tė organizohen nė njė Konferencė Ipeshkvore tė Jugosllavisė me qendėr nė Zagreb. Ipeshkvinjt takoheshin dy herė nė vit nė mbledhjet e tyre plenare ku shkėmbenin informacionet, trajtonin ēėshtjet pastorale, harmonizonin vedimet kishtare etj. Konferenca Ipeshkvore e Jugosllavisė kishte edhe grupet punuese tė organizuara nė komisione pėr fushat qė kishin tė bėnin me ēėshtje territoriale, liturgji, ekumenizėm, besim, apostollatin e laikėve, katekizėm e rregulltarė, media, pėr seminarista, klerin etj. Kisha katolike ishte e ndarė nė 5 provinca kishtare, 21 dioqeza dhe 3 administratura apostolike. Nė kėtė kohė Ipeshkvia Shkup-Prizren kishte 19 famulli, 26 prifta dioqezan dhe 8 prifta rregulltar. Atėherė botohej edhe revista e njohur “Drita” qė publikohej njė herė nė muaj me 3000 ekzemplarė.

(Fusnotat i ka hjekė redaksia)

 Copyright © 2007. www.Gazetashkodra.net