|
Kryeredaktor
Kabil Bushati
Tel:+355692167985
Llogaria Bankare - Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|

At
Antoni Luli S.J. (1910)
dėshmitar e mbijetues i torturave ēnjerėzore
"Njė
herė, sa pėr tė treguar njė episod, po shkonim pėr tė hapur kanale tė
thella. Ishte stom kanali prej 7 8 metrash. Unė isha nė buzė tė tij
dhe nga dobėsia u rrukullisa e rashė nė fund tė fundit. Brigadieri, qė
ishte njė mysliman shkodran, njoftoi rojėn: "Ai mund tė punojė, por
shtiret se nuk mundet, dhe nuk punon." Vjen roja e mė thotė: "Pse nuk
punon?". Priftėrinjtė atėherė urreheshin dhe luftoheshin. Roja i thotė
brigadierit: "Bjere kėtu njė hu, ngule nė majė tė stomit tė kanalit,
merre kėtė kėtu, bėje tė shtrihet mbi stom me krye teposhtė e lidhja
kėmbėt pėr hu." I gjithė gjaku mė ra nė krye, por isha kaq i
lodhur e i sfilitur sa qė ndjeva njė farė lehtėsimi, sepse munda tė
pushoj paksa
Pėr shtatė vjet nuk kam mundur tė bėj dush asnjėherė.
Kur ecnim nė rresht i numėronim morrat nė supet e shokėve, pa folur
pėr pleshtat e pėr ēimkat, qė na torturonin ditė e natė
"
"Ashtu
ėshtė, por pastaj e nxorėn. Roja deshti ta torturonte jezuitin, At
Mark Harapin, njė shkrimtar i pėrmendur shqiptar e profesor i merituar
i Shkodrės, qė nuk mund tė qėndronte mė nga lodhja dhe pleqėria. Pėr
kėtė arsye i detyroi meshtarėt e tjerė tė hapnin njė gropė nė kėnetė e
ta mbulonin me baltė deri nė fyt. Priftėrinjtė formonin njė brigadė tė
posaēme nja pesėmbėdhjetė vetėsh. Punonin gjithmonė bashkė e i
pėrdornin nė punimet mė tė vėshtira. Salvimi kundėr priftėrinjve qe i
tmerrshėm: donin tė na shkatėronin, tė na zhdukshnin."
At Anton Luli S.J.
Nga Gjon Frani Ivezaj, historian
Tė
gjithė jashtė burgut ferr komunist tė Shqipėrisė e dinin tė vdekur.
Pėr mė tepėr revista "Albanian Bulletin Catholic", nė njė nga numėrat
e saj botoi foton e meshtarit, duke vendosur shėnimin "Martir pėr fe",
ndėrsa njė gazetė tjetėr italiane "Avvenire" mė 2 nėntor 1983, boton
njė shkrim me titull "Historitė e At Lulit". 10 vjet mė vonė At Ēesar
Gjiraudo (Cesare Giraundo), nė Tiranė pėr herė tė parė mundi tė
zhvillonte njė intervistė tė gjatė mbi historitė e At Anton Lulit S.J.,
i mbijetuari i rregjimit komunist. Thjeshtėsia nė komunikim dhe
zotėrimi shkėlqyeshėm i gjuhės italiane, bėnė qė intervistuesi At
Gjiraundo ti botoj kujtimet nė librin: "Gia dato Per Martire
I
Fioretti di un gesuita albanese" ("Atė Anton Luli S.J. Ne e dinim
martir
"), shtypur nė Shtėpinė Botuese "At Gjergj Fishta" nė Lezhė.
Libri ėshtė pėrkthyer nga Gjergj Laca. Kopertina e librit ka tė
fiksuar njė foto tė At Anton Lulit S.J. me Papa Gjon Pali II gjatė
audiencės nė rezidencėn e Tij nė Vatikan. Papa, po prekte mė duart e
Tij tė shenjta plagėn e gjallė tė njė martiri stoik tė fesė sė
Krishtit dhe Shqipėrisė.
Jeta e antarit tė Shoqėrisė Jezuite
Katundi Lohe ndodhet rrėzė Alpeve
Shqiptare, mbi Koplik tė Sipėrm. Ėshtė njė katund i vogėl, qė ndahet
nė dy pjesė: Lohja e Poshtme dhe e Sipėrme. Gjatė shekujve shumė bij
trima i janė bashkuar luftrave liridashėse kundėrturke, duke treguar
trimėri dhe dashuri tė madhe pėr tokat e tė parėve tė tyre. Jo tė
pakėt kanė qenė edhe klerikėt katolik, qė kanė dalė nga kjo pjesė e
krahinės sė Malėsisė sė Madhe, tė cilėt, kanė vijuar studimet nė
Kolegjen Saveriane dhe Kuvendin Franēeskan nė qytetin e lashtė tė
Shkodrės, qendėr e hershme e krishtėrimit dhe e kulturės kombėtare nė
Shqipėri.
Nė katundin
e vogėl malor Lohe u lind fėmija Anton. Ai kujton fjalėt e nėnės, qė i
thoshte miqve, se djali i vogėl nuk kishte shėndet tė mirė, se ishte
shumė i dobėt dhe gjithnjė e mbante frika se mund tė largohej nga kjo
jetė tokėsore. Ishte fėmija i parė dhe mbas tij lindėn edhe dy tė
tjerė. Pikėrisht nė ditėn e Shėn Antonit, foshnja, mori emrin e
pagėzimit qė gėzon.
Nė moshėn
19 vjeēare, fillon studimet nė Seminarin Dioēezan ose sikurse njihet
nga tė gjithė Shkolla Apostolike e Etėrve Jezuitė. Pas klasės sė pestė
nė gjimnaz e dėrgojnė nė Goricje, pėr tė bėrė dy vitet e rishtarisė,
ku, kreu edhe liceun e filozofinė deri nė vitin 1936.
At Antonin,
eprorėt e dėrgojnė sėrisht nė Seminarin e Shkodrės, ku filloi tė jap
mėsim nė gjuhėn italiane, shqip, histori e gjeografi. Aty qėndroi pėr
tre vjet, njė prej tė cilėve e kaloi nė Tiranė si mėsimdhėnės. Eprorėt
e dėrgojnė pėr tė bėrė teologji nė Shtėpinė e Shėn Antonit nė Kievi (afėr
Torinos), dhe shugurohet meshtar mė 13 maj 1942. Mė 1943 kthehet
pėrfundimisht nė Shkodėr.
Nėna, nuk
donte qė djali saj i madh tė behet prift dhe ēdo ditė pėrpiqej ta
bindte, qė tė qėndronte nė shtėpi dhe kėshtu mund ta ndihmonte mė
shumė atė nė shtėpisė. Shumė vite mė vonė, para se ajo tė vdiste, u
kishte thenė vėllezėrve tė At Antonit, se ishte e lumtur qė djali i
saj i shėrben Krishtit.
Shėrbesat fetare dhe
udha e
vėshtirė e kalvarit komunist
Situata nė Shqipėri, nė kohėn e barbarėve
komunistė ishte tepėr e nderė. Komunistėt me fjalė tė bukura, kishin
mundur tė mashtronin pjesėn e mirė tė popullit, qė ishte analfabet dhe
nuk e dinte se ēfarė ishte komunizmi dhe kėshtu u bėnė viktimė e tij.
Kleri katolik, gjithnjė ishte pėrpjekur ti hapte sytė popullit
shqiptar, qė tė mos gėnjehet nga ideologjia mashtruese e komunizmit.
Pėr ketė nė shumė revista dhe gazeta tė
kohės ishin sjellė shembuj negativ, tė dhunės sė tėrbuar qė komunizmi
kishte ushtruar e vijonte me tėrbim ndaj vendeve ku kjo ideologji e
hurit dhe litarit ishte berė forcė shkatėrruese.
Ish Bashkimi Sovjetik, qė drejtohet nga
tiranėt Lenin Stalin, ishte shembulli mė i mirė i rrezikut qė e
kėrcėnonte botėn demokratike dhe nė veēanti Shqipėrinė, qė shumė
shpejt u bė viktimė e demagogėve marksist tė grupeve komuniste, qė
fillojnė tė mbijnė si kėrpudhat mbas shiut.
Mbas pushtimit tė Shqipėrisė nga
ideologjia dhe rendi komunist, filluan arrestimet nė popull tė
kundėrshtarėve politik tė rregjimit. Rradha u erdhi tregtarėve tė
ndershėm, qė me mund e sakrifica kishin arritur nė bisnesin e tyre tė
vogėl. Mbi bazėn e orientimeve ruse, filloi sulmi frontal kundėr
institucioneve fetare, ku, nė epiqendėr tė goditjeve staliniste u vu
Kisha Katolike dhe hierarkia e lartė nė Veri Perėndim tė Shqipėrisė.
Por nga ana e tjetėr edhe rezistenca
antikomuniste ishte e fuqishme. Kjo u duk nė institucionet fetare dhe
prelatėt e Kishės. Qėndrimi burrėror i seminaristit Mark Ēuni, gjatė
gjyqit tė zhvilluar kundėr eprorėve tė tij etėrit jezuit At Gjon
Fausti S.J. dhe At Daniel Dajani S.J.. Seminaristi i ri student Ēuni,
mbrojti me dinjitet profesorėt e vet
E njėjta panoramė e zymtė po zhvilloheje
dhe tek Kuvendi Francekan, ku etėrit At Gjon Shllaku e At Ēiprian
Nikaj, pushkatohen nga toga e zezė partizane. Kėtė fat tragjik e patėn
pjesa dėrmuese e zėvendėsrektorėve, rektor e famullitar tė thjeshtė nė
shkollat klerikale dhe famulli ose dioēeza si nė qytet e katund.
Burgosja
e zėvendėsrektorit tė
Kolegjės
Shėn Franēesk Saveri tė Shkodrės
Gjatė kohės qė komunistėt kishin fillluar
raplezarjet nė institucionet klerikale katolike dhe qendrat fetare e
kulturore tė tyre, At Anton Luli S.J. askohe ishte me detyrėn
mėsimdhėnės dhe zv/rektor i Kolegjės Saveriane nė Shkodėr.
Ai kujton: "Nė janar tė vitit 1946 i nisėn pėr
nė atdhe tė tyre tė gjithė italianėt, etėr e fratela. Nė Shkodėr mbeta
vetėm unė bashkė mė Imzot Frano Gjinin, qė ishte delegat Apostolik pėr
Shqipėrinė, nė mungesė tė Imzot Gjon Batista Nigris, tė cilit, ia
kishin ndaluar tė hynte pėrsėri. Atėherė Imzot Gjini mė emėroi rektor
tė Kolegjit Saverian e tė Seminarit Papnor tė Shkodrės, detyrė kjo qė
nuk m'u hoq deri nė vitin 1991. Ndoshta kurrkush nuk ka pasur e
grumbulluar detyra kaq tė rėndėsishme gati pėr 50 vjet rresht!
Kur u pushkatuan At Fausti e At Dajani, mė 4 mars 1946, u mbyll
seminari e kolegji. Nė atė ēast ndėrhyri njė ushtri e vėrtetė, e
pėrbėrė prej plot 8000 partizanėsh komunist. Kėta, pasi na kishin
ndyrė nė sallėn e ngrėnies sė seminarit, bėnė njė kontroll tė imėt
qoftė nė seminar, qoftė nė kolegj. Pastaj, pa na lejuar tė ngjiteshim
nė dhomat tona na nxorėn jashtė, ne e seminaristėt vetėm me tesha, qė
kishim veshur e kurrgjė tjetėr.
U sekuestruan
gjithēka, duke pėrfshirė bibliotekėn e seminarit me 40.000 vellimet e
saja, mė e madhja e mė e pasura e tė gjithė Shqipėrisė.
Ne pak shqiptarėve qė kishim mbetur, na thanė: "Shkoni nė shtėpitė
tuaja, ose shkoni kah tė doni" Ipeshkėvi atėherė mė emėroi famullitar
nė famullinė e Shkrelit, tridhjetė kilometra nė veri tė Shkodrės".
Arrestimi dhe burgimi i parė (1947 1954)
Gjithnjė At Luli jetonte me ankthin se
njė ditė ai do tė burgosej. Kėtij fati tė keq i ishin nėnshtruar pjesa
dėrmuese e klerikėve nė tė gjithė Shqipėrinė, por epiqendra e
goditjeve antikatolike e antishqiptare ishte pėrqendruar nė Shkodėr e
malėsinė e saj.
Pėr 18 muaj
At Anton Luli S.J., ishte famullitar mes malėsorėve besimtar dhe bujar,
trima dhe pėrbuzės tė rregjimit komunist ateist. Njė javė para
Krishtlindjeve tė vitit 1947, meshtari i katundit arrestohet nga
forcat partizane, me arsyen se ka zhvilluar "agjitacion e
propagandė kundėr pushtetit popullor". Atė e dėrguan nė komunėn e
Koplikut dhe e ndrydhen pėr 8 muaj nė njė banjo, qė kishte shumė kohė
qė nuk ishte pastruar. Asnjėherė nuk e pa dritėn e diellit. Pastaj
erdhi procesi gjyqėsor. Nė gjyq tė Shkodrės u dėnua me 7 vjet punė tė
detyrueshme, duke u larguar nga burgu i sigurimit nė Koplik, qė ishte
qendėr paraburgimit, pėr malėsorėt dhe klerikėt katolik tė atyre
krahinave. Filluan torturat ēnjerėzore mbi trupin e tij tė brishtė.
Zv/rektori
kujton: "Tashti po flasim pėr tortura. Nga nevojtorja ku isha, mė
thirrėn, njė ditė lart nė katin e dytė, nė zyrėn e Sigurimit ose tė
Shėrbimit tė Fshehtė. Kishin hyrė katėr e pesė policė tė Sigurimit, tė
cilėt filluan tė luanin me trupin tim si me njė top futbolli, dhe mė
lodhėn e dėrmuan, saqė u rrėzova pėr tokė. Atėherė njė alamet burri me
ēizme tė mėdha nisi tė kėrcejė mbi trupin tim deri sa ndjeva se m'u
thye njė brinjė. Pastaj shefi i policisė u vėrsul mbi mua e mė
shtrengon aq fort nė fyt saqė gati mė mori frymėn. Mbeta ashtu shakull,
pa mundė tė lėviz. Pastaj, me shqelma e me sharje, me mori njė polic e
mė ēoi pėrsėri nė qelinė time plot erė tė keqe.
Kur mė
merrnin nė pyetje, mė duhej nganjėherė tė rrija nė zyrė me shefin e
policisė nga mbrėmja e deri nė mėngjez, vazhdimisht me kėmbė e duar
lidhur mbas shpine. Shefi i policisė pyeste e unė mohoja. Nganjėherė
lodhej aq shumė saqė i shkapetej kryet pėr tavolinė nga gjumi. Atėherė
urdhėronte njė xhandar: "Merre kėtė
(njė fjalė tė ndrytė), e ēoje
poshtė!" Gjatė 24 orėve nuk me jepnin mė tepėr se 600 gr bukė
Pėr tetė
muaj e gjysėm nė atė ambjent ku xhandari kur vinte tė mė binte
racionin, mbyllte hundėt, sepse nuk mund tė duronte erėn e keqe, dhe
ma hidhte bukėn aty nė mes tė jashtqitjeve
"
Ndėrsa nė
Natėn e Krishtlindjeve, shefi i policisė e dėrgoi At Anton Lulin S.J.,
nė njė tjetėr banjo nė katin e sipėrm. "Aty, nė atė gjiriz mė dha
urdhėr tė zhvishesha, pastaj lidhi njė konop pėr tra, ma qiti nėn
sqetull, mė urdhėroi tė ngrihesha nė majė tė gishtave dhe mė lidhi nė
mėnyrė tė atillė, qė trupi im tė mos pėrkite nė tokė, por tė mbetej
pezull nė majė tė gishtave.
Ishte natė
Krishtlindjeje: Njė kohė me shi e ftohtė. Qėndrova pa folur pėr njė
gjysmė ore, e ndoshta mė tepėr, s'mė kujtohet. Pastaj ndjejva se po mė
ngriheshin kėmbėt e acari po ngjitej dalė e ngadalė deri sa mbėrriti
nė stomak. Fillova tė rrėnqethesha, tė dridhesha dhe nuk munda tė
qėndroja mė. Thashė me vete: "Vdekja ėshtė e sigurtė", sepse edhe pak
dhe tė ftohtit po mbėrrinte nė zemėr. Bėrtita si njė i dėshpėruar.
Shefi i policisė ndjeu e ngarendi: Mė qėlloi kėtu nėn gjunj. E kuptoi
se isha nė rrezik, mė zgjidhi menjėherė e mė ēoi nė dhomė tė vet. Ary
kishte njė stufė tė vogėl tė ndezur. I hypa sipėr e u desh njė gjysmė
ore qė trupi im ta merrte veten, aq shumė kishte vuajtur
.
Turturat mė tė tmerreshme se ato tė nazistėve
Nėse gjelatėt nazistė Gestapos tė kohės sė Luftės
sė Dytė Botėrore, do tė jetonin ende dhe tė lexonin kujtimet dhe
torturat qė ka kaluar ai nė burgjet e ferrit komunist, patjetėr se do
tė thonin se krimet tona nuk janė asgjė pėrpara atyre tė Enver Hoxhės
mbi popullin e vet.
At Zef Luli S.J., ka kaluar njė kalvar tė vėrtetė
me tortura dhe ka mbijetuar si Krishti, duke dėshmuar se feja e atdheu
janė binome tė pandame dashurie, me tė cilėn janė ushqyer qysh fėmijė
tė gjithė ata qė kanė marrė rrugėn e bukur tė meshtarisė.
Ndaj meshtarit jezuit janė pėrdor tortura
tė tilla, si: rrymė elektrike tė telefonit, meqenėse mungone rryma
elektrike nė dhomėn e torturave mbi trupin e tij. Shpesh i viheshin
kėto fije te telefonit i vendosėn pėr 30 sekonda nė tė dy veshėt e
tij dhe rryma depėrtonte deri nė tru duke e acaruar meshtarin.
Kėtė fat tė keq kishte patur edhe prifti
tjetėr Dom Pjetėr Ēuni, i cili, vdiq nė tortura si pasojė e rrymės
eletrike nė trup dhe mė sė shumti nė vesh. Mes torturave vdiq edhe
famullitari i Bogės, Dom Aleksandėr Sirdani dhe trupin e tij e hodhėn
nė gropėn e madhe tė gjirizit. Ndaj grave nacionaliste, xhelatėt
komunistė, kanė pėrdor torturėn me maēok (dac), duke ua futur nė
trupin e tyre dhe macokun e rrihnin me shkop.
Padėr Luli, kujton: "Mė kanė thėnė
se disa, prej urie kanė mbėrritur tė hanė jashtėqitjet e veta e tė
pinė urinėn e vet pėr tė shuar etjen. Janė gjėra qė nuk mund tė
harrohen
Mė kishin lidhur kėmbėsh e duarsh mes errėsirės
pus. Minj tė mėdhenj gjirizi mė hidheshin nė trup e fytyrė. Nuk mund
t'i dėboja se i kisha duart e lidhura dhe kisha frikė se mė hanin
veshėt, o hundėn, duke mė kujtuar tė vdekur. Isha i lidhur me dysheme.
Kėtė gjė e bėnin pėr tė mė lodhur e pėr tė mė shtyrė tė deklaroja ēka
donin ata. Mė kishin lidhur shtrėngueshėm me tel. Ende i kam shenjat
pas 40 vjetėsh. Rreth kyēit ishte krejt mish i gjallė. Kur mė
zgjidhnin pėr nevojat vetjake, duart mė kullonin gjak. Pastaj m'i
lidhnin duart nė tė njėjtin vend, aq sa ishte formuar njė plagė
gangrenare
"
Mes
skllevėrve nė punėn e detyrueshme
drejt
vdekjes sė pėrshpejtuar
Para disa kohe kam lexuar edhe librin e
meshtarit italian Pader Giacoma Gardini-t (nė Shkodėr ėshtė
thirrė me emrin Pader Jaku) "Djetė vjet burg nė Shqipni". Ky
misionar italian, pėrshkruan tmerrenin, qė kishte pėrjetuar e vijonte
tė ndodhte nė kampet e punės sė detyrueshme nė kampet e internimit dhe
burgje. Edhe ngjarjet qė vėllai i tij nė Krishtin, At Anton Luli S.J.
rrėfen pėrputhen me tregimet origjinale tė At Jakut, qė pas dėnimit
dhe me insistimit e Qeverisė italiane riathesohet nė Italy. Tė gjitha
ngjarjet, qė pėrshkruan Pader Luli, kanė ndodhur nė nėntorin e vitit
1948.
Pas gjyqit ai dėrgohet nė Beden, nė fushė
tė Kavajės, ku ishin disa kėneta pėr t'u tharė. Qė nga mėngjezi deri
nė darkė punonin skellevėrit e burgosur shqiptarė, pėr tė siguruar 750
gram bukė dhe supė me disa kokėrra orizi.
Martiri i gjallė Pader Luli, i mbijetuari
i sketerrit komunist, tregon: "Njė herė, sa pėr tė treguar njė
episod, po shkonim pėr tė hapur kanale tė thella. Ishte stom kanali
prej 7 8 metrash. Unė isha nė buzė tė tij dhe nga dobėsia u
rrukullisa e rashė nė fund tė fundit. Brigadieri, qė ishte njė
mysliman shkodran, njoftoi rojėn: "Ai mund tė punojė, por shtiret se
nuk mundet, dhe nuk punon." Vjen roja e mė thotė: "Pse nuk punon?".
Priftėrinjtė atėherė urreheshin dhe luftoheshin. Roja i thotė
brigadierit: "Bjere kėtu njė hu, ngule nė majė tė stomit tė kanalit,
merre kėtė kėtu, bėje tė shtrihet mbi stom me krye teposhtė e lidha
kėmbėt pėr hu." I gjithė gjaku mė ra nė krye, por isha kaq i
lodhur e i sfilitur sa qė ndjeva njė farė lehtėsimi, sepse munda tė
pushoj paksa
Pėr shtatė vjet nuk kam mundur tė bėj dush asnjėherė.
Kur ecnim nė rresht i numėronim morrat nė supet e shokėve, pa folur
pėr pleshtat e pėr ēimkat, qė na torturonin ditė e natė
"
Mes diellit pėrvėlues pa asnjė hije
pėrreth punonin tė burgosut dhe Pader Luli deri nė sa vinte mbrėmja.
Asnjė gotė ujė e freskėt nuk u ofrohej. Edhe atė pak ujė tė ngrohėt qė
ia sillnin pėr tė pirė nė vapėn pėrvėluese ishte i ndryrė plot krimba
qe notonin nė fund tė tasit.
Njėn ditė Pader Luli u nis pėr tė shkuar
nė banjo, pėr tė kryer nevojat pėrsonale. Iu afrua gropės dhe kėmba i
rrėshqiti e buka qė mbante nė duar i ra nė gropė tė gjirizit. Ai e
mori bukėn e ndryrė shkoj tek burimi dhe e lau. U nis na kapanon dhe
pa menduar shumė filloi ta hante nė shtrat. "Pas njė jave, ia
tregova, - kujton ai ia tregova ngjarjen At Jak Gardinit, njė
jezuit friulan, qė ishte i burgosun me mua nė tė njėjtin kamp. "A ke
ndjerė shqetėsime? Mė tha. "Jo aspak! U pėrgjigja. E At Gardini shtoi:
"Ėshtė njė dorė e fortė qė i mbron tė burgosurit!"
Kur tė burgosurit shkonin nė punė, tė
gjithė duhet tė vraponin dhe kush qėndronte i fundit rrihej me shkop
tė gardianit tė burgut.
Pader Luli, tregon njė histori shumė tė
dhimbshme dhe kriminale qė xhelatėt komunist bėnė ndaj njė tė
burgosurit duke e varrosur tė gjallė.
"Ashtu ėshtė, por pastaj e nxorėn.
Roja deshti ta torturonte jezuitin, At Mark Harapin, njė shkrimtar i
pėrmendur shqiptar e profesor i merituar i Shkodrės, qė nuk mund tė
qėndronte mė nga lodhja dhe pleqėria. Pėr kėtė arsye i detyroi
meshtarėt e tjerė tė hapnin njė gropė nė kėnetė e ta mbulonin me baltė
deri nė fyt. Priftėrinjtė formonin njė brigadė tė posaēme nja
pesėmbėdhjetė vetėsh. Punonin gjithmonė bashkė e i pėrdornin nė
punimet mė tė vėshtira. Salvimi kundėr priftėrinjve qe i tmerrshėm:
donin tė na shkatėronin, tė na zhdukshnin."
I vetmi kujtim dhe respekt, qė At Luli
kishte nė Beden tė Kavajės, ishte njė shpend ose lejleku i kampit. Njė
episod i lezetshėm, por edhe shumė domethanės. Lejleku i donte tė
burgosur dhe ata e donin atė. Shpendi i shoqėronte nga mengjezi deri
nė darkė kudo qė ata ishin. "E pritnim me gėzim dhe ndienim njė
kėnaqėsi tė madhe, duke menduar se sė paku zogjtė e ajrit kishin
simpati pėr ne."
Ndėrsa kampi i shfarosjes sė Burrelit,
ishte bėrė njė ferr i vėrtetė pėr tė gjithė tė burgosurit. Mbas 6 vjet
pune nė kampin e Bedenit, At Lulin e dėrgojnė nė burgun famkeq tė
Burrelit, ku ēdo ditė vdisnin tė burgosur politik, pėr shkak tė
vuajtjeve dhe torturave. Komunistėt pėr hir tė nostalgjisė, qė kishin
pėr nazizmim i hapen dyer Mant'hauzen-it ose Aushvic-in shqiptar. "Mua
mė dėrguan aty, vetėm pėr tė zevendėsuar njė tjetėr, tė cilit ia
kursyen njė dėnim tė tillė nga dallaveret e hatėrlleqet personale.
Duke qenė se Tirana kėrkonte 17 tė burgosur pėr Burrel, unė qeshė i
17-ti.", rrėfen At Luli.
Mbas 7
vjetve burg
Mė 20 tetor tė vitit 1954, At Luli
lirohet nga burgu i Burrelit. Ai niset me ata pak plaēka tė rreskosura
nė Shkodėr tek ipeshkėvi dhe i kėrkoi tė ushtronte shėrbimin fetar,
mbasi mendonte se tashmė ishte i lirė. Por ipeshkėvi nuk mund tė
vepronte me liri tė plotė. Atij i duhej tė merrete leje pėr meshtarėt,
qė kishin dalė nga burgu nė istancat e larta tė qeverisė komuniste.
Pas kėtij formaliteti pėrgjigja ishte pozitive dhe kėshtu nga eprori
ai caktohet nė Shėnkoll afėr Lezhės. Aty ai qėndroi 15 vjet e gjashtė
muaj (1954 - 1979). Meshtarit i duhej tė ruhej se kurdoherė kishte
provokime, njerėz tė sigurimit, qė e shoqėronin kudo ku shkonte dhe
kryente shėrbesat fetare pranė besimtarėve.
Nė famullinė e Shėnkollit, ai qėndroi
prej vitit 1955 1966, kur Kisha ku shėrbente u mbyll e u kthye nė "sallė
kulture". Ishte kisha e parė qė u mbyll nė tė gjithė Shqipėrinė e
menjėherė u kthye nė stallė kulture. Ndėrsa pėr tė gjithė kishat e
tjera, data e mbylljes ishte 19 marsi 1967, e Diela e Larit. Po nė
kėtė vit Shqipėria u shpall zyrtarisht "shteti i parė realisht ateist
nė botė". Kleri u shpėrnda
Filloi puna e rėndė me meditje. Tė gjithė
klerikėt kėrkonin punė pėr tė mbijetuar. Sigurisht qė ata nuk kėrkonin
punė nė zyre apo nė administratė, por punėtor krahu nė bujqėsi,
ndėrtim, hapje kanalesh.
At Anton Luli, pas shumė vitesh rikthehet
nė vendlindjen e vet nė Lohe mbi Koplik tė Sipėrm nė Malėsinė e Madhe
tek i vėllau i vet, ku qėndroi 10 muaj dhe punoi nė bujqėsi. Gjithnjė
ishte nėn mbikqyrje tė Sigurmit, qė kishte shpėrndarė afijet e veta
edhe nė kooperativė. Pritej nga frati njė gabim i vogėl pėr t'i rivėnė
sėrisht prangat.
Edhe familja e vėllai e ndjente
pėrsekutimin nė tė gjitha format, qė e ushtronte rregjimi komunist.
Farefisi i tij gjithnjė ėshtė pėrkujdesur pėr At Anton Lulin, duke i
bėrė vizita gjatė kohės qė vuante dėnimin me burg, nė kampet e
pėrqendrimit. Pėr tė mos rėnduar edhe mė shumė vėllain, ai largohet
nga malėsia dhe niset pėr Shkodėr, ku kėrkon punė.
Pėr 12 vjet punoj si punėtorė krahu nė
bujqėsi, gjithmonė me kazėm e lopatė midis baltės e moēalit. "Mė
kujtohet se njė herė, nė ditėt e para, ndėrsa po mblidhja misėr, u
zhyta nė baltė me gjithė ēizme e nuk mund tė dilja, mbasi nuk e njihja
vendin. Po humbja pėrherė e mė tepėr. Thirra shokėt e punės dhe erdhėn
e mė nxorėn. Puna ishte e rėndė, por mė pėrkrahnin brigadierėt, tė
cilėt, mė respektonin, si meshtar. Por nuk mund tė bėnin shumė, pasi
gjithmonė i kishin frikė spiunėt."
Burgimi
i dytė (1979 1989)
At Anton
Luli S.J., po priste marrjen e tė ashtėquajturit pension, pėr 11 vjet
punė skllavi mes diellit e shiut, breshėrit e borės, acarit dhe
streseve tė pėrndjekjeve, nė ndėrrmajen bujqėsore shtetėrore. Midis
fushės ndėr orizore, erdhi makina ushtarake dhe i afrohet punėtorit
dhe njė nga policicėt i thotė "Hyr nė makinė
Nė emėr tė ligjit je
i arrestuar!". Ishte data 30 prill 1979, kur ai dėrgohet nė burgun
e Sigurimit nė Shkodėr, ku e kontrolluan fije pėr pe.
At Luli,
kallzon: "Mora vesh se nė burgun e sigurimit nė Shkodėr gjendej
prej katėr vjetėsh arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Ernest Ēoba. I gjithė
qyteti kujtonte se kishte vdekur. Njeri qė rrinte nė qeli me mua mė
tha: "Imzot Ēoba ėshtė kėtu e po ta dėftoj unė". Mund tė shihej nga
njė plasė e vogėl e derės. Por ma pėrshkroi nė mėnyrė kaq tronditėse
sa qė unė nuk desha ta shihja. Ishte shndėrruar, zvogėluar, zverdhur,
gungaē, nuk njihej mė. Kaloi katėr vjet nė burgun e tmerrshėm tė
sigurimit e kush e di sa ka vuajtur! Pastaj e dėrguan nė spitalin e
Tiranės, nė njė repart tė caktuar pėr tė burgosur, dhe aty vdiq mė
1980
"
Pader Luli
ishte nė pritje tė procesit. Hetuesit i bėnin tė njėjtat pyetje, por
edhe ai jepte tė njėjtat pėrgjigje mohuese pėr gjithēka. Pas 9 muaj nė
burgun e sigurimit nė Shkodėr erdhi radha e procesit. Atij i dolėn
dėshmitarė 10 vetė. Tė gjithė ishin tė rinj, qė kishin punuar pėr disa
kohė nė ndėrmarrjen shtetėrore bujqėsore. Ata pėrdoren njė tekst tė
njėjtė tė gjithė: "Ka bėrė propagandė kundėr qeverisė! Ka bėrė
sabotim ekonomik! Ka shkelur bukėn e popullit! Ka demtuar shumė
qeverinė!"
Prokurori nė Gjyqin e Shkodrės mė 6
nėntor 1979, kėrkoi nė pretencė pushkatim pėr At Anton Lulin S.J..
Mbas dy ditėsh, dėnimi iu kthye me 25 vjet burg, qė ishte i barabartė
me burgim tė pėrjetshėm. Asokohe meshtari ishte 70 vjeē.
Sėrisht
punė tė detyrueshme skllavi, nė kampin e Ballshit (Fier). Aty qėndroi
pėr 4 vjet, ku vuanin dėnimin edhe 15 meshtarė tė tjerė. Kampi kishte
1600 tė burgosur politikė. Njė kapanon kishte deri nė 200 vetė, qė
flinin mbi dėrrasa nė dyshek kashte. Kishte spiunė, qė e bėnin kėtė
pėr tė pasur lehtėsira nė burg dhe ai qė paditej ridenohej edhe 10
vjet tė tjera. Rruzaren pėr shumė vjet e ka thėnė me gishta, mbasi nuk
kishte mundėsi tė bėnte as kryq.
Ai transferohet nė kampin e Shėnkollit,
nė vendin ku pėrpara kishte qenė famullitar. Aty qėndroi pėr 4 muaj,
ku mori dhe ftohje (pseomuni) nė tė dyja anėt. Njė doktor zemėrmirė e
ndihmoi. Nga veriu nė jug. Filloi transferimi nė Sarandė, nė katundin
e emėruar nga komunistėt, si Perparimi, por qė emri i tij i vėrtetė
ishte Shėn Bazili. Aty qėndroi 2 vjet. Vitet kalojnė
Mesha e parė nė popull pas lirimit mė 15 prill 1989
Nė liri, nė mėnyrė qė tė mos e shohin
hafijet e sigurimit Pader Luli, sikurse edhe meshtarė tė tjerė, janė
munduar tė bėjnė ndonjė pagėzim shpejt e shpejt dhe fshehurazi. Ai u
rikthye tė jetojė afėr vėllait tė vet nė Bushat. Bėnte pagėzim
fėmijėsh dhe thoshte meshė nė dhomė pa e marrė vesht tė tjerėt. Kjo
gjė vijoi deri sa rikthehet liria e besimit nė Shqipėri. E dita erdhi.
Mbas 24 vjetėve, mė 4 nėntor 1990 Dom Simon Jubani nė vorrezat
katolike tė Rrmajit nė Shkodėr tha meshėn e parė, nė prani tė njė
numėri tė madh besimtarėsh katolikė e muslimanė.
Pader Anton
Luli S.J. e thotė meshėn e parė nė popull mė 25 nėntor 1990. Qė nga
ajo ditė ai thotė meshė nė Kishėn e Bushatit, qė komunizmi e kishte
kthyer nė sallė kinemaje.
Gradualisht
jezuiti martir, po i rikthehet shėrbimit meshtarak. Ai rikthehet nė
famullinė e Shėnkollit, e cila, sėbashku me pronat ose tokat pėrrreth
ishte zaptuar nga tė ardhur nga zonat malore me miratim tė qeverisė
komuniste asokohe. Ata nuk donin ta lironin pronat e Kishės, qė ua
kishe dhuruar rregjimi komunist.
Pader Luli,
kujton: "Pėr kėte arsye nuk donin tė lironin kishėn, sepse thonin:
"Atėherė na shkon huq ēdo gjė, qė kemi berė pėr kulturėn dhe luftėn
kundėr fesė". Kėshtu ata kanė qėndruar deri nė fund, duke u kėrcėnuar.
"Do ta mbysim priftin, nėqoftėse vjen
Pastaj do tė shkojmė ditėn ose
natėn e do ta rrėzojmė kambanėn!" Kėto mbrapshti mund t'i bėnin me tė
vėrtetė, mbasi atėherė tregohej pak kujdes pėr rendin publik
"
Tashmė At Anton Luli S.J., mbas shumė
viteve burgu, mundimeve, vuajtjeve, salvimeve dhe keqtrajtimeve tė
panumėrta, rikthehet nė Shoqėrinė Jezus nė Tiranė i emėruar nga
Provinciali i tij nė Itali At Pjetėr Maione S.J |