|
Kryeredaktor
Kabil Bushati
Tel:+355692167985
Llogaria Bankare - Nr.410023424
Banka Kombetare Tregtare Dega
Shkoder
|
Meny Kryesore |
|
Home |
|
Partner |
|

Kritikė letrare Nga Bardhosh Gace e Laureta
Petoshati
Miliano Stefa thyen heshtjen me kolanėn Nė shtratin
e Prokustit
Pr.as.Dr. Bardhosh Gaēe & Laureta Petoshati
Mė nė fund, del nga miti i heshtjes rreth 28 vjeēare dramaturgu e
poeti i mirėnjohur Miliano Stefa. Tėrheqja e shkrimtarit vlonjat,
Miliano Stefa, nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė,
nė vitet 80 ishte si ajo e poeteshės amerikane Emily Dickinson dhe
asaj ruse Anna Ahmatova. Emily Dickinson e detyruar nga kufij moralė
shumė tė ngurtė qė vendoseshin nga mbizotėrimi i rregullave tė ashpra
tė fesė puritane nė jetėn e pėrditshme tė njerėzve e mbi tė gjitha tė
grave, u mbyll nė shtėpinė prindėrore dhe shėtiste vetėm nė kopshtin e
saj veshur veē me tė bardha, pasi ashtu si ishte ajo tepėr
inteligjente dhe jashtėzakonisht e ndjeshme, nuk u pėrshtatej skemave
dhe normave qė kishin caktuar tė tjerėt. Ndėrsa Anna Ahmatova, e
akuzuar se nuk i bindej regjimit stalinist, u ndalua tė botohej, kaloi
shumė vite nė heshtje e doli nė skenė vetėm mbas vdekjes sė Stalinit
nė vitin 1953. Kjo gjė ndodhi
dhe me Milianon qė Vlora e kish rritur dhe mbrujtur me dellin poetik
dhe qė ai ia kish shpėrblyer me 16 drama tė vėna nė skenė nga teatrot
profesioniste ku spikasnin Flamur nė Dallgė, Nėntori i Flamurit,
Horizonte drite, Otranto 44, etj, me 5 vėllimet me poezi pėr tė
rritur, 3 vėllimet me poezi pėr fėmijė, 3 drama pėr tė rinj, 3
teledrama, etj. Tashmė ai vjen me kolonėn me poezi Nė shtratin e
Prokustit duke marrė pėr titull nga mitologjia klasike greke fabulėn
e Prokustit, i cili kur i shkonin njerėz nė shtėpi pėr darkė, pasi u
jepte pėr tė ngrėnė i vinte pėr tė fjetur, por kur kėmbėt e mikut
ishin mė tė gjata se tė shtratit, ai ua priste, ndėrsa kur ishin mė tė
shkurtra ua hiqte dhe ua zgjaste duke ua bėrė kėshtu njėsoj me
shtratin. Dhe kėtu Miliano Stefa me simbolikėn e fortė qė bėn, ashtu
si Anna Ahmatova, Emily Dickinson dhe poeti ynė i shquar Xhevahir
Spahiu qė
shkruan pėr Vijat e bardha del kundėr skemave tė gatshme, kundėr
censurės dhe bėhet luftėtar i shpirtit tė lirė! Janė 12 vėllime dhe jo
pa qėllim poeti ka zgjedhur numrin 12 si numrin e plotė tė shenjtorėve
si besimtar i mirė qė ėshtė, por edhe si viti i shenjtė i Vlorės dhe i
kombit shqiptar. Krijimtaria e tij, e ndėrprerė sė botuari nga tė
gjitha organet e shtypit ku vepra e fundit e tij, e vėnė para publikut
ishte teledrama Besa e Trojeve, merr ringjallje me kolanėn Nė
shtratin e Prokustit me anė tė sė cilės duket se e mbajti besėn me
rikthimin e tij. Nė fakt ai u shkėput nga botimi, por jo nga arti i tė
shkruarit, tė cilin ai e vazhdoi duke shkruar poezi pėr vete, ashtu
siē i ndjente, larg shtretėrve tė kohės. Ashtu siē e nisi Petro Marko
nė vitet 30 traditėn e Vlorės me Shefqet Musaraj dhe Andrea Varfin,
etj, njė traditė nė vitet 50 krijuan dhe Miliano Stefa me Irfan
Bregun
dhe Fatos Arapin, duke mos harruar se Miliano Stefa dhe Fatos Arapi
janė qė tė dy nga Zvėrneci i Vlorės. Ėshtė e ēuditshme, por jo e
rastėsishme qė edhe Fatos Arapi edhe Miliano Stefa kanė shumė
marrėdhėnie dhe komunikime me detin, me bregdetin dhe me Mesdheun. Kjo
ėshtė vendlindja, Zvėrneci ėshtė Vlora, Vlora ėshtė Shqipėria.
Vėllimin e parė tė kolanės Nė shtratin e Prokustit, qė ėshtė dhe njė
pėrmbledhje e poezive tė tij tė viteve 1950-1954 autori e titullon Si
e zbulova detin, sipas njėrės prej poezive tė tij tė hershme me kėtė
titull, ku autori thotė se Tani gjuhėn e valėve e di mirė, / Si
pėrkthyes skėrkoj mė asgjė, / Kuptojmė njėri tjetrin tė lirė, /
Kuvendojmė me zė e pa zė. Por ajo qė tė bie nė sy nė kėtė vėllim e qė
ėshtė parė qysh nė fillimet e para tė krijimeve tė tij, ėshtė risia e
tij, vargu i lirė qė nė vitet 50-60 filloi tė kultivohej
nėn shembullin e Migjenit qė ishte dhe modeli. Nė kėto vite, edhe pse
pėrmenden nė kryeqytetin e kulturės shqiptare Dritėro Agolli, Ismail
Kadare dhe Fatos Arapi, po kėtė natyrė ka dhe Miliano Stefa dhe ėshtė
fatkeqėsi qė mjaft poetė tė qyteteve tė Shqipėrisė si Pano Ēuka, Niko
Kacalidha si dhe Koēi Petriti janė gjykuar si provincialė nga mendimi
kritik letrar i kohės. Miliano Stefa ka bėrė njė kėrkim tė vazhdueshėm
tek vargu i lirė dhe tek mendimi filozofik dhe kjo ėshtė e thėna
ndryshe e poezisė sė Miliano Stefės nė letėrsinė shqipe, i cili
mbrujti shpirtin e tij poetik nė Vlorėn qė u bė model i qyteteve
shqiptare pėr tė ngritur artin poetik nė nivelin e poezisė kombėtare.
Poeti Stefa, ashtu si e nis qysh nė vėllimin e parė qė e quan Si e
zbulova detin, vazhdon me librin e dytė tė kolanės Nė shtratin e
Prokustit, Krahu i pulėbardhės pėr vitet 1855-1959, mė tej shkon si
nėpėr njė det tė trazuar, me vėllimin e tretė tė viteve 1960-1964, tė
titulluar Klithma e pulėbardhės, e me radhė sipas ngjarjeve tė jetės
sė tij, nė paralelizėm me jetėn dhe ngjarjet e Shqipėrisė, deri sa
arrin nė vitet 1980 kur vetėpėrjashtohet nga Lidhja e Shkrimtarėve dhe
Artistėve dhe e titullon vėllimin e tij Nė radė, ashtu si njė anije
qė pret nė radė pėr tė udhėtuar nė detin me dallgė. Vazhdon mė tej nė
vėllimin e dhjetė tė titulluar gjysma e krahut tė pulėbardhės, sepse
edhe pse kishin filluar lėvizje dhe ndryshime tė mėdha, vetė ai ishte
i dyzuar si vetė vendi i tij, vazhdon mė tej me kolonėn e njėmbėdhjetė
dhe e pėrfundon me tė dymbėdhjetėn qė e quan Brigjeve tė Mesdheut.
Nė tė dymbėdhjetė vėllimet, lajtmotivi i poezive tė tij ėshtė
Shqipėria, liria, njeriu dhe dashuria. Ashtu si ka shkruar vetė poeti
nė poezinė e titulluar Monolog pėr
pėrcjelljen e vargjeve, se vetė koha si ka gjykuar njerėzit , ka
gjykuar dhe veprėn e tyre, ndėrsa poetėt i ka gjykuar nga vargjet,
duke thėnė se Tė gjitha kohėrat patėn mendime, / pikėpamje patėn tė
gjitha kohėrat./ Sipas tė vetės nė tribunal tė historisė / rrugėn e
njerėzve kanė gjykuar./ Si kanė gjykuar...?/ Dora e kohės gjithnjė e
sigurt,/ si nė kopenė me dhen tė racės, / deshtė pėrēorė vetė i ka
zgjedhur... Po nė kėtė poezi, autori Miliano Stefa, pasi flet se koha
ėshtė pėrzgjedhėsi, flet pėr vetveten duke thėnė se Unė di njė gjė, /
Edhe nga kjo nuk ktheva kurrė;/ Hodha mbi shpatulla ndershmėrinė e
kohės sime, / Ėndrrat e bardha tė popullit tim, / dhe nisa rrugėn (rrugėt
e mia) / duke kėnduar Kėngė pėr Njeriun! / Kėngėt e mia do tė gjykohen
nė Tribunal. / Po, le tė gjykohen! Qartė dhe fare dukshėm nė ēdo
poezi tė Miliano Stefės dallohet se si e nisi rrugėtimin
poetik ky autor, i cili qė 17 vjeē, kur botoi pėr herė tė parė,
besonte nė ndėrtimin e socializmit, nė jetėn e re, por siē duket mė
vonė u zhgėnjye gradualisht, duke mos u pajtuar me luftėn e klasave,
spastrimet, pushkatimet, por jetoi i dyzuar midis poezive pėr botim
dhe poezive qė mbante nė sirtaret e veta, apo tė fshehura siē ishte
poema Njė copėz nga jeta e gjimnazit, ku pėr njė pakujdesi tė rastit
poeti, atėherė njė djalė nė vitin e parė tė gjimnazit nė Gjirokastėr,
harroi fletėn e votimit pėr Frontin e atyre viteve, nė shtėpinė e tij
nė Vlorė dhe pėr kėtė gjė detyrohet ta lėrė Gjirokastrėn pėr tėrė
natėn dhe tė rifillojė gjimnazin nė qytetin e lindjes. Kėtė poemė, tė
shkuar kur ishte rreth tė njėzetave, ia kishte treguar tė madhit Petro
Marko qė i pat thėnė : Dėgjo kėtu ti, djalė i Jotės! (Petroja e
njihte babain e Milianos) Vjershėn ose grise, ose varrose nė
ndonjė cep tė shtėpisė, se do tė marrė lumi...! Pra ai qysh nė moshė
tė re provoi tė ishte Nė shtratin e Prokustit, apo siē i themi ne
shqiptarėt tė shtrinte kėmbėt sa ishte jorgani, ndaj, nė tėrė
krijimtarinė e tij, ai konturon njė qiell tė tėrė me drama qė i rėndon
mbi supe shoqėrisė dhe ka nė vetvete edhe poezinė edhe dramaturgjinė .
Skema dhe poezia e tij janė nė unitet me njėra tjetrėn dhe lindin nga
motivi poetik. Nė poezitė e Miliano Stefės ka ndeshje psikologjike,
krijime origjinale me njė ritėm dhe muzikalitet tė harlisur, me njė
fjalor tė pasur, dinamikė tė fuqishme ndjenjash dhe regėtime tė thella
tė zemrės. Ai bashkohet me ninullat e detit dhe kėtė gjė ai e shpreh
fare mirė tek poezia Nė sofrėn e kėngės kur thotė se Kėnga e ka
shpirtin e gjerė, / si deti... / Kėnga e ka zemrėn tė madhe, / si mali.../
Nė sofrėn e bukės ma bėni njė vend! /... Jam i
uritur / pėr kėngėn ! / I zhuritur, / pėr dashuri...i uritur! dhe po
aty vazhdon se Nuk jam sqimatar: / vetėm pesė kokrra ullinj / nga
Zvėrneci im, /...pak djathė! / Po pati dhe njė bistak hardhie...!
Ashtu si tė gjithė autorėt klasikė duke treguar pėr Zvėrnecin, poeti
sqaron origjinėn dhe personalitetin e tij. Kėtė e bėn mė tė qartė tek
poezia Nė Triportin e Vlorės ku thotė se E thonė pergamenat, / e
thonė shenjtorėt : / Nė Triportin e Vlorės / Kanė ankoruar dhe anijet
e Cezarit / dhe dozhėt e Venedikut, / senatorė,/ tregtarė grekė dhe
latinė. / Kėtu ilirėt i kanė pasur tė thella / rrėnjėt./ Po tani dua
tė mė flasin / edhe pėr Gentin, / edhe pėr Teutėn zulmėmadhe. /
Rrėnjėt e mia... Triporti! Herė-herė me njė stil tė ngjeshur,
gėrshetuar me bukurinė e natyrės dhe tė pėrjetimeve njerėzore dhe
herė-herė me njė thjeshtėsi krejt tė veēantė, Miliano Stefa jep ide
dhe
mesazhe tė forta morale, pasqyron filozofi tė thellė dhe duke ruajtur
tejdukshmėrinė dhe thjeshtėsinė lėvron tė gjitha format poetike. Duket
se valėt e detit janė brenda rrahjeve tė zemrės sė tij, ndėrsa
hardhitė e rrushit i dalin nga shpirti e kjo gjė duket mė sė miri tek
shumė poezi tė tij, mjafton tė pėrmendin njėrėn prej tyre me titull
Dhe detin tim e zuri gjumi ku ndėr tė tjera thotė se Ti mė do mua,
djalin ėndėrrimtar, / qė nė zallishte bredh si arrakat, / qė kuvendoj
me gurė e me valė / dhe shkruaj vargje kuturu ēdo natė... Poeti flet
pėr ēdo imtėsi e grimcė jete, pėr klithjet dhe cicėrimat e zogjve, pėr
patat e egra, bilbilat e pyjeve por edhe pėr ēeljen e vezėve tė tyre,
flet pėr pishat dhe bredhat e Manastirit, kėngėt e natyrės dhe tė
fizarmonikės sė vjetėr tė babait, kėngėt e Vlorės, apo tė xha Rrapos
qė skishte sy, / po shtatė vrimat e fyellit tė tij / ishin
shtatė dritare / pėr tė parė botėn dhe njerėzit e mirė... Poeti qysh
fėmijė ishte njė vėzhgues i gjėrave tė imta qė japin nė poezi mesazhe
tė mėdha. Nė poezinė e mėsipėrme Kėngėt e xha Rrapos, kushtuar
fyelltarit tė verbėr por virtuoz tė Vlorės nė vitet 30-40, poeti
kujton fėmijėrinė e tij deri nė hollėsi duke thėnė se Nė ditėt e
tregut,/ me bagėti/ e varela djathi e gjize, / me ullinj e limona
Bregu, / Xha Rrapoja, / me njė gotė raki e pak kukurec/ tė mbetur, / i
binte fyellit, / pėr gaz e pėr vaj / tė qytetit tim... E gjitha jeta
e poetit ėshtė njė udhėtim nėpėr rrjedhat e kohės dhe tė krijimtarisė.
Ai lundron nė mjedisin real dhe atė tė imagjinuar, lundron me varkat
palluqe tė gjolit, lundron nė pėrjetėsi dhe nė ujėrat e Mesdheut.
Varkat qė ai pėrshkruan tė kujtojnė varkėn e Dante Aligherit tek
Komedia Hyjnore qė e ēonte nė Firencen e pasioneve
tė mėdha politike dhe tė kėqijave tė mėdha, tė kujtojnė gjithashtu dhe
varkėn e Karontit tek Virgjili. Pėrpos poezive lirike dhe epike poeti
lėvron dhe poezinė e shkurtėr dramatike qė ėshtė jo vetėm shkalla mė e
lartė e poezisė klasike, por tregon edhe kulturėn e gjerė dhe erudite
tė tij. Janė njė sėrė poezish tė tilla si Monologu i dėshmorit, Babai,
Monologu i Liljas, Pas provimit tė gjuhės shqipe, apo njė poezi e
lėnė enkas pa titull nga autori e shkruar nė Avrabeach mė 1996 qė jep
dialogun plot sqimė tė poetit me njė zonjė nga Lindja. Krahas vargjeve
tė lira, ai herė-herė fut dhe motive tė ėmbla popullore apo vargje me
rimė tė puthitur AA apo BB. Njė poemė e bukur e kėtij lloji qė tė
kujton stilin e Lermontovit tek poema Demoni ėshtė dhe ajo e
titulluar Balada e njė kaēaku dhe e njė trimėreshe shqiptare, ku
flet pėr trimėrinė e njė vajze labe qė dha
jetėn pėr tė mbrojtur njė trim nga hordhia turke. Njė poemė epike qė
fillon me vargje tė ėmbla lirike dhe me rimė tė brendshme si : E
verdhė hėna ndrinte si perlė ngjyrė-ar / pėrreth lugina flinte,
slėviste asnjė bar.../ apo Rreth hėnės sė vetmuar, shumė pikla yje
plot/ nga lart lėshonin rrezet e zbehta nėpėr botė, etj tė mbėshtjell
me vargjet e saj. Nė kėtė poemė jo vetėm qė ka njė bukuri tė pashoqe
tė vargut dhe imagjinatės, por kėtu arrihet me anė tė figuracionit,
ngarkesave emocionale, dallgėve dhe tensionit tė brendshėm shpirtėror
njė kulm i pėrsosmėrisė artistike, njė kėnaqėsi e spikatur estetike.
Poezia eMiliano Stefės ėshtė aq e pasur sa ai kalon si ylberi nė
tonalitete tė tjera dhe peizazhe tė tjera. Ai nė fakt mbas viteve 90
ėshtė kthyer nė shtegtar tė pėrhershėm duke gjezdisur siē thotė Ali
Asllani Gjithė Evropėn duke filluar nga Italia, Franca,
Gjermania duke pėrshkuar mė pas gjithė Ballkanin dhe Rusinė e nė kėtė
mėnyrė zgjeron dhe gjeografinė e poezisė sė tij. Por kudo qė shkon,
poeti mban me vete dy ikona tė dashurisė sė tij, tė cilave u kėndon
pėrjetėsisht dhe kėto janė korēarja me inicialet K.Z. si dhe studentja
ruse nga Shėn Petėrburgu Lilja Milko me origjinė gjysmė hebraike, e
vdekur nė Siberi ku ishte dhe internuar nga regjini i Stalinit.
Dashuria e Liljas e ndoqi poetin tėrė jetėn. Nė kohėn qė ranė muret
ndarėse tė luftės sė ftohtė poeti e kėrkon atė deri nė Rusi por nuk
gjeti jo vetėm atė, por as varrin e saj. Dhe ai, nė Shėn Petėrburg, me
llambushkė nė dorė lexon gurėt varreve tė nuseve tė reja ruse. Tė
gjitha ishin flokėverdha, ndaj poeti nuk di ku ti vendosė lulet. Pėr
kėtė ngjarje tė vėrtetė tė jetės sė tij, ai, shkruan poemthin Kėnga e
fundit e mjellmės ku, ndėr tė tjera, thotė se Nė ēdo mermer
vendos njė lule! / Njė lule pėr ēdo mermer...! / Mė dridhet dora, /
zemra pikon gjak.../ Mė qenke kthyer nė ajėr, / Ti flokėverdha ime, /
ēajkėza ime e brishtė, / nė, /...detet e Vlorės sė kaltėr! Por poeti
asnjėherė nuk mbeti vetėm. Kudo qė shkoi ai kish me vete miqtė e tij,
jo nė kuptimin fizik, por nė atė shpirtėror. Ai kishte me vete nė Urėn
e Artės, Ali Podrimjen, diku nė Europė, kishte nė xhep librin me poezi
tė Xhevahir Spahiut, apo tė Fatos Arapit, tė Sali Bashotės apo tė Musa
Ramadanit. Ai nuk i ndau nga shpirti i tij vargjet e Naimit, Poradecit,
Fishtės, Mjedės, Nolit, Migjenit dhe nuk pushoi sė kėnduari pėr ta. Ai
kishte me vete dhe poetėt e tjerė tė mėdhenj tė botės qė i studioi nė
imtėsi. Miliano Stefa ėshtė njė poet qė njeh sėrėn dhe kulturėn
poetike botėrore dhe mjaft elemente mitikė dhe antikė atij ia ndjell
vetė jeta shqiptare dhe njohja e thellė e tij. Jo mė kot dhe
temat qė ai preferon tė trajtojė janė tė mprehta dhe mjaft komplekse
si liria, emigracioni, plagėt e prostitucionit, shfrytėzimit tė
njeriut nga njeriu, korrupsioni, geni shqiptar, pellazgo-ilir,
arvanitas e mbi tė gjitha liria e shprehjes. Ai i kėndon genit
evropian tė shqiptarėve, Kosovės martire, bijve dhe bijave tė saj
heroikė si Shote e Azem Galica, apo Jonuz Pejės, ka poezi shumė tė
ndjeshme si Viti 1999 nė Kosovėn time apo Nė odat e mia me
muhaxhirėt kosovarėqė tė krijojnė emocione shumė tė forta dhe poeti
ashtu si i thotė Vlorės : Vlora ime, ashtu i thotė dhe Kosovės :
Kosova ime dhe Shqipėrisė: Shqipėria ime! Kolana Nė shtratin e
Prokustit e ēon Miliano Stefėn nė majat mė tė larta tė poezisė, atje
ku ėshtė shoku i tij i fėmijėrisė Fatos Arapi, ku janė Xhevahir Spahiu
si dhe Ali Podrimja. Ne na u duk se Milano Stefa heshti. Jo, heshtja e
gjatė e Milianos foli
mė shumė se vetė ai. Heshtja e tij ishte njė paqe me vetveten, njė
ėndėrrim nė shtėpinė e poezisė, ku, ai, kthehet pas njė rruge tė gjatė,
siē thotė dhe vetė nė poezinė me tė njėjtin titull se Sėrish po
kthehem pas njė rruge tė gjatė, / si do kem ecur?Edhe vetė se di. /
Jam takuar me njerėz anembanė, / Kam bredhur shumė... po kthehem nė
shtėpi.
Miliano u kthye vėrtet, por nė maja, poezia e tij ėshtė si vetė
Shqipėria, njė degėz ulliri nė trupin e Botės, siē shprehet tek
poezia Shqipėria se madje do tė mjaftonte bisku mė i ri.../ndoshta
dhe njė gjethe e vetme do tė ishte e mjaftė. Por ai nuk na ka sjellė
vetėm njė degėz ulliri, na ka sjellė njė kurorė tė tėrė, na ka sjellė
njė kolanė me 12 libra qė janė jo vetėm vlerė e kulturės dhe historisė
sė Vlorės, por e tė gjithė Shqipėrisė dhe trojeve tė saj. Ai ka shkuar
mė tej se kaq. Na ka dhėnė mesazhe pėr njė qytetėrim universal
|