Xheladin MJEKU
MONUMENTI I POEZISĖ
Antologji poetike
Itaka e fjalės, botoi Toena, Tiranė- 2007
1.
POST FESTUM NJĖ TAKIMI
Derisa po kėrkoja librin e tregimeve Ura mbi oqean tė Albana
Mėlyshit- Lifschin, pėr tė cilėn mė kishin informuar nga Nju Jorku se
ishte botuar dhe kėtyre ditėve pritej tė arrinte edhe nė libraritė e
Prishtinės,
para sysh mu shfaq njė
sihariq tjetėr, qė nuk besoja se do ta gjeja fare, meqė ende ēalon
rrjeti i shpėrndarjes sė librit nė formė
tė organizuar, me njė shtrirje nė tė gjitha
trojet shqiptare. Ishte e shtuna e 19
prillit tė kėtij viti, kur pikėrisht atė ditė ishte konfirmuar lajmi
nė shtypin e ditės se po bėhej promovimi i Antologjisė poetike Itaka
e fjalės dhe pėrveē gėzimit se tashmė kisha nė pronėsinė time njė
libėr voluminoz dhe shumė tė vlefshėm, nė njė formė sikur ndihesha se
edhe unė jam njėri ndėr pjesėmarrėsit e kėtij manifestimi madhėshtor
tė fjalės sė bukur artistike, fizikisht nga largėsia, por me zemėr e
mendje nė mesin e krijuesve dhe adhuruesve tė poezisė gjithandej nėpėr
botė, qė kishin marrur mundimin tė bėjnė njė festė poetike.
Pa u hamendur po e
shfletoja ngadalė duke takuar njėrin pas tjetrit gjithė ata krijues
nga shumė kontinente tė botės. Kisha informacionin pėr hartimin e njė
antologjie me njė shtrirje tė gjėrė prezantimi tė poetėve shqiptar tė
kudondodhur nėpėr mėrgatėn shqiptare, por se do tė kisha fatin ta kem
nė duar kėtė eveniment nuk kisha guximin as tė mendoja. Do tė mė
torturoi gjatė ky thesar poetik i rreth njėqind e dyzet autorėve nė
mbi pesėqind faqe sa ka ky libėr, pėr tė mė lėnė gjurmė me fuqinė
imagjinative dhe pėrkushtimin emocional tė krijuesve dhe poetėve qė
aderojnė nė brendinė e kėsaj antologjie voluminoze me poezi qė
rrezatojnė shkėndia shprese pėr vendlindjen, pėr jetėn, pėr lirinė...
2. ANTOLOGJI
ME BAROMETRA PĖRMASASH TĖ SHUMĖFISHTA
Ėshtė hera e dytė qė
merrem me shkrimin e pėrshtypjeve, mbresave dhe rėndėsinė e
antologjisė sė poezisė. Ka kaluar kohė e gjatė qė kur kisha nė
shqyrtim Antologjinė poetike Sytė e gurit, pėrgatitur nga Esad
Mekuli, ku i bėra njė sy vėshtrimi dhe tash kur pėrjetova ēaste tė
papėrshkruara me lėndėn e prezantuar nė Itakėn e fjalės tė
pėrgatitur nga krijuesi entuziast Nase Jani, sikur mė pushtoi njė
ndjenjė shpresėdhėnėse pėr njė tė ardhme premtuese pėr kėtė komunitet
krijuesish me rol tė shumėfisht. Raujtja e gjuhės, traditave dhe
zakoneve, kultivimi i gjuhės amtare tek pasardhėsit e tyre qė i janė
nėnshtruar kthetrave asimiluese nė vendet e ndryshme tė botės, duke u
ndikuar nė kulturėn dhe gjuhėn e tyre, mbetet padyshim roli kryesor
dhe vendimtar i krijuesve letrar tė kudondodhur nėpėr vende tė
ndryshme tė botės. Shqetėsim mė vete ishte fakti se njė shkapėrderdhje
gjithandej nėpėr kontinente tė botės e njė pjese kaq tė madhe
intelektualėsh e krijuesish flet shumė pėr pasojat nė njė tė ardhme
pėr atdheun. Njė zbrazje nė kėtė masė rrezikon dukshėm ruajtjen e
nivelit tė kėnaqshėm tė botės intelektuale, qė padyshim do tė
influencoj edhe nė zhvillimet shoqėrore dhe kulturore tė vendit. Kjo
nė njė masė ėshtė njė barometėr shqetėsues pėr tė ardhmen.
Poashtu kohė mė parė
kisha provuar me hartimin e njė Antologjie poetike tė njė grup
autorėsh qė aderonin nė njė faqe letrare elektronike, duke hartuar njė
Platformė mbi tė cilėn do ta ndėrtonim kėtė projekt tė pėrbashkėt, por
pėr shumė shkaqe, si financiare, prezantuese, e deri edhe te sjellje
pa pėrgjegjėsi e ndonjėrit prej tė pėrzgjedhurve, duke aluduar nė
arsyetime tė ndryshme, deri edhe nė reflektim prepotence e krekosjeje
tė ndonjėrit, kjo inisiativė mbeti vetėm si projekt-ide duke ruajtur
njė lėndė tė mirė tė propozuar pėr mundėsinė e pėrfshirjes nė libėr tė
pėrbashkėt dhe njė titulli pune qė edhe tash kur po ballafaqohem me
Itakėn e fjalės mė kthen kujtesėn nė arsyeshmėrinė e emėrtimit tė
saj Monumenti i fjalės, e qė pa hezituar fare kėtė titull tė
transformuar nė Monumenti i poezisė ia dhurova kėtij vėshtrimi,
duke e pagėzuar me kėtė titull, dhe pėrfundimisht pėrjetova zbrazje
emocionale nė tė mirė tė kėsaj vepre madhore.
Sidoqoftė,
kjo Antologji pėrveē vlerave letrare dėshmon edhe pėrpjekjet e mėdha
dhe shumė herė edhe tė mundimshme tė njeriut tonė larg atdheut qė tė
kultivoj gjuhėn, kulturėn, traditėn kombėtare, tė ruaj nė masė tė mirė
atdhedashurinė dhe mbi tė gjitha tė mbajė zgjuar kurreshtjen tek
brezat qė vijnė, duke u lėnė nė trashėgimi njė bagazh tė mirė vlerash
letrare dhe kulturore qė do tu kthejnė kujtesėn nė trungun e lashtė
ilir, nė Itakė-Atdheun e tyre stėrgjyshor.
Kėshtu, ky
barometėr matės nė pėrmasa tė gjėra flet pėr vlerat e komunitetit
krijues nė njėrėn anė, dhe pėr rrezikun e shkapėrderdhjes sė trurit
intelektual, si potencial i fuqishėm pėr tė ardhmen e atdheut tė tyre,
nė anėn tjetėr. Por, sidoēoftė borgjin ndaj kulturės, gjuhės dhe
traditave nė njė formė e kryejnė me sakrifica dhe mund tė madh duke
investuar vlerat e tyre morale dhe intelektuale.
3.
PESHA E FJALĖS POETIKE PĖRGJITHMONĖ MBETET MONUMENT
Ilirjana Sulkuqi, Vitore Stefa,
Albana Mėlyshi-Lifschin, Kozeta Zylo, Ardita Jatru, Eva Rudi,
Eglantina Kume dhe Armela Hysi janė disa nga emrat e autoreve femra tė
prezantuara nė Antologjinė poetike Itaka e fjalės. Rreth tridhjetė
arrin numri i tyre, tė pėrfshira nė kėtė libėr, e qė flet bindshėm pėr
ndjeshmėrinė shpirtėrore tė tyre, pėr dhembjet dhe vėrragėt
shpirtėrore pėr atdheun, pėr familjen, shokėt, miqtė dhe farefisin, tė
cilat janė preokupim i temave qė shtjellojnė nė shkrimet e tyre. Njė
pėrfshirje kaq e madhe e femrave krijuese nėnkupton lidhshmėrinė e
tyre pėr vendlindjen, pėr mallin e pashuar pėr dheun e tė parėve, pėr
ngrohtėsinė e diellit arbėror.
Nė Parathėnjen e
Antologjisė nė fjalė Robert Goro ndėr tė tjera shkruan: Njė numėr
autorėsh janė emra tė njohur qė nė Shqipėri, tė tjerė e kanė shtruar
muzėn e tyre nė mėgrim. Kategoria tjetėr, e konsideron tė marrėt me
vjershėrimin, si njė lloj psikoterapie pėr tė harruar vėshtirėsitė e
stėrmundimet e mbijetesės nė ditėt tona. Pikėrisht nė kėto relacione
e takojmė edhe krijuesin e kėsaj lėnde poetike, tė ndruajtur, tė
mallėngjyer, shpresėthyer, por edhe krenar dhe tė virtytshėm nė raste
tė tjera, kur gjen forcė dhe guxim tė kėndoj pėr atdheun dhe lirinė e
popullit tė vet.
Poashtu veēojmė edhe
autorėt, si: Kolec Traboini, Roland Musta, Ndue Hila, Nase Jani,
Robert Goro, Primo Shllaku, Agim Basha, Aristotel Spiro, Romeo
Ēollaku, Filip Panajoti, Hiqmet Meēaj, Shpėtim Kurti, Zeqir Gėrvalla,
Rrustem Geci, e shumė tė tjerė pėr tė cilėt nuk do tė marrim mundimin
ti radhisim nė kėtė shkrim, ngase qė tė gjithė tashmė kanė lėnė
gjurmė tė thella dhe tė pashlyera nė kolanėn e letėrsisė kombėtare,
duke sjellur vepra tė qėndrueshme dhe me interes pėr lexuesin dhe
studiuesin e pasionuar. Njė numėr jo edhe i vogėl i autorėve tė
prezantuar janė tė panjohur ose fare pak tė njohur pėr auditorin e
gjėrė, por qė prezenca e tyre nė mesin e kėsaj armate krijuesish tė
lartėtheksuar dhe tashmė tė dėshmuar, u krijon mundėsi tė mira tė
daljes nga anonimiteti, tė ngritjes sė adrenalinės krijuese me
intensitet dhe pėrkushtim tė shtuar. Ky konstatim vjen nga faktet qė
takojmė nė lėndėn e pėrzgjedhur, ku sikur ėshtė vėnė njė sistem
zingjiror i temave dhe mesazheve nga akcili autor, me mundėsitė,
stilin dhe motivin qė ata kanė shtjelluar nė lirikat e tyre.
Pėrballja me numėr kaq tė madh
krijuesish tė imponon tė mendosh pėr epilogun e gjithė kėtij rrugėtimi,
me plot metafora, mesazhe, shqetėsime, ėndėrra dhe shpresė, me mallin
qė djeg pėr atdheun, lirinė, dashurinė e mbetur peng diku larg nė
dherat e tė parėve me letrat pa adresė qė u drejtohen tė dashurave qė
nė rininė e hershme, etj. Dhe nė situata tė kėtilla mund tė ndihesh
ngushtė nga pamundėsia tė ngushėllosh ndonjėrin qė ka humbur shpresat
pėr njė kthim nė atdheun e tij, tek miqtė, familja, e dashura qė do ta
ketė lėnė pėrgjithmonė. Me dhembje do tė pėrkujtosh ēastet e ndarjes
nga vendlindja tė ndonjėrit nga poetėt, i cili nuk do tė ketė kursyer
fjalėt dhe lotėt nė poezinė e tij pėr atdheun, pėr rrugėn e gjatė dhe
tė mundimshme tė mėrgimit. Por takojmė edhe poezi qė tė entuziasmojnė
pėr pėrkujdesjen e e autorėve tė shumtė qė kanė guximin tė nisen si
zogu nė qiellin e kaltėr qė tė shijojnė ajrin, ujin, diellin dhe
gjithė gėzimin e atdheut, ngrohtėsinė atėrore dhe ėmbėlsinė e lirisė
sė shumėpritur. Laryshia e kėtillė e temave qė shtjellojnė poetėt
gjithandej kontinenteve deri nė Amerikė dhe Australinė e largėt
krijojnė njė imazh tė jetės sė tyre tė pėrditshme, me mallin ndryrė nė
shpirt dhe me dėshirat dhe ėndrrat e pashuara pėr vendlindjen, duke
gjetur ngushėllimin tek ditėt e ardhshme tė lumturisė sė imagjinuar nė
vargun e tyre. Njė shkėndi mbijetese ushqejnė nė shpirt nė ēdo ēast e
nė ēdo stinė kėta krijues, bashkė me pjesėn tjetėr tė emigracionit
shqiptar, qė pėrkundėr vėshtirėsive dhe ballafaqimeve me peripetitė e
jetės, gjithmonė gjejnė arsye tė hetojnė njė dritė nė fundin e tunelit
tė gjatė tė quajtur mėgrim.
Kėto lirika, qė
sado bukur tingėllojnė si krijime artistike letrare, nuk u shpėtojnė
edhe defekteve tė herėpashershme gjuhėsore. Tashmė ėshtė prezent njė
fenomen i papranueshėm, por qė po imponohet nga shumė krijues,
studiues dhe intelektual tė ndryshėm, tė cilėt nė shkrimet e tyre
pėrdorin edhe fjalė dhe shprehje nga gjuhė tė huaja, duke aluduar nė
internacionalizimin e mendimeve dhe studimeve tė tyre, por qė tek
lexuesi ynė vėshtirėsojnė kuptimin dhe shumė herė edhe humbasin vlerėn
qė pretendojnė vetė autorėt. Nė kontest tė kėsaj ēėshtjeje gjuhėsore
ėshtė folur gjatė, por ndikimet e gjuhės tashmė kanė bėrė efektet e
saja, varėsisht pėrkujdesjes dhe parapėrgatitjes profesionale tė
autorėve dhe hartuesve tė librave dhe dokumentave tė ndryshėm.
Pėrkundėr njė shpėrndarje nėpėr vende tė ndryshme tė botės, nėn
ndikimin e gjuhėve dhe kulturave tė shumta, tek autorėt e Itakės sė
fjalės ky fenomen ėshtė fare pak i pranishėm, dhe atė nė rastet e
veēanta ku mund tė merren edhe si fjalė e shprehje stoli qė i japin
njė ngjyrim tė ambientit ku vepron autori, por duke ruajtur embrionin
dhe strukturėn e poezisė nė tė mirė tė gjuhės amtare. Kjo pėrkujdesje
e autorėve tė kudondodhur nėpėr botė dėshmojnė pėr seriozitetin dhe
obligimin qė i kanė parashtruar vetes pėr tė kultivuar gjuhėn e ēiltėr
shqipe, pėrkundėr vėshtirėsive me tė cilat mund tė pėrballen.
4.
NĖ VEND TĖ POST SKRIPTUMIT
Rrugėtimi shterrues
nėpėr faqet e kėsaj Antologjie tė veēantė dhe ndėr tė rrallėt e kėsaj
pėrmase, duke absorbuar gjithė atė nektar poetik qė takon brenda
kopertinave tė Itakės sė fjalės ėshtė njė gjysmė veprim pa mos i
thėnė edhe pak fjalė pėr Kryeautorin, pėrkushtimi dhe puna e
palodhshme e tė cilit tė gjason nė njė skulptor tė rryer, qė di tė
gdhend gurin deri nė formėn e njė monumenti qė pėrjetėsohet nė vendin
dhe kohėn pėrkatėse. Puna me ngulm e Nase Janit qė tė takoj nė njė
projekt kaq tė madh kėtė dyzinė krijuesish ėshtė njė vepėr kapitale
qė meriton respekt tė veēantė.
Nase Jani prej
kohėsh ka dėshmuar peshėn e fjalės sė tij krijuese, por me hartimin e
kėsaj Antologjie poetike argumentoi pėrfundimisht se i ėshtė dhėnė me
tėrė qenjen shpirtėrore prej krijuesi letrave shqipe, duke treguar
pėrkujdesje tė veēantė nė zbulimin, ruajtjen dhe kultivimin e vlerave
tė saj.
Nė njė rilexim tė
kėsaj Antologjie do tė preferoja vargjet e Himnit tė Flamurit Kombėtar
me pėrshtatje nė poezi programatike: Rreth poezisė tė
pėrbashkuar/Me njė dėshirė e njė qėllim
, ashtu si ėshtė edhe
dėshira dhe qėllimi i tė gjithė poetėve nė kėtė pėrzgjedhje
antologjike, qė pastaj tė vazhdoj rrugėtimin nė brendinė e librit,
duke kuptuar mesazhin e vargjeve tė lartėcituara si moto e
pėrgjithshme e gjithė lėndės pėrmbledhėse. Kėshtu do tė lidheshin tė
gjitha fijet e poezive nė njė tė vetme, si njė fjalė me peshė tė rėndė
prej gurit tė trollit qė pėrfundimisht tė mbetet Monument i njė epoke
qė po jetojmė dhe pėrjetojmė njėkohėsisht.