Te nderuar Vizitor Jeni duke vizituar Gazeten Lokale Shkodra, kjo Gazete Shperndahet jo vetem ne Shqiperi  por edhe ne Greqi dhe shtetet Fqinje,

 Kryeredaktor  Kabil  Bushati    Tel:+355692167985

  Llogaria Bankare  Nr.410023424

  Banka Kombetare Tregtare Dega       Shkoder         

   Meny Kryesore
  Home
  Partner

Radio Deutsche Welle

Radio BBC

Zeri i Amerikes

New York Times

Washington Post

Corrierre della Sera

Euronews

NATO

NATO - KFOR-Kosovo

Euronews

Amnesty International

World-newspapers  

The European Parliament

European Community 

Washington Post

The White House

UK Ministry of Defence

IWPR

London

Berlin

Die Welt

Kerko ne GOOGLE
  

 

  

 

        

                                                    Opinion Nga Kabil Bushati

Edi Rama qan me lot, na janė mbushė klubet plot !!!    Opinion nga Kabil Bushati

         Ky sezon politik i fundverės po shpalon nė mėnyrė frekuente paradokse tė ēuditshme. Ndėrsa qeveria e mazhorancės sė djathtė, punoi nė efikasitet tė plotė pėr ngritjen ekonomike tė vendit, opozita e majtė bėri kokrrėn e sefasė duke kaluar vakancat e tejzgjatura plazheve mė tė shtrejta mesdhetare. Para shqiptarėve performojnė dy ekipe tė kundėrta, njė qeveri me lėkurė tė bardhė qė nuk ka shijuar rrezet e diellit pėrvėlonjės tė kėsaj vere tė tejnxehtė, por ka punuar non stop, dhe njė opozitė me lėkurė ngjyrė ēokollatė e cila ėshtė tejngopė me rreze ultravioletė.(?!). Sa log politikė tė ēuditshėm kemi ne shqiptarėt!

        Gjithsesi pas njė zhdukje tė stėrzgjatur shumėditėshe, mė nė fund kryesocialisti Edi Rama me taborrin e tij u shfaqėn para kamerave televizive,si personazhet e Dritėroit, tė hollė si kosorė e jataganė. Menjėherė nisėn tė kuisin, si Tersėt e Pojanit. Ndoshta pėr tė justifikuar para popullit mungesėn e tyre tė gjatė e tė pa justifikuar. Me leshrat e kokės tė ngrtur pėrpjetė, para kamerave televizive, kupolasit rozė po emetojnė tėrė tragjikomicitetin e tyre. Po u qajnė hallin shqiptarėve pėr gjoja varfėrinė qė qenkėrka ulur kėmbėkryq nė kėtė vend, pėr ēmimet ushqimore qė sipas tyre qenkėrkan nė stratosferė, pėr tenderat e rrugėve qė gjasme po abuzohen etj etj. Avaze tė vjetra sa vetė opozita. Por gjithsesi Edi Rama , Erion Braēja, Mimi Kodheli e Valentina Leskaj po qajnė me lot e janė bėrė me t’u dhimbtė.

         Po si qėndron e vėrteta. A po pėrjetojnė shqiptarėt kėtė varfėri qė po artikulon Edi Rama me hackersat e tij. Le tė analizojmė me qetėsi dhe realizėm. Jemi tė ndėrgjegjshėm se nė kėto tre vite tė qeverisjes sė djathtė Shqipėria nuk ėshtė shndrruar as nė Sharm el Shejk e as nė Kanarie. Jemi tė ndėrgjegjshėm se shqiptarėt nuk po hajnė me lugė floriri dhe nuk po hajnė mish pėrditė. Por jemi tė ndėrgjegjshėm e tė bindur se spiralja ekonomike ka njė ngritje tė dukshme nė kėto tre vite. Vėrehen pėrpjekje serioze nga ana e qeverisė pėr ta ēuar vėendin drejt njė boom-i ekonomik. Shqipėria, mund ta pohojmė pa frikė se ėshtė kthyer nė njė kantier gjigand ndertimi. Po ndertohen rrugė, shkolla, ujėsjellsa.  Ēmimet e artikujve agroushqimorė tė prodhuara nė vend janė gati falas. Nė Shkodėr me njė euro mund tė blesh dymbėdhjetė kilogram domate ose dhjetė kilogram shalqi e kėshtu me radhė. Po t’i krahasosh kėto ēmime me ato tė rajonit tė Mesdheut konstaton se janė ku e ku mė tė ulėta. Ėshtė e vėrtetė se ka njė rritje tė ēmimeve tė ndonjė artikulli kolonial por kėto janė interferenca tė tregut botėror dhe relativiteti i tyre pa diskutim qė do tė ndikojė edhe nė tregun tonė ashtu si kudo nė mbarė globin. Vallė a pėr njė shishe vaj do ta shesin shqiptarėt Partinė Demokratike dhe qeverisjen e saj nė zgjedhjet e ardhshme politike. Mendoj qė jo.

       Kam shetitur nė shumė qytete tė vendit dhe mė ka bėrė pėrshtypje njė gjė. Pasdrekeve tė gjitha klubet, baret e restorantet janė plot e pėrplot me klientė. Gjė qė nuk tregon pėr krizė ekonomike. Ėshtė vėshtirė tė rezervosh njė tavolinė kudo. Njerėzit hajnė e pijnė,bėjnė humor dhe nuk ua ndjen fare pėr Edvin Ramėn qė u qan “hallin”. Le tė marrim shėmbull Shkodrėn e cila dihet nga tė gjithė qė ėshtė qyteti i lėnė pas dore pėr tetė vite rresht nga socialistėt dhe rjedhimisht i takon tė jetė qyteti me nivelin me tė ultė ekonomik. Sivjet, pas mė se njė dekade harrese tė imponuar, i ėshtė rikthyer pėrsėri piaca tradicionale me xhiron e mbrėmjes. Ndonse gjysma e kėsaj pjace tė hershme veneciane ėshtė nė rikonstruksion, shkodranėt nuk duan tė ia dijnė. Pjaca vlon nga njė nur i bukur. Klubet e baret e Shkodrės janė plot e tė tejmushur me klientė, e tė gjithė kėta harxhojnė lekė e euro, gjė qė tė shtyn tė besosh nė tė kundėrtėn e asaj qė predikon Edi Rama me vajtojcat e tij. Bile po tė shkosh darkave tek Ura e Bunės duhet tė presėsh njė orė nė veturė qė tė kalosh  prej fluksit tė automjeteve tė cilat e drejtohen Shirokės, Zogajve, Zuesit, Oblikės e Muriqanit qė tė darkojnė me familjet. Nuk po pėrmėndim kėtu Velipojėn e cila aktualisht akomodon rreėth 120 mijė pushues. Vetėm ata qė e kanė provuar kėtė plazh lokal e dijnė se sa e vėshtirė ėshtė qė tė darkohesh nėpėr klubet e Velipojės. E pra nuk do shumė mend pėr tė kuptuar se te gjithė kėta njerėz harxhojnė lek tė cilat i kanė fituar diku. Po tė gjitha ato vetura tė shtrejta qė udhetojnė si milingonat a blejnė karburant apo punojnė me ujė.(?!).

            Ndaj me tė drejtė shkodranėt si njerėz tė humorit e satirės therėse i kanė nxjerrė ditėt e fundit Edi Ramės njė kėngė. Pėr arėsye vendi nė gazetė po citojme dy vargjet:

         “Edi Rama qan me lot,

         na janė mbushė klubet plot..”

 Copyright © 2007. www.Gazetashkodra.net