|

Bota e
pasur shpirtėrore e poetit Gjekė Marinaj ēfaqet nė ēdo fjalė
Disa
mendime rreth librit poetik
Lutje
nė ditėn e tetė tė javės tė autorit Gjekė Marinaj
Nga Tomė Mrijaj New York
Po e filloj kėtė shkrim tė
shkurtėr pėr vėllimin me poezi tė z. Gjekė Marinaj: Lutje nė
ditėn e tetė tė javės, me njė pyetje: Ēėshtė arti? Dhe do
ti pėrgjigjem, sipas konceptit dhe vlerėsimit tim, qė kam pėr artin,
sepse ēdo individ, ka njė ndjesi dhe masė tė veēantė pėr artin, pėr tė
bukurėn dhe pėr mua, masa e sė bukurės, ėshtė vetėm dashuri e
pa dashuri ska jetė, ska art.
Arti, pėr mua ėshtė bota mė e
bukur e kėtij universi. Kjo botė e bukur ėshtė e pranishme kudo,
nė tė gjithė natyrėn, brenda e jashtė nesh. Brenda nesh, kemi idenė
e sė bukurės, dhe jashtė nesh vetė tė bukurėn.
E bukura, nuk ėshtė aspakt
produkt fantazie dhe as i ndonje koncepti abstrakt, por ėshtė njė
relaitet i mbarė natyrės, qė na rrethon e, qė vetėm artistėt e
mėdhenj, kanė aftėsi tė veēanta pėrceptuese, qė na e zbulojnė dhe
transmetojnė nė veprat shkrimore tė tyre gjeniale.
E, nė krye tė tė gjitha veprave
tė artit, pėr mendimin tim qendorn poezia.
E fillova kėshtu, kėtė shkrim
modest, pėr tė dėshmuar, se qė tė shkruash poezi, duhet ta ndjesh
brenda shpirtit dhe ta duash shumė tė bukurėn.
Dhe kėtė sentiment, tė fuqishėm
ndaj sė bukurės dhe poezisė e kemi tė gjallė nė vėllimin me poezi
Lutje nė ditėn e tetė tė javės tė poetit z. Gjekė Marinaj.
Aty gjejmė finesėn, elegancėn,
delikatesėn, larmin e ritmit, vargut, strofės, mendimeve tė ngjashura,
pėr fenomenet e ndryshme tė jetės, pėrfshi edhe ato filozofike, tė
konceptuara nė mėnyrė tė harmonishme, dhe tė shprehura nė mėnyrė tė
veēantė, pa rėnė nė pėrsėritje, nė ēdo poezi, jo vetėm nė stil e
pėrmbajtje, por edhe nė forma nga mė tė ndryshmet.
Dua tė kujtoj kėtu poezitė me
titull: Nderi pėr poetin dhe Poeti, ku, nė pesė
vargje, pėr tė parėn dhe gjashtė pėr tė dytėn, jepet njė botė e tėrė
mendimesh.
Gjithashtu poezitė: Pyetje,
Sugjerim me zė tė ulėt, Poezia, etj., qė kanė njė
pėrmbajtje tė thellė filozofike.
Sa tė ėmbla tingėllojnė poezitė:
Vajzat, Kjo ėshtė ajo vajza, Mė e ėmbėl se
ēputhė vesa bjeshkėn etj., ku, me sentimente aq tė pastra dhe tė
ngrohta shprehet ndjenja e dashurisė sė vėrtetė, pothuajse platonike,
si ajo e Dantes pėr Beatriēen.
Ti analizosh apo ti komentosh
tė gjitha poezitė e kėtij vėllimi, nuk do tė mjaftonte as numėri i
faqeve, qė pėrmban vetė ky vėllim, por dėshiroj tė theksoj, se kėto
poezi do tu vlejnė shumė mė tepėr poetėve tė rinj, sidomos
fillestarėve si tekst referimi e si model i pozisė artistike.
Ēdo poezi tė bėn tė meditosh e
tė lė mbresa tė thella. Bota e pasur shpirtėrore e poetit ēfaqet nė
ēdo fjalė, nė ēdo varg e nė ēdo strofė.
Metrika dhe ritmi i ēdo vargu,
tingėllojnė si akorde tė ėmbla muzikore. Dhe kjo pėrēon tek lexuesi i
vėmendshėm njė kėnaqėsi tė vėrtetė estetike.
Kuptohet, se kjo nuk ėshtė njė
analizė, por njė sintezė e vėllimit poetik Lutje nė ditėn e
tetė tė javės tė poetit tė mirėnjohur tashmė z. Gjekė
Marinaj.
I uroj poetit suksese tė
mėtejshme, nė vazhdėn e kėsaj rruge kaq tė bukur, por edhe tė vėshtirė
tė artit
|