|
Shoqata “Nene Tereza”Takim me zonjen Cherie
Blair
Nje
delegacion i femijeve te shoqates “Nene Tereza” organizoi nje
takim me zonjen e ish-kryeministrit te Anglise, z. Tony Blair,
Cherie Blair Nje takim ky, ne shenje respekti, per ate, qe...,
znj. Blair dhe i shoqi i saj (ish-kryemistri i Anglise), kane
bere per shqipetaret ketu ne Angli.
Femijet e vegjel, te mireinformuarme kohe per kete takim, kishin
bere pergatitje solemne per kete qellim. Megjithe moshen e vogel,
ata treguan se e njihnin mjaft mire figuren e znj. Blair. Kjo
tregon, se kjo zonje gezon nje popullaritet dhe nje publik te
gjere ketu ne Angli. Pergatitja e femijeve shkonte deri ne
detaje, qe nga veshjet dhe paraqitja e deri tek pyetjet, qe ata
kishin menduar e mesuar, per t’ia bere znj. Blair.
Delegacioni i femijeve ishte i shoqeruar nga mesueset e shkolles
shqipe, si dhe nga vete drejtori i shoqates z. Esat Brace.
Ambjenti, menyra e pritjes nga ana e znj. Blair ishte mbeselenes.
Ambjenti i zyres se pritjes, qe znj Blair u kishte rezervuar
ketyre femijeve te vegjel, ishte i denje per takime me figura te
larta politico-sociale. Afrimiteti, thjeshtesia, dashamiresia,
respekti, qe ajo tregoi gjate takimit ishte mbreselenes, duke i
lene pa fjale gjithe anetaret e delegacionit te shoqates “Nene
Tereza”. Hodhi tej hendekun ndares te madheshtise se figures se
kesaj zonje, duke i lene vendin ngrohtesise se nje personi te
paisur me nje karakter e kulture fisnike. Femijet, nga ana e
tyre, i dhuruan zonjes, lule dhe nje portret te shenjtores
shqiptare Nene Terezes.
Pas pershendetjeve te rastit, fjalen e mori drejtori i shoqates
z. Esat Brace, i cili i beri nje reazume punes dhe aktivitetit
te shoqates “Nene Tereza” ne dobi te komunitetit shqiptar ne
Angli. Znj. Blair e miratoi dhe e pergezoi, kete te fundit, per
punen dhe arritjet e deritanishme. Ajo pyeti shume rreth punes
se shoqates, per historite e jetes se pjestareve te delegacionit
dhe, me nje humor dashamires, ajo pyeti pak edhe per figurat e
politikes shqiptare, duke demostruar horizontin e gjere te
njohurive te saj, ne fushat kulturore-jetesore.
Pastaj ishte radha e femijeve, te cilet “e bombarduan” me
pyetjet e tyre kurioze. Qartesia, qe i karakterizonte pyetjet e
ketyre femijeve, te cilet, duhet thene, ishin zgjedhur nga
mesueset, nder ata me rezultate me te mira, bente , qe zonja
Blair, t’u pergjigjej atyre me deshire dhe kenaqesi.
Ne fund z. Brace i kerkoi znj. Blair ndihme ne nje projekt te
ardhshem te shoqates “Nene Tereza”, ne lidhje me grate shqiptare
ne Londer. Ajo u tregua e gateshme per ofrimin e ndihmes nga ana
e saj, madje tregoi edhe deshire vullneti per nje bashkpunim ne
projektet e ardhme te shoqates “Nene Tereza” ne Londer.
Pas perfundimit te takimit me zonjen e ish-kryeministrit,
anetaret e delegacionit u ftuan ne nje dreke nga ana e kryetarit
z. Esat Brace per nder te eventit ne fjale. Dreka kaloi ne nje
atmosphere te kendeshme ku u fol shume per eventet e ardhshme,
qe e presin kete shoqate.
Pregatiti
Laurena Murati Londer
|